"HYRI BAKLLAVA" shije që nuk harrohet/ Nga kuzhina e gjyshes, në një markë që kërkohet në të gjithë vendin
Në një rrugicë të qetë, mes aromës së gjalpit të freskët d...
Në një prej zonave më të populluara të qytetit të Shkodrës, mes dy lagjeve të mëdha, Parrucë dhe Xhabije, lindi ideja për të krijuar një hapësirë ndryshe nga çfarë ofron zakonisht një lokal lagjeje. “Mocha” erdhi si një nevojë e komunitetit, një ambient i afërt, familjar, por njëkohësisht modern dhe me shumë shërbime.
Koncepti ishte i qartë që në fillim: të ndërtohej një hapësirë ku familjet, të rinjtë dhe fëmijët të mund të kalonin kohë cilësore pa pasur nevojë të shkonin drejt qendrës së qytetit. Sot, “Mocha” është kthyer në një pikë takimi për banorët e zonës, por jo vetëm.

"Idea e krijimit të Mochës erdhi duke parë që ishte një zonë e madhe, në fakt mes dy lagjeve më te mëdha të qytetit. Dhe mungonte një lokal i tillë si për familje, si për rini, si për fëmijë. U munduam të ndërtonim një lokal që u jepte këto mundësi njerëzve pa patur nevojë te dalin në qendër. U ndërtua mes këtyre lagjeve dhe ka funksionuar mirë sepse shohim që pëlqehet dhe njerëzit vijnë e kthehen sërish. Ne jemi të kënaqur",-tregon menaxheri, Gerald Doçi.

Lokali ofron një gamë të gjerë shërbimesh nga bari, piceria, kreperia, piadina dhe pastiçeria, deri tek hapësirat e dedikuara për lojërat e fëmijëve. Kjo e bën atë një ambient funksional për çdo moshë, ku prindërit mund të shijojnë kafen ndërsa fëmijët argëtohen në një hapësirë të sigurt.
"Ka shërbime të shumta nga bari po ashtu piceri, kreperi, piadina, pastiçeri. Lojrat e fëmijëve po ashtu sepse jane tejet të rëndësishme, pasi njerëzit duan një vend argëtues për fëmijët, një vend që të jetë afër pa patur nevojë për të shkuar larg. Mocha, si emër, lidhet më shumë me ngjyrat dhe arkitekturën. Ka ngjyrat e Mochës brenda dhe këtë donim të percillnim",-shprehet Doçi.
Edhe pse çdo fillim është i vështirë, pritshmëritë janë tejkaluar. Lokali është pritur mirë nga komuniteti dhe tashmë frekuentohet nga të gjitha grupmoshat, nga të moshuarit e lagjes, tek të rinjtë dhe familjet e reja. Gjatë sezonit veror, “Mocha” është frekuentuar edhe nga turistë të huaj, të cilët e zbulojnë përmes rrjeteve sociale dhe vlerësojnë ambientin, mikpritjen dhe ushqimin e freskët të përgatitur çdo ditë.

Sot, “Mocha” përfaqëson një model të ri: lokal lagjeje, por me standarde moderne dhe shërbime të shumëllojshme, duke i dhënë zonës një qendër të re sociale dhe argëtuese. Për ata që nuk kanë mundësi ta vizitojnë, ofrohet edhe shërbimi “taxi”, duke e bërë eksperiencën të aksesueshme për të gjithë.

"Çdo fillim është i vështirë. Ne si koncept e kishim, por nuk dinim sesi do të pritej. Por realisht u prit mirë dhe jemi te kënaqur. Pjesa e verës është më e përhapur sa i takon turizmit ka shumë të huaj. Na gjejnë nga rrjetet sociale dhe vijnë. Shkodra po frekuentohet shumë dhe turistët e vizitoret gjejnë ambjent të mirë, mikpritës, ushqime cilësore që përgatiten çdo ditë të freskëta. Këto dy lagje tashmë kanë ku ndalen ku të argëtojnë fëmijët. Është lokal i konceptuar për çdo moshë dhe ne i kemi klientët të çdo moshe, që nga të moshuarit te lagjes, por edhe të zonave të tjera që vijnë çdo ditë me pi kafe kemi të rinjë kemi fëmijë. Po ashtu është kuzhina e shpejtë që bën të kalosh një ditë të mirë me ushqim të shijshëm. Ju ftojmë ta provoni 'Mochën' të paktën një herë dhe më pas vlerësojeni ju. Nëse nuk keni mundësi të vini, mund të porosisni sepse kemi edhe shërbimet taxi"-tha Doçi.
Me ngjyrat e saj të ngrohta, ambientin modern dhe gamën e gjerë shërbimesh, Mocha ofron një eksperiencë të plotë që shkon nga kafeja e mëngjesit tek pjatat e freskëta të drekës, nga lojrat e fëmijëve tek ambienti mikpritës për të rriturit. Ky lokal i lagjes është kthyer në një pikë referimi për komunitetin, duke i dhënë zonës një vend ku mund të takohesh, të argëtohesh dhe të shijosh cilësinë pa pasur nevojë të largohesh nga shtëpia, një shembull i qartë se si një ide e thjeshtë mund të transformojë jetën e përditshme të njerëzve./CNA
Në një rrugicë të qetë, mes aromës së gjalpit të freskët d...
Programi “Garancia Rinore”, i zbatuar prej tri vitesh nga ...
Në një nga periudhat më të errëta për mbarë botën, kur pan...
Ndikimi gjithnjë në rritje i gjuhëve të huaja, si edhe për...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë u zhvillua aktivitet...
Punimet e dorës, trashëgimia dhe pasioni janë themelet mbi...
Fshati piktoresk i Sinicës, në zonën e Devollit të Sipërm,...
Pas pandemisë, një ide familjare e lindur mes sakrificash ...
Për të gjashtin vit radhazi, në fshatin Pojan të Bashkisë ...
Atmosferë magjike, muzikë tradicionale dhe emocione të for...
Nga një ide studentore tek një sipërmarrje që sot po rrite...
Pedonalja e qytetit të Korçës u mbush mbrëmjen e djeshme m...
Në fshatin Hajmel të Vau Dejësit, në atmosferën e Krishtli...
Në prag të festave të fundvitit, rrugët dhe lagjet e Korçë...
“Tempulli i Shijes” nuk është thjesht një restorant, por n...
Në qytetin e Korçës u zhvillua një ceremoni e veçantë e or...
Fillesat e restorantit datojnë 25 vite më parë, kur gjithç...
Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Mali...
Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar Festën e...
Marketi i Krishtlindjeve ndriçoi rrugën e ambasadave në Ti...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autost...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në superstrad...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 27 persona në lid...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Dy trena pasagjerësh me shpejtësi të lartë janë përplasur ...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se...
Meteorologët kanë paralajmëruar se një fenomen i fuqishëm ...
Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit janë rritu...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Zhvillimi urban, transporti, energjia, pylltaria dhe bujqë...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, p...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për tak...
Nuk janë vetëm konsumatorët shqiptarë që paguajnë më shtre...