LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Endrit Habilaj, "truri" mediatik i inceneratorëve

3 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Dokumenti/ Gazetari i inceneratorëve, udhëtime në Vjenë dhe Athinë për të takuar Mirel Mërtirin?!

Endrit Habilaj, "truri" mediatik i inceneratorëve
Fotomontazh - Endrit Habilaj dhe Mirel Mërtiri

Mercenari i inceneratorëve, gazetari Endrit Habilaj tashmë është përballë fakteve që CNA do t?ja sjellë ditë pas dite dhe do i shërbejnë SPAK për të zbardhur të vërtetën dhe gjetur pronarin e vërtetë të inceneratorëve por edhe bashkëpunëtorët.

Pasi refuzoi t?ju përgjigjej pyetjeve tona, ne dje i publikuam një email të tij, i cili i dërgohej administratorit të kompanisë mëmë ?Geogenix? në Holandë, në lidhje me CNA, mediave City News Albania.

Një lidhje e konfirmuar dhe e vërtetuar e Endrit Habilajt si organizatori kryesor i propagandës, shpërndarjes së parave, përfitimeve nga inceneratorët. Një aferë korruptive 430 milionë dollarë, një kontratë në Tiranë, që kushdo që e ka hartuar apo firmosur duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit, ashtu sikundër po mbajnë përgjegjësi për Elbasanin dhe Fierin. Duhet të shkojnë përpara SPAK-ut edhe shërbëtorët e inceneratorëve.

Endrit Habilaj, "truri" mediatik i inceneratorëve
SPAK

Endrit Habilaj është njëri prej tyre. Me skemat e tij, si një mercenar i paguar nga inceneratorët, me paratë që merren nga taksat e shqiptarëve, ai shërben duke mbushur xhepat me ato që u vidhen shqiptarëve të varfër.

CNA e ka treguar me letra se si disa kompani në emër të tij, në godinën e ?Top Channel? dhe në emër të bashkëshortes së tij, paguheshin muaj për muaj nga kompania e inceneratorëve.

Të tjera të dhëna do të nxjerrim në lidhje me të ardhurat e fshehura dhe mosdeklarimet e tyre, por sot po sjellim përgjigjet për pyetjet e dytë dhe të tretë që ne i drejtuam Endrit Habilajt, pasi e kontaktuam dhe ai refuzoi të përgjigjej dhe ne ia bëmë publike.

Po sjellim sistemin TIMS, të dhënat e fluturimeve të zotit Habilaj. Siç CNA ka raportuar, Endrit Habilaj është takuar me Mirel Mërtirin në Vjenë, në më shumë sesa një rast. Gjithashtu ka pasur udhëtime të shpeshta edhe në Athinë.

Endrit Habilaj, "truri" mediatik i inceneratorëve
Udhëtimet e Endrit Habilajt në sistemin TIMS

Mirel Mërtiri është ?truri? i inceneratorëve, është njeriu me të cilin mban kontakte Endrit Habilaj, është njeriu që koordinon propagandën mediatike pro inceneratorëve, kundër gazetarëve. Këto janë dy pika të rëndësishme, të tjerat se çfarë bën me ortakë, bashkëpunëtorë të tij politikanë dhe regjinë politike të Rilindjes nuk janë aspak në interesin tonë.

Endrit Habilaj rezulton të ketë udhëtuar në Vjenë shpeshherë dhe pikërisht disa data rezultojnë edhe kur do të mblidhej bordi apo grupi i aksionerëve kryesorë të inceneratorëve, përfshi këtu edhe Mirel Mërtirin.

Kjo pasi, për të informuar edhe opinionin publik, takimet bëhen në Vjenë, aty ku ndodhet Mireli së bashku me Stela Gugalljan, bashkëjetuesen e tij dhe dy fëmijët, ku është mësuar se Stela Gugallja ka kërkuar strehim politik. Të njejtën gjë po kërkon të bëjë edhe Mirel Mërtiri, të cilit asnjë media në Shqipëri nuk ia përmend emrin.

Endrit Habilaj, "truri" mediatik i inceneratorëve
Fotomontazh - Mirel Mëriti dhe godina e "Top Channel"

Pra, ?Top Channel?, i cili 24 orë bën sikur ?lufton? kundër inceneratorëve, me koordinimin e Habilajt dhe të tjerëve, me çantat me para dhe pagesat që shkojnë për llogari të propagandës së inceneratorëve, nuk e përmend emrin e Mirel Mërtirit bashkë me media të tjera, por thonë se bëjnë ?luftë? duke sulmuar Arben Ahmetajn, ?tigrin? e qeverisë. Kjo qeveri e cila në 10 vjet nuk ka ditur asgjë se çfarë ka ndodhur me inceneratorët dhe e mësuan pikërisht këto muajt e fundit, pasi ?Top Channel? është paguar me thasë me para dhe ka ortakëri direkte me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. Ortakëritë fillojnë te ?Lori Caffe? dhe përfundojnë te fatura pagesash dhjetëra-mijëra euro.

Sistemi TIMS na tregon qartë se Endrit Habilaj ka udhëtuar në Vjenë dhe në Athinë. Ne po i publikojmë disa prej tyre. Në raste se nuk ka përgjigje për detajet dhe do të heshtë, do të sjellim të tjera detaje që do t?i duhen shumë SPAK-ut për të qartësuar të gjithë skemën.

TIMS tregon udhëtimet. Mund të provohen dhe takimet. Pa e pyetur Mirelin në SPAK, mund të mos ketë detaje mbi të vërtetat e inceneratorëve, pasi në qoftë se ?truri? nuk flet, skema është vështirë për tu kuptuar.

Por nga ana tjetër duhet thirrur Endrit Habilaj për të treguar paratë e inceneratorëve, udhëtimet dhe propagandën mediatike, shantazhin ndaj prokurorëve dhe sulmin ndaj gazetarëve, paratë që iu paguhen disa njerëzve nëpër portale, ato që merr ?Top Channel?, si Endrit Habilaj që sot ka kaluar në hije akuzonte ?Top Channel?-in për gjobvënie apo ?Top Channel? e akuzonte Habilajn për gjobaxhi dhe si me bekimin e Mirel Mërtirit tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Shërbëtori mediatik i inceneratorëve ka udhëtuar në Vjenë dhe në Athinë, sipas sistemit TIMS, shumë shpesh. Ka detaje të tjera për takimet, emailet, në mënyrën se si komunikon me gazetarë të ndryshëm, me drejtues portalesh që SPAK mjafton t?i verifikojë për të ndalur kështu batërdinë që bëhet me paratë e shqiptarëve.

Endrit Habilaj, "truri" mediatik i inceneratorëve
Endrit Habilaj

Shqiptarët e varfër me taksat e tyre paguajnë inceneratorin që nuk ekziston në Tiranë dhe gjobaxhiu i akuzuar nga ?Top Channel?, ?banditi? mediatik i inceneratorëve në terren, apo në media propagandon, sulmon, akuzon për  interesa të një grupi që abuzon me taksat e shqiptarëve, që nga Lemon Mango që nëse SPAK nuk e njeh mund të gjejë duke pyetur Endrit Habiljan se kush është ky person, kush është ?truri? i vërtetë i inceneratorëve, kush janë përfituesit, kush janë mediat që kanë marrë para dhe çfarë po ndodh sot që po kërkohet të mbyllet një dosje kriminale hajdutësh dhe korrupsioni që nuk fillon dhe nuk mbaron te një gazetaruc i korruptuar dhe i zhytyr në llumin e baltës së inceneratorëve dhe plehrave që e paguajnë e deri te ministrat apo dhe para atyre ata që kanë firmosur një kontratë, që rrallë do ta gjesh në një vend europian.

Endrit Habilaj, "truri" mediatik i inceneratorëve
Fotomontazh - Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja

Merren paratë e taksave të shqiptarëve të varfër për një incenerator në Tiranë që nuk ekziston dhe u jepen mediave për propagandë, të cilat kordinohen nga Endrit Habilaj që udhëton në Vjenë ku ndodhet Stela Gugallja dhe Lemon Mangoja që takon Endrit Habilajn.

CNA do të sjellë sërish nesër përgjigje për pyetjet e tjera në lidhje me fakte, materiale dhe detaje që tregojnë qartazi kush ?truri? i inceneratorëve, kush është pronari i vërtetë dhe si shkojnë lidhjet nga Holanda  në Tiranë, nga Tirana në Zimbabve, nga Zimbabve në Bullgari dhe nga Bullgaria në Hollandë e gjetkë./ CNA.al

11 MUAJ ME PARE

Të vërtetat e gazetarit të inceneratorëve

Endrit Habilaj, "truri" mediatik i inceneratorëve
Gazetari Endrit Habilaj

Pak ditë më parë, pikërisht në datën 18 prill, CNA iu drejtua me disa pyetje publike gazetarit Endrit Habilaj, pasi kishte kontaktuar me këtë të fundit dhe ky kishte refuzuar t?u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve tanë. Për më tepër, ai kërkoi që të kontaktohej nga aksioneri i vetëm i kompanisë.

Megjithëse Endrit Habilajt pyetjet iu thanë, iu përsëritën, ai refuzoi të përgjigjej, ne zgjodhëm t?i bënim publike. Nuk janë vetëm katër, ka edhe disa pyetje të tjera, të cilave refuzoi t?u jepte përgjigje Endrit Habilaj, që njihet si truri mediatik i inceneratorëve dhe këtë ne do ta vërtetojmë me fakte dhe dokumente, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që ka publikuar, por edhe duke zbardhur dokumente, të cilat së fundi kanë mbërritur në redaksinë tonë dhe një pjesë e mirë e tyre janë verifikuar.

Pyetja e parë ka qenë, a ka lidhje Endrit Habilaj me inceneratorin e Tiranës?

Habilaj, nëpërmjet një dokumenti të siguruar nga redaksia e CNA-së, ka informuar kompaninë e inceneratorit të Tiranës, mëmën e saj në Holandë.

Po ta shikoni në dokumentin e mëposhtëm, në email-in që ai dërgon, i drejtohet administratorit të kompanisë mëmë në Holandë, ku e vë në dijeni në lidhje me kompaninë City News Albania apo CNA Media dhe aktivitetin e saj, duke i dërguar edhe disa dokumente, siç janë ekstraktet historike të dy kompanive.

Endrit Habilaj, "truri" mediatik i inceneratorëve

Këtë rol nuk e dimë në çfarë forme e bën Habilaj, është i punësuar te kompania e inceneratorëve, e bën si mercenar, e bën si spiun i kompanisë, si ushtar i bindur i tyre, etj., etj.

Këtë nuk dimë ta sqarojmë, dimë të themi se ne kemi mundur të sigurojmë një dokument, një email dhe më pas në kontaktet që kemi pasur, në burimet tona brenda kompanisë, rezulton se Endrit Habilaj, sipas të dhënave, mban kontakte të forta me kompaninë e inceneratorit të Tiranës, por edhe me mëmën në Holandë, për të bashkëpunuar kundër mediave, të cilat kanë denoncuar aferën e inceneratorëve, si dhe për të ndërtuar propagandën e plotë të kompanisë së inceneratorit në Tiranë, ku sot, pas një kontrate koncesionare të 6 viteve më parë, pra të vitit 2017, ende nuk ka inceneratorë, qytetarët paguajnë 29 euro/ton. Ka pasur një komision hetimor parlamentar, akuza të forta.

 

Endrit Habilaj, "truri" mediatik i inceneratorëve
Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto

Nga ana tjetër, emrat kryesorë janë Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, gjithashtu nga njerëzit rreth Habilajt dhe ?Top Channel?, e disa media të tjera të paguara nga inceneratorët, u akuzua edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, por ajo që bie në sy në çdo detaj ishte mospërmendja e emrit të Mirel Mërtirit.

Për këtë ne i kemi drejtuar disa pyetje Endrit Habilajt, të cilave do t?u japim përgjigje ditë pas dite. Sot mjafton ky email për të treguar se Habilaj ka kontakte të forta me kompaninë e inceneratorëve, ashtu siç kemi treguar më parë se Endrit Habilaj dhe bashkëshortja e tij, nëpërmejt 4-5 kompanive të ndryshme, merrnin pagesa mujore, disa dhjetëra mijëra euro në vitin 2021.

Tashmë që SPAK-u ka në hetim inceneratorin e Tiranës është edhe më e thjeshtë për të vërtetuar gjithçka, megjithëse skema ka ndryshuar, shkon sa nga Vjena në Athinë. Kjo ka lidhje edhe me disa pyetje të tjera që i kemi drejtuar Habilajt, por edhe do t?ia themi ditë pas dite gjatë kësaj kohe.

Përtej fushatës elektorale dhe zhurmës së saj, pemëve që mbjell lali Eri apo autobusëve falas të Belos, CNA do të vazhdojë betejën me kompaninë e inceneratorëve, me aferën e shekullit dhe sidomos me aferën e inceneratorit të Tiranës, landfillit që nuk ka incenerator.

Do të sjellim dokumente ekskluzive që tregojnë lidhjet e Endrit Habilajt me kompanitë e inceneratorëve, me ?trurin? e saj Mirel Mërtirin, si komunikojnë, si takohen në Vjenë, si udhëton Habilaj në Athinë dhe kë takon aty, cilët janë gazetarët që takon në Tiranë dhe paguan për llogari të inceneratorëve për të shantazhuar gazetarë dhe media të ndryshme, pasi, siç e kemi thënë më parë, strategjia e kompanive të inceneratorëve është në tri drejtime.

Së pari, për ta personalizuar me Monika Kryemadhin aferën e inceneratorëve, si denoncuese dhe e pabesueshme se është e korruptuar me ortakë rusë e të tjera si këto.

Së dyti, duke sulmuar dhe akuzuar çdo gazetar të mundshëm që ka shkruar kundër aferës së inceneratorëve, duke theksuar se janë njerëzit e Arben Ahmetajt dhe i paguan Arben Ahmetaj.

Në fakt, CNA, TPZ, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Klodian Tomorri e të tjerë kanë folur prej vitesh për aferën e inceneratorëve, për më tepër edhe kur Ahmetaj ka qenë zv.kryeministër dhe në krye të detyrës së shtetit, që ishte dhe njeriu i dytë më i rëndësishëm në vend dhe asnjëherë nuk u llogarit. Edhe kur ka qenë ministër i Ekonomisë, edhe kur ka qenë ministër i Financave e ka marrë përgjigjen publike dhe për më tepër ka qenë një nga personat e akuzuar nga shumë media për lidhjet e tij me Mirel Mërtirin që Endrit Habilaj dhe "banda e tij mediatike" kanë frikë t?ia përmendin emrin.

Endrit Habilaj, "truri" mediatik i inceneratorëve

Pra, Mirel Mërtiri, njeriu që quhet ?truri? i inceneratorëve, Habilajn e përdor si zëdhënës të propagandës së tij dhe të strategjisë për të relativizuar çështjen politike me sulme ndaj Kryemadhit, për të relativizuar çështjen mediatike duke akuzuar çdo gazetar të mundshëm që ka denoncuar aferën e inceneratorëve dhe duke e lidhur me Arben Ahmetajn.

Dhe së treti, duke bërë emisione false si ai i Grida Dumës të pak ditëve me parë, ku turpërisht në një panel ku kishte vetëm monologje, na thuhej sa të mirë ishin inceneratorët. Pikërisht nga Grida Duma që i kishte akuzuar këta të fundit dhe tani paguhet nga ?Top Channel?, që Endrit Habilaj këtë televizion e kishte akuzuar si gjobaxhi, ndërkohë që me largimin e Endrit Habilajt disa muaj më parë, ?Top Channel? kishte thënë se kishte hequr gjobaxhiun e radhës.

Tashmë gjobaxhiu i akuzuar nga ?Top Channel? dhe i akuzuari që u kthye në akuzues duke akuzuar për gjoba ?Top Channel?-in, së bashku organizuan emisionin pro inceneratorëve.

Dokumenti i parë është shumë pak për atë mision që ka Endrit Habilaj dhe banda e tij mediatike, të cilën ne e kemi zbërthyer me detaje, ashtu sikundër kemi raportuar më parë edhe qindra mijëra eurot e paguara nga kompanitë e inceneratorëve për Carlo Bollino-n, ?Top Channel?-in, Irfan Hysenbelliun, ?Fax News?-in e dhjetëra media të tjera, të cilat janë paguar edhe gjatë vitit 2021.

?Top Channel?-it i kemi publikuar edhe pagesa dhjetëra mijëra euro edhe vitin e kaluar, ndërkohë që të tjera dokumente do të publikojmë.

Ky i pari është përgjigjja e pyetjes së parë drejtuar Endrit Habilajt, i cili nuk iu përgjigj kësaj pyetjeje. Gjithsesi, për të qenë korrekt dhe profesionalë, të gjitha pyetjeve që i kemi drejtuar do t?u kthejmë përgjigje me dokumente dhe fakte, çdo qytetari që ka dyshime, cila është banda mediatike e paguar nga inceneratori i Tiranës, që në fakt paguhet nga taksat e shqiptarëve të varfër, taksat e shqiptarëve që jepen për një shërbim incenerimi që nuk kryhet, pasi nuk ka incenerator dhe pastaj milionat e eurove që shpërndahen në media për propagandë, për jetë luksoze të pronarëve të tyre dhe sidomos në sulme, akuza, shpifje, shantazhe dhe deri kërcënime ndaj gazetarëve që i kanë qëndruar të vërtetës në zbardhjen e aferës së shekullit./ CNA.al

1 VITE ME PARE

Kamikazi i korrupsionit të inceneratorëve duhet të thirret në SPAK

Endrit Habilaj, "truri" mediatik i inceneratorëve
Endrit Habilaj

Endrit Habilaj, është një nga kamikazët e korrupsionit të inceneratorëve, i cili ka marrë me dhjetëra mijëra euro në muaj nga taksat e shqiptarëve.

"VOX TV",  ?Infinit Communication?, dhe "SHQIP", janë tri kompani që kanë administrator Endrit Habilajn dhe bashkëshorten e tij Uarda Habilaj.

Më të tria këto kompani Endrit Habilaj, ka marrë para në mënyrë të vazhdueshme nga pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Habilaj, të cilin e dëbuan nga "Top Channel" dhe e akuzuan për gjobaxhi, ka qenë një nga njerëzit kyç që është financuar nga afera e shekullit, inceneratorët.  

Endrit Habilaj, "truri" mediatik i inceneratorëve

Por si ka përfituar Endrit Habilaj?

CNA.al, përmes dokumenteve ekskluzive ka treguar shumat marramendëse që ka përfituar Endrit Habilaj përmes kompanive të ndryshme, njërën prej të cilave e ka pasur në emër të bashkëshortes së tij.

Me anë të kompanisë "VOX TV", Endrit Habilaj, ka marrë 979 949 lekë të rinj, në pak muaj të vitit 2021.

Janë katër fatura, të sjella ekskluzivisht nga CNA.al dhe që konfirmojnë marrjen e parave nga njerëzit e inceneratorëve në mënyrë sistematike.

Edhe nëpërmjet kompanisë ?Infinit Communication?, Endrit Habilaj, ku është ortak me Ornela Pangon, ka marrë 1 774 872 kekë të rinj, vetëm me 4 fatura.

Endrit Habilaj, "truri" mediatik i inceneratorëve

Faturat janë lëshuar në pak muaj në vitin 2021 dhe shkojnë në qindra miliona lekë.

Ndërsa me kompaninë tjetër, "SHQIP", të kamufluar në emër të bashkëshortes Uarda Habilaj, pronarët e inceneratorëve, sipas faturave të siguruara nga CNA.al, kanë dhënë rreth 20 000 euro.

CNA.al ka siguruar pesë fatura të vitit 2021, ku nëpërmjet subjektit "SHQIP", bashkëshortja e Habilajt ka marrë gati 30 milionë lekë, këto vetëm për pak muaj.

Në total për vitin 2021, Habilaj është paguar nga inceneratorët 2 847 079 lekë.

Të gjitha këto pagesa kanë bërë që Habilaj në mediat që janë në godinën e "Top Channel" dhe përmes emisionit ?Top Story? të bënte propagandën më të mirë për inceneratorët, nga të cilët përfitoi dhjetëra mijëra euro.

Endrit Habilaj, "truri" mediatik i inceneratorëve

Ish-ministri Lefter Koka u arrestua për disa kompani që merrnin para nga inceneratorët. Ndërsa kamikazi i korrupsionit të inceneratorëve, Endrit Habilaj, ka përfituar nga komanitë që kishte në emër të tij dhe të gruas dhjetëra miliona lekë nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Në dosje inceneratorët në SPAK, duket se radhën do e kenë edhe gazetarë apo ish-drejtues mediash që kanë futur duart për të mbushur xhepat e tyre me paratë e aferës së inceneratorëve nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Qytetarët janë duke pritur, se kur do të thirret Endrit Habilaj në SPAK për përfitimet marramendëse nga afera e shekullit./CNA.al

21:22 Live Updates

Inceneratorët

Inceneratorët dhe Vjollca Hoxha, një histori...

Lajmet e fundit nga