web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

CNA sjell lajmet më kryesore deri në orën 18:00

5 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Masakra në Shkodër/ Zbërthehet autori: Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

"Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të?, ka deklaruar Ragip Gila.

Në këtë mënyrë është zbardhur deklarata e parë që ka dhënë shtetasi Ragip Gila në polici pasi u arrestua si autori i dyshuar që vrau dy shtetasit Armando Pali dhe Liridon Kraja dhe plagosi dy të tjerë, Erogen Vaso dhe kamarieren Meri Kaceri.


?Erogen Vaso ka ndenjur duke më kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Erogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të?, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar Gila pas marrjes në pyetje në polici.


Ndërkohë mësohet se i arrestuari gjatë tentativës për t'i shpëtuar ndjekjes së policisë është rrëzuar nga një lartësi poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir duke dëmtuar këmbën.


Në ato momente i është bërë thirrje për të hedhur armën dhe për t?u dorëzuar dhe Gila i është përgjigjur thirrjeve të policisë duke thënë se e ka hedhur armën, është dorëzuar dhe se i dhemb këmba.

Menjëherë më pas efektivët e kanë vënë në pranga ndërsa tashmë 30-vjeçari ka dhënë edhe deklaratën e tij të parë duke thënë se objektiv kishte Erogen Vason pas problemeve personale me të.


Policia e ka marrë me rezervë këtë deklaratë dhe po hetohen nëse ka persona të tjerë pas tij që mund ta kenë porositur për të kryer vrasjen e 43 vjeçarit Erogen Vaso i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin ushtarak në Tiranë./CNA

 

8 MUAJ ME PARE

Gazment Bardhi, duke i falsifikuar, përdor siglat e Kuvendit për një shkresë që ai e quan kallëzim

Lajmet kryesore deri në orën 18:00
Gazment Bardhi

Gazment Bardhi ka përdorur letrën me shenjat e Kuvendit të Shqipërisë për një shkresë të depozituar në SPAK, të cilën ai e shpërndan si kallëzim penal.

Për dijeni, shkresat me shenjat e Kuvendit mund të përdoren vetëm për shkresa që dalin nga Kuvendi i Shqipërisë.

Lajmet kryesore deri në orën 18:00
Statusi i Gazment Bardhit

Në rastin e një shkrese të një grupi parlamentar, këto shkresa hartohen në letër që përmban shenjat identifikuese të grupit parlamentar të Kuvendit dhe depozitohen për procedim në drejtim të institucionit ose personit të cilit i drejtohen.

Një kopje e tyre, pra regjistrohet dhe merr shënimet përkatëse si numri i protokollit dhe data, nga regjistri i protokollit të Kuvendit. Kështu, shkresa mbetet gjithmonë në arshivat e Kuvendit.

Më pas është Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që përcjell shkresën e grupit parlamentar, të shoqëruar me një shkresë përcjellëse me shenjat e Kuvendit dhe që nënshkruhet nga vetë Sekretari i Përgjithshëm.

Gazment Bardhi ka hartuar një shkresë fund e krye të falsifikuar.

Nënshkruan në emër të grupit parlamentar kur mbledhje dhe nënshkrime të grupit nuk ka.

Përdor stemën dhe logon e Kuvendit, kur Kuvendi nuk ka të depozituar asnjë shkresë me firma nga Gazment Bardhi dhe nuk ka proceduar asnjë shkresë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike në adresë të SPAK-ut.

Nga stili i përdorur, ky stili i Gazit ngjan shumë me taktikat elektorale të Adriatik Lapajt.

Nga anët tona thonë: "ngjajnë pa bëhet krushqia"./ CNA

8 MUAJ ME PARE

Gazment Bardhi, kallëzim në emër të grupit, por nuk e publikon

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku njofton në emër të këtij grupi se ka bërë një kallëzin në SPAK me të dhëna të reja nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA përsa i përket çështjes McGonigal.

Bardhi ka publikuar një dokument me kallëzimin dhe provat e parashtruara, por nuk informon publikun se me cilët deputetë e ka marrë vendimin dhe cilin grup parlamentar pasi nuk ka një shkresë me firmat e deputetëve.

Lajmet kryesore deri në orën 18:00
Postimi i Kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi

Ku e ka vendimim e Grupit?

Cili Grup Parlamentar është mbledhur, grupi i vjetër apo grupi i ri? Sepse Grupi i ri Parlamentar ende nuk e ka marrë detyrën, betimi bëhet më 12 shtator.

Në rast se Parlamenti do të mblidhet sonte në mënyrë urgjente ose nesër, ose pasnesër, nuk thirren deputetët që janë zgjedhur, sepse ata nuk janë betuar, thirret Grupi i vjetër Parlamentar.

Me kë e ka marrë Gazment Bardhi vendimin?

Ku e ka Gazment Bardhi vendimin e Grupit Parlamentar?

Ku janë firmat e  vendimit të Grupit të vjetër Parlamentar?

Sepse firmat e Grupit të ri nuk kanë asnjë vlerë ligjore pasi deputetët nuk quhen të tillë derisa të bëjnë betimin./CNA

 

 

8 MUAJ ME PARE

Takimet e nivelit të lartë në DASH/ SPAK zbardh detaje nga vizita e Altin Dumanit në SHBA

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

SPAK ka zbardhur detaje nga takimet e nivelit të lartë në Uashington të kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Sipas SPAK-ut, gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI) u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK-ut dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave.

Po ashtu, Dumani mori pjesë në Konferencën e DEA-s në SHBA, më 26-28 gusht.

Gjatë konferencës, Dumani zhvilloi një takim me administratorin e DEA-s, z.Terrance Cole, ku u vlerësua bashkëpunimi ekzistues në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe rëndësia e vazhdimit dhe zgjerimit të tij në të ardhmen.

“Drejtuesi i SPAK, z.Altin Dumani me ftesë të zyrtarëve të qeverisë amerikane zhvilloi takime në SHBA

WASHINGTON D.C – Në cilësinë e Drejtuesit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z.Altin Dumani zhvilloi takime të nivelit të lartë gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C, në Shtetet e Bashkuara, më 2 dhe 3 shtator.

Gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI) u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave.

Z.Dumani shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe theksoi rëndësinë e këtij partneriteti strategjik.

Drejtuesi i SPAK mori pjesë në Konferencën e DEA-s në SHBA, më 26-28 Gusht

NASHVILLE-TENNESSEE –  Me ftesë të Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA), Drejtuesi i SPAK, z.Altin Dumani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët, e cila u zhvillua në Nashville të Tennessee më 26-28 Gusht.

Konferenca e titulluar, “Uniteti global për një të ardhme më të sigurt: Forcimi i aleancave kundër krimit transnacional” , u përshëndet nga Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të  Bashkuara, znj. Pamela J. Bondi.

Gjatë konferencës, z.Dumani zhvilloi një takim me administratorin e DEA-s, z.Terrance Cole, ku u vlerësua bashkëpunimi ekzistues në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe rëndësia e vazhdimit dhe zgjerimit të tij në të ardhmen.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme pati takime edhe me drejtues të agjencive të rëndësishme të zbatimit të ligjit të vendeve pjesëmarrëse në konference, me të cilët diskutoi mundësinë e krijimit të urave të komunikimit si edhe forcimin e marrëdhënieve ekzistuese, për të luftuar trafikun ndërkombëtar të narkotikëve”, thuhet në njoftim./ CNA

8 MUAJ ME PARE

Dita e 22-të e mashtrimit/ Erion Veliaj dhe Mero Baze nuk nxjerrin dokumentin me firmën e Ols Dados

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, dhe roja i tij, Mero Baze, vijojnë të mashtrojnë ditë pas dite opinionin publik.

Kanë kaluar plot 22 ditë dhe as Veliaj e as Mero Baze nuk e kanë publikuar dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e kryebashkiakut në lidhje me pretendimet për një shtesë mbi lejen e ndërtimit, që sipas tyre nxjerr në konflikt interesi prokurorin, që, po sipas tyre, i ka kryer hetimet për “hakmarrje”.

Pretendimet që kanë bërë ndaj Dados janë thjesht dhe vetëm mashtrime publike dhe me një qëllim të vetëm, të godasin drejtësinë.

Pretendimi i Mero Bazes

Mero Baze thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.

“Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal për të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia, e cila nuk i është realizuar”, thotë Mero Baze, i cili shërben si vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Nëse është kështu, pse nuk e vërteton Mero Baze? Ku e ka dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt? Pse nuk e nxjerr?

Në pikën 135, Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

Pse Erion Veliaj nuk e nxjerr dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e tij?

Kanë kaluar plot 22 ditë dhe Erion Veliaj e Mero Baze vijojnë mashtrimin publik ndaj shqiptarëve, thjesht dhe vetëm për të sulmuar drejtësinë për faktin se ka çuar prapa hekurave një kryebashkiak të arrestuar për disa vepra të rënda penale dhe me 13 akuza./CNA

 





Lajmet e fundit nga