"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
CNA sjell zhvillimet kryesore deri në orën 15:00. Kuvendi miratoi strukturën e re të komisioneve parlamentare. Pas përfundimit të seancës plenare, PD mblodhi grupin parlamentar ku u unifikua qëndrimi lidhur me integrimin. Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të rikthehet në qeli të vuajë dënimin, pasi Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme.
5 artikuj për këtë temë.

Gjykata e Apelit të Posaçëm lë në fuqi vendimin për dënimin me 4 vite burg të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe me 3 vite të Ardian Bulkut.
Dako ka edhe një pjesë të dënimit për të shlyer dhe pritet të kthehet në qeli.
Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 16.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 02.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurve/ankues V.D., F.F., A.B., ndaj vendimit nr. 70, datë 25.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
1. Mospranimin e ankimit të të pandehurit F.F. ndaj vendimit nr. 70, datë 25.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
2. Lënien në fuqi të vendimit nr. 70, datë 25.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
3. Shpenzimet gjyqësore edhe të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht;
4. U shpall në Tiranë, sot më datë 16.09.2025./
Gjykata e Posaçme më 27 shkurt 2024 vendosi masën “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, i cili u arrestua për shpërdorim detyre.
Një vendim i tillë u mor nga GJKKO për shkak të afateve të paraburgimit.
Ish-kryebashkiaku u arrestua më 6 qershor të 2023-shit me urdhër të SPAK-ut.
Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste, njëra ka të bëjë me shëtitoren e tjetra me dhënien e lejes së një pallati 7-katësh, por që u ndërtua 11 kate dhe u dëmtua nga tërmeti. Nën akuzë janë edhe 10 persona të tjerë./CNA

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar tha se partia që ai drejton mbështet integrimin e vendit por të bazuar në standarde.
Berisha tha se Shqipëria nuk plotëson asnjë nga kushtet e integrimit përveç pozicionit gjeostrategjik që e bën atë portë të BE-së.
Berisha tha se komisioni i integrimit iu hoq opozitës që të mos paraqeste qëndrimet e saj.
"Komisioni i Integrimit ishte komisioni ku opozita do të paraqeste të gjitha qëndrimet e saj.
Teza jonë është që Shqipëria nuk plotëson asnjë nga kushtet e integrimit përveç atij të pozicionit gjeostrategjik, do ta deklarojmë në cdo vend. 90% e përfaqësuesve të 20 mijë zgjedhësve janë partiakë, kjo përbën maksimumin e përqendrimit të pushtetit në një dorë.
Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht sepse siç sanksionohet në rezolutë Shqipëria ka farsë elektorale, Shqipëria është bërë epiqendër kombëtare dhe rajonale e trafikut të drogëerave të forta.
Mbështësim procesin e integrimit por deklarojmë se nuk përfaqëson asnjë standard përveç asaj gjeostrategjik, që kësaj herë po i kthehet në të mirë sepse dikur ka qenë pre.
BE e sheh Shqipërinë si portë të Europës.
Mbështësim integrimin e bazuar në standarde."tha Berisha./CNA

Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Joanit, u mblodh sot, më 16 shtator 2025, në selinë e Qendrës Sinodike të Kryepiskopatës së Hirshme të Tiranës, në përputhje me Statutin e Kishës, dhe kreu zgjedhjet e mëposhtme:
Zgjodhi me vota të plota si Mitropolit të Gjirokastrës: Hirësinë e tij, Mitropolitin e deritanishëm të Amantias, Hirësi Nathanailin. Fronëzimi i Mitropolitit të ri do të bëhet më 20 shtator 2025, në orën 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Gjirokastër.
MITROPOLITI I GJIROKASTRËS, HIRËSI NATHANAILI (Stergiu)
Hirësia e tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, z. Nathanail (Stergiu), lindi në Taksiarhas të Trikalas, në vitin 1957. Ai kreu studimet në shkollën e mesme "Athoniadha" në Malin e Shenjtë (1978) dhe në Fakultetin Teologjik të Universitetit "Aristoteli" të Selanikut (1982).
U qeth murg në Manastirin e Hirshëm të Lavrës së Madhe të Malit të Shenjtë (1979), u hirotonis dhjakon (1982) dhe prift (1987) nga Hirësia e Tij, Episkopi i Rodostolit, Krisostomi.
Nga viti 1991 deri në vitin 2012, shërbeu si prift enorie, atë shpirtëror dhe predikues në Mitropolinë e Shenjtë të Gjirokastrës, si dhe mësues në liceun kishtar "Kryqi i Nderuar" në Gjirokastër.
Në janar të vitit 2012 mori gradën episkopale të priftërisë nga Kryepiskopi ynë i ndjerë Anastas, dhe u ngarkua me kujdesin e Kishës Katedrale të sapondërtuar të Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Gjithashtu, ka shërbyer deri më sot si Kryesekretar i Sinodit të Shenjtë të Kishës sonë.
Më 7 prill 2016, Episkopata e Amantias u ngrit në rang Mitropolie dhe Episkopi Nathanail u caktua Mitropolit Titullar i saj. Është anëtar i bordit ekzekutiv të Fondacionit "Klinika Orthodhokse Ungjillëzimi"./ CNA

Pas mbledhjes, Sinodi i Shenjtë ka zgjedhur Mitropolitin e ri të Korçës, zotin Anastas.
Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Joan, u mblodh sot, më 16 shtator 2025, në Qendrën Sinodike të Kryepiskopatës së Hirshme të Tiranës, në përputhje me Statutin e Kishës, dhe kreu zgjedhjet e mëposhtme:
Zgjodhi me vota të plota si Mitropolit të Gjirokastrës, Hirësinë e tij, Mitropolitin e deritanishëm të Amantias, z. Nathanail. Fronëzimi i Mitropolitit të ri do të bëhet më 20 shtator 2025, në orën 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Gjirokastër.
Zgjodhi me vota të plota si Mitropolit të Korçës, Hirësinë e tij, Episkopin e deritanishëm të Krujës, z. Anastas. Fronëzimi i Mitropolitit të ri do të bëhet më 27 shtator 2025, në orën 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Korçë.
Në vijim, dy Mitropolitët e sapozgjedhur dhanë mesazhin e madh në paraklisën e Qendrës Sinodike.
Mitropoliti i Korçës z. Anastas (Mamaj)
Hirësia e tij, Mitropoliti i Korçës, z. Anastas (Mamaj), lindi në Vlorë, në vitin 1979. Ai kreu studimet në Departamentin e Gjuhës Greke në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Athinës (1999), u diplomua në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës dhe mori diplomë në Administrim Biznes (MSc) (2001-2005). Më vonë ndoqi studimet në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” (2017) dhe në Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës në Kolegjin Universitar LOGOS, ku mori diplomë (BSc) në Studime Teologjike Sociale dhe Shkenca Fetare (2023).
Në vitet 2005-2009 ka mbajtur poste me rëndësi në Bankën Italo-Shqiptare dhe nga viti 2009 deri në vitin 2017 ka pasur poste drejtuese në Union Bank. Nga viti 2006 deri në vitin 2014 ka qenë anëtar i Këshillit Kleriko-Laik të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Mitropolitit të ndjerë të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, z. Ignat.
U hirotonis dhjakon më 22 janar 2018 nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi z. Anastas, u hirotonis prift më 20 tetor 2019 dhe mori titullin e Arkimandrit më 9 gusht 2020.
Nga viti 2017 deri më sot kontribuon në administrimin e pasurisë kishtare dhe aktiviteteve ekonomike të Kishës së Shqipërisë. Është Drejtor Ekzekutiv i Institucionit Universitar “LOGOS”, përfaqësues i Kryepiskopit në Këshillin Ekzekutiv dhe anëtar i Këshillit Administrativ të Fondacionit “Klinika Orthodhokse Ungjillëzimi”. Gjithashtu, është këshilltar në Institucionin Arsimor “Frymë Dashurie” dhe nga data 3 dhjetor shërben si Protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës dhe Durrësit. Përveç gjuhës amtare, flet gjuhën greke dhe italiane./ CNA

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë me dije sot në seancën parlamentare emrat e nënkryetarëve të Kuvendit.
Nënkryetarët e Kuvendit janë Klodiana Spahiu dhe Argon Gjekmarkaj. Ndër të tjera bëri me dije edhe emrat për Sekretariatet përkatëse./ CNA
https://www.cna.al/politike/dosja-partizani-malltezi-eshtj...
Pse gazetari që "kutërbon", Mero Baze, nuk...
"Çyrbja" kalon në Themel/ Të pandehurit...
Dëshmia në Hagë/ Rubin: Thaçi kishte rol p...
Lirimi i hapësirave/ Rama, ultimatum bizne...
Çfarë fshihet pas heshtjes së "Turkish Air...
https://www.cna.al/aktualitet/dita-e-24-t-ende-ne-pritje-v...
Historike! Shqipëria mirëpret për herë të ...
Qeveria në “WhatsApp” dhe çfarë pritet nga...
Dita e 23-të/ Ende në pritje, Veliaj dh...
Kontrata me DHL/ Celibashi: Nëse nuk do ta...
Klodiana Lala zbardh të tjera detaje për k...
Masakra në Shkodër/ Zbërthehet autori: Obj...
Firmoset dekreti/ Kuvendi i Shqipërisë mbl...
“Air Albania” si vrasje me paramendim, e m...
Mashtruesi Zeqo Pilafi, në pleqërinë e tij...
Mero Baze prishet me Ramën/ "Futi Veliajn ...
Zbulohet një tjetër pasuri e Mero Bazes (P...
Skandali/ Regon Baze, djali i Plakut Mere ...
Fakti/ DigitAlb i mbytur në borxhe, zbuloh...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...