"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
5 artikuj për këtë temë.

Aldor Nini është personi që u arrestua në datën 4 korrik të këtij viti, pasi ish-bashkëjetuesja e denoncoi për përndjekje dhe dhunë.
Aldor Nini kërkon që historinë me mbesën e Anila Bashës ta përdorë si përndjekje, kur në fakt ai vetë është përndjekësi, është ai shkelësi i ligjit, është shqetësuar për bisedat që regjistron një gazetar, komunikimet me të.
Aldori duhet të mësojë gazetari në detyrë, në shërbim dhe interes të publikut të vendosë materiale konfidente, të cilat tregojnë dhe faktojnë gënjeshtrat, mashtrimet, shkeljet e ligjit dhe abuzimet e çdo individi që shkelin të drejtat e qytetarëve, kushtetutën, ligjet e shtetit shqiptar apo dhe ato ligje që Aldori pretendon se i ka mësuar në Gjermani, por i shkel në Shqipëri me kontratat e tij, me të drejtat që i japin kompanitë private dhe pretendimet e Aldorit se do të edukojë gazetarët, a thua se është gjyqtar mbi ligjin, a thua se është mësues, pasi ky individ pretendon se mund të japë verdiktin, kur në fakt ai është një biznesmen në disa shërbime private dhe asgjë më shumë sesa kaq.
Në rast se gazetarët shkelin ligjin, përgjegjësinë e mbajnë përpara drejtësisë. Kur shkelin rregullat në rrjetet sociale, janë ata që i vendosin, ndërsa Aldori në fakt është mbështetës i shkëlqyesve dhe abuzuesve.
Një fjali, por jo e fundit.
Aldor Nini akuzon Anila Bashën se ka qenë shkelëse e vazhdueshme e rregullave që Aldori i përdor si "Maliq" dhe këto rregulla "Maliqi" i vendosi që me shkopin e tij t'i godiste pikërisht pasi u nda nga mbesa e Anila Bashës.
Deri në atë moment tregoi se “Newsbomb” kishte qenë shkelës. Deri në momentin që ishte në krah të mbesës, Anila nuk ishte shkelëse.
Deri atëherë duhet ta mësojnë edhe “Top Channel”, “Klan” dhe çdo media tjetër, që i kanë dhënë të drejtat Aldorit, "Maliqit mediatik" të Erion Veliajt dhe Rilindjes deri pak muaj më parë (se tani ka filluar të ketë kritika sepse nuk përfitoi nga shërbimet që kishte bërë dhe policia e arrestoi).
Pra, deri në mars, Anila ka bërë çfarë ka dashur se, mbesa ishte në krah të autorit, pas marsit filloi qameti.
Në fund, Aldor Nini duhet të mësojë se, nuk mund të mashtrojë dot publikisht, nuk mund të fshihet dhe të gënjejë se, nuk i ka shërbyer Erion Veliajt dhe do të ishte më e ndershme të paktën të kishte bërë një kontratë, ndoshta edhe me Endri Fugën për shërbimet që ka bërë ndaj Rilindjes.
Tani, Aldor Nini mendon se, duke i shërbyer “Syrit” si media opozitare do të shpëtojë nga përgjegjësitë penale, por duhet të kuptojë ky dhe çdo individ tjetër që abuzon dhe keqpërdor hapësirën ligjore që i jep e drejta e autorit në Shqipëri dhe jashtë saj se, koha e censurës politike ka mbaruar në diktaturë, është ligji mbi të gjithë dhe abuzuesit, shkelësit e tij të cilët dyshohen edhe për vepra të tjera penale, përveç përndjekjes, përgjegjësinë do ta marrin përballë ligjit dhe gjithmonë përballë ligjit në Shqipëri, në Gjermani, në BE dhe kudo ku ata kanë kryer vepra penale./ CNA
Aldor Nini është përdorur si "kamikaz" kundër medias nga Rilindja dhe Erion Veliaj, megjithëse tani ?po qan?, duke kërkuar pse Rilindja, lali Eri dhe pushteti nuk e mbrojtën shërbëtorin e tyre kundër medias nga akuzat për përndjekje dhe nga arrestimi i tij.
Pikërisht kjo është fytyra e vërtetë e Aldor Ninit.
Ka menduar gjithmonë se, duke i shërbyer Rilindjes dhe pushtetit me njëmijë e një marifete, mund të bëjë çfarë të dojë, por ligji nuk është letër higjenike që Rilindja mund ta përdorë për të pastruar ndotjen që vjen nga përndjekësit.
Aldor Nini kërkon ta personalizojë çështjen me një histori të tijën rozë dhe me Anila Bashën, në fakt e gjitha nuk fillon dhe nuk mbaron as me këtë histori që do ta banalizojë, por ka filluar dhe nuk mbaron me disa këngëtarë që kanë denoncuar zotin Nini.
Nuk fillon dhe nuk mbaron me disa autorë që kanë akuzuar zotin Nini dhe shumë gazetarë, përfshirë këtu dhe ata të ?Syrit? që tentuan të përdoreshin si lavazh i imazhit të Aldorit./ CNA
Gënjeshtari publik, Aldor Nini, tentoi të shfrytëzonte një media opozitare, së cilës i shërben për të pastruar figurën e tij, që nuk është e ndotur, por tashmë është e njollosur pas akuzave për përndjekje dhe arrestimit të tij disa kohë më parë.
Nini përdori ?Syri TV?-në si një skenë propagande ku kërkoi të bënte lavazh, i ndotur nga e vërteta dhe akuzat penale që rëndojnë mbi të. Gënjeu publikisht dhe pranoi se kishte shërbyer si mercenar i Erion Veliajt, gjoja në emër të mbrojtjes së autorit të kësaj fotoje, të cilën po e ripublikojmë më poshtë.

Aldor Nini pak vite më parë raportoi përdorimin e kësaj fotoje për llogari të Erion Veliajt dhe Partisë Socialiste me pretendimin e së drejtës së autorit, ndërkohë që asnjëherë nuk i vuri në dispozicion CNA-së kontratën e tij me autorin e fotos dhe personit që kishte bërë shkrepjen.
Fotoja nuk është një portofol i humbur që CNA e gjeti në rrugë, është një imazh i një politikani, publikuar në rrjetet e tij sociale, publikuar në faqen zyrtar të PS-së.
Dhe Aldor Nini, dje kamikaz dhe shërbëtor i Erion Veliajt dhe i PS-së, sot kërkon të pastrojë imazhin në lavazhin e ?Syri TV? të opozitës. Mendon se mund të gënjejë dhe të shpëlahet nga roli i tij si kamikaz politik i Veliajt dhe PS-së kundër fjalës së lirë dhe medias opozitare.
Nuk ka Çim Peka me apo pa ?Sy?, Rakipit të ekspozuar ose jo, Armand Shkullakut me laps apo stilolaps në dorë që mund ta shpëlajnë Aldor Ninin, jo vetëm nga akuzat penale për përndjekje, por nga veprimet e tij kundër fjalës së lirë dhe duke abuzuar me të drejtën e autorit.
Sot pas më shumë se 4 vitesh, Aldor Nini nuk ka vënë në dispozicion të CNA-së ende kontratën e autorit që ai pretendon, ndërsa ne ende kemi foton e publikuar në faqen zyrtare të PS-së.
Sqarojmë përfundimisht ninullën mediatike të Rilindjes, të keqpërdorur politikisht se partitë politike paguhen nga fondet e buxhetit të shtetit, nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Politikanët në detyrë si rasti i Veliajt, janë zyrtarë që paguhen nga qytetarët shqiptarë.
Fotografët që përdorin partitë, bashkitë, deputetët, kryebashkiakët, janë persona të punësuar në administratë që paguhen nga taksat e shqiptarëve për të kryer ato foto, të cilat janë për publikun, në shërbim të publikut. Dhe media i shërben informimit të këtij të fundit.
Fotoja e politikanit është e paguar nga taksat e qytetarëve dhe këtë Aldor Nini duhet ta mësojë njëherë e mirë, ashtu siç do të mësojë shumë shpejt çdo shqiptar të vërtetën e tij pa ndalim për abuzimet në emër të së drejtës së autorit dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm me CNA-në në një rast, jo vetëm me Anila Bashën siç pretendon ai për historitë rozë, por është denoncuar nga opozita, është denoncuar nga këngëtarë, është denoncuar nga gazetarë, sepse Aldor Nini për shumë kohë ishte instrument në politikë dhe kamxhiku që është përdorur kundër mediave me zë opozitar, edhe kundër atyre që sot duan ta shpëlajnë publikisht përndjekësin Aldor Nini, i cili bën sikur qan për ligjin, por e shkel dhe abuzon me të./ CNA
Aldor Nini doli dje dhe gënjeu publikisht në ?Syri TV?, duke tentuar të pastrojë figurën e tij të njollosur pas arrestimit të tij nga policia për përndjekje dhe pas denoncimeve të shumta nga këngëtarë, artistë dhe gazetarë.
Aldori u tregua aq i pacipë, sa ?drejtoi gishtin? nga ish-bashkëshortja e tij për skandalin me CNA dhe reklamimin që i kishte bërë serverit për një lajm kundër Erion Veliajt, me argumentin se fotoja nuk kishte të drejta autori, por në fakt fotoja ishte një imazh publik i Partisë Socialiste, i Bashkisë së Tiranës nga fotografë që paguhen nga taksat e shqiptarëve për të informuar shqiptarët.
Gënjeu sepse në fillim e mohoi dhe pastaj pretendoi të drejtën e autorit, ndërkohë që nuk ka treguar ende kontratën me autorin e fotos dhe për më tepër nuk e di as kush është autori.
Më pas, si i pacipë, ?drejtoi gishtin? tek ish-bashkëshortja e tij, Anxhela Faber, për të cilën tha se ?ajo është bashkëpunëtorja jonë e sotme dhe në atë kohë ka qenë drejtore operacionale?.
E vërteta është se as CNA, as administratori i kompanisë, as aksioneri i vetëm i saj nuk kanë pasur në atë kohë asnjë komunikim me shtetasen Anxhela Faber.
Të gjitha komunikimet kanë qenë me shtetasin Aldor Nini, i cili ka qenë drejtor ekzekutiv i kompanisë, i ngarkuar me përgjegjësi direkt.
Aldor Nini kërkon të fshihet pas fustanit të ish-bashkëshortes, por në fakt, personi i akuzuar si përndjekës dhe nën hetim për të tjera histori nga organet ligjzbatuese, duhet të shikojë mesazhet, të cilat ne ia kemi publikuar (lexo këtu), që tregojnë fytyrën e tij të vërtetë si abuzues, si shantazhues ndaj nesh dhe si shërbëtor i Erion Veliajt./ CNA



Personazhi butaforik, Aldor Nini, njihet si një nga njerëzit me problematika të thella në lidhje me të drejtën e medias në Shqipëri, i shumëdenoncuar si një shërbëtor i klientelës politike, njeriu që në emër të të drejtave abuzon duke e përdorur ligjin dhe hapësirën e rrjeteve sociale për çështje politike që ai nuk i ka të drejtat kurrë dhe si ka pasur kurrë, megjithëse pretendon se është dikush.
Njeriu që pretendon se po sjell youtube në Shqipëri është ende i akuzuar se ka përndjekur dhe dhunuar ish-bashkëjetuesen. (youtube do njoftohet zyrtarisht për gjithcka kryen në shkelje të ligjit Nini, me një letër zyrtare nga një studio ligjore jashtë Shqipërisë, dhe ketë herë vështirë se mund tja hedhe me ndihmën e Ylli Rakipit apo Armand Shkullakut)
Njeriu që u arrestua dhe u mbajt në burg nga policia për përndjekje dhe dhunim të bashkëjetuesen e tij, të cilës i publikoi edhe një videon pa pëlqimin e saj, pretendon se do të na sjellë youtube në Shqipëri.
Në fakt ai është kërcënues dhe shantazhues i drejtëpërdrejtë, ai kërkon ti fshihen apo t'i publikohen materialet që ai do, dhe në momentin që ti nuk ia jep hapësirën, ai të kërcënon me youtube.
Aldor Nini të kërcënon me shantazhe, me presione mediat dhe kjo në më shumë se një rast.
Njeriu i cili u kap i gjallë nga Policia e Shtetit, njeriu i cili është denoncuar në dhjetëra raste nga CNA dhe nga shumë media të tjera, ku janë me qindra dhe qindra materiale sesi Aldor Nini ka përdorur kompaninë e tij Acromax si një pistoletë politike kundër medias dhe fjalës së lirë, gjoja në emër të së drejtës së autorit, i ka riardhur zëri që i iku pasi e arrestoi policia.
Sot guxon të kërcënojë sërish me mbyllje të kanaleve në youtube me gjoja të drejta autori që në fakt, nuk ekzistojnë apo abuzohet nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij, siç ka qenë rasti i denoncuar nga CNA në lidhje me kryebashkiakun Veliaj, ku Aldor Nini kërcënonte për mbyllje të faqeve në rrjetet sociale dhe serverave, kjo e publikuar dhe denoncuar më parë.
Aldor Nini vazhdon të kthehet në një kamzhik politik, në një shantazhes dhe kërcënues ndaj medias, kur ai nuk merr hapësirën që do për çëshjet që ai do.
Mendon se është xhandari, ligji dhe mbi ligjn për çdo njeri në Shqipëri. Është mbi ligjin e të drejtës së autorit, është mbi Kushtetutën mbi të drejtën e informimit dhe mund të godasë dhe të shkatërrojë çdo rrjet social apo youtube se ai ka të drejtat e tij.
Në fakt Aldor Nini duhet ta mësojë njëherë e mirë se tashmë shumë persona kanë hapësirat e duhura ligjore edhe atje ky Aldor Nini nuk e mendon se mjafton ligji i vërtetë, zbatimi i tij që Nini dhe të tjerët si ai të mos mbajnë më të drejtat e youtube për shumë kompani sepse ai abuzon me to dhe për më tepër është një person me precedent të rrezikshëm penal dhe këtë e di mirë. Këtë smund ta fshehë më as youtube, as agjensive ligjzbatuese në Gjermani.
Në rast se mendon se mund ta çajë të ardhmen me shpatën e tij abuzuese këtë e ka gabim. Pasi është një shpatë tjetër më e madhe se ajo që ka ai.
Është shpata e të drejtës dhe shpata e ligjit që ndalon dhe ndëshkon këdo të dënuar dhe abuzues që të zhvillojë të tilla aktivitete, çensuese, politike dhe abuzive dhe Aldor Nini është një nga ata që sdo mund tëfitojë kurrëmbi mediat.
Pa theksuar se ështëbashkëpunërot i mediave të akuzuara për afera korruptive në Shqipëri dhe mbrojtës i produkteve të tyre. /CNA
Zbardhet vendimi/ Gazetari i droguar dënoh...
Skandali me inceneratorin e Tiranës/ Fat q...
Edvin Kondili, prokurori i qeverisë! 21 G...
Dokumenti-Si dhe sa është paguar Endrit Ha...
Dënohet gazetari i trafikantit të drogës, ...
Skema e falsifikimit të faturave tatim...
CNA ka nisur të zbulojë si janë njohur dhe si ka shkuar hi...
Altin Dumani punon të shtunë, por ka 5 muaj ...
Inceneratorët dhe Vjollca Hoxha, një histori...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...