web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Terrori mbi biznesin/ Faktet, si i shembi IKMT vilat me leje të rregullt ndërtimi

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit më 7 nëntor shembi tri vila në zonën e Saukut në Tiranë. Shembje e cila nga IKMT u pretendua se u bë pasi këto vila ishin pa leje. Në dokumentet e siguruara nga CNA, shihej se vilat e shembura nuk ishin pa leje, por brenda sipërfaqes së miratuar për ndërtim. CNA zbuloi gjithashtu se vendimi për prishjen u mor në të njëjtën ditë që u shembën vilat dhe kompania ndërtuese nuk u njoftua. Njoftimi i IKMT për kompaninë u bë vetëm më 10 nëntor, disa ditë pas shembjes. IKMT ka kopsitur dokumentet duke luajtur edhe me ditët. Dokumente këto të publikuara të gjitha nga CNA.

4 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Shembja e vilave në Sauk/ IKMT kujtohet sot të njoftojë ndërtuesit

Terrori mbi biznesin/ Faktet, si i shembi IKMT vilat me leje të rregullt

Pasi i shembi vilat me një vendim arbitrar, IKMT ka njoftuar ndërtuesit për vendimin e prishjes së tyre dhe gjobën që i pasonte. Megjithëse ndërtimi i vilave ishte me leje dhe volumet e ndërtimit më të pakta, tritoli nuk u kursye si shembull i antiligjit.

Në kompleksin rezidencial të vilave në Sauk, CNA zbuloi se Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, në të njëjtën ditë ka marrë vendimin për prishjen e vilave në Sauk dhe në të njëjtën ditë i ka hedhur në erë tri ndërtesat, pa e njoftuar kompaninë ndërtuese, sipas detyrimeve ligjore. Por më pas IKMT ka kopsitur dhe dokumentet duke luajtur me ditët, por gjithsesi subjekti ndërtues është njoftuar disa ditë pas shembjes. 

Dokumentet e siguruara nga redaksia e CNA-së tregojnë se posta e IKMT-së, me vendimet absurde, ka mbërritur në derën e kompanisë vetëm sot, të hënën. Ndërsa IKMT shkatërroi fillimisht me tritol e më pas me fadroma tri vilat e një kompleksi me leje të rregullt ligjore që në fakt në zbatim ka rreth 1860 m2 më pak ndërtim.

Terrori mbi biznesin/ Faktet, si i shembi IKMT vilat me leje të rregullt

Kjo sjellje gati terroriste e institucioneve të shtetit është një sirenë alarmi jo vetëm sepse u shembën tri vila, por për arbitraritetin dhe pasojat ndaj ndërtuesve dhe buxhetit të shtetit që shumë shpejt do të paguajë kostot.

Dokumentet mbajnë datat 3 dhe 4 nëntor 2025, në të njëjtën ditë, IKMT gjobit ndërtuesit e kompanisë “Lani sh.p.k.” dhe po të njëjtën ditë u shkatërron edhe tri vila, njëherë me dinamit, por kur nuk iu përgjigj lënda eksplozive, mori fadromat për t’i rrëzuar nga themelet.

Ndërsa njoftimet e IKMT-së në kompani mbërrijnë pasi janë hedhur në erë tri vila me investim kolosal dhe me një dëm të pallogaritshëm për ndërtuesit, dokumentet zyrtare të publikuara nga CNA tregojnë se objektet që u rrafshuan me aksionin banditesk të IKMT-së ishin ndërtuar në përputhje me ligjin dhe dispononin leje ndërtimi të miratuar nga autoritetet kompetente.

 Terrori mbi biznesin/ Faktet, si i shembi IKMT vilat me leje të rregullt

 

Terrori mbi biznesin/ Faktet, si i shembi IKMT vilat me leje të rregullt

Terrori mbi biznesin/ Faktet, si i shembi IKMT vilat me leje të rregullt

 

Terrori mbi biznesin/ Faktet, si i shembi IKMT vilat me leje të rregullt

Terrori mbi biznesin/ Faktet, si i shembi IKMT vilat me leje të rregullt

Ndërtimi i kompleksit rezidencial është kryer bazuar në lejen e ndërtimit me R-1539/4, për projektin “Kompleks rezidencial me objekte banimi 1, 2 dhe 3 kate, si dhe me 1 e 2 kate nëntokë, me pishina, basen ujor, mur rrethues dhe kabinë elektrike”.

Referuar dokumentacionit, sipërfaqja totale e ndërtimit të miratuar ishte 13,666.6 m² mbi tokë dhe 10,314.9 m² nën tokë.

Pas kësaj lejeje, subjekti zhvillues, kompania “Austrian Construction Albania” sh.p.k., në bashkëpunim me “Lani” sh.p.k. si subjekt ndërtues, ka aplikuar në vitin 2023 në Bashkinë e Tiranës për ndryshim të projektit ekzistues, pa ndryshuar parametrat themelorë të lejes, si numrin e kateve apo sipërfaqet ndërtimore. Ndryshimet kishin të bënin vetëm me fizionominë arkitektonike dhe funksionalitetin e brendshëm të objekteve. Por burokracitë dhe aferat korruptive në Bashkinë Tiranë vonuan kthim-përgjigjen e për rrjedhojë u shkaktuan dëme të mëdha ndërtuesve.

CNA, në dokumentet e siguruara, raportoi se kompania nuk e ka shkelur në asnjë moment lejen e ndërtimit dhe pretendimet e IKMT-së nuk qëndrojnë.

Nga verifikimet në terren rezulton se sipërfaqja aktuale e ndërtuar është madje më e vogël se ajo e miratuar: 13,094 m² mbi tokë dhe 9,199.1 m² nën tokë, duke përjashtuar mundësinë e ndonjë ndërtimi shtesë jashtë lejes. Rreshti i vilave që duket i shtuar në pamje, në fakt nuk përbën shtesë ndërtimi, pasi hapësirat ndërmjet godinave janë më të mëdha. Kështu, edhe pse duket sikur janë tri vila më shumë, sipërfaqja e përgjithshme rezulton afërsisht mbi 1800 m² më e vogël se ajo e miratuar në lejen e ndërtimit.

Shpërthimet gati terroriste të inspektorateve të qeverisë, kur trajtohen nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, dëmshpërblimet shteti ynë i paguan me lekët e shqiptarëve, kujtoni 16 milionë eurot që pasuruan Lulzim Bashën, në këtë rast është edhe më keq./CNA

6 MUAJ ME PARE

Propaganda e qeverisë/ Tritoli nuk i shembi vilat në Sauk

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi tre vila në zonën e Saukut të Tiranës, duke pretenduar se bëhej fjalë për ndërtime pa leje.

Por dokumentet zyrtare të siguruara nga CNA treguan se objektet ishin ndërtuar në përputhje me ligjin dhe kishin marrë leje ndërtimi të miratuar nga autoritetet kompetente.

Sikur të mos mjaftonte ky fakt CNA po sjell këtë të diel edhe dy video ky dallohet qartë propaganda e qeverisë përballë fakteve reale.

Në pamjet e publikuara nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Brendshme Albana Koçiu shihet se pasi IKMT u vendos tritolin tre vilave ato hidhen në erë menjëherë.

CNA ndërkaq ka siguruar videon e plotë të momentit të shpërthimit ku shihet se tritoli i vendosur ka dështuar që të hedhë në tokë tre vilat dhe është dashur që inspektorët e IKMT të nxirrnin në terren fadromat për të “përfunduar” punën që nuk ia doli dot ta mbyllte tritoli./CNA 

6 MUAJ ME PARE

Shteti me frymë terrori mbi biznesin/ Aktet kriminale në prishjen e ndërtimeve

Shembja e tri vilave në zonën e Saukut në Tiranë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, apo edhe objekteve të tjerë të ngjashëm nuk është vetëm një akt administrativ, por një shkelje flagrante e ligjit dhe e të drejtave të pronës private.

Objektet kishin leje ndërtimi të rregullt, sipërfaqet e ndërtuara ishin madje më të vogla se ato të miratuara dhe asnjë centimetër katror nuk ishte jashtë parametrave të lejes.

Megjithatë, me një operacion grotesk policor me rreth 150 efektivë, shteti hyri në pronën private, pa asnjë dokument zyrtar për shembjen, pa një urdhër gjykate dhe pa ndjekur praktikën e zakonshme ligjore që çdo administratë duhet të respektojë. Nuk ishte e nevojshme as të shpërthente objektet për të parandaluar “ikjen” e këtyre të fundit.

Ky është një akt i qëllimshëm i terrorit shtetëror mbi pronën dhe investimet private. Qytetarët që paguajnë taksat për të mbajtur administratën, paguajnë edhe dëmshpërblimin që shteti do të duhet të japë në gjykatë ndaj privatit për këto prishje arbitrare. Në Strasburg, kompania mund të marrë edhe dëmshpërblim dhjetëfish më të madh se humbja e vilave.

Kur shteti vepron si bandë, duke anashkaluar ligjin, siguria juridike zhduket. Shteti mund t’i sekuestrojë objektet, t’i përdorë për të pastrehët, t’i lëshojë me qira, por jo kap e hidh në erë 3 vila që shteti mund t’i përdorë në të ardhmen në të mirë të komunitetit. Kush i paguan kostot për prishjen e këtyre vilave?!

Nuk i paguan as ministrja e Brendshme Albana Koçiu, as kryeministri Edi Rama, i paguan populli shqiptar. Në një shtet ligjor, nuk ka vend për shembje si këto! Në një shtet bandë të gjithë paguajnë, por më shumë koston në fund të ditës e paguan qytetari i thjeshtë./CNA

6 MUAJ ME PARE

Shteti si bandë/ IKMT shemb vilat me leje të rregullt ndërtimi në Tiranë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur me shpërthim të kontrolluar tri vila në zonën e Saukut të Tiranës, duke pretenduar se bëhej fjalë për ndërtime pa leje. Por dokumentet zyrtare tregojnë se objektet ishin ndërtuar në përputhje me ligjin dhe kishin marrë leje ndërtimi të miratuar nga autoritetet kompetente.            

        

Terrori mbi biznesin/ Faktet, si i shembi IKMT vilat me leje të rregullt
Leja e miratuar

           

Sipas të dhënave, ndërtimi i kompleksit rezidencial është kryer në bazë të lejes së ndërtimit me numër R-1539/4, për projektin “Kompleks rezidencial me objekte banimi 1, 2 dhe 3 kate me 1 dhe 2 kate nëntokë, me pishina, basen ujor, mur rrethues dhe kabinë elektrike”.

Referuar dokumentacionit, sipërfaqja totale e ndërtimit të miratuar ishte 13,666.6 m² mbi tokë dhe 10,314.9 m² nën tokë.

Pas kësaj lejeje, subjekti zhvillues, kompania “Austrian Construction Albania” sh.p.k., në bashkëpunim me “Lani” sh.p.k. si subjekt ndërtues, ka aplikuar në vitin 2023 në Bashkinë e Tiranës për ndryshim të projektit ekzistues, pa ndryshuar parametrat themelorë të lejes, si numrin e kateve apo sipërfaqet ndërtimore. Ndryshimet kishin të bënin vetëm me fizionominë arkitektonike dhe funksionalitetin e brendshëm të objekteve.

Terrori mbi biznesin/ Faktet, si i shembi IKMT vilat me leje të rregullt

 

Në relacionin shpjegues të lejes thuhet se projekti synonte zhvillimin e një kompleksi modern banimi me standarde të larta ndërtimi dhe infrastrukturë bashkëkohore.

Terrori mbi biznesin/ Faktet, si i shembi IKMT vilat me leje të rregullt
Relacioni shpjegues

Megjithatë, pavarësisht kërkesës për miratimin e ndryshimeve nga Bashkia e Tiranës, institucioni nuk ka dhënë përgjigje, duke shkaktuar vonesa dhe kosto shtesë për biznesin.

Nga verifikimet në terren rezulton se sipërfaqja aktuale e ndërtuar është madje më e vogël se ajo e miratuar: 13,094 m² mbi tokë dhe 9,199.1 m² nën tokë, duke përjashtuar mundësinë e ndonjë ndërtimi shtesë jashtë lejes. Rreshti i vilave që duket i shtuar në pamje, në fakt nuk përbën shtesë ndërtimi, pasi hapësirat ndërmjet godinave janë më të mëdha. Kështu edhe pse duket sikur janë tri vila më shumë, sipërfaqja e përgjithshme rezulton më e vogël se ajo e miratuar.

Terrori mbi biznesin/ Faktet, si i shembi IKMT vilat me leje të rregullt
Sipërfaqet

Pavarësisht këtyre fakteve, IKMT ndërhyri me forca të shumta policie dhe procedurë të menjëhershme, duke shembur objektet në një akt arbitrar dhe duke ngjallur terror ndaj pronës private./CNA





Lajmet e fundit nga