web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Carlo Bollino, etaloni mafioz i korrupsionit pushtet-media

19 Dhjetor 2025, 17:19, Denoncim CNA

Carlo Bollino, etaloni mafioz i korrupsionit pushtet-media

Që prej vitit 2013, emri i Carlo Bollinos është përfshirë vazhdimisht në debate publike dhe raportime investigative që ngrenë dyshime serioze mbi marrëdhëniet e tij financiare dhe institucionale me qeverinë shqiptare.

Botuesi i Shqiptarja.com dhe Report TV, i njohur si mbështetës i hapur i kryeministrit Edi Rama, është shndërruar në një nga shembujt më të frikshëm të ndërthurjes media–pushtet. Ky binom shfaqet herë pas here si skemë kriminale në përfitimin e fondeve publike dhe mbulimin e abuzimit me propagandë mediatike.

Mbështetja editoriale ndaj qeverisë, shoqërohet me përfitime të shumta nga fondet dhe asetet shtetërore.

Përveç akuzave të opozitës, ndaj Bollinos janë referuar edhe kallëzime në SPAK, të cilat deri më tani nuk kanë pasur një përfundim hetimor të qartë, por flenë “gjumë” në sirtarët e prokurorisë.

Më poshtë disa nga përfitimet e botuesit Bollino nga pronat dhe paratë e shqiptarëve:

1. Prona publike me qira simbolike 1 euro

Sipas emisionit investigativ “PLUG” në Syri TV, kompania MTSC sh.p.k., në pronësi 100% të Carlo Bollinos, ka përfituar me qira simbolike 1 euro një pronë shtetërore prej rreth 4,021.5 m², e njohur si ish-Ndërmarrja Metalike e Tiranës (Reparti i Orëve).

Fillimisht, VKM nr. 54, datë 05.02.2014, nuk parashikonte përfshirjen e bizneseve mediatike si përfituese të pronave publike. Ky kriter u ndryshua me VKM nr. 445, datë 20.05.2015, duke shtuar kategorinë e mediave me investime mbi 200 milionë lekë, ndryshim që hapi rrugë konkrete për përfitimin nga Bollino. Sipas raportimeve, VKM-ja është amenduar disa herë, duke krijuar një shteg ligjor të përshtatur posaçërisht.

2. Aneksime kontratash dhe dyshime për falsifikim

Një nga akuzat më të rënda lidhet me aneksimin e kontratës së qirasë pas miratimit të VKM nr. 589, datë 22.07.2020. Kontrata fillestare parashikonte “rikonstruksion total”, ndërsa VKM-ja e re ndryshoi formulimin në “rikonstruksion minimalisht i totalit”.

Pas kësaj u firmosën dy anekse kontrate, ku i dyti (04.08.2020) ndryshonte objektin dhe sipërfaqet ndërtimore, duke përfshirë elementë që nuk rezultojnë të miratuara në VKM. Sipas raportimeve, mbi bazën e këtij aneksi AZHT ka vijuar procedurat për lejen e ndërtimit të godinës së re të Report TV.

3. Leja e ndërtimit dhe çështja e tërmetit

Aplikimi për leje ndërtimi është bërë më 11.11.2019 dhe leja është miratuar më 13.01.2020, periudhë që bie përpara tërmetit të 26 nëntorit 2019. Kjo bie ndesh me argumentin se shembja e objektit u bë vetëm për shkak të dëmeve nga tërmeti. Por kontrata në këtë rast duhej anuluar dhe procedura rihapur, po kjo nuk ndodhi, në vend të kësaj ajo u amendua për Carlon.

4. Tokë publike e planifikuar për shkollë

Një tjetër linjë akuzash lidhet me një pronë publike pranë ish-kompleksit “Partizani”, e parashikuar për ndërtim shkolle në Planin Rregullues. Sipas raportimeve, toka nuk u shpronësua nga ish-pronarët dhe përfundoi më pas në përdorim privat, duke humbur destinacionin arsimor për t’ia dhënë Carlos së Ramës.

5. Financimi i godinës së Report TV

Në bilancet e depozituara në QKB, MTSC sh.p.k. ka regjistruar ndërtimin e godinës së Report TV si Aktiv Afatgjatë Material, me vlerë rreth 265 milionë lekë. Sipas raportimeve investigative:

* mbi 50% e investimit dyshohet se është financuar indirekt nga fonde publike;

* përmes kompanisë C-7 Integrated System, e lidhur me MTSC;

* C-7 ka shpërndarë rreth 145.5 milionë lekë dividentë për MTSC në vitet 2020–2022. Këto të ardhura dyshohet se burojnë nga marrëdhënie me kompani përfituese të tenderave publikë.

Carlo Bollino, etaloni mafioz i korrupsionit pushtet-media
Carlo Bollino dhe kryeministri Edi Rama

6. “Dosja Balluku” dhe ARRSH

Por sa herë hapet një mega-aferë korruptive e qeverisë Rama shfaqet edhe emri i të kudogjendurit, Carlo Bollino. Ai përmendet edhe në publikimet nga dosja hetimore ndaj ish-zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ARRSH-së dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në përgjimet e bëra publike, flitet për pagesa në vlera qindra milionë lekë nga ky institucion për Carlon. Në dosje thuhet se Carlo në këto përfitime ka hyrë me garancinë e Ramës dhe përmes emrash të tretë.

7. Tendera publikë, inceneratorë dhe projekte të tjera

Sipas akuzave të opozitës, kompani të lidhura me Bollinon kanë përfituar rreth 1 miliard lekë nga tendera dhe kontrata shtetërore për shërbime mediatike dhe marketingu. Gjithashtu, ai është përmendur si përfitues pagesash nga inceneratorët, përmes faturimeve të mediave që zotëron, si dhe nga projekte të tjera publike, përfshirë Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2, të cilat opozita pretendon se janë dhënë pa garë.

Pra, rasti Bollino përmbledh një sërë akuzash të ndërlidhura: përfitim i pronës publike, ndryshime ligjore të përshtatura, anekse kontratash të kontestuara, financim indirekt me fonde publike dhe përfitime nga institucione shtetërore.

Si përfundim, marrëdhënia Bollino–Rama, është etaloni mafioz i korrupsionit media - pushtet dhe ky etalon u ka kushtuar shqiptarëve miliona euro nga xhepat e tyre./syri.net





Lajmet e fundit nga