Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
5 artikuj për këtë temë.
Një ishte fjalia kryesore e Rilindjes dhe socialistëve për LSI-në në fushatën e zgjedhjeve të 2017-ës. Pas marrëveshjes Rama-Basha, artikulimi më i fortë ishte partia familjare e Likes, partia familjare e Ilir Metës.
Meta në atë kohë sapo ishte zgjedhur president me votat e socialistëve, të cilët disa muaj më parë i luteshin të firmoste votat me ta, por Meta nuk firmosi.
Filloi një përplasje e madhe midis njeriut që kishte dalë nga Partia Socialiste, që kishte shkuar në aleancë me Sali Berishën duke e mbajtur për një mandat të dytë, më pas e kishte tradhtuar këtë të fundit për të sjellë Rilindjen në pushtet dhe nuk po i jepte më dorën Edi Ramës për të qenë krah tij për një mandat të dytë së bashku.
Në fakt, Rama po kryen mandatin e tretë dhe po e kryen me partinë familjare të Ilir Metës, me ushtarë të tij sa nga jugu në veri, me individë, të cilët mbushnin thasët me vota, ishin hambari elektoral i LSI-së.
Shumë prej tyre kaluan nga PS-ja te LSI-ja e Ilir Metës, disa u lindën dhe u rritën te kjo parti, por më pas disa drejtorë dhe ministra në kohën e Berishës, të tjerë në kohën e Edi Ramës rrugës tradhtuan, i bleu, dhe sot po i përdor Edi Rama për hambarin e votave të socialistëve.
Atë që Ilir Meta e bëri me partinë e tij të vogël, LSI, po e bën Edi Rama me Partinë e madhe Socialiste. Pra, çdo votë që u ikën nga pakënaqësia e pushtetit, të shtohet me ardhjen e biznesmenëve apo LSI-stave, të cilët duan buxhetin e radhës, shpërblimin e radhës, klientelizmin e radhës për të qenë në krah të një kryeministri apo një partie dhe për t’i zgjatur atij pushtetin.
Dy janë personazhet e para që shërbejnë për vota. Dorian Duçka, zv.ministër i Ilir Metës, kushëri i tij, i cili shërbeu si këshilltar i Edi Ramës, u shfaq te dosja “McGonigal” te një skandal korruptiv deri në nivelet më të larta të FBI-së, e gjykuar nga drejtësia amerikane dhe me një gisht drejtuar nga qeveria shqiptare e Edi Ramës. Dorian Duçka vinte nga LSI-ja.
Një emër tjetër është Ergys Agasi. Edhe ky, djali i Bardhyl Agasit, ish-deputet i PS-së, kaluar me LSI-në, rritur te LSI-ja, vendosur drejtor i Inspektoratit të Mjedisit nga viti 2014-2017 me ardhjen e Rilindjes në pushtet, një post që e mbajti gjatë kohës kur u firmosën kontrata e inceneratorëve.
Një bashkëpunëtor i ngushtë i Lefter Kokës për shkak se ishin të dy nga Durrësi, por edhe ortak me babain e Alqi Bllakos, Edmond Bllakon.
Dorian Duçka largohet nga LSI për t’iu bashkuar Edi Ramës dhe për të shërbyer për hambarin e votave të këtij të fundit.
Më shumë sesa njerëz me thasë me vota, ai apo Dorian Duçka janë shërbëtorë të klientelës, Duçka përtej kufijve, ndërsa Ergys Agasi nën hijen e errësirës për të mbledhur vota në akset Durrës, Elbasan apo Shkodër me personazhe të dyshimta, e deri tek afrimiteti me kryeministrin për shpërblime ndaj shumë individëve, për t’i mbajtur pranë qeverisë me leje ndërtimi, me emërime në poste, me influencë në Hipoteka, me influencë në Policinë e Shtetit, me influencë në Portin e Durrësit, e kështu me radhë, pa folur më pas për kompani të ndryshme dhe influencën për licenca kazinosh e deri te prodhimi i kriptomonedhave.
Ergys Agasi e ka influencë ne tij në Durrës, por ajo shtrihet edhe më tej për shkak të mundësive që i jep kryeministri Rama për të mbajtur pranë individë që kanë vota, të cilët kanë qenë më afër LSI-së, por edhe përtej saj.

Një emër tjetër është Gledjon Rehovica, ish-deputet i LSI-së, i cili më pas rezultoi me precedentë penalë jashtë Shqipërisë, nga procesi i dekriminalizimit u largua nga parlamenti dhe së bashku me Nasip Naçon braktisën LSI-në dhe u kthyen në ushtarë të PS-së dhe kryeministrit Edi Rama.
Gledjon Rehovica është një nga njerëzit që vendos për emërimet në Berat bashkë me Nasip Naçon, por shpërblimet ndaj tyre nuk kanë munguar.
Rehovica vazhdon të ndërtojë në kryeqytet, në një nga vendet më atraktive, pjesë e një investimi dhjetëra miliona euro. Është kthyer nga deputet i LSI-së në ndërtuesin e kullave të Rilindjes, kuptohet këto janë shpërblimet që Edi Rama u jep njerëzve të familjes së Ilir Metës, që i ka kthyer në familjen e tij të ngushtë, duke u dhënë leje, pasuri publike, etj. thjesht dhe vetëm që të mbushin hambarin e votave të socialistëve.
Agron Çela është një tjetër emër, në Shkodër ky i fundit, që njihej si një nga njerëzit më të rëndësishëm të LSI-së me influencë të madhe në veri të fundit.
Në zgjedhjet e fundit, ai u tërhoq nga LSI-ja, kaloi te PS-ja dhe pikëpyetjet e kanë përgjigjen e tyre, leje ndërtimi, privatizime dhe kalon nga partia familjare e Ilir Metës te Rilindja e Edi Ramës, ku shërben për të spostuar vota drejt socialistëve.
Rezultati ishte spektakolar me Benet Becin, por opozita gjithmonë nuk e ka njohur duke thënë se janë angazhuar edhe grupe të caktuara kriminale.

Akuza ka edhe për lëvizje të Ergys Agasit deri në Shkodër me influencë të caktuar për hambarin e votave të socialistëve, që shkon tek Agron Çela, por jo vetëm kaq, zbret dhe në Elbasan, siç raportohet në qarqet politike.
Në jug është Vangjel Tavo, në Gjirokastër. Ai duket më i tërhequr, por është një njeri që kapërceu “gardhin” e LSI-së me socialistët dhe u përqafua me Edi Ramën.
Dikur qëndronte në radhë për të takuar Ilir Metën dhe Vangjel Tavo u kthye në njeriun që siguroi mijëra vota që nga zgjedhjet e 2021-shit për socialistët në Qarkun e Gjirokastrës, duke i rezervuar dhe një fitore spektakolare dhe duke sjellë jo pak vota në mbështetje të Blendi Çuçit dhe Mirela Kumbaros që kryesonin listën e socialistëve në këtë qark.
Një tjetër emër që ka kaluar nga LSI-ja te socialistët është Vasil Kapurani në Korçë, vëllai i deputetit Piro Kapurani. Dikur vëllezër me Ilir Metën, tashmë Vasil Kapurani është bërë vëllai i Edi Ramës.
Votat e partisë së tij, që në fakt ishin familjare, qokash, me hapësirat që një parti e vogël merrte nga pushteti mundi që të krijonte një influencë të madhe në juglindje.
Pasi Piro Kapurani nuk u vendos më për deputet, vëllai i tij kaloi tek Edi Rama, takohet me të dhe tashmë ka një bashkëpunim të ngushtë me kryeministrin, i cili jep shpërblimet e zakonshme dhe kur ndodhet në Korçë gjithmonë e vlerëson jo pak Vasil Kapuranin.
Sollëm disa nga emrat, 7 personazhe sa në Shkodër, në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Berat dhe influencat e tyre, lëvizjet që ka bërë kryeministri të individëve, disa që kanë qenë me PS-së, disa që kanë qenë te LSI-ja, por që siguronin hambarin me vota të Ilir Metës, partisë familjare që akuzonte Rilindja, Edi Rama dhe socialistët.
Faktet janë kokëforta. Të gjithë personat e sipërpërmendur vazhdojnë të emërohen drejtorë, të marrin leje ndërtimi jo thjesht dhe vetëm si biznesmenë, por tashmë si njerëz të tryezës rreth kryeministrit.
Disa më shpesh, disa më rrallë, kush më shumë e kush më pak, këta janë njerëz që aktivizohen për mbledhje votash, këta janë njerëz që marrin shpërblime nga pushteti, këta janë njerëz që sigurojnë në lokalitete vota duke mbajtur karta identiteti, pa i akuzuar për blerjen e tyre, por duke punësuar njerëz.
Më shumë sesa të blesh një votë, mbajtja në punë për disa vite, futja në punë e të afërmve dhe qoka të tilla të bëra në emër të gjoja një grupi minorance që kërkon hapësirën e tij për të siguruar jetëgjatësinë e pushtetit, sjell dhe më shumë lehtësi për mbushjen e hambarit të votave për socialistët, thesit të tyre që tashmë nuk funksionon thjesht me blerjen e votave me lekë në dorë, por është një tjetër instrument i filluar kohë më parë, me individë të caktuar, në qarqe të ndryshme duke siguruar në vazhdimësi vota për mbijetesën e socialistëve në pushtet dhe të gjithë këta janë të rrëmbyer nga shtrati i Ilir Metës.
Pra, partia familjare e Ilir Metës, ata që mbushnin thesin e ish-kryeministrit të socialistëve, presidentit të LSI-së dhe njeriut tashmë në opozitë të fortë me Edi Ramën e kanë braktisur “babain” e tyre shpirtëror dhe kanë gjetur një të ri.
Ati i tyre i ri dhe i shenjtë quhet Edi Rama dhe Rilindja./ CNA
Një nga personazhet nën hije që lëvizin urdhrat e pashkruara të Edi Ramës është Ergys Agasi. Dikur një djalosh që nuk përfundonte dot gjimnazin, pasi e përjashtonin nga shkolla sepse e kapnin duke pirë hashash, sot lëviz si hije në errësirë.
CNA raportoi se si Agasi, nga njeriu i Ilir Metës kaloi me Edi Ramën pas shkëputjes së koalicionit. Dikur shërbëtor i devotshëm i Metës, iu ngjit nga pas socialistëve dhe filloi të fitojë pushtet të madh, duke fituar lidhje deri te miqësitë me Ramën.
Tashmë kryeministri e ka deleguar mikun e tij në Qarkun e Durrësit nga socialistët, ku është edhe vetë deputet, ndërsa influencat e Agasit shkojnë deri në skutat e errëta të qyteteve problematike si Shkodra, Elbasani apo Shkozeti, ku qëndron si hija në errësirë e Ramës.
Gjithashtu CNA raportoi edhe për tentativat e Agasit me ndërhyrje të forta politike apo nga bota e biznesit për të ndalur të vërtetën, e kur nuk arriti qëllimin përshkallëzoi në kërcënime e deri në sulme me komente në rrjetet sociale.
Megjithatë, këto janë vetëm disa nga hijet në errësirë të Agasit.
Sot do të flasim për takimet e tij në ?Equos Resort?, ku me dhjetë bodyguard-ë duhet të qëndrojnë njerëzit në radhë, duhet të ketë distancë për të takuar Ergys Agasin.
Dhe e gjitha kjo ndodh vetëm e vetëm për të folur me Agasin, për të zgjidhur hallet dhe problematikat në institucionet e ndryshme shtetërore, që shkojnë deri te lojërat dhe skemat me Erion Veliajn për të emëruar Alfred Ballën ministër Drejtësie.
Pra, për ta kuptuar deri ku shkon pushteti i Ergys Agasit, aq sa Lali e kërkon aleat për skemat e tij kundër SPAK-ut.
Duhen përmendur këtu edhe takimet jozyrtare të Ergys Agasit me Edi Ramën në ?Vilën 30,? ku janë ?gatuar? këto komisione, jashtë syrit të kamerave dhe jashtë regjistrave me emrat e personave që takon.
Udhëtimet në Dubai që përkojnë me vizitat e kryeministrit e deri te pronaret e mediave kryesore.
Jashtë vëmendjes nuk mund të lihet dhe influenca e Agasit ndaj Sonila Qatos sot nën hetim nga SPAK-u.
Nuk mund të mos përmenden miqësitë me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton dhe zyrat e tyre në Bllok, makinat luksoze dhe pazaret që shkojnë deri tek inceneratorët.
CNA më tej do të sjellë të tjera detaje, edhe për emërimet e sekretares së KKT-së, apo urdhrat e kryeministrit në mbledhje qeverie se Taulant Balla duhet të konfirmojë drejtorët e policive dhe të komisariateve më parë në SHISH. Pa konfirmimin e SHISH nuk duhet të bëhet asnjë emërim.
Në fakt, në SHISH tek institucionet dhe agjencitë e sigurisë kalon edhe Ergys Agasi me lidhjet e tij.
Ndaj edhe duket e çuditshme, por ditë pas dite, fakt pas fakti do të zbardhim gjithçka në deklaruam në 3 shkrimet e mëparshme dhe në këtë shkrim të katërt, publikuar sot për hijen në errësirë të Edi Ramës, të cilit do t?i japim të gjithë dritën e nevojshme për opinionin publik./ CNA
CNA publikoi për dy ditë rresht disa materiale në lidhje me Ergys Agasin, njeriun hije të mesnatave të Edi Ramës, i fshehur pas errësirës së pazareve.
Ergys Agasi është një emër në krah të Edi Ramës, tashmë me takime të shumta private në “Vilën 30”, një njeri me influenca të forta që nga hipoteka, në Policinë e Shtetit, në Portin e Durrësit dhe deri në akset e errëta të Shkozetit, Shkodrës apo Elbasanit.
Agasi është personi që hyri në politikë si një militant i Ilir Metës, u emërua në krye të Inspektoratit të Mjedisit në kohën e Lefter Kokës dhe sapo LSI shkëputi koalicionin me Edi Ramën, ai iu ngjit nga pas socialistëve.
Pasi ne publikuam shkrimet dhe denoncuam bëmat e Agasit, hijet e tij u shfaqën me ndërhyrje të forta nga deputetë, politikanë dhe biznesmenë duke kërkuar negocim për pazar dhe heqjen e shkrimeve.
Më pas, Agasi filloi të tregojë hijet e tij me sulme dhe kërcënime, siç u takon rrugaçëve të fshehur me mantel intelektuali.
Duke qenë se të gjitha këto tentativa i dështuan, ai ka zgjedhur të sulmojë në rrjetet sociale.
Duke përdorur profile anonime dhe rrugaçë, Ergys Agasi mendon se imazhi i tij po dëmtohet nga shkrimet tona dhe nga të vërtetat që ne themi.
Në mospasjen e kurajës për t’u përballur me të vërtetën, ai vërsul komentuesit. Pas ndërhyrjeve, duke dështuar me shantazhet dhe presionet në telefon, tani ka gjetur zgjidhjen e tij, duke menduar se me komente do të na ndalojë të themi të vërtetën.
Ndoshta mund t’i jepnim pak kohë të na përgjigjej në disa pyetje, por tashmë Ergys Agasi duhet të jetë jo më një hije në errësirë dhe jo thjesht një hije e ngelur në dritën që ne do të hedhim mbi imazhin e tij, mbi profilin e tij politik, negociator, apo si njeriu i nëntokës, i ujërave të zeza të politikës që luan fort.
Përtej ndërhyrjeve, telefonatave apo mesazheve dhe komenteve në rrjetet sociale, të shpresojmë se shqiptarët do të kuptojnë se eminencat gri të kryeministrit, të rinjtë e partisë që ai mallëngjehet pse i ka njohur me kaq vonesë, Dor Duçkat në seri që Rama mban nga pas do të kenë imazhin e tyre të vërtetë dhe profilin politik të njohur tashmë nga shqiptarët.
CNA nuk do të ndalet së denoncuari hijet në errësirë të Agasit, por do të sjellë një tjetër material më të plotë me takimet e tij, ku i zhvillon ato apo edhe institucionet që ai ka kapur.
Kështu do të tregojmë edhe njëherë me prova dhe fakte se kush është në të vërtetë Ergys Agasi që me lojërat e tij të pista tenton të fshehë të vërtetat.
Ne i themi edhe njëherë Ergys Agasit që nuk bëjmë kompromis me të vërtetën, por do të vazhdojmë të hedhim dritë mbi errësirën në të cilën ai fshihet dhe thur skema e plane dashakeqe./ CNA







CNA dje solli një shkrim të parë në kuadër të një vëzhgimi dhe analize politike mbi informacione të mirëkonfirmuara në lidhje me një personazh kompleks politik siç është Ergys Agasi. I panjohur mediatikisht, pa shumë zhurmë, ish-ushtar i Ilir Metës, i kthyer në hije për errësirën e Ramës.
Në fakt janë disa personazhe, të cilët janë hija gri apo hija në errësirë, apo eminencat gri të kryeministrit Edi Rama, të cilët lëvizin disa gurë shahu të rëndësishëm në politikën e kryeqytetit. Dikush me betejat jashtë, një tjetër brenda, për interesa në qarqe të caktuara, por që kryeministri i ka hijet e tij ku kalon pushtetin jolegal, por forcën e detyrës së tij dhe emrit duke zbatuar skema, skenarë apo lëvizje të caktuara.
Janë rastet si Dor Duçka, por ka dhe të tjerë.
Dorian Duçka është personi i përfshirë në hetimet e skandalit të agjentit të FBI-së McGonigal, një skandal i një përmase jo shqiptare, por ndërkombëtare që tronditi FBI-në dhe deri te drejtësia në SHBA.
Ka një akuzë shumë të fortë ku përmendet Dorian Duçka, një nga njerëzit hije të Edi Ramës që po verifikohet nga SPAK-u për pozicionin e tij në rastin “McGonigal”.
Shumë i përfolur, por pak i ekspozuar megjithëse ka marrë detyra politike në PS, pasi tradhtoi Metën.
Ky i dyti, si një hije në errësirë, dhe ne do të zbardhim të gjitha ato drita të munguara që duhet të ndriçojnë “natën” e Agasit, atë ndriçim që zbardh një fytyrë, e cila luan në segmente mjaft të larta të politikës dhe jo vetëm.
Është një eminencë gri e Edi Ramës, me emërime të fuqishme në hipoteka, kadastra, policinë e shtetit, lidhje të forta me “call center”-a dhe lidhjet shkojnë sa në Shkozet, Durrës, Elbasan apo Shkodër, te bota e errët ku eminenca gri e Edi Ramës kërkon të rrijë si hije në errësirë, por Shqipëria është e vogël dhe hija bëhet më e fortë kur ka diell që në fakt nuk mungon në akset që përmendëm më lart.
Pas publikimit të lajmit të parë telefoni nuk është ndalur. Ergys Agasi është vënë në alarm dhe ka filluar çmenduria e radhës. Ndoshta edhe më keq se për inceneratorët, apo afera të ndryshme të denoncuara në CNA.
Skema është e njëjtë, kërkohet negocim për pazar, pastaj tregohen dhëmbët, më pas fillojnë sulmet. Rastet janë si hija që shkon te krimi dhe lapsi i tij.
Shumë persona janë shqetësuar për disa të vërteta ndaj një personazhi që shkon deri te strukturat e inteligjencës shqiptare.
Informacione për kontrolle prokurorësh, gjyqtarësh, etj., si këto, të cilat janë në duart e inteligjencës, kuptohet gjithmonë, por që detaje të caktuara mund të shkojnë deri tek Ergys Agasi, apo kërkesa për komunikim me SPAK-un se dikush shqetësohet kur i mëson nga media.
Njeriu i Ilir Metës që tashmë është kthyer në eminencën gri të Edi Ramës. Shqetësohet pse raporton CNA apo çfarë do të nxjerrë më tej.
Një pjesë ia shkruam dje, të tjerat i ka mes rreshtash sot. Nuk ka pse shqetësohet askush, do raportohet lajmi, të vërtetat dhe asgjë më shumë. Shqiptarët duhet ta njohin hijen e re të Edi Ramës.

Disa muaj më parë në media u shfaqën shkrime ndaj tij po më pas të gjitha u fshinë. U blenë me para, u shitën me pazare apo çfarë ka ndodhur këtë nuk dimë ta themi dhe nuk na intereson fare.
Por të tilla lëvizje lënë jo pak gjurmë.
Ne do të zbardhim disa dritëhije të njeriut që shpesh takohet me kryeministrin në vilën 30 aty ku gatuhen komisionet anti-SPAK.
Agasi ka një pushtet të pakufizuar të dhënë nga Rama, edhe pse i pavotuar dhe në asnjë strukturë politike, kërcen menjëherë si mëkëmbës i kryeministrit, me më shumë se pushtet se p.sh. Taulant Balla që është ministri i Brendshëm, apo dhe Lali Eri në krye të Bashkisë Tiranë.
CNA do të vazhdojë të publikojë të tjera fakte dhe informacione mjaft të thjeshta, biznese dhe para për politikë dhe dritëhijet e njeriut në krah të kryeministrit Rama, të cilat janë edhe më të qarta tashmë pas ndërhyrjeve të forta pranë CNA-së për të hequr shkrimet dhe për të mos vazhduar më tej me këtë personazh, që në treg veten e trajton si njeriu më i fuqishëm politik dhe me pushtete që i jepen për shërbim nga Rama, ndërsa kërkon që emri i tij të rrijë në hije dhe të mos ekspozohet.
Këto janë pak a shumë si stilet e politikanëve të korruptuar italianë apo lëvizjet e njerëzve të mafies italiane të viteve ‘80, ku dikush shtrinte tentakula pushteti dhe përdorte politikën duke qëndruar në hije pranë, në nivelet më të larta deri pranë kryeministrave për shërbime politike dhe ekonomike.
Ergys Agasi nuk besojmë se është i atij niveli, por sot fakti është që ai vepron dhe ka një pushtet që ndoshta mund të quhet eminenca gri e kryeministrit Edi Rama, që në fakt është shumë pak me të vërtetën e mbuluar të këtij personazhi./ CNA
Ergys Agasi nuk është një emër i panjohur për opinionin, sidomos për qarkun e Durrësit. Ai ka hyrë në politikë si një militant i Ilir Metës që më pas e braktisi sapo ish-kreu i LSI-së iku nga qeverisja me Ramën.
Agasi ka qenë 4 vite kreu i Inspektoratit të Mjedisit, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Lefter Koka dhe firmoseshin bëmat dhe gjëmat me aferën e 3 inceneratorëve. Kjo detyrë e ngriti jo pak politikisht, dhe me ikjen nga LSI-ja filloi ngritjen në kupolën e PS-së në Durrës.
Pas largimit nga LSI-ja, Agasi afrohet me socialistët dhe sot është një nga personazhet nën hije që lëvizin urdhrat e pashkruara të Edi Ramës. Sot ai ka një pushtet të madh si i deleguar politik për qarkun e Durrësit nga socialistët, qark ku është deputet vetë kryeministri.
Por, influencat e Agasit shkojnë përtej Durrësit apo Shijakut, shkojnë në Shkodër apo Elbasan, zona problematike ku kanë ende ndikim të fortë disa grupe të strukturuara kriminale të shumë përmendura për përfshirje në vrasje apo trafik droge.
Ai ka një influencë të madhe në këto zona që shpesh përdoren për vota në zgjedhje.
Ai shihet shumë pranë kryeministrit tek "Vila 30" në Tiranë, ku dhe zhvillohen takimet jo zyrtare. Aty ku Rama ka "gatuar" komisione anti-SPAK, apo zhvillon takime private për të mos pasur një regjistër të personave që takon, shpesh shfaqet Ergys Agasi. Ky është djali i ish-deputetit dhe ish-Sekretarit të PS-së, Bardhyl Agasi.
Miku i afërt i Ramës i këtyre kohëve lëviz emërime të forta në nivelet më të larta të pushtetit, nga Hipotekat dhe deri në kupolën e Policisë së Shtetit.
Agasi njihet dhe si mik dhe ortak i Alqi Bllakos, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit që ndodhet pas prangave për aferën e inceneratorëve. Ergys Agasi është bashkëpronar me Edmond Bllakon i kompanisë së transportit ndërkombëtar të mallrave ‘EA LOGISTICS’. Edmond Bllako është babai i Alqi Bllakos, i arrestuar nga SPAK-u për çështjen e inceneratorëve.
Me një influencë mjaft të madhe pas pushtetit të dhënë nga Edi Rama si Drejtues Politik i Qarkut Durrës ku kandidon vetë kryeministri, Agasi shfaqet herë si biznesmen, herë si këshilltar i Ramës, herë si emince gri nën errësirën e lidhjeve të politikës me botën e egër për interesa elektorale.
Ai shfaqet si biznesmen cigaresh që më pas çon aktivitetin e tij edhe tek paraja elektronike dhe zgjeron aktivitetin në shumë fusha./CNA
“E gjithë Tirana i shkoi në funeral”/ Si u...
Zbulohet skema/ Si përfitonte Carlo Bollin...
SI BIE SKEMA E QEVERISË PËR TË KONTROLLUAR...
Nga sekuestrimi i telefonave, te komunikim...
Autori i fotos 5 Dhjetor, 15:06 ...
Zbardhet vendimi/ Gazetari i droguar dënoh...
Skandali me inceneratorin e Tiranës/ Fat q...
Edvin Kondili, prokurori i qeverisë! 21 G...
Dokumenti-Si dhe sa është paguar Endrit Ha...
Dënohet gazetari i trafikantit të drogës, ...
Skema e falsifikimit të faturave tatim...
CNA ka nisur të zbulojë si janë njohur dhe si ka shkuar hi...
Altin Dumani punon të shtunë, por ka 5 muaj ...
Inceneratorët dhe Vjollca Hoxha, një histori...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...