
Në nëntor të vitit 2025, CNA denoncoi një tjetër skandal ku shteti përfshihej në paligjshmëri duke shembur vila me leje të rregullt ndërtimi.
CNA tregoi se si shteti veproi si një bandë mbi biznesin.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi me shpërthim të kontrolluar tri vila në zonën e Saukut të Tiranës, dokumentet e të cilave tregonin se objektet ishin ndërtuar në përputhje me ligjin dhe kishin marrë leje ndërtimi të miratuar nga autoritetet kompetente.
CNA përmes dokumenteve tregoi se ndërtimi i kompleksit ishte bërë në bazë të lejes së ndërtimit me numër R-1539/4, për projektin “Kompleks rezidencial me objekte banimi 1, 2 dhe 3 kate me 1 dhe 2 kate nëntokë, me pishina, basen ujor, mur rrethues dhe kabinë elektrike”. Sipërfaqja totale e ndërtimit të miratuar ishte 13,666.6 m² mbi tokë dhe 10,314.9 m² nën tokë.
Subjekti zhvillues, kompania “Austrian Construction Albania” sh.p.k., në bashkëpunim me “Lani” sh.p.k. si subjekt ndërtues, ka aplikuar në vitin 2023 në Bashkinë e Tiranës për ndryshim të projektit ekzistues, pa ndryshuar parametrat themelorë të lejes, si numrin e kateve apo sipërfaqet ndërtimore. Ndryshimet kishin të bënin vetëm me fizionominë arkitektonike dhe funksionalitetin e brendshëm të objekteve.
Në relacionin shpjegues të lejes thuhej se projekti synonte zhvillimin e një kompleksi modern banimi me standarde të larta ndërtimi dhe infrastrukturë bashkëkohore.
Megjithatë, pavarësisht kërkesës për miratimin e ndryshimeve nga Bashkia e Tiranës, institucioni nuk ka dhënë përgjigje, duke shkaktuar vonesa dhe kosto shtesë për biznesin.
Nga verifikimet në terren rezulton se sipërfaqja aktuale e ndërtuar është madje më e vogël se ajo e miratuar: 13,094 m² mbi tokë dhe 9,199.1 m² nën tokë, duke përjashtuar mundësinë e ndonjë ndërtimi shtesë jashtë lejes.
Pavarësisht këtyre fakteve, IKMT ndërhyri me forca të shumta policie dhe procedurë të menjëhershme, duke shembur objektet në një akt arbitrar dhe duke ngjallur terror ndaj pronës private.
Shembja e tri vilave në zonën e Saukut në Tiranë nga IKMT ishte thjesht dhe vetëm një shkelje e ligjit dhe e të drejtave të pronës private.
Asnjë centimetër i atyre vilave nuk ishte jashtë lejes së ndërtimit dhe objektet ishin të pajisura me leje ndërtimi të rregullt e megjithatë me 150 efektivë shteti hyri në pronën private pa asnjë dokument zyrat dhe as një urdhër gjykate dhe pa ndjekur praktikën e zakonshme ligjore që çdo administratë duhet të respektojë.
Ky akt tregoi terrorin që shteti ushtroi mbi pronën dhe investimet private. Por në fund fatura e paligjshmërisë së shtetit do të bjerë mbi taksapaguesit e varfër shqiptarë pasi çështja mund të shkojë deri në Strasburg dhe kompania mund të marrë dëmshpërblim shumëfish më të madh se ai që ka humbur me vilat e shembura./ CNA
Pas arrestimit të Erion Veliajt, i cili ndodhet në burgun ...
Prej vitesh, CNA është një nga mediat që ka denoncuar me f...
Përmes denoncimeve dhe investigimeve CNA ka sjellë përgjat...
Gjatë vitit 2025, CNA përmes një investigimi zbuloi se si ...
Një nga çështjet mbi të cilat CNA hodhi dritë përgjatë 202...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka filluar kontrollet ...
Mungesa e ndriçimit në rrugët dhe lagjet e Prrenjasit ësht...
Dëmi i shkaktuar shtetit nuk është vetëm pasuria publike e...
Mbrëmjen e sotme emisioni “Plug” me Flavio Qarrin në Syri ...
Emisioni “Plug” nga gazetari Flavio Qarri në Syri Tv publi...
Mbrëmjen e sotme në emisionin "Plug" me Flavio Qarrin në S...
Mbrëmjen e sotme emisioni “Plug” me Flavio Qarrin në Syri ...
Që prej vitit 2013, emri i Carlo Bollinos është përfshirë ...
CNA një ditë më parë publikoi një material ekskluziv nga d...
CNA po sjell ekskluzivisht një pjesë të mesazheve nga ...
Rruga Maliq–Lozhan i Ri–Strelcë, e përfunduar vetëm pak ko...
Në fshatin Karkavec të Përrenjasit jeton Dylaver Buzani, 8...
Qytetarja Mimoza Bekaj iu drejtua emisionit “Stop”, pasi a...
David Shkurtaj, banor i lagjes “Mark Lula” në Shkodër, jet...
Zyrtarë të ndryshëm kanë punuar në institucione dhe nivele...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...