web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Plug" nxjerr faktet/ Si mori Carlo Bollino nga qeveria, pronën publike në Tiranë për vetëm 1 euro?

24 Dhjetor 2025, 22:14, Denoncim CNA

"Plug" nxjerr faktet/ Si mori Carlo Bollino nga qeveria, pronën

Mbrëmjen e sotme në emisionin "Plug" me Flavio Qarrin në Syri Tv është treguar se si botuesi i Shqiptarja.com dhe Report TV, Carlo Bollino, me shërbimet propagandistike ndaj qeverisë, arriti të merrte një pronë publike me sipërfaqe 4021.50 m² Carlo Bollino e mori me kontratë qiraje me tarifë vetëm 1 euro.

Më 2 tetor të vitit 2019, me anë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave, u miratua lidhja e kontratës së qirasë me tarifë 1 euro, ndërmjet ministrisë së financave dhe ekonomisë si qiradhënës dhe shoqërisë MTSC shpk, si qiramarrës, për pasurinë shtetërore “Ish-ndërmarrje metalike ‘Tirana’” (Reparti i orëve), prona nr. 19, me numër pasurie 7/649, me sipërfaqe të përgjithshme 4021.50 m², nga të cilat sipërfaqe ndërtimore 1624.44 m2 , dhe sipërfaqe funksionale 2397.06 m2, zona kadastrale 8220, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr. 1, Tiranë, për një periudhë 20 (njëzet) vjet.

Që të arrihej deri në marrjen me qera të kësaj prone, qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama bëri një sërë ligjesh dhe aktesh.

Fillimisht, në datën 5 shkurt të vitit 2014, Këshilli i Ministrave miraton Vendimin Nr.54, me objekt: PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURËS E TË MËNYRËS SË DHËNIES ME QIRA, ENFITEOZË APO KONTRATA TË TJERA TË PASURISË SHTETËRORE.

Në këtë vendim përcaktoheshin modalitetet për dhënien me qera të aseteve shtetërore duke përcaktuar edhe se cilat prona mund të jepeshin me qera si dhe cilët mund të ishin përfitues të këtyre pronave.

Por, në vitin 2014, në VKM-n fillestare, nuk ishte parashikuar që përfitues të pronave dhe aseteve publike, të ishin edhe biznese në fushën e medias.

Ndaj, qeveria shqiptare, ndërhyn përsëri në Vendim, duke kryer një seri ndryshimesh, në total 9 të tilla, të cilat duket se u përshtatën, që Carlo Bollino të përfitonte mbi 4 mijë metra katror pronë publike.

Një nga ndryshimet që pësoi VKM-ja Nr.53 e 5 shkurtit 2014, është vendimi Nr. 445 i datës 20 maj të vitit 2015. Sipas ndryshimeve të bëra në VKM, në kreun V tëvendimit bëhej shtetas: pas shkronës “C” të pikës 2, shtohen shtohen shkronjat “ç” dhe “d”, me këtë përmbajtje:“ç) veprimtari në fushën e arsimit, mediave me nivele investimi mbi 200 000 000  (dyqind milionë) lekë…

Me këtë ndryshim, qeveria i hapte rrugën Carlo Bollinos të synonte marrjen me qera 1 euro të pronave publike.

Dhe një muaj pas këtij ndryshimi në Vendimin e Këshillit të Ministrave, në datën 15 qershor të vitit 2015, themelohet shoqëria MTSC, në pronësi të shtetases Lindita Dode, e cila më pas do t`i shiste aksionet e kompanisë për 3.5 milionë lekë Carlo Bollinos. 

Pas të gjitha ndryshimeve ligjore, në datën 22 korrik të vitit 2019, në buletinin Nr.29 të Agjencisë së Prokurimeve Publike, Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikon njoftimin për dhënien me qera të pasurisë 7/649 me sipërfaqe të përgjitshme 4021.5 m2 dhe sipërfaqe ndërtimore 1624.44 metra katror pasuri kjo në administrim të Ndërmarrjes Industriale Nr.1 në Tiranë. kjo pronë, në fakt ishte ish-reparti i orëve në ish-uzinën mekanike në Tiranë.

Objekti i prokurimit përcaktonte që në fillim, se prona dilte nëkonkurrim me detyrimin e qirasë në vlerën e 631 156 mijë lekëve, apo rreth 6 mijë euro në muaj, apo rreth 72 mijë euro në vit, dhe llogaritur kjo për 20 vjet, qiramarrësi i kësaj prone do të duhet t`i paguante shtetit në total rreth 1.4 milione euro.

Duket qartë se shteti kishte përllogaritur vlerën e truallit dhe të godinave që do të jepeshin me qera për shfrytëzim, duke pëcaktuar si vlerë minimale për dhënien me qira të tyre, shumën e 6 mijë eurove në muaj. Thënë ndryshe, kompania e Carlo Bollinos, sipas prokurimit fillestar, do të duhet të merrte me qira këtë pronë, kundrejt pagesës 6 mijë euro në muaj apo 72 mijë euro në vit.

Pas shpalljes së procedurës për dhënien me qera të 4 mijë metrave katror pronë publike, zhvillohet dhe konkurrimi, ku fitues shpallet pikërisht kompania MTSC e Carlo Bollinos. Me një vendi të datës 2 tetor të vitit 2019, qeveria zyrtarizon edhe lidhjen e kontratës për dhënien me qera të 4 mijë metrave katrorë truall dhe tre godinave për kompaninë MTSC të Carlo Bollinos.Por çuditërisht, ndryshe nga procedura e konkurimit, ku përcaktohej se prona do të jepej me qera kundrejt pagesës 6 mijë euro në muaj, në kontratën e lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë drejtuar nga Anila Denaj dhe kompanisë MTSC të Carlo Bollinos, përcaktohet se pagesa që REPORT TV do t`i paguajë shtetit për 4 mijë metra katror truall dhe ndërtesa, është nëvlerën simbolike 1 euro, madje edhe duke i lënë hapësirë për privatizim të kësaj prone në përfundim të kontratës 20-vjeçare.

Pra thënë ndryshe, shteti i fali Carlo Bollinos shfrytëzimin për 20 vjet të tre godinave ekzituese me 4 mijë metra katror truall në total, për vetëm 1 euro, qartazi një shkelje e rëndë ligjore.

Në fakt, për ti hapur rrugë dhënies me qera të kësaj prone me vlerën vetëm 1 euro, rikthehemi përsëri të Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 5 shkurt të vitit 2014. Nëndryshimet që iu bën VKM-s, vetëm një muaj para themelimit të kompanisë së MTSC nga Carlo Bollino, u parashikua në ligj se: Kur pas perfundimit te procedurave te konkurrimit rezulton fitues nje subjekt, i cili propozon qe ne pasurine shteterore, që jepet me qira, do te zhvillohet nje prej veprimtarive te meposhtme, ku përfshihej shfrytëzimi i pronës për qëllime mediatike, institucioni, qe zhvillon proceduren dhe qe ushtron te drejten e perfaqesuesit te pronarit shtet per pasurine shteterore, i propozon Keshillit te Ministrave te miratoje lidhjen e kontrates se qirase, jo me çmimin fitues, por me çminim simbolik 1 euro/kontrata.

Deri këtu, duket qartë, se qeveria krijoi kushtet e nevojshme, që mijëra metra katrorë truall dhe ndërtesa pasuri shtetërore, t`i faleshin për vetëm 1 euro Carlo Bollinos, i cili i shërben pikërisht propagandës qeveritare.

Pas marrjes në dorëzim të 4021.50 metra katror truall dhe ndërtesa, Carlo Bollino shton ambiciet për shfrytëzimin e kësaj prone. Në kontratën fillestare të qerasë së firmosur mes Ministrisë së Financave dhe kompanisë MTSC të Carlo Bollinos, ishte e përcaktuara qartë, se Bolino do të merrte 1624 metra katror sipërfaqe ndërtimore, pra godinat ekzituese të ish-ndërmarrjes së orëve, të cilat do t`i rikonstruktonte me qëllim që t`i përshtaste ato për studio televizive. Ja çfarë shkruhej në nenin 2 të kontratës fillestare mes MTSC së Carlo Bollinos dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Neni 2 Qëllimi i përdorimit Qëllimi i kësaj kontrate është dhënia në gëzim të përkohshëm i objektit të përcaktuar në nenin 1, për rikonstruksionin total të sipërfaqes ndërtimore (godinës), duke e kthyer me parametrat teknike të një televizioni bashkëkohor, dhe ambiente pune të përshtatshme dhe cilësore. Në to do të instalohen makineri të teknologjisë moderne të cilat do të mundësojnë rritjen e sasisë dhe cilësisë së programeve në funksion të ngritjes të një qendre mediatike të transmetimeve radio-televizive bashkëkohore.

Pasi iu fal kjo pronë nga shteti, Carlo Bollino duhet të investonte në rikonstruksionin e godinave ekzituese të ish-repartit të orëve, me qëllim që ato të ktheheshin në studio televizive. Madje, në kontratë ishte parashikuar edhe investimi që do të kryhej sipas planit të biznesit, që kompania e Carlo Bollinos kishte dorëzuar në procedurën e konkurrimit për marrjen me qera të kësaj prone. Në kontratë parashikohej investimi në fazë, konkretisht:

“Qiramarresi”, shoqëria MTSC sh.p.k sipas planbiznesit të paraqitur në konkurrim do të investojë për rikonstruksionin total të sipërfaqes ndërtimore (godinës), duke e kthyer me parametrat teknike të një televizioni bashkëkohor, dhe ambiente pune të përshtatshme dhe cilësore.

Sipas këtyre parashikimeve, Carlo Bollino duhet të zhvillonte pronën ekzistuese duke bërë ndërhyrjet restauruese, në mënyrë që godinat të përshtateshin për studio televizive. Mirëpo, vetëm pak javë pasi lidhi kontratën e qirasë për marrjen e pronës në dorëzim, ku parashikohej rikonstruksioni i godinave, Carlo Bollino bën një tjetër lëvizje. Këtë herë ai aplikon pranë Këshillit kombëtar të Territorit, i drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, ku kërkon leje ndërtimi për një godinë të re.

Fiks tre muaj pas miratimit të kontratës së qirasë, në datën 13 janar të vitit 2020, Qeveria Miraton Vendimin Nr.12 të Këshillit Kombëtar të Territorit për “Miratimin me kusht të Lejes së! Ndrtimit për objektin: "Godine multi-screen e televizionit "Report TV". si dhe ambiente ndihmese teknike dhe administrative per sherbime te televizionit, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqerine "MTSC" sh.p.k., ndërkohë që kjo kompani nuk kishte marrë ende pronësinë mbi të gjithë sipërfaqen ndërtimore të godinave.

Vendimi që mban firmën e Kryeministrit Edi Rama, duket se është një nga shkeljet më të rënda të kësaj afere. Leja e ndërtimit për godinën e re të Report TV, u dha në bazë të kontratës së marrjes me qira të truallit dhe godinave të ish repartit të orëve, ku në kontratë përcaktohej qartë se nuk mund të ndërtohej godinë e re, por se ato ekzituese mund të riparoheshin dhe të përshtateshin për studio televizive.

Por, ky vendim i Qeverisë që favorizon Carlo Bollinon tregon se gjithçka ka qenë e mirëmenduar, dhe procedurat janë bërë fiktive. Kjo gjë do të vërtetohet jo vetëm nga objekti i kontratës fillestare të qirasë, që nuk parashikonte në asnjë moment ndërtimin e godinave të reja, por edhe për faktin se pas vendimit për të pajisur me leje ndërtimi për një godinë të re Carlo Bollinon, qeveria do të merrte një sërë aktesh të tjera, që do t'i hapnin rrugë këtij procesi.

Por që ti hapej rrugë ndërtimit të godinës së re, fillimisht duhet që Carlo Bollinon të merrte në zotërim të plotë të gjithë sipërfaqen ndërtimore të tre godinave që gjendeshin në ish repartin e orëve të uzinës mekanike. Për këtë qëllim, në datën 19 shkurt të vitit 2020, pra pak më shumë se një muaj nga dhënia e lejes së ndërtimit për godinën e re, Qeveria rishikon kontratën e dhënies me qera të ish repartit të orëve për Carlo Bollinon. Sipas relacionit të shtesës së kontratës, me propozim të ndërmarrjes Industriale Nr.1 Tiranë e datës 12 shkurt 2020, me kërkesë të shoqërisë MTSC, e datës 10 shkurt 2020, kompania e Carlo Bollinos kërkon shtesë sipërfaqeje ndërtimore. Konkretisht, në sipërfaqen ndërtimore 1624.44 m2 shtohet sipërfaqja ndërtimore 872.6 m2, e cila është kadi i dytë nga toka i objektit nr.1 dhe sipërfaqja ndërtimore nga 2397.06 m2 bëhet 2497.04 m2. Sipërfaqja e pergjithshme e pronës te marre me qira behet 4894.1 m2 prej nga siperfaqe totale e truallit 4021.5 m2, nga te cilat siperfaqe funksionale 2397.06 m2, dhe siperfaqe ndertimore 2497.04, sipas gentplanit bashkëlidhur kesaj anekskontrate. /Syri 





Lajmet e fundit nga