CNA përmes disa shkrimeve publikoi dokumentet se si Erion Veliaj dhe vëllai i tij Arbër Veliaj kanë paguar 220 mijë dollarë për lobim në SHBA kundër drejtësisë, kundër SPAK-ut. Me dokumente, CNA ka treguar mashtrimet publike që janë bërë nga kryebashkiaku i arrestuar për 13 akuza për 5 vepra të rënda penale. Në këtë shkrim do të gjeni dhe dokumentet e lobimit të Veliajt në SHBA

CNA sot publikoi me dokumente dhe fakte se si Erion Veliaj, kryebashkiaku i cili ndodhet në burgun e Durrësit me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale si dhe vëllai i tij nën hetim, Arbër Veliaj kanë paguar 220 mijë dollarë lobim në SBBA kundër drejtësisë, kundër SPAK-ut. (LEXO KETU)
CNA ka siguruar dhe ka publikuar deklarimet e kompanisë lobiste “Kasowitz LLP”, dorëzuar në FARA, pranë Departamentit të Drejtësisë në SHBA, ku tregohet dhe vlera e paguar nga Erion dhe Arbër Veliaj për lobim në SHBA, e cila shkon në shumën prej 219,945 eurosh. Kjo është bërë në 5 pagesa që janë 50 mijë, 40 mijë dollarëshe. (LEXO KETU)

Pagesat janë bërë me qëllimin për të kontaktuar dhe komunikuar me kongresmenë, senator dhe media për publikime të ndryshme për rastin e Erion Veliaj dhe Arbër Veliaj.
Përmes raportimeve CNA publikoi dhe dokumentet me emrat që janë kontaktuar me e-mail, ku bëhet fjalë për senatorë, takime virtuale, takime me stafe senatorësh, kongresmenësh, ka pasur telefonata dhe komunikime të vazhdueshme.
Të gjitha këto mund t’i Lexoni Këtu.
Por le të shohim me radhë mashtrimet e Veliajt të dala boje që rrjedhin nga këto dokumente.
Përveç lobimit 220 mijë dollarë, nga dokumentet në faqen e Departamentit të Drejtësisë, në një letër drejtuar Senatorit Amerikan, Durbin e evidentua një tjetër detaje i deklaruar nga kompania lobiste.
Në raport theksohej se personeli i SPAK-ut që është përfshirë në çështjen e hetimit të Veliajt është në konflikt.
Në dokument thuhet se prokurori Ols Dado, është një anëtar aktiv i partisë autoritare opozitare, Partisë Demokratike, kjo e fundit e drejtuar nga Sali Berisha. (LEXO KETU)
Të lexosh këto rreshta është sa skandaloze, aq dhe qesharake. Është një mashtrim publik pas Sali Berisha është një person që po hetohet nga SPAK për korrupsion, ndaj të cilit fillimisht u dha masa e sigurisë arrest shtëpie dhe më pas detyrim me paraqitje, ndërkohë që gjyqi vijon.
Përveç faktit që Sali Berisha është i sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe, është një nga personazhet që më së shumti ka sulmuar SPAK-un.

Një tjetër gënjeshtër është se prokurori Ols Dado është zhvillues pronash dhe ai i ka paraqitur një kërkesë kryetarit të Bashkisë Tiranë për të modifikuar një leje ndërtimi në pronën që zotëronte dhe e cila iu refuzua.
Sot CNA e ka publikuar se kanë kaluar 150 ditë që as Erion Veliaj, as studioja e tij e lobimit, as avokatët e tij dhe askush tjetër, nuk kanë mundur të publikojnë një dokument të vetëm që tregon se Ols Dado ka kërkuar të bëjë një shtesë apo të modifikojë pronën e tij dhe dokumentin që i është refuzuar Ols Dados ky veprim.
Një tjetër mashtrim është se SPAK-u sigurohet që çështja e Erionit i caktohet një gjyqtari me lidhje të forta të njohura me Partinë Demokratike të opozitës. Ndërkohë që s'ka si ta bëjë SPAK-u, sepse SPAK-u është prokurori, GJKKO-ja është institucion më vete. Çështjet diskutohen para se të shqyrtohen, hidhen shortet dhe ka një procedurë të mirëpërcaktuar nga ligji, e bërë nga Reforma në Drejtësi, që e ka votuar dhe vetë Erion Veliaj.

Të gjitha këto mund t’i Lexoni Këtu
Një tjetër detaj është ai që CNA ka raportuar dhe përmes shkrimeve, për artikujt në mediat e huaja të sponsorizuara nga Veliaj dhe njerëzit e tij kundër drejtësisë si dhe nga personazhe të caktuara që i shërbejnë atij dhe dirigjohen nga burgu i Durrësit.
Në këtë raport del zbuluar se janë shkrimet e Mero Bazes, Ylli Manjanit, Halit Valterit që çohen si raporte në media amerikane për lirinë e Erion Veliajt. (LEXO KETU)
Detajet mund t’i Lexoni Këtu
Pra Erion Veliaj dhe Arbër Veliaj kanë lobuar në SHBA duke paguar 220 mijë dollarë për të fabrikuar gënjeshtra dhe për të mashtruar publikisht, duke hedhur baltë mbi prokurorët, gjyqtarët, drejtësinë , SPAK-un.
Por Veliaj nuk duhet të harrojë se luftën e vërtetë e ka me drejtësinë me të cilën duhet të përballet, pasi mashtrimet po i dalin vetë zbuluar./ CNA
Në letrën dërguar senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë, ...
CNA ka mundur të sigurojë deklarimet e kompanisë lobiste “...
Nga mediat u raportua se studiot e lobimit të Erion Veliaj...
Kryebashkiaku i prangosur nga SPAK-u me 13 akuza të rënda,...
Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryeba...
Në lagjen e re të Rrogozhinës, u takuam me Ramazan Aliun, ...
CNA ka raportuar një ditë më parë investigimin se si minis...
Procedura e prokurimit për rehabilitimin e ujëmbledhësit T...
Punonjësit e personelit shëndetësor të QSUT-së, përfshirë ...
Një institucion i shumëpërfolur, diku me të drejtë, diku j...
Ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për Vitin e Ri 2026, ...
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, situata mes dy kompa...
Vendimet e fundit të Komisioni i Prokurimit Publik kanë ng...
Erion Veliaj kërkon mbylljen e CNA-së, një rast flagra...
Një shkrim i botuar në portalin e “Jerusalem Post” sot...
CNA denoncoi pak javë më parë një marrëveshje të nënshkrua...
Një marrëveshje mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dh...
“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ...
CNA ishte media e parë që publikoi përgjimet nga burgu i D...
Në nëntor të vitit 2025, CNA denoncoi një tjetër skandal k...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...