LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me armë dhe drogë, nuk bën burg/ Dënohet si shpifës

5 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Dënohet gazetari i trafikantit të drogës, Xhemail Pasmaçiu/ Gjykata e shpall fajtor për fyerje dhe shpifje

Me armë dhe drogë, nuk bën burg/ Dënohet si shpifës
Eljo Laze

I pretenduar si gazetar Eljo Laze, i cili për shumë kohë shërbeu si kobure mediatike e trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për fyerje dhe shpifje.

Padia e bërë ndaj tij gati dy vite më parë, ka kaluar në të gjitha fazat e gjykimit dhe tashmë gjyqtari Gert Hoxha ka dhënë vendimin, ku e ka dënuar për shpifje dhe fyerje me vlerën e 1.5 milionë lekëve Eljo Lazen.

Eljo Laze njihet edhe si gazetari bandit, i cili është kapur i droguar dhe me armë nga një patrullë policie pak kohë më parë, por në atë periudhë u shpëtua nga prokurori i shkarkuar nga vettingu, Artan Lulaj dhe nëpërmejt një skeme me gjyqtarë të korruptuar, të cilët e dënuan thjeshtë me ?detyrim paraqitjeje?.

Gjykata e Tiranës tashmë ka dënuar Eljo Lazen për shpifjet dhe fyerjet e vazhdueshme që ai përdori ndaj kolegëve të tij dhe medias, gjatë kohës kur denoncohej trafikanti i drogës, Xhemail Pasmaçiu.

Eljo Laze dhe Kastriot Myftaraj tashmë i ndjerë, disa kohë më parë u përdorën për sulme, shantazh, kërcënim dhe fyerje ndaj gazetarit Elvi Fundo dhe CNA, që në atë kohë nxori të gjitha dokumentet e shtetasit Xhemail Pasmaçiu, alias Ylli Ndroqi, ndërrimin e emrit dhe akuzat që kishte pasur ai pas arrestimeve në Turqi për drogë, si dhe akuzat që kishte pasur nga Italia.Në atë kohë, Laze u përdor si kamikaz me sharje, kërcënime, fyerje dhe koha tashmë tregoi se ai gënjente, fyente dhe shpifte për llogari të një trafikanti droge dhe nuk kishte asnjë të vërtetë në ato fjalë që thonte dhe që i pretendonte si fakte, të cilat nuk ia paraqiti kurrë gjykatës, por edhe prokurorit që ndoqi seancat gjyqësore.

Më pas Laze e braktisi ish-shefin e tij Xhemail Pasmaçiu dhe u strehua në sqetullën e Erion Veliajt, ku shërben si mercenar i braktisur në një qoshe. 

CNA ka mësuar se ndaj Lazes ka edhe dy kallëzime të tjera penale në proces dhe gjithashtu disa gjyqe civile në lidhje me dëmshpërblimin që ky i fundit duhet t?i japë CNA-së dhe gazetarit Elvi Fundo për shpifjet dhe fyerjet e përsëritura.

Akuzat e shpifjet e Lazes dhe Kastriot Myftarajt, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite përsëriten nga të tjerë gazetarë, të cilët janë të kallëzuar në gjykatën civile për të njejtën çështje. Gjithashtu janë dërguar në gjykatë penale, si dhe në Prokurorinë e Tiranës.

Një material tjetër është dërguar edhe pranë SPAK, në lidhje me arsyet se përse bëhen këto sulme, pasi më shumë sesa thjeshtë dhe vetëm fyerje dhe shpifje që vijnë nga njerëz apo pseudogazetarë të përdorur nga grupe kriminale apo paratë e korrupsionit, janë sulme të orkestruara të një grupi të strukturuar kriminal në media, i cili është krijuar dhe paguhet me paratë e korrupsionit të inceneratorëve.

Rasti i Lazes është një nga të parët, por CNA, ashtu siç raportoi edhe dje, inkurajon gjykatën për të ecur më shpejt me procese të tilla gjyqësore dhe gjithashtu së bashku me një grup tjetër gazetarësh dhe Shoqatën e Gazetarëve Profesionistë, po përgatisin një draft për ndryshime në "ligjin e medias",  që do ti çohet parlamentit dhe do jenë disa hapa të rëndësishme për të rregulluar mediat online dhe proceset gjyqësore me median për të ecur më shpejt dhe për t?u përballur vërtetë me drejtësinë shpifësit, gjobaxhinjtë mediatikë dhe gazetarët e vërtetë./ CNA

1 VITE ME PARE

Gazetari me armë dhe drogë u la i lirë/ Sa para mori prokurori i Lazes që nuk apeloi vendimin

Me armë dhe drogë, nuk bën burg/ Dënohet si shpifës

Në maj të vitit 2021, gazetari Elio Laze është arrestuar për armëmbajtje dhe drogë.

Por pavarësisht kësaj, ka arritur t’i shpëtojë burgut në mënyrë të dyshimtë.

Ai është lënë nga gjykata i lirë dhe prokurori Artan Lulaj nuk e ka ankimuar në Apel vendimin e Gjykatës së shkallës së parë.

Duke ngritur kështu dyshime se prokurori Lulaj ka marrë ryshfet për të mos e kryer detyrën e tij.

Lulaj është shkarkuar nga Vettingu me 13 janar të vitit 2022, jo vetëm për aspektin profesional, por edhe në lidhje me pasurinë.

Me armë dhe drogë, nuk bën burg/ Dënohet si shpifës
Prokurori i shkarkuar Artan Lulaj

Sipas KPK-së, Lulaj nuk kishte qenë bashkëpunues, ndërsa nuk kishte kthyer disa përgjigje, nuk kishte vënë në dispozicion dokumente dhe kishte refuzuar të bënte transparencë mbi pasurinë e së bijës.

Deri më tani nuk ka një hetim nga SPAK-u në lidhje me pasurinë e Lulajt.

Roli i prokurorit përballë gazetarit të armatosur

Në kohën që çështja e gazetarit Elio Laze ka mbërritur në Gjykatë për masën e sigurisë, është zhdukur një nga dy akuzat që rëndonin mbi të.

Ai është dërguar në Gjykatë për masë arrestimi, vetëm me akuzën për “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe duke zhdukur akuzën "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuar nga 283 i Kodit Penal.

Me datë 31.05.2021, Gjykata nëpërmjet gjyqtarit Besnik Hoxha, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova që personi nën hetim, Elio Laze, mund të ketë kryer veprën penale të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, çka përmbush kushtin e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova, i përcaktuar nga neni 228/1 i Kodit të Procedurës Penale, si kusht për caktimin e masës së sigurimit.

Me armë dhe drogë, nuk bën burg/ Dënohet si shpifës
Elio Laze

Por papritur Laze është sëmurë dhe përveçse i është hequr dhe një akuzë, ai është lënë edhe i lirë.

Ka qenë prokurori Artan Lulaj që ka kërkuar ndryshimin e objektit të kërkesës lidhur me caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Elio Laze nga ajo e “arrestit ne burg” në atë të “arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 I K.Pr.Penal.

Pra, fillimisht është  zhdukur një nga akuzat, më pas është sëmurë Elio Laze, është “zbutur” prokurori Artan Lulaj dhe përfundimi, asnjë ditë burg për gazetarin e kapur me armë dhe drogë./CNA.al

1 VITE ME PARE

Skandali në drejtësi/ Me armë e drogë, asnjë ditë burg

Me armë dhe drogë, nuk bën burg/ Dënohet si shpifës

Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të dala prej saj, të trumbetuara fort nga politika, por edhe e mbështetur fort nga ndërkombëtarët, është parë si shpresë që drejtësia dhe ligji të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët.

Por, me sa duket drejtësia shqiptare i ka ca ?të nënës e ca të njerkës?.

Ka qytetarë që kapen me një cigare hashash apo se rregullojnë çatinë, ngelen burgjeve, por ama ka edhe të tjerë që kapen me armë me fishek në gojë e drogë, dhe nuk bëjnë asnjë ditë burg.

I tillë është edhe rasti i gazetarit Elio Laze, i raportuar nga CNA.al.

Elio Laze, i ashutuquajtur gazetar, është arrestuar, gjykuar e dënuar për mbajtje armësh dhe posedim të lëndëve narkotike, por nuk ka bërë asnjë ditë burg.

Gazetari Elio Laze është arrestuar me 28 maj 2021, për amëmbajtje,, por edhe për drogë.

Gjatë kontrollit nga Policia atij i është gjetur një pistoletë e markës, ?Ecol?, të cilën gazetari e mbante në çantën e dorës.

Pistoleta kishte një karikator me një fishek luftarak. Para oficerit të Policisë gjyqësore, Laze ka deklaruar se e kishte blerë po atë natë pistoletën.

Në dëshminë e siguruar nga CNA.al, Laze ka thënë se e ka blerë pistoletën kundrejt një shumë 200 euro, nga dy djem të rinj, të cilët po konsumonin lëndë narkotike, hashash.

Mbi gazetarin duhet të rëndonin dy akuza, ?Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit?, të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Në rastin e parë dënimi është nga 5-7 vite burg, ndërsa për rastin e dytë ai duhet të dënohej deri në 5 vite burg.

Por CNA.al ka mësuar se Laze nuk ka bërë asnjë ditë burg, duke u lënë me arrest shtëpie, me pretendimin për shkaqe shëndetësore./CNA.al

1 VITE ME PARE

Me armë, drogë dhe me borxhe/ Bëmat e gazetarit, që kompania i përfundoi nën sekuestro

Me armë dhe drogë, nuk bën burg/ Dënohet si shpifës

Elio Laze, i ashutuquajtur gazetar, përveçse është arrestuar, gjykuar e dënuar për mbajtje armësh dhe posedim të lëndëve narkotike, ka regjistruar edhe të tjera bëma.

Rreth katër muaj pas arrestimit, Lazes i është vënë nën sekuestro edhe një biznes i tij, ?Illyridium Media? me numër identifikimi M11313038N.

Ky biznes rezulton i regjistruar në QKB me datë 13/01/2021 dhe pas rreth tetë muajsh ka përfunduar i sekuestruar, për shkak të borxheve të Elio Lazes, i cili rezulton administrator dhe pronar i vetëm i këtij biznesi.

Sipas shkresës me numër protokolli 1995 dhe numër regjistrimi 100-20, të Dhomës së Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë dërguar Qendrës Kombëtare të Binzesit, udhërohet vendosja nën sekuestro e kompanisë së Lazajt.

?Unë, Ardit Hajdini Përmbarues Gjyqësor pranë Zyrës së Përmbarimit Privat "ASTREA" shpk Nipt: L61306025U, në referim të Urdhërit të Ekzekutimit Nr.1825 Regj.Them, datë 06.02.2020 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, kam vënë në ekzekutim këtë Urdhër, duke regjistruar në dosjen përmbarimore Nr.100-20, datë 27.02.2020 kërkesën e kreditorit S.B. ndaj debitorit Elio Luan Lazaj, në lidhje me Titullin Ekzekutiv Akti Noterial "Deklarate Noteriale" Nr.9805 Rep. Nr.3243 Kol, date 11.10.2019.

Pasi fillova procesin e ekzekutimit të detyrueshëm, duke i derguar debitorit lajmërimin Nr.8539 Prot, Datë 06.03.2020, për të ekzekutuar vullnetarisht detyrimin që përmban Urdhëri i Ekzekutimit Nr.1825 Regj.Them, datë 06.02.2020 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në referim të neneve 517 dhe 518 të K.Pr.Civile, konstatova se: Pala debitore Elio  Lazaj nuk ka respektuar afatet e neneve 517 dhe 518 te K.Pr.Civile?, thuhet në shkresën 1995 të datës 31.08.20121.

Në këto kushte në zbatim të nenit 36 të Ligjit Nr. 26/2019, miratuar me datë 08.05.2019 ?Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat, ka urdhëruar Qendrën Kombëtare të Binezesit të vendosë sekuestro konservative, mbi kuotat e debitorit, Elio Lazaj, në masën 100 % të kapitalit të zotëruar.

Me armë dhe drogë, nuk bën burg/ Dënohet si shpifës

Me armë dhe drogë, nuk bën burg/ Dënohet si shpifës

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej, por referuar të dhënave zyrtare të QKB-së, rezulton se pagesa nuk është kryer, pasi në ekstraktin e kompanisë nuk ka një dokument që vërteton heqjen e sekuestros së kuotave.

Pas armës dhe drogës, përfundon me borxhe

Vënia nën sekuestro e kompanisë së Elio Lazajt, ka ndodhur pak kohë më vonë pas arrestimit të tij.

Kujtojmë se Gazetari Elio Laze është arrestuar me 28 maj 2021, për amëmbajtje, por edhe për drogë.

Gjatë kontrollit nga Policia atij i është gjetur një pistoletë e markës, ?Ecol?, të cilën gazetari e mbante në çantën e dorës.

Pistoleta kishte një karikator me një fishek luftarak. Para oficerit të Policisë gjyqësore, Laze ka deklaruar se e kishte blerë po atë natë pistoletën.

Në dëshminë e siguruar nga CNA.al, Laze ka thënë se e ka blerë pistoletën kundrejt një shume prej 200 eurosh, nga dy djem të rinj, të cilët po konsumonin lëndë narkotike, hashash.

?Pasi shkëmbyem disa fjalë njëri prej personave më pyeti mua, nëse unë doja ndonjë armë zjarri. Unë i pavetëdijshëm kam thënë se kam vetëm 200 euro me vete dhe për sa para unë do të blja një armë zjarri. I gjendur në kushtet që unë bëra shkak, por në realitet e kërkova në formë shakaje, unë isha i detyruar të bëj pagesën dhe nxora paratë dhe bëra likuidimin e armës së zjarrit dhe e mora armën dhe e futa në çantë", ka deklaruar ndër të tjera në Polici, gazetari Elio Laze./CNA.al

1 VITE ME PARE

I droguari me armë nuk heq dorë nga shpifjet

Me armë dhe drogë, nuk bën burg/ Dënohet si shpifës

E.L, një kriminel me armë i cili duhej të ishte në burg, por qëndron rrugëve të Tiranës dhe i fshihet gjykatës, me një gjuhë kërcënuese të përsëritur, në gjykim për armë mbajtje i kapur me pistoletë e drogë, nuk heq dorë nga shpifjet.

Sot  ai sërish ka regjistruar krimin e radhës duke sulmuar dhe shpifur për editorin e CNA.al, Elvi Fundo.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, i ashtuquajturi gazetar që është kapur me armë dhe drogë ka shpifur, duke shkruar se deputetes së PD-së Jorida Tabaku i është vënë gjobë nga CNA.al.

Me armë dhe drogë, nuk bën burg/ Dënohet si shpifës

Kjo shpifje dhe fyerje do të do shkojë sigurisht në Gjykatë, por për transparencë të opinionit publik i shkuam më tej kësaj çështje.

Për ta demaskuar të droguarin e armatosur, kontaktuam deputeten e PD-së, Jorida Tabaku, e cila duhet të mbajë qëndrim për këtë shpifje.

Të dalë dhe të thotë publikisht si qëndron e vërteta.

Nga ana tjetër në një prononcim për CNA.al, editori, Elvi Fundo ka thënë se do t’i drejtohet Gjykatës për shpifje dhe fyerje, siç kam bërë dhe më parë dhe çështja është në proces dhe ky personazh i keqpërdorur nga trafikantë droge të shpallur non-grata, apo nga kryebashkiaku i Tiranës, nuk është paraqitur. Tani do vijë me polici në gjyq se është në arrest shtëpie. Është shantazhi dhe kërcënimi i rradhës që të tërhiqemi nga gjyqi. Gjithashtu ai ka dhënë detaje në lidhje me investigimin e bërë për pronat e familjarëve të Jorida Tabakut.

“Unë nuk merrem me persona butaforikë, njerëz të cilët janë kapur me armë dhe të droguar, që i fshihen drejtësisë, personazhe të inkriminuar të botës së medias, shërbëtorë të trafikantit të drogës, Xhemail Pasmaçiu, vënë tashmë në shërbim të Erion Veliajt, i cili nuk ka lënë që për këtë kamikaz mediatik të vendoset në vend drejtësia.

Unë e kam kallëzuar penalisht në gjykatë. Edhe pse është në arrest shtëpie, nuk është paraqitur në gjyq. Kujton se unë do tërhiqem apo trembem nga padia apo procesi gjyqësor. Ta harrojë, do mbajë çdo përgjegjësi penale me tej dhe civile. Mendon se do shpëtojë duke thënë kam qenë i droguar në gjykatë. Ai duhet të jetë në burg dhe do i bëjmë së shpejti një kërkesë gjykatës.

Ashtu si kallëzimi i parë pas këtij sulmi të sotëm do të ketë një kallëzim tjetër. Le ta shpëtojë Erion Veliaj dhe Pasmaçiu nga drejtësia për shpifjet dhe fyerjet e përditshme. Kthim pas nuk ka, duhet të pastrojmë gazetarinë nga llumi”, është shprehur Fundo.

Sa i përket rastit të zonjës Tabaku, Fundo, ka sqaruar se janë publikuar disa të dhëna, por se procesi nuk ka përfunduar këtu.

Që gazetaria të mos mbetet në kuadrin e thashethemeve dhe hanxharëve të përdorur nga trafikantë droge  ne vendosëm të dërgojmë shkresat zyrtare dhe ne po sjellim më poshtë një të tillë.

 “Në rastin e zonjës Tabaku mund t’ju sqaroj se: CNA.al pas investigimit të kryer jo  nga ana ime, ka publikuar disa të dhëna por dhe pyetje publike. Gjithçka shtë bërë edhe me konsulencën e një avokateje me kredenciale mjaft të mira në Itali, e cila na rekomandoi që publikimin ta shtynim deri ne rikonfirmim por dhe përgjigje nga disa institucione financiare dhe urbanistike.

I kemi dërguar emaile zyrtare shtesë disa agjencive shtetërore italiane, të cilat refuzuan të na kthenin përgjigje pasi nuk ishim të verifikuar zyrtarisht, i kemi çuar disa javë më parë dokumenta zyrtare dhe jemi duke pritur përgjigjet e plota në lidhje me investigimin tonë, i cili do të ishte i paplotë dhe i pavërtetë pa këto konfirmime zyrtare. Gjithçka do të publikohet sapo të vijnë këto përgjigje”, është shprehur më tej Fundo.

Me armë dhe drogë, nuk bën burg/ Dënohet si shpifës

Me armë dhe drogë, nuk bën burg/ Dënohet si shpifës

Fundo më tej sjellë fakte se CNA.al nuk  ka praktikë, fyerjen, as kërvënimin dhe as gjobat.

“Na është thënë se i kemi vënë gjobë Ylli Ndroqit, por ai u shpall zyrtarisht nga Ambasada Amerikane gjobaxhi.

Këtë sharlatan mediatik që turpësisht pretendon se është gazetar e ka përdorur Ylli Ndoqi për të mbrojtur imazhin e tij tashmë të konfimuar zyrtarisht nga Ambasada e SHBA-së, se kush është ai në të vërtetë dhe së fundmi e ka blerë Erion Veliaj dhe e përdor si panxhar mediatik, por drejtësia vonon po nuk harron.

Është mirë të shkojë, të paraqitet në gjykatë për të gjitha shpifjet dhe fyerjet e tij dhe për të cilat unë e kam kallëzuar, kthim pas ska, për gjithçka që ka prova dhe fakte ti çojë në Prokurori, ashtu sikur dhe unë kam çuar gazetarë, politikanë, të cilët janë nën hetim”, është shprehur Fundo./CNA.al

21:22 Live Updates

Inceneratorët

Inceneratorët dhe Vjollca Hoxha, një histori...

Lajmet e fundit nga