Vrasja e efektivit në Maliq/ Rama: Nderime përjetë dëshmorit, ndëshkim maksimal për autorin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...

Nga një ide studentore tek një sipërmarrje që sot po rritet çdo ditë, ky është rrëfimi i Jetmirit nga fshati Melgushë që zgjodhi të ndërtojë të ardhmen në vendlindje. I frymëzuar nga një profesor universiteti dhe i mbështetur nga familja, ai hodhi hapat e parë drejt agroturizmit në një kohë të vështirë, në vitin 2021, vetëm 20 vjeç. Aty ku dikur kishte pemë frutore dhe një punishte djathi familjare, sot funksionon një agroturizëm që mishëron punën, këmbënguljen dhe dashurinë për tokën
"Sapo kisha mbaruar studimet e shkollës së mesme dhe nisa Universitetin. Një profesor i imi më shtyente drejt Agro-turizmit. Aq më shumë fliste ai aq më shumë unë u fiksova me këte ide. Ia shpjegova edhe babit këtë dëshirë edhe kështu nisi për ne Agroturizmi. Më herët këtu ishte tokë me fruta. Po ashtu ne kishim një punishte djathi që merrej babi, ajo ishte faktor kryesor sepse na ndihmonte. Në 2021 ishte kohë e vështirë dhe ne nisëm këtë Agroturizëm. Në atë kohë isha 20 vjeç, nuk isha mesuar shumë me biznes dhe ishte i vështirë. Edhe tani mbetet i vështirë sepse është diçka që vazhdon. Unë e kam provuar jetën jashtë dhe nuk është diçka që më përshtatej. Doja të isha afër familjes. Edhe pse shpesh herë behem pesimist sërish qëllimet i kam të qarta”, është shprehur Jetmir Harapi, pronar i agroturizëm “Harapi”.
Fillimisht i konceptuar si restorant, biznesi u ndërtua gradualisht, me investime të kujdesshme dhe fokus të fortë te lënda e parë. Produktet bio lokale janë zemra e këtij agroturizmi: qumështi grumbullohet nga zona, mishi sigurohet nga fermerët vendas, ndërsa baxhoja e djathit mbetet një shtyllë e rëndësishme. Kjo jo vetëm që garanton cilësi, por ndihmon edhe ekonominë e komunitetit përreth
"Si fillim e kemi nis si restorant e më pas kemi ardhur gradualisht duke investuar. Jemi fokusuar tek lënda e parë, produktet bio lokale. Baxho e djathit na ka ndihmuar pastaj grumbullojmë qumshtin e zonës, mishin. Kjo ndihmon ne por edhe banorët e zonës. Jemi biznes i vogël por në rritje. Çdo gjë ka në fokus ushqimet bio, mish kemi mish viçi, qingji, keci dhe pule. I bëjmë me jufka ose pilaf. Kemi edhe shpend të tjere si rika, pata e gjel deti. Katundi shyqyr i ka të gjitha të mirat dhe ne i mbulojmë 90% te nevojave me to", shprehet i riu.
Edhe pse ka pritur turistë nga e gjithë bota, Jetmiri thekson se klientët vendas janë më të rëndësishmit. Ata janë ata që e mbajnë biznesin gjallë gjatë gjithë vitit, ndaj mesazhi i tij është i qartë: vlerësimi i klientëve shqiptarë është çelësi i qëndrueshmërisë për çdo sipërmarrje vendase.
"Kemi pas turistë nga e gjithë bota por klientët vendas janë primar për mua. I huaj vjen 1 herë në vit apo 1 herë në jetë por klientët vendas vijnë shumë më shumë ndaj u bëj thirrje bizneseve të tjera që të vlersojnë më shumë klientët vendas. Sepse ne jemi biznese që punojmë 12 muaj dhe na mbajnë klientët shqiptar", tha Harapi.
Sot, në moshën 24-vjeçare, Jetmiri ka qëllime të qarta dhe plane ambicioze për të ardhmen. Agroturizmi tashmë është zgjeruar me camping, zona pikniku, shitje të produkteve tradicionale,teksa synon dhe iniciativa të reja si ture me biçikleta, kampe verore dhe aktivitete në natyrë.
"Unë jam 24 vjeç, qëllimet i kam te qarta e kryesore është të shërbej këtu. Kemi hapur edhe një camping dhe shpresoj që në pranverë të nisim edhe turet me biçikleta në zona të ndryshme për këdo që dëshiron të shohë fshatrat. Po investojmë edhe në kampe verore. Po ashtu kemi hapur pjesen piknik, ushqime që mund ti bëjnë vetë si dhe kemi hapur pjesën e shitjeve të produteve tradicionale. Nuk kemi menu fikse por jemi me ushqime të stinës", theksoi ai.
Agroturizmin "Harapi" mund ta vizitoni çdo ditë në fshatin Melgushë vetëm disa minuta larg Shkodrës.Në këtë fundvit vjen si një ftesë për këdo sepse është një vend ku koha ngadalësohet dhe gjithçka merr kuptim tjetër. Nga pjata e përgatitur me produkte të sapo ardhura nga ferma, te qetësia e fshatit dhe kontakti i drejtpërdrejtë me natyrën, ky agroturizëm ofron një arratisje të vërtetë nga rutina. Është destinacion për ata që kërkojnë shije autentike, eksperienca të sinqerta dhe një histori frymëzuese që ndihet në çdo cep të saj. /CNA
Pedonalja e qytetit të Korçës u mbush mbrëmjen e djeshme m...
Në fshatin Hajmel të Vau Dejësit, në atmosferën e Krishtli...
Në prag të festave të fundvitit, rrugët dhe lagjet e Korçë...
“Tempulli i Shijes” nuk është thjesht një restorant, por n...
Në qytetin e Korçës u zhvillua një ceremoni e veçantë e or...
Fillesat e restorantit datojnë 25 vite më parë, kur gjithç...
Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Mali...
Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar Festën e...
Marketi i Krishtlindjeve ndriçoi rrugën e ambasadave në Ti...
CNA TV sjell për shikuesit një reportazh të veçantë kushtu...
Kur vendosi të rikthehej në Shqipëri, ideja e parë që Lola...
“Koleksioni fotografik i pallatit Yildiz dhe Shqipëria/Shk...
Sot bë Korçë u zhvilluan aktivitete të shumta për të përku...
Puka mbetet ndër qytetet e cila është prekur masivisht nga...
Në Korçë, në qytetin që njihet për traditën, kulturën dhe ...
I ngritur mbi traditën e hershme të mikpritjes pukjane, "H...
Muaji i dhjetorit është shumë i veçantë kudo në vend dhe a...
Në shkollën speciale të qytetit të Korçës u zhvillua sot n...
Në një kohë kur zanatet e vjetra po zbehen përballë ritmit...
Plazhi i Velipojës prej 1 jave është përfshirë nga një ndo...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...