web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FAKTET-Veliaj, 430 mijë dollarë lobim kundër SPAK-ut dhe drejtësisë

19 Qershor 2026, 12:09, Denoncim CNA

FAKTET-Veliaj, 430 mijë dollarë lobim kundër SPAK-ut dhe

Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh dhe faktesh që tregonin se si kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj, kanë paguar 220 mijë dollarë lobim në SHBA kundër drejtësisë në Shqipëri me drejtim qëndrime kundër SPAK-ut dhe prokurorit të çështjes, Ols Dado.

Dokumentet e publikuara tregonin deklarimet e kompanisë lobiste “Kasowitz LLP”, dorëzuar në FARA, pranë Departamentit të Drejtësisë në SHBA, ku thuhej se vlera e paguar nga Erion dhe Arbër Veliaj për lobim në SHBA, kapte shifrën prej 219,945 eurosh, pra rreth 220 mijë dollarë, një shumë që ishte kryer si pagesë në 5 këste.

FAKTET-Veliaj, 430 mijë dollarë lobim kundër SPAK-ut dhe

Pagesat janë bërë me qëllimin për të kontaktuar dhe komunikuar me kongresmenë, senatorë dhe media për publikime të ndryshme për rastin e Erion dhe Arbër Veliajt.

Por përveç lobimit, dokumentet treguan edhe një letër drejtuar Senatorit Amerikan, Durbin, ku kompania lobiste theksonte se personeli i SPAK-ut që është përfshirë në çështjen e hetimit të Veliajt është në konflikt.

Në dokument thuhej se prokurori Ols Dado është një anëtar aktiv i partisë autoritare opozitare, zhvillues pronash, si dhe theksohej se Erionit i ishte caktuar një gjyqtar me lidhje të forta me PD-në.

FAKTET-Veliaj, 430 mijë dollarë lobim kundër SPAK-ut dhe

Këto janë mashtrime të zbuluara njëra pas tjetrës, të zbërthyera nga CNA, pasi as Veliaj dhe as ushtria e tij që e mbron nuk kanë mundur të publikojnë një dokument të vetëm që tregon se Ols Dado ka kërkuar të bëjë një shtesë apo të modifikojë pronën e tij dhe dokumentin që atij i është refuzuar ky veprim, ndërsa vendimet për qëndrimin e tij në arrest me burg kanë kaluar në çdo nivel gjykate në Shqipëri.

Po ashtu, në këtë raport u zbuluan se janë shkrimet e Mero Bazes, Ylli Manjanit, Halit Valterit që çohen si raporte në mediat amerikane për lirinë e Erion Veliajt.

Erion dhe Arbër Veliaj kanë lobuar në SHBA duke paguar 220 mijë dollarë për të fabrikuar gënjeshtra dhe për të mashtruar publikisht, duke hedhur baltë mbi prokurorët, gjyqtarët, drejtësinë dhe SPAK-un.

Fushata e re e sulmit sërish mbi SPAK-un

Erion dhe Arbër Veliaj kanë lobuar sërish kundër SPAK-ut.

Sipas “Birn”, është paguar një tjetër shumë prej 210 mijë dollarësh nga tetori 2025 deri në mars 2026.

Sipas dokumenteve të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, FARA, pagesat janë kryer nga vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj.

FAKTET-Veliaj, 430 mijë dollarë lobim kundër SPAK-ut dhe

Sipas “Birn”, më 17 shkurt të këtij viti, studioja ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres” i shkroi zyrës së OPDAT në Departamentin e Drejtësisë në SHBA për të kërkuar një takim për llogari të Erion dhe Arbër Veliajt.

Ky e-mail, i deklaruar së fundmi si pjesë e dokumenteve të depozituara në Zyrën e Agjentëve të Huaj në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, FARA, u pasua me një të dytë më 19 shkurt.

Sipas “Birn”, dokumentet dëshmojnë se fushata e lobimit të Veliajt në SHBA u zgjerua, duke shënjestruar, përpos figurave politike, senatorëve dhe kongresmenëve apo organizatave të të drejtave të njeriut, edhe Zyrën për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorëve Jashtë Vendit, OPDAT, si dhe pjesë të Departamentit të Drejtësisë apo institucione amerikane që mbështesin me trajnime dhe financime SPAK-un.

FAKTET-Veliaj, 430 mijë dollarë lobim kundër SPAK-ut dhe

Sipas dokumenteve nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, rezulton se Veliaj ka shpenzuar rreth 430 mijë dollarë që prej 21 gushtit të vitit të kaluar deri në momentin e deklarimit të dytë në 19 shkurt. Shuma, me shumë gjasa, do të rritet dhe lobimi në SHBA do të vazhdojë.

Sipas dokumenteve të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, FARA, pagesat janë kryer nga vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj.

Avokatët e Veliajt mësyjnë OPDAT

E pyetur për komunikimet me OPDAT-in dhe aktivitetin e lobimit në Shtetet e Bashkuara, zyra avokatore amerikane e Erion Veliajt tha se kontaktet me këtë institucion lidhen me rolin që OPDAT ka luajtur në krijimin dhe mbështetjen e SPAK-ut, ndërsa argumentoi se aktivitetet e ndërmarra në SHBA janë të ligjshme dhe synojnë të mbrojnë të drejtat e klientit të tij.

“Siç e kemi bërë të qartë në letrën tonë drejtuar OPDAT-it, duke pasur parasysh kontributin themelor të këtij institucioni në krijimin e SPAK-ut dhe rolin e tij në reformën në drejtësi të ndërmarrë në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, ne besojmë se shqetësimet tona mbi përdorimin e paraburgimit nga SPAK-u për qëllime që i konsiderojmë të paligjshme dhe të motivuara politikisht meritojnë vëmendjen dhe reagimin e OPDAT-it,” tha “Kasowitz Benson Torres”.

FAKTET-Veliaj, 430 mijë dollarë lobim kundër SPAK-ut dhe

Aktivitetet lobuese të kryebashkiakut Veliaj janë një formë e ligjshme e shprehjes dhe e mbrojtjes së interesave të tij, veçanërisht në një proces që ngre pikëpyetje mbi integritetin dhe drejtësinë e ndjekjes penale të zhvilluar nga SPAK-u, një institucion që ka marrë dhe vazhdon të marrë mbështetje nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”, shtoi ajo.

“Birn” më tej zbulon se studioja amerikane “Kasowitz Benson Torres” ka depozituar së fundmi në FARA një raport të dytë mbi aktivitetin e kryer për llogari të Veliajt, i cili përbëhet kryesisht nga e-maile, takime dhe telefonata drejtuar politikanëve amerikanë dhe kontakteve të tjera ndërkombëtare, si dhe nga shpërndarja e artikujve në mbrojtje të Veliajt.

Tashmë në fushatën e re kundër SPAK-ut kemi një zhvendosje të fokusit të lobimit duke përfshirë ofrimin e informacioneve pranë institucioneve amerikane lidhur me Prokurorinë e Posaçme, SPAK, dhe mbështetjen e saj nga partnerët ndërkombëtarë.

 

Në sulm ndaj SPAK-ut

Sipas formularit të FARA-s, të dorëzuar më 14 maj 2026, firma përfaqësuese “Kasowitz LLP” deklaron se ka “ofruar informacion në lidhje me financimin dhe trajnimin nga SHBA-ja të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë, SPAK”.

Pjesë e këtij informimi kanë qenë komunikimet me përfaqësues të legjislativit amerikan dhe Departamentit të Drejtësisë. Dosja zyrtare liston e-maile dhe kërkesa për takim me Zyrën e Zhvillimit, Ndihmës dhe Trajnimit të Prokurorëve Jashtë Vendit, OPDAT, një zyrë e Departamentit të Drejtësisë që mbështet zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Përgjatë muajve janar-mars 2026, firma lobuese ka kontaktuar me e-mail zyrtarë të OPDAT-it, përfshirë drejtorin Gregory Ducot, si dhe zyrtarë të tjerë të Departamentit të Shtetit.

FAKTET-Veliaj, 430 mijë dollarë lobim kundër SPAK-ut dhe

Shuma prej 209,945 dollarësh, e paguar në tetë këste të ndryshme nga Arbër Veliaj, përkon me zhvillimin e një sërë komunikimesh institucionale.

Dokumenti tregon se firma e lobimit ka kontaktuar stafin e të paktën 15 senatorëve, duke përfshirë Chuck Grassley, Lindsey Graham, Chris Murphy dhe Jeanne Shaheen. Në Dhomën e Përfaqësuesve janë regjistruar kontakte me rreth 19 zyra kongresmenësh. Qëllimi i deklaruar i këtyre komunikimeve, sipas FARA-s, ishte informimi mbi “çështjet e procesit të rregullt ligjor të Erion Veliajt”.

Përveç figurave politike, janë shënjestruar edhe organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si “Amnesty International”, “Freedom House”, Komisioni Lantos dhe ekspertë të American Enterprise Institute (AEI), duke shpërndarë materiale që kontestojnë masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut.

Lobimi kundër SPAK-ut

Duket qartë se në këto fushata lobimi janë përfshirë institucionet që kanë dhënë asistencën dhe mbështesin SPAK-un e luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Në fakt, Erion Veliajn nuk e mban në burg SPAK-u, por vendimet e të gjitha niveleve të gjykatave, ku Veliaj është akuzuar për 13 vepra të rënda penale. Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit, mendon se me lobime në SHBA mund të dalësh nga burgu kur je kapur duke prishur provat, kur je kapur duke mashtruar publikisht apo në përgjime me skenarë kundër prokurorëve dhe drejtësisë./CNA





Lajmet e fundit nga