Carlo Bollino, etaloni mafioz i korrupsionit pushtet-media
Që prej vitit 2013, emri i Carlo Bollinos është përfshirë ...

Mbrëmjen e sotme emisioni “Plug” me Flavio Qarrin në Syri Tv ka publikuar ditën e sotme fakte që kanë demaskuar botuesin e Report TV dhe Shqiptarja.com, Carlo Bollino. Fakte që tregojnë se si Bollino ka përfituar tendera, ka bërë rolin e sekresit për tenderat apo ka marrë para për të bllokuar informacionin. Madje dhe është paguar që fokusi të ishte te sulmet ndaj opozitës. Të gjtiha këto u zbuluan në përgjimet e bisedave ndaj ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi.
Dosja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku është një nga panoramat më të qarta se si mediat blihen nëpërmjet parave që u vidhen shqiptarëve dhe më pas përdoren për ti bërë atyre propaganda proqeveritare.
Sipas asaj që zbulojnë prokurorët e SPAK është sërish biznesmeni italian Carlo Bollino, që siç ka rezultuar në shumë dosje të së shkuarës, emri i tij rezulton si përfitues i një pjese të pagesave të korrupsionit.
Nga mesazhet e siguruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, SPAK ka siguruar edhe rastin ku Carlo Bollino i ankohet zëvendëskryeministres Belinda Balluku, se ai nuk kishte marrë pagesat siç kishte rëndë dakord me të, mesazh të cilin Balluku ia bën forëard Berberit, që t’i japë zgjidhje.
Bisedat me Carlo Bollinos dhe Belinda Ballukut të publikuara nga emisioni “Plug”
Bollino: Mirëmbrëma Belinda, ndihem e detyruar t'ju informoj se asgjë nga ato që thamë nuk ka ndodhur, as ajo e vjetra (vlera e së cilës është shpërndarë nëpër 'plane likuiditeti' gjatë tre viteve të ardhshme), as ajo e reja.
Pasi i dërgon Evis Berberit mesazhin e biznesmenit italian Carlo Bollino, pronar i televizionit Report Tv dhe Shqiptarja.com, Belinda Balluku urdhëron vartësin e saj të zgjidhi gjithçka, e të mos krijojë probleme.
Belinda Balluku: Merre zgjidhe kërë, se sta kam fare, por fare terezinë!

Pas urdhërit nga shefja e tij, Evis Berberi i përgjigjet Belinda Ballukut me një mesazh sqarues për të gjitha pagesat që janë bërë ndaj Carlo Bollinos kohët e fundit, ku siç do të shikoni bëhet fjalë për fatura të majme deri në 700 mijë euro.
Evis Berberi: Ja kam pranuar projektin në këshill teknik, ka marrë 28 milionë lekë të rinj nga 70 milion të rinj dhe pagesën e mbetur ja kam shtrirë në tre vjet. Tani do marrë 3 milionë të rinj pasi kanë bërë një shpërndarje për gjithë projektet dhe nëse duhet ja japim në qershor 39 milionë të rinj që është diferenca. Për gjënë e re si di për çfarë flet. Pasi s’kam diskutuar gjë tjetër me të”.
Pas këtij sqarimi, Belinda Balluku urdhëron Berberin, që të thërrasi përfaqësuesin e Carlos dhe ta sqarojë dhe për faktin se nëse i shkruan më ankesa zv.kryeministres, duhet ta harrojë Bashkëpunimin.
Belinda Balluku: Thërrite atë plehren që e përfaqëson dhe thuaji, kjo është skema, çfarë halli ke. Shko sqaro Carlon, thuaji mos shkruaj me tek min ose pastaj harroje bashkëpunimin.
Nga verifikimet e kryera, rezulton se kompania që ka pëfituar tenderin, nga e cila Carlo Bollino nuk kishte marrë pjesën e tij është Archi Space e Rais Petrelës, një personazh i njohur për afrimitetin me Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës, me të cilin as vetë Carlo Bollino nuk e ka fshehur miqësinë e ngushtë dhe bashkëpunimin. Nga mënyra se si e shfaq në këto përgjime, Carlo Bollinon bën rolin e sekserit të tenderave. Por situata bëhet edhe më e rëndë për mënyrën se si shpërndahen këto fonde për kapjen e mediave, pasi në përgjim del se ato shpërndahen edhe me ndërhyrjen e vetë kryeministrit Edi Rama. Për këtë fakt, prova janë komunikimet e Belinda Ballukut me Evis Berberin, ku qartazi shprehen se se për tenderat e supervizimit të loteve të Unazës, përfituesit kanë rënë dakord me kryeministrin Edi Rama, ku siç u provua njëri prej tyre është edhe Carlo Bollino.
Pas bisedës së më sipërme, Belinda Ballu vijon bisedën me Evis Berberin për tenderat e hapur për supervizimin e punimeve të mirmbajtjeve të Loteve të Unazës.
Belinda Balluku: Ke një supervizion mirëmbajtje”
Evis Berberi: “Po”.
“Plug” publikoi se pas konfirmimit Balluku i dërgon edhe fotografi nga sistemi elektronik i prokurimeve, në të cilën janë listuar procedurat e prokurimit të publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 17.03.2022, dhe konkretisht:
Loti 4: Kontrata D “Supervizion punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Jugor”;
Loti 3: Kontrata C “Supervizion punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendror dhe Juglindor”;
Loti 2: Kontrata B “Supervizion punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendror dhe Verilindor”;
Loti 1: Kontrata A “Supervizion punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior”; si dhe “Supervizion për Mirëmbajtjen me performancë të segmenteve rrugore të shtruara me VKM nr. 600, datë 13.10.2021”.
Bisedat mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit, të publikuara nga emisioni “Plug”
Belinda Balluku: Për këtë flet ky se ka rënë dakord me Ramën. E dyta pse ja ke bërë për 3 vite? Se është çmenduri. Merru me këto se do me çmendesh. Sqaroji atij kurvë që nuk do hapen procese të reja se nuk lejojnë financat.
Evis Berberi: Ok.
Belinda Balluku: Ça janë këto supervizione që paske hap ti???
Evis Berberi: Po pba për tre vite. Janë të mirëmbajtjes.
Belinda Balluku: Kanë mirëmbajtjet supervizion? I ke hapur ti? E po një do ta marr ky super k… se ia ka premtuar R?”
Evis Berberi: Po bb i kishte një të madhe unë i ndava që të akomodohesh më shumë.
Belinda Balluku: S’më pëlqen fare që unë nuk di çfarë bën ti.
Evis Berberi: Po kë të doje
Belinda Balluku: Jo kë të doje jo
Evis Berberi: Të vi në mije
Siç duket qartë nga ky komunikim, pagesa për të vjetrën u zgjidh, por sipas asaj që ka ndarë me kryeministrin Edi Rama, për Carlo Bollinon u zgjidh edhe tenderi i ri, të cilin gazetari Flavio Qarri deklaroi se do të jetë objekt investigimi në një tjetër puntatë të emisionit.
Mesazhet e Belinda Ballukut faktojnë se jo vetëm Report TV dhe Shqiptarja. com, por pjesa më e madhe e medieve, përfitojnë para krimi dhe korrupsioni për t’i shërbyer qeverisë.
Në komunikimet me Berberin, Belinda Balluku zbulon, se drejtorit të ARRSH-së i kishte lënë në patronazh vetëm pagesat për Carlo Bollinon pasi drejtorët e tjerë paguanin për pjesën më të madhe të mediave.
Belinda Balluku: Çunat e tjerë janë duke u mbuluar nga xhepi vet mediat. Ty një të kam lënë, ngelë duke e bërë corap.
Evis Berberi: Kuptova
Që prej vitit 2013, emri i Carlo Bollinos është përfshirë ...
CNA një ditë më parë publikoi një material ekskluziv nga d...
CNA po sjell ekskluzivisht një pjesë të mesazheve nga ...
Rruga Maliq–Lozhan i Ri–Strelcë, e përfunduar vetëm pak ko...
Në fshatin Karkavec të Përrenjasit jeton Dylaver Buzani, 8...
Qytetarja Mimoza Bekaj iu drejtua emisionit “Stop”, pasi a...
David Shkurtaj, banor i lagjes “Mark Lula” në Shkodër, jet...
Zyrtarë të ndryshëm kanë punuar në institucione dhe nivele...
Emisionin “Stop” në Tv Klan këtë të premte, 21 nëntor, ndo...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në Kukës, ku Isa Gashi ...
Emisioni “Stop” ndodhet në Elbasan, ku në vitin 2020 Kadri...
Kthimi i Ministrisë së Bujqësisë në një stallë të madhe në...
Në qendër të qytetit të Sarandës, përballë hotelit histori...
Në disa prej kalave dhe parqeve arkeologjike më të njohura...
Marrja peng e prokurimeve të IT-së me skemat e ankimim...
Situata në Ministrinë e Bujqësisë po agravon ditë pas dite...
Komisioni i Prokurimit Publik është institucioni i cili sh...
CNA publikoi më herët ditën e sotme një rast ku zyrtarë të...
Në dy materiale CNA ka sjellë një skemë të qartë ndërt...
Një tjetër denoncim në lidhje me nënkryetarin e Bashki...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...