LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edvin Kondili, prokurori që rrëzoi mitin "SPAK"

4 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Edvin Kondili, prokurori i qeverisë!

Edvin Kondili, prokurori që rrëzoi mitin "SPAK"
Prokuroi i SPAK-ut, Edvin Kondili

Prokurori i SPAK-ut, Edvin Kondili, që njihet gjerësisht si një mbështetës i mazhorancës, një njeri me bindje socialiste dhe me lidhje të forta me qeverinë, pak ditë më parë i dha të gjitha provat duke mos kryer siç duhet hetimet në lidhje me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Dikush e quan linçim, dikush tjetër e quan se prokurori ka bërë detyrën dhe se nuk ka gjetur provat e duhura, por le t'i shikojmë dy rastet, të dyja, për ministra, njerëz dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Edi Ramës.

SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt, Ilir Beqaj i lirë!

Edvin Kondili, prokurori që rrëzoi mitin "SPAK"

Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministri, dyshohet për marrëdhënie për aferën e inceneratorëve.

Hapet një dosje me fraksion pas hetimit për Elbasanin. Nuk gjenden lidhjet e Arben Ahmetajt me inceneratorët, në shkresa zyrtare, pra ligjërisht, por SPAK-u heton pasurinë.

Prokurori Altin Dumani i heton të shkuarën, gjen pronat, ka pretendime SPAK-u se kanë rrjedhur nga marrëdhënia me inceneratorët, gjejnë bileta avioni, hoteli, fluturime, marrëdhënie mes njëri-tjetrit, por jo dokumente zyrtare. Në asnjë letër zyrtarisht Arben Ahmetaj nuk kishte firmosur për inceneratorët.

Çohet kërkesa në gjykatë, kërkohet t?i hiqet imuniteti dhe kërkohet urdhër-arresti për Arben Ahmetajn.

Kjo nuk ka ndodhur me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn, që është hetuar nga Edvin Kondili.

Edvin Kondili, prokurori që rrëzoi mitin "SPAK"

Pra, Ilir Beqaj ndryshe nga Arben Ahmetaj e ka firmosur vetë kontratën koncesionare apo PPP e sterilizimit. Është ai firmëtari.

Ka qenë mbështetës i saj, promotor i saj, është kapur me bileta avioni, njihet si shok gjimnazi, i ka dhënë suportin i ka dhënë mbështetjen publike përveçse ka hedhur firmën, por Ilir Beqajt nuk i hetohet pasuria, e shkuara.

Pse? Pse Edvin Kondili nuk ndjek standardin e Altin Dumanit?

Edvin Kondili, prokurori që rrëzoi mitin "SPAK"

Nuk mund të ketë drejtësi me dy standarde, ca të nënës e ca të njerkës.

Edvin Kondili u mbështet fort nga Rilindja dhe mazhoranca për t?u bërë kreu i SPAK-ut dhe humbi pasi vetë ambasadorja e SHBA-së dhe institucionet diplomatike mbajtën qëndrime të forta në mbështetje të Altin Dumanit për të penguar që Rilindja të zgjidhte vetë kreun e SPAK-ut dhe rivali i Dumanit për kreun e SPAK-ut ishte Edvin Kondili.

Edvin Kondili, prokurori që rrëzoi mitin "SPAK"

Pse Edvin Kondili nuk kryen siç duhet detyrën? Nuk e heton siç duhet Ilir Beqajn? A ka përfituar apo s?ka përfituar? Justifikon apo jo pasuritë siç ndodhi me rastin e Arben Ahmetajt apo siç po ndodh me Lefter Kokën e të tjerë?

Çfarë e pengon Edvin Kondilin? Apo mos vallë hyrja e tij në godinën e kryeministrisë vitin e shkuar në muajin janar, diçka ka ndryshuar? Kë ka takuar, askush nuk mund të thotë, por hyrja është një fakt.

A ka ndikuar kjo që Kondili të mos veprojë dhe të mos zbatojë siç duhet detyrën dhe ligjin në lidhje me shtetasin Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë? Sepse precedenti Beqaj moshetimi i plotë dhe moskryerja e plotë e procedurës, krijon një precedent shumë të rrezikshëm edhe për ministrat e tjerë dhe për zyrtarë të tjerë në hetim.

Edvin Kondili, prokurori që rrëzoi mitin "SPAK"

Nuk mund të jetë SPAK-u me dy standarde, një i Edvin Kondilit të Rilindjes që hyn në godinën e kryeministrisë dhe tjetri i Altin Dumanit dhe shumë prokurorëve të tjerë që i shkojnë deri në fund hetimit.

Ilir Beqaj i ka firmosur vetë kontratat koncesionare, Ilir Beqaj ka suportuar koncesionin e sterilizimit që po quhet një aferë korruptive dhe Ilir Beqaj është i lirë.

Drejtësia duhet të flasë me fakte dhe prova dhe jo duke mbyllur dosjet dhe duke shpëtuar përgjegjësit e vërtetë të korrupsionit./ CNA

 

6 MUAJ ME PARE

Ilir Beqaj, Edvin Kondili dhe koncesioni 100 milionë euro i sterilizimit

Edvin Kondili, prokurori që rrëzoi mitin "SPAK"
Foto-montazh, ilustruese

Ish-ministri i Shëndetësisë, zoti Ilir Beqaj, ka shfaqur publikisht qëndrimet e tij në lidhje me koncesionin e sterilizimit, një aferë 100 milionë euro e denoncuar fort nga mediat dhe opozita.

Së fundi, edhe SPAK-u ka reaguar duke çuar në pranga fituesin e koncesionit dhe zëvendësministrin e Shëndetësisë.

Beqaj, në reagimin e tij, që më shumë sesa qëndrim i vërtetë duket një shënim për të qetësuar shpirtin e trazuar të Mero Bazes me editorialet e tij tashmë të dala boje, që nuk i lexon më as Filip Çakuli, nuk na ka thënë asgjë.

Beqaj rreket të na tregojë se sa i mirë është koncesioni i sterilizimit, çfarë është përfituar nga ky koncesion, njerëzit që qëndrojnë më pak ditë në spital dhe mjekët që flasin dhe e vlerësojnë.

Shkrimet dhe reagimet e CNA-së për aferën e sterilizimit

CNA ka bërë disa shkrime, reagime, në lidhje me aferën e sterilizimit, ku duhet ndarë kostoja dhe shërbimi dhe shokët e gjetur të Ilir Beqajt që fituan koncesionin. 

Pra, shërbimi i sterilizimit është një nevojë e domosdoshme për spitalet shqiptare.

Shërbimi i sterilizimit është një nevojë për të gjithë pacientët dhe veçanërisht dhe personelin mjekësor për të mos pasur stresin postoperator, pra infeksionet që shkaktohen dhe askush nuk e diskuton që sterilizimi është një e mirë e cila i shërben dhe pacientit dhe mjekut, por ajo që Ilir Beqaj nuk na ka thënë është pse duhet ta merrte shoku i tij i gjetur koncesionin dhe pse duhet të kishte atë vlerë.

Edvin Kondili, prokurori që rrëzoi mitin "SPAK"
Foto ilustruese

Pra, mund t?i kujtojmë zotit Ilir Beqaj se ka dokumente zyrtare të ministrive, kolegëve, të zotit Beqaj në lidhje me tavanet që duhet të shpenzonte koncesioni.

Mund t?i kujtojmë zotit Beqaj se vende rreth Shqipërisë, po sjellim Maqedoninë, e kanë bërë të njëjtin koncesion, por e kanë me kosto më të ulët dhe kanë tri apo 4 nivele të ndryshme setesh, pra instrumentesh, që përdorin me çmime dhe me diferenca shumë më të ulëta sesa Shqipëria.

I kujtojmë zotit Beqaj apo edhe çdo pasionanti tjetër në mbrojtje të tij se koncesioni dhe vlera e tij nuk duhet të ngatërrohen me shërbim.

Edvin Kondili tenton të shfajësojë Ilir Beqajn

Edvin Kondili, prokurori që rrëzoi mitin "SPAK"

Kostot, miqtë e Beqajt, përfituesit, janë ata që kanë marrë nga buxheti i shtetit miliona euro, me vlera të fryra shumë larg realitetit të tregut dhe së fundi që Ilir Beqaj dhe të tjerë, të cilët duan ta mbështesin për ta shpëtuar, përfshi këtu dhe prokuronin e rilindjes në SPAK që ndihet se po linçohet, Ervin Kondili, mund të theksojmë se, hetimi ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë nuk është bërë i plotë.

Kondili ka tentuar ta mbyllë dosjen dhe ta shfajësojë Beqajn për shkak se edhe pse ka gjetur udhëtime dhe marrëdhënie mes fituesit dhe zoti Beqaj nuk është hetuar fare çfarë ka përfituar ose jo Beqaj nga ky koncesion.

A ka korrupsion të plotë në dhënien me koncesion të sterilizimit?

Pa i hyrë debatit a duhet ta bënte vetë shteti dhe a i kishte kapacitetet siç rezulton nga hetimet ku kolegia e tanishme e Beqajt, Ogerta Manastirliu, ka kërkuar vënien në funksion të sterilizimit në QSUT.

Hetimi i paplotë për Ilir Beqajn

Edvin Kondili, prokurori që rrëzoi mitin "SPAK"

Nuk është kryer një hetim i plotë për Ilir Beqajn. Këtë as ai nuk mund ta mohojë, as Edvin Kondili.

Kolegu i Beqajt, ish-ministri Arben Ahmetaj, për udhëtime, lidhje me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, për dyshime për pronat të përfituara nga marrëdhënia mes tyre është në kërkim, pasi SPAK-u kërkon arrest me burg, ndërsa për Ilir Beqajn nuk është kryer hetimi.

 

A ka vila Ilir Beqaj? Si ka lëvizur pasuria e tij? A ka përfituar Ilir Beqaj nga marrëdhënia me Ilir Rrapajn dhe koncesionin e sterilizimit, po koncesione të tjera? A ka pasur përfitime korruptive ish-ministri i Shëndetësisë?

Këtë duhet të zbardhte Edvin Kondili dhe këtë duhet t?u tregonte të gjithë shqiptarëve dhe për të pasur SPAK-u një standard dhe një të vërtetë që Ilir Beqaj të mos gënjejë shqiptarët duke ngatërruar koncesionin e sterilizimit me vlerat që kushton dhe me përfitimet e mundshme të ish-ministrit të Shëndetësisë që në raste të tilla quhet korrupsion./ CNA

 

6 MUAJ ME PARE

Rama përshëndet Rilindjen e Edvinit!

Edvin Kondili, prokurori që rrëzoi mitin "SPAK"
Foto montazh, ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me punën e SPAK-ut gjatë muajit gusht, e cila, sipas tij, është për t?u përshëndetur.

CNA ka paralajmëruar kohë më parë se gushti do të jetë mjaft i nxehtë dhe dardhat e ngrëna pas shpinës së kryeministrit do të jenë përvëluese për shumë ish-ministra dhe ish-bashkëpunëtorë të tij.

SPAK vazhdon hetimet në lidhje me disa ministra dhe me disa koncesione.

Nuk janë vetëm inceneratorët, ku u tentua që gjithçka të mbyllej dhe Tirana të mos hapej kurrë, por nga hetimet dhe përtej akuzave ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, pritet të ketë të tjera bëma dhe gjëma të qeverisë që do të zbardhen nën dritën e hetimit.

Deri tani kanë marrë një drejtim të qartë dhe po japin rezultate të padiskutueshme.

Pas inceneratorëve ishte sterilizimi.

Në fakt, po hetohet edhe çështja e ?check up?-it. Një tjetër ministre e rëndësishme e qeverisë Rama, Olta Xhaçka, po hetohet për problematikat e saj ligjore gjatë kohës që ka qenë ministre e Mbrojtjes.

Edvin Kondili, prokurori që rrëzoi mitin "SPAK"
Olta Xhaçka, ministre

Bëhet fjalë për tri momente, forcat detare në Sarandë, baza e saj në Shëngjin, si dhe një fluturim me helikopter gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2019.

Ish-ministrja Anila Denaj, ish-ministri Ilir Beqaj, ish-ministri Shkëlqim Cani, pra, disa ish-ministra, por edhe ministra të tjerë në detyrë, janë nën hetim nga SPAK-u.

Ka dosje të shumta, kallëzime, disa të bëra dhe nga opozita, por që po marrin një rrugë.

Ndërsa dje, shqiptarët mësuan se u bënë disa arrestime nga SPAK-u, por ministrat që kishin firmosur koncesionin ishin lënë të lirë dhe nuk ishte kërkuar asgjë për ta.

Edvin Kondili, prokurori që rrëzoi mitin "SPAK"

Ishte gjyqtari, i cili kishte shtyrë prokurorin e SPAK-ut, Edvin Kondili, që të thellonte hetimet për Ilir Beqajn dhe Shkëlqim Canin.

Arrestohet zëvendësministri, akuzohen ai dhe subjekti, në fakt për ish-ministrin Ilir Beqaj që ishte mik me subjektin, që kishte marrë koncesionin dhe ishte firmëtari kryesor i koncesionit dhe njeriu që e kishte mbështetur atë dhjetëra herë publikisht, nuk tha asgjë.

Koncesioni i sterilizimit është përshëndetur dhe është vlerësuar nga shumica e njerëzve si shërbim, por jo si kosto. Kostot janë çmimet e larta që paguajnë korrupsionin.

Nga ana tjetër, ish-ministri Shkëlqim Cani, njeriu i cili ka firmosur shumicën e koncesioneve dhe një herë thoshte jo dhe pastaj rrugës ndryshonte mendje dhe thoshte po, ishte personi tjetër që duhej të hetohej në lidhje me këtë aferë, por nuk u arrestua as ai, nuk pati asnjë veprim nga prokurori.

Sot, dalja e kryeministrit Rama dhe përshëndetja e bërë për SPAK-un nuk është gjë tjetër thjesht dhe vetëm falënderimi që i bën Edvin Kondilit, njeriut që mazhoranca, partia në pushtet, Rilindja, e mbështeti fort për ta bërë drejtues të SPAK-ut.

Dje, qartazi, të gjithë kuptuan pse pushteti, shumica, kërkonte që Kondili të ishte në krye të SPAK-ut dhe jo Altin Dumani.

Edvin Kondili, prokurori që rrëzoi mitin "SPAK"
Edvin Kondili, prokuror

Dje u kuptua me mungesën e fletë-arresteve për dy ish-ministrat e Edi Ramës. Dje u kuptua se Edvin Kondili ishte një ushtar politik dhe kishte thyer një standard të SPAK-ut.

Kur dikush ndodhet pas prangave se ka firmosur koncesione, siç është rasti i Lefter Kokës apo Alqi Bllakos kolegu i tij nuk mban të njëjtën përgjegjësi penale.

Kjo është një drejtësi me dy standarde.

Kjo është drejtësia e Edvin Kondilit, që ndoshta kërkon kryeministri ynë, i cili e ka përshëndetur publikisht për gushtin e zjarrtë dhe punën e madhe që ka bërë SPAK-u.

Në fakt, rasti i Edvin Kondilit dhe rasti i djeshëm i sterilizimit nuk është për t?u përshëndetur, pasi bashkë me zhurmën dhe arrestimi i ish-zëvendësministrit dhe pronarit të një subjekti që ofronte shërbim, janë jashtë kokat e vërteta, firmëtarët, ata që kanë vulosur dhe kanë vendosur këtë koncesion apo këtë shërbim siç është sterilizimi, ku SPAK-u pretendon se ka korrupsion, por nuk e çon deri lart te ministrat, por e lë gjithnjë e më poshtë.

Ky është standardi i Edvin Kondilit dhe kjo është përshëndetur nga kryeministri Rama. Kjo është drejtësia nga e cila ka hequr dorë kryeministri ynë? Kjo është drejtësia që nuk duhet të kontrollohet?

Në fakt, drejtësia e Edvin Kondilit, njoftuar dje dhe e bërë nga SPAK-u është një drejtësi me dy standarde dhe është drejtësia e kontrollit dhe mospërfundimit të plotë të hetimeve, një drejtësi joprofesionale, jo e çuar deri në fund, selektive dhe e kontrolluar politikisht./ CNA

 

6 MUAJ ME PARE

Edvin Kondili si ushtar politik

Edvin Kondili, prokurori që rrëzoi mitin "SPAK"

SPAK njoftoi se kishte drejtuar kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për ndalimin e disa personave, pasi kishte kryer hetimet në lidhje me çështjen e asaj që është quajtur ?skandali i sterilizimit?, i denoncuar shumë nga mjekë, por jo vetëm, edhe nga opozita.

Çështja e sterilizimit në fakt ka dy anët e saj. Është përshëndetur si shërbim, pra i nevojshëm si proces, por është denoncuar për kostot e mëdha që ka pasur pasi u pretendua që një person anonim kishte krijuar një subjekt dhe pa pasur asnjë fond me një ofertë të pa kërkuar kishte sjellë një shërbim në Shqipëri.

Hetimin e ka kryer prokurori, Edvin Kondili dhe ajo që binte në sy në kërkesat e SPAK ishte mungesa e urdhrit të arrestit për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, çka rrëzonte standartet e vendosura deri më sot nga ky institucion.

Pra, për inceneratorët ishte arrestuar ministri i linjës Lefter Koka dhe ishte provuar korrupsioni. Gjithashtu u hetua deri në themele Arben Ahmetaj, ish Ministri i Financave për lidhjet me inceneratorët, pavarësisht se në fund rezultoi se ai nuk kishte firmosur për to, por SPAK dhe Gjykata pretendojnë për lidhje të tij dhe prova të gjetura si në rastin e Lefter Kokës.

Për indicie dhe fakte u kërkua arresti i Ahmetaj, i cili është larguar nga vendi. Ndërsa sot, prokurori Edvin Kondili rrëzoi çdo standart të vendosur nga SPAK. U soll si një ushtar i rilindjes jo si një prokuror i SPAK me standartet që ka krijuar ky institucion.

Tregoi dhe një herë se cila ishte arsyeja, pra u faktua ajo që u pretendua nga media se kishte mbështetjen e qeverisë, Ministrit të Drejtësisë në detyrë dhe po lobohej për të pak muaj më parë për të marrë drejtimin e SPAK-ut, në kohën kur KLP votoi për zgjedhjen midis tij dhe Altin Dumanit, i cili prej disa muajsh po drejton këtë institucion.

SPAK në fakt me zgjedhjen e Dumanit ka marrë një hov, një ritëm tjetër por ka dhe raste si Kondili që sillen si ushtarë të Rilindjes. Dhe përtej standarteve të vendosura nga SPAK kanë standartet e tyre personale, nuk thellojnë hetimet dhe nuk i shkojnë deri në fund atyre për të provuar dëmin në buxhet dhe përgjegjësinë ligjore penale të ministrave përkatë, të cilët kanë firmosur duke shkaktuar këto pasoja të rënda në buxhetin e shtetit.

Më pas tek njoftimi i SPAK dhe nga mediat u raportua se, gjykata kishte kërkuar që të hetohet edhe më tej çështja e sterilizimit në lidhje me Shkëlqim Canit, i cili është ish ministri që ka firmosur, që në fakt shpesh rezulton që është njeriu kryesor i koncensioneve dhe PPP-ve të firmosura nga qeveria Rama 1 dhe ato të shëndetësisë shumica të firmosura nga Ilir Beqaj.

Por asnjëri nuk ishte marrë nën akuzë nga Kondili, qoftë edhe për tu ndjekur në gjendje të lirë apo për tu ndjekur në arrest shtëpie, pasi varet nga detajet, faktet deri ku shkon hetimi dhe nga çfarë ka zbardhur vetë prokurori apo si ai e ka hetuar këtë çështje.

Edhe vetë Gjykata është çuditur pse nuk është kërkuar arresti që në 23 qershor ku është shpallur vendimi nga GJKKO.

?Unë pashë që kishte vepra të tjera penale dhe persona përfshi edhe dy ish ministrta dhe e kam orientuar prokurorinë që të hetojë në këtë drejtim?, ka thënë gjyqtari Erion Bani.  

Kondili vërtetoi se është thjesht dhe vetëm një ushtar i rilindjes dhe të tillë në SPAK ndoshta ka shumë. Ky është dhe argumenti që opozita shpesh shprehet ?SKAP i partisë?. Sot ajo që bëri Kondili ra poshtë nga gjyqtari Erion Bani, i cili vendosi në vend standartin e munguar të drejtësisë, për të cilën flitet shumë por që Kondili sot i ra me top duke na treguar se, ka ende prokuror që kanë kaluar vetingun, që kërkojnë të drejtojnë SPAK-un dhe që pretendojnë se kanë standart të lartë në hetimet që kryejnë, por që në fakt nuk shkojnë tek kreu asnjëherë, por duan t'i vendosin kapakun ashtu siç u tentua edhe kohë më parë me çështjen e inceneratorëve për t'u mbyllur thjesht dhe vetëm me Elbasanin dhe për të anashkaluar gjithçka.

Si Kondili, SPAK ndoshta ka dhe shumë të tjerë, por ky është një rast i provuar. Të shpresojmë që të jetë i fundit. Dhe standarti i SPAK në lidhje me goditjen e peshkaqenëve të korrupsionit në Shqipëri të vazhdojë dhe të jetë edhe më i fortë./ CNA

21:22 Live Updates

Inceneratorët

Inceneratorët dhe Vjollca Hoxha, një histori...

Lajmet e fundit nga