web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Rrogeçët e Pojanit"/ Tradita që largon të keqen dhe ruan identitetin kulturor

7 Janar 2026, 14:00, Qyteti im CNA

Për të gjashtin vit radhazi, në fshatin Pojan të Bashkisë Maliq është zhvilluar rituali tradicional i Rrogeçëve, i cili mbahet një ditë pas ceremonisë së “Ujit të Bekuar”. Kjo traditë e hershme, e rikthyer vitet e fundit, simbolizon largimin e së keqes dhe sjelljen e mbarësisë në familje.

Banorët e Pojanit, të veshur me kostume popullore të përgatitura kryesisht nga lëkura e dhisë, me maska dhe armë të improvizuara, kanë marshuar në të gjitha rrugët e fshatit, duke ndaluar në biznese dhe banesa.

Karnavalet shoqërohen me zhurmë, valle dhe rituale simbolike, duke rikrijuar atmosferën e traditës së trashëguar brez pas brezi.

Një nga pjesëmarrësit shprehet se kjo është një traditë shumëvjeçare e fshatit Pojan, e cila u ndalua në vitin 1967 dhe rifilloi sërish pas vitit 1991.

Sipas tij, rituali do të vazhdojë të mbahet çdo vit me rolet karakteristike si plaku, nusja, dhëndri, ariu dhe personazhe të tjerë simbolikë. Kostumet, disa prej të cilave janë shumë të vjetra, janë trashëgimi nga gjyshërit dhe përfaqësojnë identitetin kulturor të zonës.

"Është një traditë shumëvjeçare në fshatin e Pojanit. Është ndaluar në vitin 1967 dhe në 1991 ka rinisur përsëri. Do të vazhdojmë ta mbajmë si traditë vit për vit me rolet tona. E bëjmë për të larguar të keqen e për të sjellë të mirën. Unë sot jam në rolin e plakut, kryetarin e grupit, por kemi dhe shumë role të tjera, nusja, dhëndri, ariu, etj. Ky kostum mund të jetë shumë i vjetër, e kanë mbajtur gjyshërit tanë dhe janë trashëguar prej tyre. Pojani ka traditë të veçantë ndryshe nga fshatrat e tjera, që i bëjnë në data të ndryshme. Çdo fshat ka traditat e tij."

Nga ana tjetër, banorët e fshatit i presin Rrogeçët me kënaqësi në shtëpitë e tyre. Një nga zonjat e Pojanit tregon se rrogeçët futen brenda, qerasen dhe marrin dhurata, pasi besohet se kjo sjell mbarësi dhe fat të mirë për familjen.

"I presim me kënaqësi të madhe. I futim brenda, i qerasim, u japim ndonjë dhuratë. Kështu ka qenë gjithmonë dhe kështu do mbetet, është mbarësi në shtëpi."

Rituali i Rrogeçëve mbetet një nga traditat më të veçanta të Pojanit, që e dallon këtë fshat nga zonat e tjera dhe që vijon të ruhet si një pasuri e rëndësishme kulturore./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





Lajmet e fundit nga