web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hallkat e korrupsionit të skemës Xoxa-Abule

CNA ka zbardhur fijet që lidhin Ajola Xoxën me Elman Abulen dhe Marisa Niton. Bashkëshortët Elman Abule dhe Marisa Nito kanë në pronë dhe administrojnë shoqëritë “Rametal”, “Sapientia”, “Ventus”, të cilët janë klientët kryesorë të shoqërive të lidhura me shtetasen Ajola Xoxa dhe familjarët e saj. CNA ka zbardhur detaje nga vendimi i gjykatës se si Elman Abule i ka dhënë qindra miliona lekë bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa, ku në skemë dalin dhe institucionet që kanë dhënë para për OJF-të e Ajola Xoxës.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Miliona lekë nga Abule, TKOB tek Ajola Xoxa/ Mesazhet e financiereve që i nxjerrin zbuluar

Hallkat e korrupsionit të skemës Xoxa-Abule

CNA ka publikuar një tjetër skandal nga dosja hetimore e SPAK-ut e zbardhur nga gjykata, ku tregohet se si miliona lekë kanë kaluar nga TKOB (Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit) tek Elman Abule dhe nga ky i fundit tek OJF e Ajola Xoxës.

Mesazhet e dy financiereve, ajo e Elman Abules dhe Ajola Xoxës nxjerrin zbuluar të gjithë skemën.

Ekonomistja e Elman Abules i nis Adela Kondakçiut disa foto që duket se kanë lidhje në përmbajtje të tyre me dy kontrata qiraje të lidhura mes "Rametal" sh.p.k. dhe TKOB. Konkretisht, sipas njërës kontratë, "Rametal" sh.p.k. merr përsipër të japë me qira, pra të përfitojë të ardhura nga TKOB nëpërmjet qirasë në këtë rast, një seri artikujsh të përcaktuar në aneks, për baletin "Preljocaj".

Po kështu, në kontratën tjetër "Rametal" sh.p.k. i jep me qira TKOB një seri artikujsh skenikë, këtë radhë për eventin "Sonoma", i përmendur më lart kur folëm për financimet e marra nga "BYL-A" prej Bashkisë Tiranë dhe KRK-së.

Shumat e qirasë për rastin e baletit "Preljocaj" është 1.213.380 lekë dhe për "Sonoma" 1.868.220 lekë. Këto shuma është rënë dakord të kalohen në llogarinë bankare të "Rametal" sh.p.k. me përfaqësues shtetasin Elman Abule, i cili ka nënshkruar dhe kontratat, me transfertën përkatëse bankare.

Hallkat e korrupsionit të skemës Xoxa-Abule

KOMUNIKIMET MES FINANCIEREVE

Në këtë moment, Adela Kondakçiu, në faqen 52 i thotë bashkëbisedueses: “Për pjesën e rakordimit bashkë do flas me shefen.”

Ekonomistja i përgjigjet: “Po pa merak. Këtë e zgjidhim.”

Deri në këtë moment, edhe pse është e qartë se "Rametal" sh.p.k. financon në mënyrë jo të drejtpërdrejtë eventet artistike të organizuara nga OJF-të e shtetases Ajola Xoxa, sipas organit procedues nuk kuptohet pse këto kontrata qiraje janë objekt diskutimi mes dy financiereve.

Më pas, në lidhje me këtë nis të kuptohet diçka, kur Adela Kondakçiu në faqen 55 i kërkon ekonomistes të dijë sa është diferenca për t'u faturuar nga ata (kuptohet nga OJF që organizon eventin).

Ekonomistja i përgjigjet: “8326.25 (euro) është pagesa që kemi bërë ne për La Veronal.” Adela i thotë se sipas llogarive të saj i bie një vlerë prej 2.016.000 lekësh me TVSH dhe kërkon konfirmim për këtë.

Pasi merr kohë, ekonomistja i përgjigjet në faqen 57 se: “Totali i faturës të TOB është 36.436 euro, prej së cilës duhet të zbriten 8326 euro pagesa për La Veronal dhe 6072 euro TVSH. Në përfundim vlera është 22.037 euro.”

Adela i përgjigjet në faqen 5859 se ajo nuk i ka vlerat totale, por ka një konfirmim nga Keti (Ketrina Braho-“Harabel”) vetëm vlerën 28.800 euro, e cila duhet të mbulohet nga “Rametal” sh.p.k.

Interesant në këtë pikë është fakti se kjo vlerë që duhet të mbulohet nga "Rametal" sh.p.k., pra duhet të faturohet nga një prej OJF-ve ose shoqërive të Ajola Xoxës është pak a shumë me vlerën e faturave të lëshuara nga “Rametal” për TOB.

Në faqen 59 të komunikimeve ekonomistja i dërgon dy fatura të prodhuara nga "Rametal" sh.p.k. për Teatrin e Operës, për vlerën 1.456.056 lekë dhe 2.241.864 lekë.

Në faqen 61 Adela Kondakçiu i thotë që, në mënyrë që edhe “Rametal” mos paguajë TVSH, faturat të mos bëhen tani në dhjetor.

Ekonomistja i përgjigjet në faqen 62: “Më mire për ne me TVSH.”

Në vijim Adela Kondakçiu e pyet në faqen 63: “Po përshkrimet në fatura si doni që t'i bëjmë?”

Ekonomistja ia kthen: “Ka ndonjë hapësirë të na i bëni nga ‘Harabel’ faturat?”

Adela i përgjigjet po në faqen 63: “Nëse e bëjmë nga harabel i bije që do e bëjmë sponsorizim. Është dhe pa tvsh në fakt” (faqe 64).

Pra, nga këto komunikime më së paku rezulton e qartë se faturat që lëshohen nga OJF e shtetases Ajola Xoxa janë fiktive në shërbimet që supozohet të kenë ofruar. Në këtë rast, nga “Rametal” sh.p.k. kërkohet që një OJF të lëshojë faturë për një sh.p.k. si "Rametal" sh.p.k., por kjo duket e pamundur objektivisht, pasi një organizatë jofitimprurëse mund të përfitojë vetëm sponsorizime nga subjekte të tjera private. Akoma më qartë del qëllimi i bashkëbiseduesve për të prodhuar fatura, të cilat nuk pasqyrojnë realisht shërbimin e kërkuar dhe të ofruar, por shërbejnë vetëm për të kaluar shumën e të hollave te llogaria bankare e "Partners law".

Konkretisht, në faqen 64, ekonomistja i përgjigjet Adela Kondakçiut: “Shiko, nëse ju pret puna e bëjmë pas pushimeve. Në të kundërt bëje nga PARTNERS. CA TË THEM. Se nuk e di as unë tani.”

Adela vijon duke e pyetur: “Po të bëjmë faturë qira për pajisje nga një shpk? Jo Partners dmth”.

Edhe nga kjo rezulton e qartë se faturat që do të lëshohen në emër të "Rametal" sh.p.k., nga OJF-të e kontrolluara nga shtetasja Ajola Xoxa, janë tërësisht fiktive.

Ekonomistja i përgjigjet: “Po edhe ashtu mirë është.”

Në vijim kujtohet dhe shton: “Po i bie që edhe kontratën që bëm për Preljocaj duhet ta bëjmë me këtë shpk që do na bëni faturën. Se nuk lidhen pastaj.”

Adela Kondakçiu i thotë që me Preljocajn kanë bërë transport. Ekonomistja i thotë edhe pajisje dhe shton: “SE IDEJA ËSHTË QË NË KEMI NJË KONTRATË ME PRELJOCAJ POR SKEMI FATURË. DHE PËR ATË JEMI ZBULUAR.”

Në këtë moment, Adela Kondakçiu e pyet nëse këtë kontratë e kanë dorëzuar diku, por ekonomistja e “Rametal” i përgjigjet: “Deri tani jo. Vetëm noterja e ka.”

Adela Kondakçiu i drejtohet ekonomistes duke i thënë: “Doja të njoftoja që po bëj këtë faturën për Rametal sot për diferencat e TOB. Faturën do e bëj nga Partners Laë edhe do të jetë me TVSH.”

Pra, më në fund vendosin se nga do të lëshohet fatura dhe shoqëria është "Partners Law” sh.p.k. e shtetases Ajola Xoxa.

Ekonomistja i përgjigjet: “Në rregull.” Faqe 71. Adela Kondakçiu i dërgon vlerën: “22.000 euro plus tvsh.”

Përgjigjja është: “Ok. Adela Kondakçiu i kërkon ekonomistes të konfirmojë nëse është bërë pagesa e faturës për Partners.”

Ekonomistja i përgjigjet në faqen 73 se akoma nuk e kanë mbyllur dhe do e njoftojë sapo të procesohet.

Hallkat e korrupsionit të skemës Xoxa-Abule

Pra, në të gjithë këtë skemë të shpjeguar nga gjykata në mënyrë analitike rezulton se TKOB ka bashkëpunuar me OJF e Ajola Xoxës për shfaqjet, ndërsa Elman Abule përmes “Rametal” ka dhënë miliona lekë për kostumografi dhe skenografi.

Këtë e pohon dhe Elman Abule në deklarimet e tij para prokurorëve ku shprehet se do të zhvillohej një shfaqe artistike dhe Rametal ka mbuluar logjistikën. Shfaqjen nuk e di kush e organizonte. Tregon se është organizuar me urgjencë pasi kështu ia ka kërkuar Marisa, e cila kishte biseduar me Ajolën. Ka sqaruar se pagesat e marra nuk i mban mend dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur me shumën e arkëtuar.

“Është pyetur në lidhje me shërbimin që i ka ofruar Teatrit të Operës dhe Baletit, dhe shpjegon se do të zhvillohej një shfaqe artistike dhe Rametal ka mbuluar logjistikën. Shfaqjen nuk e di kush e organizonte. Tregon se është organizuar me urgjencë pasi kështu ia ka kërkuar Marisa, e cila kishte biseduar me Ajolën. Ka sqaruar se pagesat e marra nuk i mban mend dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur me shumën e arkëtuar”, ka deklaruar Abule para prokurorëve./ CNA

1 VITE ME PARE

Skandali me TKOB/ Miliona lekë kontrata qiraje me Elman Abulen, lidhja Ajola Xoxa

Hallkat e korrupsionit të skemës Xoxa-Abule
Ajola Xoxa

CNA ka zbuluar detaje mjaft interesante nga dosja hetimore e SPAK-ut e zbardhur nga gjykata në lidhje me OJF-të e Ajola Xoxës dhe bashkëpunimin me Elman Abulen dhe institucionet e tjera.

Sot do të sjellim një tjetër detaj ku del se si Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit i paguan qira OJF, “Rametal” për kostumografi dhe skenografi e konceptuar nga Drejtoria e Baletit e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Me datë 20.09.2023 është nënshkruar "Kontratë qiraje" me palë: Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit e Ansamblit Popullor përfaqësuar ligjërisht nga drejtoresha e Përgjithshme znj. Abigeila Voshtina, dhe “RAMETAL”.

Sipas kontratës, TKOBAP angazhohet t'i paguajë “Rametal” sh.p.k., shumën totale prej 1, 213, 380 lekësh pa TVSH (një milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e dyqind e njëzet) lekë.

Por nuk mjaftohet me kaq. "Rametal" sh.p.k. i jep me qira Teatrit Kombëtar të Operës Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kushtet e përcaktuara më poshtë dhe në gjendjen në të cilën ndodhen sipas listës së artikujve të parashikuar në Anex A, (bashkëlidhur kësaj kontrate) për vënien në skenë të baletit "SONOMA" nga datat 05.06 tetor 2023.

Sipas kontratës, TKOBAP angazhohet t'i paguajë "Rametal" sh.p.k., shumën totale prej 1,868,220 lekësh pa TVSH (një milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e dyqind e njëzet) lekë.

Hallkat e korrupsionit të skemës Xoxa-Abule

Tarifat e mësipërme do t'i paguhen "Rametal" sh.p.k. me përfaqësues Elman Abulen. Kujtojmë se për shfaqjet fondet janë të Ministrisë së Kulturës, që ndryshe përkthehet, fondet nga ministria për shfaqjet e TKOB, ndërsa TKOB nënshkruan kontrata qiraje me “Rametal” të Elman Abule.

Theksohet se TKOB për shfaqjet është në bashkëpunim me “Harabelin” e Ajola Xoxës dhe sipas organit procedues rezulton e provuar se si fondet publike, të akorduara në këtë rast nga Ministria e Kulturës, fillimisht kalojnë në dy Organizata Jofitimprurëse nën kontrollin faktik të shtetases Ajola Xoxa.

Më pas, nga këto organizata fondet kalojnë te shtetasja Ajola Xoxa, "Arts Lab" sh.p.k. në pronësi ligjore të dajës së shtetases Ajola Xoxa (Erald Simixhiu), por në pronësi faktike të kësaj të fundit, te shtetasi Valmir Xoxa, kushëri i afërt i shtetases Ajola Xoxa, dhe shtetasi Ergys Krisiko, njohje e afërt me shtetasen Ajola Xoxa.

Hallkat e korrupsionit të skemës Xoxa-Abule

Ndërkohë për sa u përket shumave të paguara për qiramarrje në favor të "Rametal" sh.p.k. nga TKOB, rezulton e provuar si nga faturimet përkatëse ashtu edhe nga komunikimet mes shtetases Adela Kondakçiu dhe financieres së kësaj shoqërie, se ato kalojnë pas arkëtimit në favor të "Partners Law" sh.p.k., shoqëri kjo në pronësi ligjore të shtetases Ajola Xoxa.

Pra, në të gjithë këtë skemë të shpjeguar nga gjykata në mënyrë analitike rezulton se TKOB ka bashkëpunuar me OJF e Ajola Xoxës për shfaqjet, ndërsa Elman Abule përmes “Rametal” ka dhënë miliona lekë për kostumografi dhe skenografi./ CNA

1 VITE ME PARE

SKEMA “Abule-Xoxa”/ Si përfunduan 300 milionë lekë tek Ajola, detaji

Hallkat e korrupsionit të skemës Xoxa-Abule

CNA ka zbardhur fijet që lidhin Ajola Xoxën me Elman Abulen dhe Marisa Niton. Bashkëshortët Elman Abule dhe Marisa Nito kanë në pronë dhe administrojnë shoqëritë ?Rametal?, ?Sapientia?, ?Ventus?, të cilët janë klientët kryesorë të shoqërive të lidhura me shtetasen Ajola Xoxa dhe familjarëve të saj. 

Sipas vendimit të zbardhur nga GJKKO, rezulton se vetëm nga "Rametal" sh.p.k. dhe "Sapientia" sh.p.k., sipas faturave të lëshuara, rakordimeve, si dhe dokumenteve bankare, ?Partners Law", si edhe shoqëritë e kontrolluara faktikisht nga shtetasja Ajola Xoxa, "Ava Studio" sh.p.k. dhe "Arts Lab" sh.p.k., përfshirë këtu edhe personin fizik, Greta Domi, kanë arkëtuar një shumë totale prej 30,766,626 lekësh.

Pra, Elman Abule dhe Marisa Nito i japin më shumë se 300 milionë lekë Ajola Xoxës për konsulencë ligjore.

Detaji më qesharak në këtë histori është fakti që ?Sapientia? e Marisa Nitos është një kompani që ofron shërbime konsulence ligjore dhe paguan kompanitë e Ajola Xoxës 300 milionë lekë për konsulencë ligjore.

Fatura më dhjetëra mijëra euro janë dhënë nga çifti Abule dhe Nito për Ajola Xoxën dhe këtë e tregojnë komunikimet mes financieres së Ajola Xoxës, Adela Kondakçiu, dhe vetë Marisa Nitos.

Por ?Rametal? nuk faturohet vetëm nga Ajola Xoxa nëpërmjet ?Partners Law?, por edhe nga nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa, si dhe daja i Ajolës, Erald Simixhiu që figurojnë ligjërisht pronarë të dy sh.p.k.-ve që në fakt kontrollohen nga shtetasja Ajola Xoxa.

Hallkat e korrupsionit të skemës Xoxa-Abule

Kjo vërtetohet dhe nga komunikimet e bëra mes financiereve të Ajolës dhe kompanive të Abules dhe Nitos.

Por pagesat nga "Rametal" sh.p.k. vijojnë: Në faqen 9 Adela i kërkon ekonomistes të konfirmojë pagesat që kanë mbetur për t'u bërë nga ?Rametal?. Përgjigjja e dërguar në faqen 11 është: ?Ndjesë për vonesën por kam qenë e zënë dje, Detyrimi i Rametalit: Partners-25.200 euro. Ava Studio 18000 euro. Është edhe dicka e hapur me kompaninë Jedas por nuk jam shumë e qartë.?

Pra, "Rametal" sh.p.k. i detyrohet ende "Partners Law" sh.p.k. të shtetases Ajola Xoxa 25.200 euro dhe "Ava Studio" sh.p.k. të Valbona Xoxës, nënës së Ajola Xoxës, kontrolluar ?de facto? nga kjo e fundit, një shumë prej 18.000 eurosh.

Hallkat e korrupsionit të skemës Xoxa-Abule

Por, ekonomistja njofton financieren e shtetases Ajola Xoxa që ka dhe diçka të hapur (supozohet një pagesë) me kompaninë ?Jedas?, e cila shfaqet për herë të parë në komunikime.

Madje ajo shton: ?Nuk jam shumë e qartë. Është bisedë ndërmjet shefave.?

Këto komunikime që dëshmojnë mënyrën e financimit të shtetases Ajola Xoxa te të dyja shoqëritë e menaxhuara prej saj, prej një subjekti tregtar pronari i të cilit rezulton i lidhur ngushtë me Bashkinë Tiranë, si për shkak të njohjes personale me kryetarin e saj, Erion Veliaj, ashtu edhe me përfitime të lidhura me bashkinë që ky shtetas drejton, hedhin edhe pikëpyetje në lidhje me një shoqëri tjetër, të emërtuar ?Jedas?, për të cilën ekonomistja e "Rametal" sh.p.k. jep llogari që ka disa pagesa të palikuiduara te financierja e shtetases Ajola Xoxa, Adela Kondakçiu.

Adela nga ana e saj, në faqen 12 i kthen përgjigjen: ?Jemi në rregull për Rametal. PËR JEDAS KAM FOLUR ME SHEFEN S?KA PROBLEM.?

Hallkat e korrupsionit të skemës Xoxa-Abule

Duke pasur në konsideratë se "shefja" e Adelës, referuar të gjitha komunikimeve nga organi procedues, është shtetasja Ajola Xoxa, duket se ekziston dyshimi që edhe shoqëria "Jedas", ka lidhje me këtë të fundit.

Më tej, ekonomistja e "Rametal" sh.p.k. i thotë Adelës në faqen 13: ?Sapo mora një konfirmim nga shefi. Javën e ardhshme do procedojmë me një pagesë prej 30.000? (supozohet në monedhën euro).

Në faqen 15 Adela i kërkon të konfirmojë nëse është bërë ndonjë pagesë. Ekonomistja i përgjigjet në faqen 16: ?Brenda ditës së premte do mbyllim të gjitha faturat sipas konfirmimit me shefat.?

Në fakt, në faqen 18 të komunikimeve ekonomistja e "Rametal" sh.p.k. i dërgon Adelës dy pagesa të kryera më datë 20.09.2023. Konkretisht bëhet fjalë për pagesën e bërë për "Partners Law" sh.p.k. në shumën prej 37.200 eurosh, për likuidim të faturave nr. 3/2023, 4/2023, 17/2023.

Pagesa tjetër bëhet për "Ava Studio" në shumën 18.000 euro, për likuidim të faturës 2/2023. Por, pasi e falënderon, Adela Kondakçiu i kujton se janë dhe disa fatura që janë lëshuar për shoqërinë "Sapienta" dhe që duhej të fliste një herë për pagesat e tyre. Faqe 19.

Paraprakisht sipas organit procedues duhet sqaruar se shoqëria "Sapientia" e formës tregtare me përgjegjësi të kufizuar, është themeluar dhe përfaqësohet nga shtetasja Marisa Nito, bashkëshorte e shtetasit Elman Abule, i cili zotëron shoqërinë "Rametal" sh.p.k., që ka kryer pagesat e përmendura më sipër.

Por pagesat mesa kuptohet nga komunikimet dhe siç rezulton dhe nga dokumentet bankare, nuk bëhen veç nga shoqëria "Rametal" sh.p.k. në favor të bashkëshortes së kryetarit të bashkisë, por edhe vjehrrës së këtij të fundit, por edhe nga shoqëria tjetër e bashkëshortes së pronarit të ?Rametal?, "Sapienta", shtetasja Marisa Nito.

Kjo është vetëm një pjesë e dosjes hetimore që vërteton pagesat që merrte Ajola Xoxa dhe familjarët e saj nga Elman Abule dhe Marisa Nito për konsulencë ligjore.

Në vetë deklarimet e tij, Elman Abule pranon se ka paguar Ajola Xoxën për konsulencë mbi një pronë që kushtonte 1 milion euro.

?Deklaruesi shprehet se me shtetasen Ajola Xoxa njihet sepse kjo e fundit me bashkëshorten e tij janë shoqe të ngushta. Tregon se 4-5 vitet e fundit ka pasur marrëdhënie tregtare me Ajolën, pasi ajo u ka ofruar shërbime ligjore kompanive të tij. Për këto shërbime, tregon se ka biseduar me Ajolën në prezencë të Marisës. Shërbimet ligjore i merrte për rastet kur Marisa nuk merrte përgjegjësi për çështje të mëdha. I pyetur në lidhje me një shërbim konkret ku evidentohet shërbimi i Ajola Xoxës, sqaron se është rasti kur ajo ka dhënë konsulencë për blerjen e një prone që ka kushtuar 1 milion euro. Për këtë shërbim nuk e mban mend pagesën, por tregon se ka ofruar konsulencë në hartimin e kontratës së shitblerjes së pronës dhe janë draftuar disa kontrata duke qenë se historia e pronës ka qenë e gjatë. I pyetur nëse konsultimet janë dokumentuar, pra, nëse ka pasur dokumente të shkruara, deklaruesi shprehet se për këtë gjë duhet të pyetet Marisa?, thuhet në dosje.

Hallkat e korrupsionit të skemës Xoxa-Abule

Kjo është skema ?Abule-Xoxa? që tregon se si bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj ka përfituar qindra miliona lekë, ndërsa Abule shpërblehej nga Veliaj me leje ndërtimi./ CNA

 





Lajmet e fundit nga