web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ka shtëpinë me vendim gjykate, por jo leje riparimi!/ 10 vjet pritje për dokumente

3 Dhjetor 2025, 21:34, Denoncim CNA

Ka shtëpinë me vendim gjykate, por jo leje riparimi!/ 10 vjet pritje

David Shkurtaj, banor i lagjes “Mark Lula” në Shkodër, jeton prej 25 vitesh në Itali, por shtëpia e tij me certifikatë pronësie të vitit 1994, ende nuk e lejon, të ndërtojë katin e dytë.

Sipas tij, shtëpia është e amortizuar dhe uji ka filluar të depërtojë në të gjitha anët, por Bashkia Shkodër refuzon të japë leje, pa një certifikatë të rinovuar, që kadastra nuk ia mundëson. Davidi tregon, se ka bërë aplikime për dhjetë vite me radhë, ka dorëzuar të gjitha dokumentet dhe madje ka një vendim gjykate të vitit 1994, që vërteton pronësinë e tij.

“Unë kam një shtëpi në Shkodër, në lagjen “Mark Lula”. E kam me certifikatë pronësie të vitit ’94. Shtëpinë e kam me leje ndërtimi dy katëshe. S’ka qenë mundësia ta bëja dy-katëshe, se sot, që kërkoj leje për të bërë katin e dytë, se shtëpia është amortizuar dhe është duke hyrë ujë nga të gjitha anët, bashkia nuk më jep leje, pa ndërruar certifikatën e pronësisë.

Unë s’kam pasur mundësi ta ndërroja, se kam qenë në Itali, por tani, që dua të ndërroj certifikatën e pronësisë, unë kam 1 mijë probleme dhe ka 10 vjet, që bëj aplikime dhe nuk është e mundur, që të merret certifikata e re e pronësisë. Unë e kam me të gjitha dokumentat e rregullta edhe me vendim të Gjykatës së vitit ’94. Pra, unë kërkoj nga ana juaj, që të merret në mundësi, të më zgjidhen këto probleme. Jam duke vuajtur shumë që prej 10 vitesh”, thotë qytetari.

Megjithatë, çdo herë i kërkohet saktësim i të dhënave, mungesë dokumentacionesh, ose verifikime në arkivat e shtetit, të cilat nuk kanë mundur të konfirmojnë dokumentet, për shkak të trazirave të vitit 1997, që u pasuan me djegie dokumentacioni.

Në fund, David mund të marrë vetëm një vërtetim hipotekor për pjesën e truallit dhe ndërtesës, por edhe ky nuk mjafton, për të marrë leje rikonstruksioni. Edhe pas 10 vitesh përpjekjeje, qytetari përballet me burokracinë, që nuk zgjidh asgjë, duke e detyruar të presë pa afat për një të drejtë, që ligjërisht i takon./tvklan





Lajmet e fundit nga