web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

EKSKLUZIVE- Çfarë i shkruante Carlo Bollino, Ballukut?

19 Dhjetor 2025, 11:56, Denoncim CNA

EKSKLUZIVE- Çfarë i shkruante Carlo Bollino, Ballukut?

CNA një ditë më parë publikoi një material ekskluziv nga dosja “Balluku”, pjesë që nuk ishin publikuar më parë nga mediat.

Në këtë material flitej për botuesin e "Shqiptarja.com", Carlo Bollino-n, dhe për qindra milionat që ka përfituar nga ARRSH.

Sipas komunikimeve të zbardhura në dosjen "Balluku" të bëra publike ekskluzivisht nga CNA, del Carlo Bollino, i cili i çon mesazhe ministres Balluku me persona të tretë që të interesohen te drejtori Evis Berberi për projektet dhe pagesat.

CNA zbuloi për opinionin publik mesazhet, të cilat tregonin qindra milionat e marra nga drejtori i ARRSH-së në atë kohë, Evis Berberi.

Evis Berberi e theksonte qartë se kishte paguar 280 milionë lekë të vjetër pjesën e parë, më pas do të paguante pjesën e dytë 30 milionë lekë të vjetër dhe më pas diferencën që ishte një shumë prej 390 milionë lekësh të vjetër.

“Në orën 17:52-17:53, Evis Berberi: 'Ja kam pranuar projektin në këshill teknik ka marrë 28 mil të rinj nga 70 mil të rinj dhe pagesën e mbetur ja kam shtrirë në tre vjet tani do marrë 3 mil të rinj pasi kanë bërë një shpërndarje për të gjitha projektet dhe nëse duhet ja japim në qershor 39 mil të rinj që është diferenca. Për gjënë e re se di për çfarë flet Pasi skam diskutuar gjë tjetër me të'.

Në orën 17:57-17:58, Belinda Balluku: 'Therrite ate plehren qe e perfaqeson Dhe thuaji, kjo eshte skema, cfare halli ke, shko sqaro carlon thuaj mos shkruaj me tek min ose pastaj harroje bashkepunimin'. Në orën 17:58-18:00, Evis Berberi: 'Ok Po është ky plehra që shtyn carlon se do jetë në hall'", theksohej në dosjen Balluku.

Sot CNA do të sjellë një detaj të ri nga dosja "Balluku" dhe bëhet fjalë për mesazhin që Carlo Bollino i ka drejtuar ministres Belinda Balluku.

“Buonasera Belinda, sento il dovere di informarti che nulla di quello che siamo detti è avvenuto, né il vecchio di cui valore è stato addirittura spalmato e i piani i liquidimi nei prossimi anni, né il nuovo…”

(Mirëmbrëma Belinda, ndiej detyrimin të të informoj se asgjë nga ajo që kemi thënë mes nesh nuk ka ndodhur; as ajo e vjetra, vlera e së cilës madje është shpërndarë (ndarë) dhe planet e likuidimit në vitet e ardhshme, as ajo e reja…).

EKSKLUZIVE- Çfarë i shkruante Carlo Bollino, Ballukut?

Mesazhet tregojnë qartë ndërhyrjet e Bollino-s te ministrja për tenderë të caktuar dhe më pas për shumat që ARRSH paguante. Në këtë rast bëhet fjalë për një shumë reth 700 milionë lekë të vjetër.

Pas këtij mesazhi, Evis Berberi sqaron se pagesat janë bërë, njëherë 280 milionë lekë të vjetër, më pas 30 milionë lekë të vjetër dhe në vazhdim do t’i jepej dhe diferenca 390 milionë lekë të vjetër.

Carlo Bollino është i kapur gafil me fakte nga dosja dhe jo me “fake news” siç prodhon media e tij, me manipulime apo mesazhe të nxjerra nga konteksti, për t'u përdorur apo për t'u vënë në shërbim të pushtetit apo të dirigjentit nga burgu i Durrësit.

Me “fake news”-et e prodhuara Carlo Bollino pretendonte se po i tregonte Ramës se Balluku bënte protesta kundër tij dhe Veliajt, por në fakt mesazhet e plota nga dosja tregojnë qindra milionat që janë marrë nga ARRSH-ja.

CNA do të sjellë të tjera detaje nga dosja "Balluku" dhe përfshirja e medias në tenderë dhe përfitime./ CNA

 





Lajmet e fundit nga