web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

CNA zbardh përgjimet e Veliajt/ Sulmet ndaj drejtësisë dhe kërcënimet për Manjën

CNA ka publikuar ditën e sotme prej orës 18:00 pjesë nga dosja me përgjimet e bisedave telefonike të Erion Veliajt me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe vëllanë e tij, Arbër Veliaj nga paraburgimi i Durrësit. Bisedat përfshinin porosi të kryebashkiakut të arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, ku Veliaj nga qelia, ditë përpara vendimit të Apelit më 13 mars, udhëzonte vëllanë e tij dhe Ajola Xoxën se si të sulmonin prokurorët dhe gjyqtarët përmes mediave. Në përgjimet e bisedave telefonike të Erion Veliajt përmendet dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ku Veliaj pretendon se ai ka inicuar kontrollet në qelinë e tij dhe nga bisedat del se kryebashkiaku nuk pranon të transferohet në një IEVP tjetër. Veliaj në bisedat me Xoxën dhe vëllanë e tij, “shpërthen” ndaj Manjës, duke e quajtur “qelbësirë”, “katundar” dhe thotë se “nuk ka për t’ia falur kurrë” dhe se “do ta mbysë me thonj”. Kërcënim ky i hapur ndaj zyrtarit të lartë. Në përgjime përmenden një sërë mediash, si “shqiptarja.com”, “Tema”, dhe gazetarët Carlo Bollino, Ilir Yzeiri, Mero Baze dhe Mira, të cilët i udhëzon të bëjnë shkrime kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve. CNA do të vijojë publikimin e plotë të dosjes së përgjimeve të Veliajt.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zbardhen DETAJET/ Ja përgjimet e Veliajt për Carlo Bollinon

CNA zbardh përgjimet e Veliajt/ Sulmet ndaj drejtësisë dhe

CNA ka siguruar përgjimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në qelinë e tij nga burgu i Durrësit.

CNA ka zbardhur detaje në lidhje me fushatën mediatike dhe se si Erion Veliaj ka urdhëruar vëllanë e tij Arbër Veliajn që të merret me mediat.

Në përgjime përmendet dhe botuesi Carlo Bollino, ku thuhet se Arbër Veliaj orientohet nga Veliaj që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh.

Detaje nga përgjimet ku përmendet emri i Carlo Bollinos dhe emisioni që është për Veliajn dhe faktin se duhet të shpërndahet edhe në mediat e tjera.

?Në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me Karlon e ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin e Karlos, por Erioni e pyet ?Po Albën, s'ke as Albën as Karlon??. Ajola i përgjigjet se numrin e Albës e ka dhe do ta pyesë. Erioni i thotë gjithashtu se numrin e Karlos mund t'ia japë edhe Renato.

CNA zbardh përgjimet e Veliajt/ Sulmet ndaj drejtësisë dhe

Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë.

Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon se "kta shokët tanë? i kanë thënë që nesër do të zhvillohet konferenca me gazetarë. Erion Veliaj e orienton që takimi me gazetarët të bëhet me gazetarë normal, nga Top Channel, Report Tv, Tema, pa njoftim për shtyp që mos të vijnë gazetarët e Syrit apo MCN-ja. Erioni po kështu, i thotë që ata të bëjnë pyetje normale.

Në orën 16:22, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, dhe kjo e fundit i thotë se ka folur dhe i ka thënë që po e bëjnë gati AI (inteligjencë artificiale). I kanë marrë përgjigjet dhe po e bëjnë gati. Po kështu, Ajola i tregon se e ka pyetur nëse do që të japë intervistë, por i ka thënë jo. Të njëjtën gjë i kërkon edhe Erioni, të rrijë sa më larg (nënkupton intervistës).

Në orën 18:05, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e"Ditës", sepse Geri Kokalari ka bërë një super intervistë te Report Tv, e kërkon që t'i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do e publikojnë dy-tre gazeta, edhe Tema ndoshta. I kërkon që për këtë të bisedojë me Meron dhe Albin.

Në orën 18:07, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku ky i fundit i tregon se ?shokët tanë? i kanë thënë që intervistën (konferencën) ta bëjnë me të gjithë gazetarët, dhe për pyetjet që nuk duan të përgjigjen, do thotë se nuk flasin dot në këto momente. Më pas, Erion Veliaj i tregon Arbrit në lidhje me intervistën e Geri Kokalarit te Report Tv dhe i kërkon ta lidhë me Temën dhe Ditën (Gazeta), që t'i japin vëmëndje, pasi Shqiptarja do e bëjë patjetër.

CNA zbardh përgjimet e Veliajt/ Sulmet ndaj drejtësisë dhe

Në orën 19:55, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që të sigurohet që intervista e Geri Kokalarit të shpërndahet sot te Gazeta Dita, Tema dhe Shqiptarja, sigurisht edhe për gazetat nesër. Po kështu, i thotë se është mirë që edhe Amerikanët(avokatët amerikanë) të informohen se çfarë po ndodh në mënyrë sistematike. Kjo gjë, thotë Erioni, duhet të jetë në përditshmëri, "daily tasks".

Në orën 20:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet nëse amerikanët (avokatët) e arrijnë datën 11 (data e zhvillimit të seancës së Apelit). Arbrit i tregon se po mundohet të lidhet me ta dhe me shumë gjasa do të jenë në Shqipëri. Erion Veliaj i kërkon gjithashtu që ata të bëjnë një intervistë te Top-i. Ndërkohë, Arbri e njofton edhe në lidhje me konferencën e avokatëve, e cila është lënë të bëhet të nesërmen në orën 14:00, "off camera" "on record", që gazetarët t'i prodhojnë vetë lajmet. Arbri i tregon se takimi do të quhet "takim informative me avokatët e familjes Veliaj". Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon që ?duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi'. "three days to freedom?. I kërkon Arbrit që ?edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjëra?"

Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, të cilës i kërkon që ?Thuaji ktyre qe ta shperndajne sa me shume edhe ta mbajne presionin se keto kater dite jane vendimtare" "Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë. Mbas Zgjedhjeve.? ?Kshuqë është "vital". Këto katër ditë janë vendimtare", thuhet në përgjimet e siguruar nga CNA.

CNA zbardh përgjimet e Veliajt/ Sulmet ndaj drejtësisë dhe

 

Më tej CNA zbulon të tjera detaje ku theksohet se lajmi i bërë nga Ilir Yzeiri ku sulmohen prokurorët e SPAK është pasqyruar dhe në faqen e medias online që i përket Carlo Bollinos.

?Angazhimi i vëllait të tij, shtetasit Arbër Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa, shtetasve Alban dhe Renato, për organizimin e fushatës mediatike, postimin kohë televizive dhe postime të ndryshme në media në rrjete sociale, marrje Online si Tema, Shqiptarja.com apo edhe portale të tjera. Vihet re, se shtetasi nën hetim Erjon Veliaj, por edhe bashkëbiseduesit e tij, drejtohen nga një person që përmendet në komunikime si "Redaktori?.

Nga komunikimet konstatohet se, shtetasi Arbër Veliaj orientohet nga shtetasi nën hetim që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh. Ka diskutime në lidhje me kohën televizive te Top-i, e më konkretisht në emisionin Top Story të gazetares Grida Duma, si dhe për mbështetjen që merret nga ana e TV Klan, Report Tv, për publikimin e lajmeve në favor të tij, por dhe sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme.

CNA zbardh përgjimet e Veliajt/ Sulmet ndaj drejtësisë dhe

Po kështu, sipas bisedave të transkriptuara konstatohet se shtetasi Erion Veliaj përcakton edhe editorialin në disa media, ku kërkon orë të caktuara për publikimin e statuseve të tij, me qëllim që ky lajm të përsëritet edhe në kohë televizive/lajme të mëvonshme. Rasti i publikimit të një artikulli të gazetarit Ilir Yzeiri është ilustrim i plotë i sa më sipër.

 Në lidhje me këtë, rezulton se në faqen e medias online "Shqiptarja.com" është publikuar një artikull me titull "Ilir Yzeiri: Përse Dado Bani dhe Samet Gurguri duhet të...". Artikulli është publikuar në date 03.03.2025, ora 11:35

CNA zbardh përgjimet e Veliajt/ Sulmet ndaj drejtësisë dhe

 Në përmbajtje të artikullit, lir Yzeirit bën një analizë kritike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke ngritur akuza të forta për ndikimet politike dhe korruptive që ndodhin brenda strukturave të drejtësisë?, thuhet në dosje e përgjimeve të siguruar nga CNA.

 

Në vijim do të publikohen të tjera pjesë nga dosja me përgjimet e Veliajt nga paraburgimi i Durrësit./ CNA

 

 

1 VITE ME PARE

Përgjimet/ “Do ta mbys me thonj, qelbësirë, katundar i ndyrë”, Veliaj shpërthen ndaj ministrit

CNA paralajmëroi se do të publikonte sot rreth orës 18:00 e në vazhdim përgjimet e bëra ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në burgun e Durrësit.

CNA po sjell një nga përgjimet "e nxehta" të Veliajt, i cili i kërkon bashkëshortes së tij Ajola Xoxës dhe vëllait të tij Arbër Veliaj që të flasin me ministrin e Drejtësis,ë Ulsi Manja që të mos transferohet në një IEVP tjetër dhe të shmangë kontrollet që i bëjnë në dhomat e paraburgimit.

Për këtë ka kërkuar nga Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj që të angazhojnë të gjithë të njohurit dhe miqtë, shtetasit Mero dhe G.S. që t’ia kërkojnë këtë gjë Ministrit të Drejtësisë.

Përpjekjet e shtetasit nën hetim Erjon Veliaj te ministri i Drejtësisë, në mënyrë që të mos transferohet në IEVP tjetër dhe të shmanget nga kontrollet që i bëhen në dhomat e paraburgimit. Për këtë gjë, shtetasi nën hetim bisedon me bashkëshorten dhe vëllain e tij, që të angazhojnë të njohurit, miqtë, shokët, shtetasit Mero dhe G.S, të cilët duhet të kërkojnë te ministri i Drejtësisë këtë gjë.

Gjithashtu nga përmbajtja e komunikimeve të përgjuara përftohet edhe një e dhënë e rëndësishme që ka të bëjë me marrëdhënien mes dy personave nën hetim Erion Veliaj dhe G.S.”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

CNA zbardh përgjimet e Veliajt/ Sulmet ndaj drejtësisë dhe

Ndër të tjera, Veliaj shpërthen ndaj ministrit Ulsi Manja, duke e quajtur qelbësirë, pasi sipas tij i kanë bërë zbor në burg dhe e kanë lënë me njerëz që kanë 100 vite burg duke i rrezikuar jetën dhe nuk do t’ia falë dhe "do ta mbysë me thonj".

I kërkon që të merret me Ministrin e Drejtësisë, pasi sipas tij i kanë bërë zbor në burg, dhe nuk e pranon këtë sjellje duke e lënë me njerëz që kanë 100 vite burg, dhe se i ka rrezikuar jetën. Ajola i tregon se me të kanë folur të gjithë. Në lidhje me Ministrin e Drejtësisë, Erion Veliaj shprehet se i ka rrezikuar jetën, nuk do ta falë dhe do ta mbysë me thonj. I tregon se në lidhje me transferimin e pritshëm, punonjësit në IEVP, i kanë treguar e-mailin e dërguar prej tij, ku gjenden shtatë emrat për transferim. Ministrit të Drejtësisë i drejtohet me fjalët "Qelbësirë” dhe nuk ka për tía falur. Më të njëjtin fjalor flet edhe për Prokurorin Ols Dado, madje në bisedë me Ajolën i shprehet: "Le ta dëgjojnë të gjithë, qelbësirë, atij s'kam për t'ia fal, as Ols Dados, por sidomos Ulsi Qelbësirës..." Biseda e Erion Veliajt me Ajolën vazhdon ku ai flet sërisht për Ministrin e Drejtësisë, të cilin e quan qelbësirë, katunar i ndyrë, i ndyrë, i cili sipas tij e ka futur në burg dhe e ka vënë në gjumë, e nuk pranon që t'i bëhen kontrolle”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

CNA zbardh përgjimet e Veliajt/ Sulmet ndaj drejtësisë dhe

Pas pak do të publikohet një tjetër material nga CNA për përgjimet./ CNA

1 VITE ME PARE

Kë do mbysë me thonj Erion Veliaj?

CNA zbardh përgjimet e Veliajt/ Sulmet ndaj drejtësisë dhe

CNA do të vazhdojë që pas orës 18:00 të publikojë përgjimet që janë bërë ndaj Erion Veliajt në burgun e Durrësit.

CNA mëson se në përgjime, kryebashkiaku Erion Veliaj duket mjaft i zemëruar me një zyrtar të lartë që sipas tij i ka vënë në rrezik jetën.

CNA mëson se Veliaj është shfaqur aq i revoltuar sa është shprehur se do ta mbysë me thonj.

Pas pak do të publikohet materiali i plotë.

Më herët CNA publikoi vetëm pak pjesë nga përgjimet dhe të tjera do të vijojnë të dalin në vijim pas orës 18:00./ CNA

1 VITE ME PARE

CNA fillon publikimin e përgjimeve të Veliajt në burgun e Durrësit/ Ja kur do të dalin

Pak ditë më parë CNA paralajmëroi se do të bënte publike shumë shpejt përgjimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit.

Ashtu siç paralajmëroi duke nisur nga sot CNA do të fillojë publikimin e përgjimeve.

Duke nisur nga sot në orën 18:00 dhe në vazhdim ne do të publikojmë materialet dhe përgjimet e bëra në burgun e Durrësit ku Erion Veliaj urdhëron gazetarët të sulmojnë prokurorët.

CNA e paralajmëroi përmendjen e gazetarëve si Mero Baze, Carlo Bollino, Grida Duma dhe Ilir Yzeiri në  përgjime.

Siç e shikoni në fotot e mëposhtme, në përgjime rezultojnë të përmenden të gjitha emrat e gazetarëve që më herët ishin bërë publikë nga CNA.

“Vihet re se shtetasi nën hetim Erion Veliaj, por edhe bashkëbiseduesit e tij, drejtohen nga një person që përmendet në komunikime si ‘Redaktori’. Nga komunikimet konstatohet se shtetasi Arbër Veliaj orientohet nga shtetasi nën hetim që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh. Ka diskutime në lidhje me kohën televizive te ‘Top’-i, e më konkretisht në emisionin ‘Top Story’ të gazetares Grida Duma, si dhe për mbështetjen që merret nga ana e ‘TV Klan’, ‘Report TV’, për publikimin e lajmeve në favor të tij, por dhe sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme. Po kështu, sipas bisedave të transkriptuara konstatohet se shtetasi Erion Veliaj përcakton edhe editorialin në disa media, ku kërkon orë të caktuara për publikimin e statuseve të tij, me qëllim që ky lajm të përsëritet edhe në kohë televizive/lajme të klikimit të një artikulli të gazetarit Ilir Yzeiri”, thuhet në njërin prej përgjimeve raporton CNA.

CNA zbardh përgjimet e Veliajt/ Sulmet ndaj drejtësisë dhe

CNA zbardh përgjimet e Veliajt/ Sulmet ndaj drejtësisë dhe

CNA zbardh përgjimet e Veliajt/ Sulmet ndaj drejtësisë dhe

CNA zbardh përgjimet e Veliajt/ Sulmet ndaj drejtësisë dhe

CNA zbardh përgjimet e Veliajt/ Sulmet ndaj drejtësisë dhe

*Pjesë nga përgjimet në burgun e Durrësit

Në orën 18:00 dhe në vazhdim do të vazhdojmë të publikojmë materialet dhe përgjimet e bëra në burgun e Veliajt.

 





Lajmet e fundit nga