“Hani” që ktheu mikpritjen në histori/ Përparim Laçi nga Puka, bujtina e parë në Alpe
I ngritur mbi traditën e hershme të mikpritjes pukjane, "H...

Në Korçë, në qytetin që njihet për traditën, kulturën dhe shijen e përzgjedhur, prej gati tre dekadash një biznes familjar ka arritur të kthehet në një nga markat më të dashura të ushqimit të shpejtë.
“Fast Food Univers” është sot një emër që nuk lidhet më thjesht me një vend për të ngrënë, por me një histori pune, përkushtimi dhe qëndrueshmërie. Rrënjët e këtij biznesi nisin jashtë vendit, në Greqi, ku themeluesi Argjir Kristo dhe familja e tij patën mundësinë të njihnin nga afër ritmin, etikën dhe kulturën e punës në gastronominë moderne.
Aty u formësua ideja për të sjellë në Korçë një shërbim të ngjashëm, duke kombinuar cilësinë me shpejtësinë, por mbi të gjitha me respektin ndaj klientit. Pas rikthimit në atdhe, familja vendosi të hapte një pikë të vogël në Parkun Rinia. Ishte vera e vitit 1995, një fillim i thjeshtë, plot sfida, por i mbushur me shpresë.
Argjiri tregon për CNA se hapat e parë nuk kanë qenë të lehtë, ashtu si për çdo nismë sipërmarrëse. Megjithatë, çdo ditë që kalonte i sillte bindjen se Korça kishte hapësirë për një koncept të ri ushqimi të shpejtë, ku shija dhe standardi nuk ishin të negociueshme. Duke qenë pranë universitetit, lokali u bë shpejt destinacioni i preferuar i të rinjve të asaj kohe, e bashkë me ta edhe i qytetarëve që kërkonin një vend të qetë dhe të besueshëm. Kjo klientelë, që nisi si një rreth modest, u rrit dhe u stabilizua me kalimin e viteve.
"Ideja ka filluar në kohën kur ne ishim në Greqi, kam punuar në një lokal që kishte pak a shumë të njëtën natyrë. Ka qenë një përvojë sa e mirë, aq edhe e lodhshme, por kemi kuptuar nga Greqia edukatën dhe kulturën e punës. Kur u ktheva prej andej, dëshira ishte që të hapja diçka timen dhe si fillim e hapëm në parku Rinia. Ka qenë qershor i vitit 1995. Kuptohet që fillimi ka qenë i vështirë, kush i ka kaluar ato peripecitë e fillimit e di, por çdo ditë që kalonte, më krijonte besimin që do të bëja vërtet diçka të mirë. U përpoqëm të afronim sa më shumë të rinjtë, duke qenë se aty ishte shumë afër shkolla. U përpoqëm të afronim një kategori të caktuar, pjesë e qytetarisë së Korçës që ishte kryesore në atë kohë. Mendoj që me kalimin e viteve kemi krijuar vërtet një klientelë të mirë, të qëndrueshme, pasi baza e punës tonë ka qenë gjithmonë kujdesi, cilësia dhe shërbimi i shpejtë”, u shpreh ai.
Me zhvillimin e mëtejshëm të biznesit, dhe kërkesën në rritje, Fast Food Univers ndryshoi vendndodhje për t’u vendosur pranë një prej simboleve të qytetit, Liceut Artistik.
Ky pozicionim i ri nuk solli vetëm një ambient më të gjerë dhe më të ngrohtë, por edhe një lidhje të fortë me elitën kulturore dhe arsimore të qytetit. Liceu, me historinë dhe qytetarinë që përfaqëson, krijoi një harmoni të natyrshme me frymën që Univers kishte ndërtuar ndër vite, një atmosferë mikpritëse, e rregullt dhe me standard të lartë shërbimi.
"Pikë së pari, Liceu përfaqëson atë pjesën e qytetarisë të vjetër korçare, të arsimimit dhe formimit si qytet. Ambjenti na ofronte ato mundësi që ne kërkonim nga puna. U përpoqëm të krijojmë një ambjent të ngrohtë, sa më miqësor dhe përpiqemi që njerëzit të ndihen mirë. Dëshira jonë ka qenë që njerëzit të ndihen mirë, të provojnë ushqimin tonë e të kthehen përsëri”, tregoi Kristo.
Menuja e Univers ka evoluar, por gjithmonë duke ruajtur bazën me të cilën nisi gjithçka. Argjiri thotë se kryesori në menu mbetet hamburgeri tradicional që shumë korçarë e lidhin me kujtime të rinisë. Me kalimin e kohës, janë shtuar produkte të tjera si cheeseburger, tostet e veçanta, club sandwich, krahet e pulës dhe sallatat e ndryshme, gjithçka e përgatitur me kujdes dhe me synimin për t’iu përshtatur sa më shumë shijeve të klientëve. Filozofia e punës ka qenë gjithmonë e qartë me ruajtjen e cilësisë dhe përmirësimin e vazhdueshëm, duke u përgjigjur ndaj kërkesave të ndryshme të konsumatorëve.
"Në fillimet tona ne e nisëm me hamburgerin tonë, i cili është tradicional. Jemi përpjekur gjithmonë të kombinojmë shijen me cilësinë, në funksion të një shërbimi të shpejtë po ashtu. Më pëlqen të citoj gjithmonë Jobs-in kur thotë që "Kur klienti juaj vjen tek ju, ju i keni bërë një shitje. Kur klienti juaj kthehet prapë, ju keni krijuar besim. Kur ai e ndan këtë eksperiencë me të tjerët, keni krijuar një markë". Me modesti mund ta them që ne kemi krijuar vërtet një markë, pas 30 vjetësh kemi një emër që nuk njihet vetëm në Korçë por në të gjithë Shqipërinë. Ofrojmë shumë produkte, ku veç hamburgerit tradicional kemi cheeseburger, tost, tost special, bukë të thekur speciale, club sandwich, chicken wings, lloje të ndryshme sallatash”, shprehet ai.
Një element i rëndësishëm i suksesit të Fast Food Univers është marrëdhënia me klientët. Me kalimin e viteve, lokali ka pritur breza të tërë, ku siç tregon Argjiri, studentë që dikur vinin pas mësimit, të cilët sot janë prindër dhe rikthehen me fëmijët e tyre, për të ndarë me ta një pjesë të kujtimeve të vetat.
Ky cikël i bukur, i trashëguar nga një brez tek tjetri, është bërë pjesë e identitetit të biznesit. Pikërisht ky raport i qëndrueshëm me klientët, i ndërtuar mbi besimin dhe respektin, ka bërë që Univers të mos jetë thjesht një fast food, por një markë me identitet të fortë. Sot, emri i tij njihet jo vetëm në Korçë, por edhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë, falë historisë së gjatë, qëndrueshmërisë dhe përkushtimit që familja Kristo ka treguar çdo ditë për më shumë se 30 vjet.
"Klientëve gjithmonë jemi përpjekur t'iu qëndrojmë afër shijeve të tyre. Kuptohet që klientët kanë shije e gusto të ndryshme, jemi përpjekur gjithmonë ti kënaqim brenda mundësive tona. Klienti kthehet dhe ka gjithmonë nostalgji. Kemi studentë që kanë ardhur vitet e shkuara, kur sapo kemi filluar punën atëherë, që tani janë bërë prindër. I'u thonë fëmijëve të tyre që "këtu kemi filluar kur kemi qenë të rinj, tani po iu sjellim juve këtu". Kjo është kënaqësia jonë më e madhe. Nëse klienti ndihet mirë dhe kthehet përsëri, kjo është ajo që duam të fitojmë”, shprehet ai.
Sot, pas gati tre dekadash, “Fast Food Univers” vazhdon të mbetet një prej pikave më të qëndrueshme dhe më të dashura të qytetit. Historia e tij nuk është thjesht historia e një lokali, por e një familjeje që ndërtoi me durim një traditë të re brenda traditës korçare.
Çdo produkt, çdo shërbim dhe çdo rikthim i klientëve ka qenë gur themeli në rrugën e gjatë të këtij biznesi. Në një kohë kur shumë gjëra ndryshojnë me ritme të shpejta, Fast Food Univers ka arritur të ruajë atë që është më e rëndësishme, lidhjen me njerëzit.
Kjo lidhje është arsyeja që lokali vijon të jetë pjesë e përditshmërisë së qytetit, një vend ku gjeneratat takohen, kujtimet rikthehen dhe shija mbetet po ajo. Ndërsa koha ecën, kjo histori familjare vazhdon të shkruhet me të njëjtin përkushtim që e nisi në ditët e para, me punë, me pasion dhe me respekt për çdo klient që zgjedh të rikthehet. /CNA
View this post on Instagram
I ngritur mbi traditën e hershme të mikpritjes pukjane, "H...
Muaji i dhjetorit është shumë i veçantë kudo në vend dhe a...
Në shkollën speciale të qytetit të Korçës u zhvillua sot n...
Në një kohë kur zanatet e vjetra po zbehen përballë ritmit...
Plazhi i Velipojës prej 1 jave është përfshirë nga një ndo...
Në Bashkinë Devoll u inaugurua sot një projekt pilot i ded...
Strelca, një nga fshatrat malorë më piktoreskë të zonës së...
Kryetari i këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, i sho...
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me...
Në Korçë është zhvilluar takimi përmbyllës i Komitetit Pil...
Në qendër të fshatit Çërravë, banorët janë mbledhur sot në...
E diela dhe fillim java pritet të sjellin reshje intensive...
Në kuadër të 35-vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit...
Mbrëmjen e së shtunës është kremtuar mesha e shenjtë në v...
Fshati i Linit tashmë gëzon një status të ri mbrojtjeje. P...
Kostumografja e njohur korçare, Lirika Pojani, ka sjellë p...
Mbi 45 piktorë nga trojet shqipfolëse për tri ditë do të p...
Qielli i Korçës është bërë arenë garash dhe emocionesh me ...
Në Korçë pritet të nisë edicioni i 14-të i kampionatit të ...
Korça ka përjetuar një tjetër mbrëmje magjike në kuadër të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...