'Mocha', modeli i ri i lokalit të lagjes në Shkodër
Në një prej zonave më të populluara të qytetit të Shkodrës...
Gjithëpërfshirja e nxënësve në arsim mbetet ende një nga sfidat kryesore në nivel vendor. Pikërisht kjo çështje, së bashku me lidershipin në shkolla, ishte në fokus të konferencës arsimore me temë “Cilësia dhe Sfidat e Arsimit në Nivel Vendor”.
"Gjithëpërfshirja vazhdon që të jetë sfidë. Për ne është e rëndësishme që të vazhdojmë të ofrojmë shërbim arsimor për të gjithë nxënësit në mënyrë të barabartë. Kemi probleme të lidershipit. Kemi lidership që është shumë motivues dhe promovues për komunitetin e prindërve, por edhe për stafet drejtuese. Kemi edhe lidership që ka nevojë për përmirësim gjatë punës së tyre. Këtë qëllim ka kjo konferencë. Ne nuk synojmë që të idealizojmë asnjë arritje dhe asnjë sukses, sigurisht edhe ato kanë vlerën e tyre. Kjo konferencë shërben për të përballuar të gjjtha sfidat që ne hasim në përditshmërinë tonë",-tha Brisela Kadija, Drejtore ZVA Shkodër.

Nga ana e tij, rektori i Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, u ndal te sfidat e arsimit të lartë dhe u bëri thirrje maturantëve që ta kenë universitetin e Shkodrës si zgjedhje prioritare për vijimin e studimeve.
"U bëj thirrje maturantëve të mund të konsiderojnë Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’ si zgjedhje të parë sepse nuk do t’i zhgënjejmë. Përtej sfidave dhe vështirësive që kemi, po bëjmë përpjekje të mëdha për të diversifikuar imazhin e këtij institucioni, për të diversifikuar dhe zgjeruar ofertën tonë akademike. Në tetor do të kemi programin në gjuhën angleze sepse ndërkombëtarizimi është një prej shtyllave kryesore të hapjes dhe zgjerimit të këtij institucioni. Edhe ndryshimi i ligjit të arsimit të lartë synon zgjerimin e autonomisë universitare dhe universitetet do të kenë mundësi më të mëdha të ofertave akademike ”,-tha Tonin Gjuraj, rektor i UNISHK.

Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe të institucioneve të qarkut, që theksuan rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme, sidomos në drejtim të sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve.
"Paketa e sigurisë në shkolla është në bazë të legjislacionit shqiptar, që shpreh qartë detyrimin e institucioneve publike për siguri fizike të nxënësve, por edhe për sigurinë e shëndetit mendor. Integrimi shumë i lartë në jetën shoqërore, por edhe atë arsimore i teknologjisë, ka ndikuar negativisht sa i takon pjesës së varësisë së krijuar nga nxënësit ndaj mjeteve teknologjike",-tha prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda.
"Arsimi është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e një shoqërie. Ai nuk është thjesht një proces mësimor, por një mision i përbashkët për të formuar qytetarë të përgjegjshëm, profesionistë dhe të aftë. Në nivel vendor ne ndiejmë drejtpërdrejt nevojën dhe përgjegjësinë për të krijuar kushte sa më të mira që ky mision të realizohet sa më mirë. Përballë sfidave të kohës, ndryshimeve teknologjike, lëvizjeve demografike, nevoja për përfshirje dhe barazi në arsim, na kërkohet të jemi sa më largpamës dhe bashkëpunues",-tha Edmond Ndou, kryetar i Qarkut Shkodër./CNA
Në një prej zonave më të populluara të qytetit të Shkodrës...
Në një rrugicë të qetë, mes aromës së gjalpit të freskët d...
Programi “Garancia Rinore”, i zbatuar prej tri vitesh nga ...
Në një nga periudhat më të errëta për mbarë botën, kur pan...
Ndikimi gjithnjë në rritje i gjuhëve të huaja, si edhe për...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë u zhvillua aktivitet...
Punimet e dorës, trashëgimia dhe pasioni janë themelet mbi...
Fshati piktoresk i Sinicës, në zonën e Devollit të Sipërm,...
Pas pandemisë, një ide familjare e lindur mes sakrificash ...
Për të gjashtin vit radhazi, në fshatin Pojan të Bashkisë ...
Atmosferë magjike, muzikë tradicionale dhe emocione të for...
Nga një ide studentore tek një sipërmarrje që sot po rrite...
Pedonalja e qytetit të Korçës u mbush mbrëmjen e djeshme m...
Në fshatin Hajmel të Vau Dejësit, në atmosferën e Krishtli...
Në prag të festave të fundvitit, rrugët dhe lagjet e Korçë...
“Tempulli i Shijes” nuk është thjesht një restorant, por n...
Në qytetin e Korçës u zhvillua një ceremoni e veçantë e or...
Fillesat e restorantit datojnë 25 vite më parë, kur gjithç...
Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Mali...
Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar Festën e...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autost...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në superstrad...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 27 persona në lid...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Dy trena pasagjerësh me shpejtësi të lartë janë përplasur ...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se...
Meteorologët kanë paralajmëruar se një fenomen i fuqishëm ...
Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit janë rritu...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Zhvillimi urban, transporti, energjia, pylltaria dhe bujqë...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, p...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për tak...
Nuk janë vetëm konsumatorët shqiptarë që paguajnë më shtre...