Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Mero Baze ose siç njihet ndryshe “Plaku Mere” ka nisur me intrigat dhe thikat pas shpine ndaj Kryeministrit Edi Rama. Prej kohësh në editorialet e llojit të tij, Mero Baze artikulonte se nëse Gjykata e Lartë nuk e lironte Erion Veliajn nga burgu atëherë ishte Edi Rama ai që e kishte arrestuar. Pasi Gjykata e Lartë dha vendimin për lënien në burg të Veliajt, Mero tha se kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës duhet të flasë. Teza e tij u shkrua, por nuk u publikua. U hoq nga editoriali i tij i famshëm ku deklaronte se anëtarët e trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë ishin të majtë, por ata e kishin në mend Erionin për shkak të distancës higjienike që kishte mbajtur Edi Rama dhe presionin që kishte bërë SPAK-u. Gjykata e Lartë e la në burg Erionin ndërsa Mero Baze vazhdoi intrigën e tij duke kërkuar që Veliaj të flasë. Ndaj kujt do të flasë Erioni? Për kë do të flasë? Për më tepër lexoni në artikujt e mëposhtëm qëndrimet e CNA-së
4 artikuj për këtë temë.

Mero Baze ka nisur të shfaqë intrigat e tij, thika pas shpine dhe këto i ka filluar me kryeministrin Edi Rama.
Nuk dihet gjithë kjo dashuria e Mero Bazes për Erion Veliajn, të cilin e kishte zgjedhur trashëgimtar dhe e donte së tepërmi, por mesa duket vetëm Mero i ka ngelur Erionit dhe askush tjetër.
Ndoshta dhe krisja e marrëdhënies së Mero Bazes me Edi Ramën fillon dhe mbaron tek Erion Veliaj.
Në fakt, së fundi u mësua se Mero Baze kishte artikuluar se në rast se Gjykata e Lartë nuk e lironte Erion Veliajn nga burgu atëherë ishte Edi Rama ai që e kishte arrestuar.
Por çfarë ka ndodhur më pas?
Më pas, ka ndodhur një tjetër artikulim nga Mero Baze.
I shkruar në editorialin e ditës kur dha vendimin Gjykata e Lartë, por me një pasazh të hequr.
Mero Baze shkroi se tani që Gjykata e Lartë e mbajti në arrest Erion Veliaj duhet të flasë.
Teza e tij u shkrua, por nuk u publikua. U hoq nga editoriali i tij i famshëm ku deklaronte se anëtarët e trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë ishin të majtë, por ata e kishin në mend Erionin për shkak të distancës higjienike që kishte mbajtur Edi Rama dhe presionin që kishte bërë SPAK-u. E gjithë kjo një gënjeshtër, por gjithsesi Erioni qëndroi në burg dhe Mero Baze vazhdoi intrigën e tij duke kërkuar që Erioni të flasë.
Ndaj kujt do të flasë Erioni?
Për kë do të flasë?
Dhe, pak ditë më parë pamë një mesazh të Erion Veliajt të stilit alla Mero Baze që kur të flas unë ti do të jesh lajm i fundit.
Kujt ia çonte këtë mesazh të koduar përveçse kryeministrit?
Sepse në Partinë Socialiste Erion Veliajn nuk e donte askush, ai ishte një çiban në atë parti, i ardhur nga Mjaft-i që kishte bërë protesta për të rrëzuar socialistët në vitin 2005. I hodhi në rrugë. Shkaku që socialistët shkuan në opozitë, një nga ato ishte Erion Veliaj dhe Mjaft-i.
Më pas me G99 nuk mori dot as 10 mijë vota në të gjithë Shqipërinë, dhe u fut në parti, u bë dhe udhëheqës, mori poste drejtuese, ku në fakt socialistët, për të mos thënë atë fjalën tjetër, nuk e shikonin dot me sy.
Dhe një nga mbështetësit kryesorë të shkuarjes së Veliajt në kupolën e PS-së ka qenë dhe Mero Baze, i cili tashmë me Erionin në burg mendon se mund t?i shpëtojë karrigen politike, mund ta kthejë më të fortë në krye të PS-së dhe ka filluar kërcënimet dhe intrigat ndaj kryeministrit Edi Rama.
Së pari, me faktin që Mero Baze e ka artikuluar shpesh se ishte Edi Rama ai që e kishte futur Erion Veliajn në burg, megjithëse shkruante se e kishte bërë Ols Dado për një shtesë lejeje, të cilën Erioni e kishte refuzuar, një gënjeshtër kjo e zbërthyer. Sot, pas 13 ditësh, ende nuk është publikuar dhe jemi përballë faktit tani që Mero Baze po artikulon tezën që Erion Veliaj duhet të flasë, por ka ndodhur dhe një mesazh i koduar i nxjerrë në ?TikTok?.
Një intrigë e qartë, një thikë pas shpine, një kërcënim ndaj Ramës që vjen nga Mero Baze dhe Erion Veliaj, ky i fundit nga halli se është në burg, ndërsa ai i pari nga halli për të marrë lekët e atij që është brenda, pasi e ka pasur një nga sponsorët kryesorë dhe sipas të dhënave mund të ketë përfituar të paktën 500 mijë euro nga të ardhurat zyrtare për të tjerat nuk ka të dhëna, por dyshohet se mund të jenë me miliona euro./ CNA

Mero Baze, gazetari i oborrit të pushtetit, dikur nxënësi dhe krahu i djathtë i Sali Berishës, më pas këshilltar mediatik i Ramës dhe servil i Metës, sot i ngelur i vetmi pastrues në kufijtë imagjinarë të pushtetit të Erion Veliajt, ka gjetur se kush është autori i burgosjes së këtij të fundit.
Gjatë kohës që pritej vendimi i Gjykatës së Lartë, filloi një sulm ndaj SPAK-ut, por me shumë kujdes shkruhej ndaj gjyqtarëve që do jepnin vendimin, disa prej tyre quheshin me integritet profesional, të drejtë, të ndershëm etj.
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Mero Baze shkroi një editorial ku sulmoi ashpërsisht vendimin. Tha se njëri prej gjykatësve ishte i majtë, komunist i thekur dhe tjetri socialist, por ata padrejtësishit kishin lënë Veliajn në burg sepse Edi Rama kishte mbajtur distancë higjienike ndaj Gjykatës së Lartë.
Por muaj më parë kryeministri hidhte akuzat lumë ndaj SPAK. Ndryshim standarti i konstatuar nga vetë Mero.
Konfuze si deklaratë sepse nga njëra anë na thotë se janë të majtë, socialistë, në kontrollin e qeverisë, në anën tjetër thotë se kishte mbajtur distancë Edi Rama që kishte sulmuar SPAK.
Por përpara se ta shkruante këtë deklaratë (distancën higjenike të Kryeministrit) që shkon si akuzë ndaj Ramës, Mero Baze në takim me miq, kolegë, gazetarë, deklaronte se "në rast se nuk e nxjerr Gjykata e Lartë Erion Veliajn atëherë provohet teza se e ka burgosur Edi Rama".
Në shkrimet e tij e ka burgosur Ols Dado nga inati se nuk i dha një shtesë leje, ndërkohë që sot, pas 10 ditësh të kësaj deklarate apo pas muajsh që e përsërit Erion Veliaj, nuk e kanë nxjerrë as Veliaj dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e tij dhe as Mero Baze.
Më tej në tavolina tha se e kishte burgosur Edi Rama, sepse Erion Veliaj ngeli në burg në Gjykatën e Lartë.
Cila nga tezat e Meros vlen? Ols Dado, edhe pse nuk ka qenë prokurori i vetëm, por bashkë me kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, e burgosën për inat të lejes apo e burgosi Edi Rama se e kishte frikë si pasardhës?
Ose e kanë burgosur nga inati Dado me Dumanin, ose e ka burgosur Edi Rama, ose është në burg për shkak se ka shkelur ligjin. Në fakt kjo e treta është e vërteta.
Për më tepër të japë dhe argumentet dhe të mbrojë njërën nga tezat e tij. Megjithëse i ka filluar një pleqëri e hershme, e vetmuar, e mundimshme.
Në rast se i ka me faktin që ai e ka përmendur shpesh se Gjykata e Lartë kontrollohej nga kryeministri të thotë pse Edi Rama nuk ndikoi që “trashëgimtari i tij” që adhuron Mero Baze nuk doli të paktën në arrest shtëpie? Se ishte po i njëjti që akuzoi SPAK.
Ose të na tregojë pse e burgosi Edi Rama, që të paktën të mos gënjejë Ylli Rakipin që nuk e beson por e shijon si po katandis i mjeri Mero./ CNA

Në një editorial të sotëm, Mero Baze ka rikonfirmuar se Gjykata e Lartë ka përgjegjësi për përbërjen e saj. Pra, nuk ia dolën apo nuk deshën. Thjesht Mero Baze konfirmon atë që ka thënë dje e pardje dhe në mënyrë sistematike, se Gjykata e Lartë është e kapur nga Partia Socialiste dhe nga kryeministri Edi Rama.
Pra, reforma në drejtësi sipas logjikës të shërbente që të kapej edhe SPAK-u, edhe GJKKO-ja, edhe çdo sistem i drejtësisë.
Gjykata e Lartë e ka konfirmuar vendimin. Mero Baze, shumë i mërzitur, pasi nuk ka vepruar siç donte ai. Dhe kemi shkruar se kur SPAK-un ta drejtonte Mero, por tani do të shkruajmë: “Kur Mero të drejtonte Gjykatën e Lartë”, atje ku ka mikun e tij të ngushtë, Sokol Sadushin, i cili në fakt më shumë sesa mik i Edi Ramës është mik i Bazes. Sot ai ka theksuar se Rama dhe pushteti kanë përgjegjësi për përbërjen e Gjykatës së Lartë. Pra, kanë konfirmuar gjithçka që është bërë betejë vite e vite më parë, edhe nga Ilir Meta më parë, në atë kohë e që sot ndodhet pas hekurave të burgut 313, edhe nga ish-kryeministri Berisha, edhe nga Lulzim Basha se është bërë një kapje e sistemit të drejtësisë, një kapje e reformës në drejtësi nga Fatmir Xhafaj, nga instrumente, nga segemente politike me ndryshime, e të tjerë.
Në fakt. Mero thotë një të vërtetë: Gjykata e Lartë është në duart e socialistëve. Tregon se ky pushtet duhet të ishte aq i kontrollueshëm, sa të thonin se një i korruptuar, i kapur dhe i akuzuar me 13 vepra penale, tashmë do at fitojë betejën e tij në Strasburg sepse Gjykata e Lartë konfirmonte për herë të katërt arrestin e Erion Veliajt.
Në fakt, Mero Baze me këtë që ka shkruar, përtej gjithçkaje, na tregon se individë të tillë, personazhe të pështira publikë e politike, mediatike e më tej, ish-mercenarë të Sali Berishës dhe sot janë milionerë e miliarderë të Edi Ramës, nuk kërkojnë asgjë më shumë, por një sistem të kontrolluar drejtësie, që miqtë që i paguajnë të mos burgosen, por për të tjerët nuk ka asnjë problem.
Nuk i tha këto Mero, as për Ilir Metën, as për kryetarë të tjerë të bashkive, ministrat e tjerë të Edi Ramës , por sot është kujtuar “t’i vejë flakën” sistemit të drejtësisë shqiptare, reformës në drejtësi, duke mbrojtur një njeri me 13 akuza të rënda penale.
Tani, s’kemi se ç’presim më shumë veçse që SPAK ta dërgojë Erion Veliajn me akuza në GJKKO dhe ai të marrë drejtësinë që kërkon, duke qëndruar në burg sepse ai prishte provat.
Erion Veliaj nuk është në burg për show, por për 13 akuza penale dhe sepse shkatërronte provat në detyrën e tij si kryetar bashkie. Ndoshta nuk do të ishte atje brenda, nuk do të ndodhej në Burgun e Durrësit në rast se do të jepte dorëheqjen dhe si një zyrtar europian do të jepte dorëheqjen dhe do të kërkonte një drejtësi duke iu vënë në dispozicion asaj.
Por nuk zgjodhi atë. Zgjodhi të anatemonte, të sulmonte, të ‘kafshonte’ drejtësinë, duke përdorur Merot dhe Mjerot e tjerë të medias në Shqipëri, të cilët kujtojnë se mund ta marrin peng drejtësinë dhe mund ta përdorin atë për interesat e tyre personale dhe korruptive.
Dhe sulmet e Meros dhe “Mjerove” ndodhin në të njëjtën ditë kur BE thekson: “Mos prekni SPAK-un!”. Pra Europa na do dhe na pranon me SPAK-un, Mero nuk e do SPAK-un, por do që të këtë nën kontroll të plotë Gjykatën e Lartë, të japë vendime siç di ai, të ketë në kontroll SPAK-un dhe të arrestojë dhe lirojë kë do ai, ndërsa BE-ja kërkon të na pranojë së bashku me SPAK, me Reformën në Drejtësi, edhe me problematikat dhe kritikat që ajo mund t’i ketë të arsyeshme ose jo./CNA

Në një editorial të gjatë me lot krokodili dhe në fund me “pushkatim” publik sot Mero Baze ka vënë vulën për Erion Veliajn.
Sipas K-analistit të zyrave të pushtetit, për vendimin e kanë fajin SPAK-u dhe prokurorët që s’duhet ta arrestonin. Fajin e kanë gjykatësit që kanë varësi nga SPAK-u. Fajin e kanë Rama dhe gjykatësit e majtë në Gjykatën e Lartë.
Më tej tregon e shkruan një tufë budallallëqesh që në fakt ngrenë dyshime të arsyeshme se ku është katandisur zari i parafundit i Veliajt, dhe me gjithçka që jep në editorial thjesht dhe vetëm e “pushkaton” më tej atë dhe tregon se gjykatësit që dhanë vendimin në Gjykatën e Lartë janë të majtë, por s’u tha partia dhe kuptohet fajin e ka Saliu që SPAK-u në fakt i ka ngritur akuzë dhe e mbylli gati një vit në shtëpi.
Sipas Meros, vendimi, nga pikëpamja profesionale, dëshmon varësinë e gjithë sistemit të gjykatave nga SPAK-u, për shkak të fuqisë që ai ka për të ndikuar në gjykatat shqiptare, në bazë të fuqisë antikushtetuese që i është dhënë. Ky vendim dëshmon dështimin e drejtësisë për t’u shkëputur nga presioni politik. Të jetë katandisur kaq analfabet Mero vallë?
Nejse, pushteti e paratë çfarë nuk bëjnë, por të thuash fuqi antikushtetuese kur ndryshimet në Kushtetutë janë bërë pikërisht me 140 vota dhe kompetencat janë të qarta prej gati 1 dekade, ke lajthitje në objekt. E kjo lajthitje filloi që kur bërtiste “rroftë SPAK-u” se merrte Saliun e Metën, ndërkohë sot SPAK-u është me të njëjtën fuqi ligjore dhe ai thotë “poshtë SPAK-u” se i mori pagatorin.
“Nëse arritja më e madhe e drejtësisë nënkuptohej si distanca e institucioneve të reja nga politika, SPAK-u dhe gjykatat e varura prej tij dëshmuan se, në fakt, u gjunjëzuan përballë atyre që u bënë presion politik dhe po tregohen represivë ndaj atyre që nuk kanë fuqi politike”.
Më poshtë Mero thotë se gjykatësit ishin të majtë dhe nën influencën e qeverisë.
“Erion Veliaj sot është ‘ekzekutuar’ politikisht nga Gjykata e Lartë, nga një treshe gjyqtarësh, për të cilët pushteti i ka pasur gjithë mundësitë të ndikonte nëse do të dëshironte, por ka vendosur të mbajë standardin e distancës politike prej tyre”. Pra, sipas tij, Gjykata e Lartë është e kapur nga pushteti, por nuk ndërhyri Rama, që do të thotë Erionit ia futi kryetari i tij që nuk e liroi në Gjykatën e Lartë. Pra, vendimi i Gjykatës së Lartë është fitore e së majtës, e socialistëve dhe gjyqtarëve të tyre. Rroftë logjika e Mero Bazes.
Saliu thotë Mero gjunjëzoi SPAK-un e GJKKO-në se liruan dhëndrin e tij. Në fakt, dhëndri i Berishës ka marrë akuzën, dhe në bazë të procedurës mund të kërkonte lirinë pasi janë përfunduar hetimet. Në fakt Malltezi mund të ndiqej i lirë sepse s’kishte çfarë t’u bënte provave, kurse Erioni ishte në detyrë, prishi provat dhe sot s’e ka mbajtur në arrest GJKKO, por Gjykata e Lartë me treshe gjyqtarësh të majtë. Të njëjtën që ka kërkuar Malltezi mund ta kërkojë edhe Veliaj pas marrjes së akuzës me përfundimin e hetimeve.
Më tej sjell argument Salianjin që ka bërë 9 muaj burg, 2/3 e dënimit dhe e nxori gjykata e Fierit, ashtu siç e parashikon ligji gjykimin në liri të Fatmir Mediut, është fitore e Saliut ndaj SPAK-ut, se Mediu sipas Meros mund ta fshehë Gërdecin. E që Mero ta dojë SPAK e GJKKO duhet të hetojë e burgosë djalin e Berishës. Që Mero vuan nga “sindroma” e Saliut kjo dihet, por tani ndoshta nuk i bën derman as ndonjë klinikë e shëndetit mendor.
“Të dyshuarit për korrupsion nga ana e socialistëve u masakruan me arrestime paraprake krejtësisht linçuese, pas fushatave dezinformuese të zyrës së shtypit të SPAK-ut për “fajet” e supozuara të tyre, duke i dorëzuar në “gjykatën popullore të rrugës”, këtu qan Mero zyrtarët e dënuar për korrupsion me vendime gjykatash. Të gjithë janë me vepra penale, me akuza dhe një pjesë e tyre me vendime, dhe nga paraburgimi sipas ligjit edhe kanë përfituar, pasi një ditë është 1.5. Për rastin e Veliajt SPAK duhet të çojë sa më shpejt akuzën që të mos ketë përfitim nga kjo hapësirë ligjore që ja jep paraburgimi, por ta bëjë çdo ditë burg kokërr më kokërr.
Gënjen si derri Mero Baze kur thotë, “Erion Veliajt i refuzohet gjykimi në liri, edhe pse nuk ka ende një akuzë zyrtare”. Janë 13 akuza që ende s’kanë shkuar në gjykatë, por janë provuar në të gjitha shkallët e gjykatës dhe sot Gjykata e Lartë e la në burg me fakte e prova që Mero i quan OJF e gruas.
Një perlë tjetër është kur krahason Metën me Veliajn, i pari edhe mund të ndiqej në liri se nuk ishte në detyrë, i dyti jo vetëm vazhdoi abuzimet, por prishi dhe provat. “Pushteti që iu dha atyre është keqpërdorur në mënyrë mizore dhe sot janë në burg Ilir Meta dhe Erion Veliaj – njëri i konsideruar pa fuqi politike dhe tjetri i braktisur politikisht nga partia e tij, për shkak të politikës së saj për të ruajtur distancën nga drejtësia”. Këtu na tregoi se PS i ka vënë drunë Veliajt dhe na qenka Mero që e mbron. Ai që dikur ishte trompa e Saliut dhe sot është kthyer në qaramanin e Veliajt. Si ato plakat që shkojnë e qajnë në vaki me oi.
Shkon dhe në propozime konkrete, Mero se është edhe i ditur nga procedura penale, ka “studiuar: me pagesat e familjarëve të Veliajt. Sipas tij, “që kjo praktikë të marrë fund, natyrisht, e vetmja mënyrë është rishikimi i fuqisë së pakufishme që i është dhënë drejtësisë së re, duke kufizuar me ligj, në Kodin Penal, arrestimet paraprake për akuza ku të dyshuarit nuk kanë mundësi të prishin prova apo të përsërisin veprën penale – dhe me këtë rast edhe ndryshime të tjera”. Këtu do të vërë vetullat dhe nxjerr sytë, se është e ekspert drejtësie…
Mjafton kjo fjali “duke kufizuar me ligj, në Kodin Penal, arrestimet paraprake për akuza ku të dyshuarit nuk kanë mundësi të prishin prova”. Këtu Baze e “pushkaton” Veliajn dhe u jep të drejtë prokurorëve dhe gjykatave të të gjitha niveleve. A thua nuk e di Mero që Erion Veliaj është kapur duke prishur prova e duke marrë këshilla nga ti për të shantazhuar dhe akuzuar prokurorët.
Zbulohet një tjetër pasuri e Mero Bazes (P...
Skandali/ Regon Baze, djali i Plakut Mere ...
Fakti/ DigitAlb i mbytur në borxhe, zbuloh...
Nga përfitimi i rreth 50 mijë paundëve te ...
Lori Hoxha llahtariset nga hetimet për inc...
SPAK-u, Dritan Prençi, inceneratorët dhe b...
“Tentakulat” e Ajola Xoxës deri te landfil...
Rivlerësimi i pronave/ Ja çmimet e referen...
Sa paguajnë shqiptarët për një deputet? 1...
Pse "Kafka" nuk është i nënë Shqiponjës, p...
Çfarë është prokurori i SPAK-ut, Dritan Pr...
Dorëhiqet Komandanti i Gardës së Republikë...
Dokumenti 60 milionë euro që akuzon prokur...
Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda He...
Përgjimet/ “Kemi vetëm 1 ditë kohë”, inske...
CNA nesër të tjera përgjime për Bollinon d...
Përgjimet, “më kanë thënë miq nga PD-ja”/ ...
Zbardhen DETAJET/ Ja përgjimet e Veliajt p...
Seancat në Apelin e GJKKO/ Engert Pëllumbi...
Pse Veliaj kërkoi dyer të hapura për media...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...