web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Historia/ Grupet e para kriminale që tronditën Tiranën në vitet ‘90

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

“E gjithë Tirana i shkoi në funeral”/ Si u vra gansteri i viteve ’90 të Tiranës, trupi shoshë nga plumbat

Historia/ Grupet e para kriminale që tronditën Tiranën në

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka rrëfyer se si u vra në vitin 1992 Gaz Muça, i njohur në vitet ’90 si i forti i Tiranës.

Kreu i grupit rival, Naim Zyberi, kishte menduar të sulmonte Muçën pas sulmit me thikë sesa të hakmerrej.

Në 7 prill të vitit 1992, Muça u ekzekutua me breshëri plumbash në një lokal pranë shtëpisë së tij.

Ish-prokurori është shprehur se trupi i tij ishte bërë shoshë nga plumbat.

Ai rrëfen se Gaz Muça e kishte kuptuar se shënjestra ishte ai, sapo kishte parë veturën që kaloi me furi pranë lokalit ku po qëndronte, por nuk kishte pasur kohë të veprojë për të shpëtuar. Djemtë e restorant "Durrësit" zbrazin deri në fund automatikët e tyre.

“Kam qenë në këqyrjen e vendit të Gaz Muçës dhe kishte një sasi të madhe gëzhojash të hedhura mbi trupin e tij saqë dukej si i palosur, gjithë ai trup i bukur ishte i sharruar nga moria e madhe e plumbave që kishte marrë”, u shpreh ish-prokurori Shkëlqim Hajdari.

Në funeralin e Gaz Muçës shkoi e gjithë Tirana, pasi për njerëzit ishin si Robin Hood-i që i ndihmonte dhe ata e donin.

Pas shumë vitesh qarkulloi dhe videoja nga ceremonia mortore ku merrnin pjesë shumë efektivë policie.

Madje, ata krijuan formacione nderi dhe shtinë në ajër në nder të Gaz Muçës, duke u betuar për hakmarrje.

“Ndodhi vrasja në 7 prill të 1992, një nga ngjarjet më të rënda. Sot kur vritet një kriminel një pjesë gëzohen. Unë nuk kam parë në Tiranë ndonjë varrim me atë pjesëmarrje sa ai për Gaz Muçën që e çuan në Tufinë. Mori pjesë gjithë Tirana, pse, sepse ishte një lloj 'Robin Hood'-i që e donin njerëzit”, u shpreh gazetari, Roland Qafoku.

“Është një vrasje kjo që ndodhi për një motiv fare banal, për një motor që u mor nga vëllai i vet. Ata erdhën dhe e vranë, janë dënuar në atë kohë, por dolën pastaj në '97 dhe ata që e vranë Gaz Muçën u vranë”, u shpreh Ervin Karamuço./ CNA

2 VITE ME PARE

Vjedhja që ndezi luftën mes dy “padrinove"/ Përplasja e Naim Zyberit me Gaz Muçën

Historia/ Grupet e para kriminale që tronditën Tiranën në

Dy emrat e njohur të grupeve kriminale në Shqipëri, Naim Zyberi dhe Gaz Muça, fillimisht nuk kishin asnjë përplasje mes njëri-tjetrit, por më pas nisën konfliktet për një grabitje ordinere. 

Në periudhën mes viteve 1991-1992, u krijua edhe grupimi i dytë i madh në Tiranë që shtrinte influencën nga stacioni i trenit deri tek ish-restorant "Durrësi" dhe ky grup drejtohej nga Naim Zyberi. 

Rreth tij, emrat më të spikatur të grupit ishin vëllezërit Hasa, Keta dhe Franc Konomi. Naim Zyberi ishte me origjinë nga Kukësi. 

“Mua nuk më rezulton që Gazmend Muça kishte konflikt me këta. Konflikti i vetëm ishte që Gaz Muça ishte një i fortë në Tiranë dhe këta ia kishin frikën”, u shpreh gazetari, Roland Qafoku.

Grabitja që shkaktoi edhe vrasjet

Në mars të vitit 1992, Taulant Muça i merr me forcë motorin një djali të zonës pranë ish-restorant "Durrësit" në kryeqytet. 

Taulant Muça që vodhi motorin ishte vëllai i Gaz Muçës. Episodi kishte si dëshmitar një prej gangsterëve të zonës, Franc Konomin, që ishte krahu i djathtë i Naim Zyberit.

Më pas, Konomi dhunon vëllain e të fortit të “Rrugës Bardhyl” dhe i kërkon që të mos kthehet më aty.

“Ai kishte një vëlla që për hir të së vërtetës herë pas here i thoshte ore ti do ma hash kokën mua… e dinte gjithë lagjja këtë, ai ishte çapkën i hedhur nuk ishte natyra e Gazit”, u shpreh gazetari Roland Qafoku.

Nuk u mësua asnjëherë nëse Taulant Muça i tregoi vëllait të tij, Gazit, për këtë incident, por ky ishte shkaku i një sërë ngjarjesh kriminale. 

“Naim Zyberi, Franc Konomi dhe të gjithë personazhet e tjerë e kishin frikë thjesht se ishte i fortë. Ndodhi një incident, historia e famshme e një pëllëmbe ndaj Taulantit dhe fakti është që Taulanti kurrë nuk i tha Gazit që ai më qëlloi me pëllëmbë, por këta kishin frikë se ai do t'ia kishte thënë dhe se ai tani do na bëjë ndonjë gjë ne dhe nga kjo erdhi vrasja”, u shpreh gazetari Roland Qafoku./CNA 

 

 

2 VITE ME PARE

“Robin Hood”-i i lagjes/ Kush ishte "i forti” i Tiranës, i dënuar në burgun famëkeq për vjedhjen e kalit

Historia/ Grupet e para kriminale që tronditën Tiranën në

Gazmend Muça është një nga emrat e parë të të fortëve në vitet ’90 në Tiranë.

Muça njihej për pasionin e tij për kuajt dhe është dënuar me burg në kohën e monizimit pasi kishte vjedhur një kalë.

 “Më vonë u mor vesh që ky djalë kishte përfunduar në qeli. Kishte marrë një kalë në një fermë në Sauk. E kishte si hobi të tij kalin. Kishte shkuar te ferma Gjergj Dimitrovi, merrnin nga një kalë dhe bënin xhiro nëpër Tiranë dhe i kthente kuajt. Por çfarë ndodhi një ditë te Rruga e Elbasanit?! Kali i tij rrëshqet dhe bie në rrugë dhe e shtyp një makinë dhe ngordh kali. Këtu atë e arrestuan dhe e dënuan dhe ka qenë në burgun e Spaçit”, u shpreh gazetari, Roland Qafoku.

Më tej gazetari tregon se pas daljes nga burgu i Spaçit, një nga burgjet me famëkeqe, Gazit iu dha një emër i ri që tregonte fuqinë dhe pushtetin që kishte ai në Tiranën e viteve ’90. Emri i tij përhapte kudo terror dhe frikë dhe respektohej në lagje.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregon se me paratë që grabiste nga bizneset dhe gjobat që u vendoste ai ndihmonte shpesh të varfrit duke u kthyer në "Robin Hood"-in e lagjes.

 “Atje ai e forcoi atë pjesën e të qenit i forti i Tiranës. Pas viteve '90 rrëzimi i komunizmit, dalja e tij nga burgu i Spaçit, atij i dha një emër të ri dhe në të gjithë lagjen mbi Rrugën Bardhyl dhe nën të ai ishte Gaz Muça, i forti i lagjes".

Ndihmonte të varfrit, ishte bërë një "Robin Hood" në atë kohë dhe u merrte këtyre tregtarëve, kaloriferët sapo kishin ardhur ua merrte dhe i shpërndante në lagje. U bë problem për biznesin e vogël në atë kohë, po ashtu edhe me gjobat që kishin filluar të vinin, droga s’kishte ardhur akoma”, - u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

“Gazmend Muça ishte i famshëm në bllokun e pallateve të veta ku banonte dhe në Tiranë. Ai ishte një lloj 'Robin Hood', pra ishte ndryshe nga kriminelët sot që ne e vizatojmë që di të vrasë e të presë. Nuk e kishte mendjen Gaz Muça të vriste e të priste ai kishte mendje të shprehte fuqinë e tij fizike dhe pamjen”, vijoi më tej Roland Qafoku.

Rrëfimi për ngritjen e të fortit të Tiranës

Gazmend Muça ishte i forti të fortëve të Tiranës dhe zotëronte dy nga lagjet më të rrezikshme të asaj kohe që ishin në zonën e Rrugës Bardhyl dhe zonën tek ish-restorant "Durrësi".

Në këto dy lagje u krijuan grupet e para të forta të Tiranës që ishin në rivalitet mes tyre. Grupet kryesoheshin nga Gaz Muça i Rrugës Bardhyl dhe Naim Zyberi i ish-restortant "Durrësit".

 “Ishin dy fenomene të dy lagjeve, që në lagjet e tyre ishin të parët kuptohet që gjelat e lagjeve do të shkonin në përplasje dhe përplasja ishte fatale”– u shpreh Shkëlqim Hajdari, ish-prokuror.

“Unë e kisha parë vetë Gazmend Muçën hipur mbi një kalë dhe që ecte rrugëve, mes Rrugës Bardhyl dhe rrugës së spitaleve. Bashkë me moshatarët e mi thoshim ç’është ky djalë simpatik, i bukur, i pashëm dhe që ecte serbes dhe si bënte syri tërrc”- u shpreh gazetari, Roland Qafoku.

Sipas dëshmive të atyre që kanë jetuar zhvillimet e asaj periudhe tranzicioni, Tirana e viteve të para nuk kishte banda të mirëfillta, por grupe “të fortësh” me autoritet brenda lagjeve të tyre. Disa të ashtuquajtur “gangsterë” të parë të demokracisë, nisën të mbledhin rreth vetes djem problematikë për të krijuar grupet e tyre. Këto formacione shoqërore, më shumë kishin si qëllim që të tregonin “burrërinë”, forcën e tyre, sesa të merreshin me trafiqe apo krime të sofistikuara.

“Unë e them edhe sot që Gaz Muça nuk mund të ishte bandë për Shqipërinë e asaj kohe. Ai pas 20 viteve mund të bëhej bandë, por ky është hamendësim. Tirana funksiononte me të fortët e lagjes dhe çdo lagje kishte të fortët e saj dhe Gaz Muça ishte më i forti i të fortëve”,– u shpreh gazetari, Roland Qafoku.

“Nuk mund të quheshin organizata kriminale, në atë kohë ishin thjesht grupime, deri në ‘90 quheshin për akte vagabondash e pastaj filluan të ishin grupe me veprimtari kriminale në bashkëpunim e pastaj u bënë grupe të strukturuara e pas viteve 2000 këto mund të quhen organizata të mirëfillta kriminale”– u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço./ CNA

2 VITE ME PARE

Si u vra Artur Grori në '97, nuk nxori në pritë mikun

Historia/ Grupet e para kriminale që tronditën Tiranën në

Pas krijimit të grupeve kriminale në Tiranë në vitet e para të demokracisë filluan që të nisin edhe përplasjet mes bandave që përfunduan me një numër të lartë vrasjesh. 

Naim Zyberi, i njohur ndryshe edhe si "i forti" i Tiranës, së bashku me Franc Konomin dhe Y. M. i  shkojnë në shtëpinë e Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes. Ky i fundit ishte personazh i njohur i kohës. 

“Emblema e lagjes njeriu më i fortë ka qenë ushtar në kufi, kapi një diversantë pastaj e sollën me leje në Tiranë mori dekoratë për trimëri, bënte paralele çdo ditë me peshëngritësin Dhima, ishin bashkë”– u shpreh profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Në momentin që në banesë i shkoi Naim Zyberi, Franc Konomi dhe Y. M., Rama ndodhej në banesë, por nuk doli, dhe nxori Artur Grorin. 

Ky i fundit ka qenë biznesmen i njohur që kishte në pronësi një restorant të frekuentuar në krah të Presidencës në atë kohë.

Pas takimit, Zyberi i kërkoi Grorit të takohej me Fatmir Ramën, por ai i tha se nuk ndodhej në banesë. Naim Zyberi largohet drejt makinës së tij, por ndërron mendje dhe kthehet sërish ku në derë rishfaqet Artur Grori.

Me tone të larta Zyberi i kërkon që të thërrasë menjëherë Mirin e Xhikes, por Grori sërish i tha se nuk ndodhej në banesë. Në këtë moment Naim Zyberi nxori armën dhe e qëlloi në zemër duke e lënë të vdekur te pragu i shtëpisë.

Pak ditë më pas, vëllai i vetëm i Artur Grorit, Arbeni, i dënuar me burg të përjetshëm, dyshohet se qëllon mbi një të ri me me iniciale Y.M, pasi ishte pjesëmarrës në vrasjen e Arturit.

Megjithatë, ai nuk do të hiqte dorë, derisa të ekzekutonte Naim Zyberin. Zyberi shkon në Milano, aty ku ndodhej edhe Artur Grori. 

Në një bar në Torino, Grori pikas Naim Zyberin dhe aty pati një shkëmbim zjarri mes tyre. Të dy mbetën të plagosur. Më vonë, pas shtrimit në spital, Zyberi u vra me armë zjarri nga kundërshtarët. /CNA. 

2 VITE ME PARE

Cilat kanë qenë grupet e para kriminale të Tiranës

Historia/ Grupet e para kriminale që tronditën Tiranën në
Tirana

Pas rënies së komunizimit, në vitet e para të pluralizimit në Tiranë u krijuan edhe grupet e para kriminale. 

Në një emision televiziv, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari u shpreh se grupet kriminale u krijuan pasi disa persona nuk i kuptuan mirë liritë që të ofron demokracia. 

“Njerëz që e presin demokracinë dhe mundohen t'u përshtaten rregullave të reja që krijon shoqëria siç është ekonomia e lirë e tregut, barazia para ligjit por edhe liritë që shoqërojnë individin që nëse nuk e kupton mirë demokracinë futet në rrugë që dikush vritet dikush sharrohet“- u shpreh ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari.

Sipas, Ervin Karamuços ka pasur djem të rinj me karakter problematik, të cilët nisën të organizoheshin në grupe të identifikuara sipas lagjeve. Sipas tij kishim bandat, djemtë e rrugës Bardhyl, djemtë e stacionit të Trenit, ata të Rrugës së Kavajës etj.

"Nuk kanë qenë vetëm 2 banda të ashtuquajturat kjo e restorant Durrësit dhe e rrugës Bardhyl. Ka pasur edhe shumë banda të tjera në Tiranë që pak është thënë. Ka pasur grupe shumë të fuqishme Rruga e Elbasanit, zona e Ali Demit, Rruga Bardhyl, ish-restorant Durrësi, Tirana e Re, Selita, Kombinati dhe kemi Babrrunë të gjitha këto kishin grupet e tyre. Grupe të cilat ishin në një territor të caktuar me background-in e tyre kriminal. Vetëm në grupet e Rrugës së Elbasanit nga viti 1991-1996 ne kemi 24 persona, djem të rinj të vrarë. Vriteshin për një motor, për një biçikletë, për një lojë, për një borxh, për ngacmim të një vajze“- u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço./CNA 





21:22 Live Updates

Inceneratorët

Inceneratorët dhe Vjollca Hoxha, një histori...

Lajmet e fundit nga