web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

2 padi dhe 15 akuza në SPAK për Carlo Bollino-n

Ditën e sotme, ekspertët e opozitës zbuluan kallëzimin dhe 5 akuzat e reja për botuesin Carlo Bollino, të cilat janë dërguar në SPAK. Kjo ishte padia e dytë ndaj Bollino-s, ndërsa burime për CNA thanë se nuk do të vonohet edhe padia e tretë në SPAK ndaj tij. Opozita ka bërë 15 akuza ndaj Bollino-s, por ende nuk ka prekur “thembrën” e Akilit. Bollino është akuzuar për kontratat e "BUNK’ART",, ku akuzohet se janë në kundërshtim me ligjin. 5 akuzat e reja të ngritura ndaj tij janë: “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Neni 180 i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Personat e akuzuar në padinë e dytë janë: Elira Kokona, Carlo Bollino, Alba Malltezi, Igli Gjelishti, Ergys Gezka, Arben Gezka. 10 akuza penale janë ngritur në SPAK për përfitimet e Carlo Bollino-s në lidhje me pronën shtetërore tek "ish-Reparti i Orëve", në Tiranë. Bollino, një nga botuesit “shërbëtorë” të kryeministrit Edi Rama, përfitoi pronën, të cilën ish-pronarët pretendojnë se e kishin dhuruar për të ndërtuar një gjimnaz. Për të favorizuar Bollino-n, qeveria nxori 4 VKM, të cilat fillojnë që nga dhënia me qira e vazhdojnë më tej me prishjen e objekteve. Në këtë pronë, botuesi i Rilindjes ka ndërtuar sot televizionin e tij dhe për përfitimet që ka marrë është kallëzuar në SPAK nga Partia Demokratike.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zbulohet skema/ Si përfitonte Carlo Bollino para nga shteti me kontratat për "BUNK’ART"

2 padi dhe 15 akuza në SPAK për Carlo Bollino-n
Carlo Bollino

Partia Demokratike njoftoi sot se ka dorëzuar në SPAK një padi të dytë ndaj Carlo Bollino-s, këtë herë për "BUNK’ART".

Sekretari i Përgjithshëm në PD, Flamur Noka, u shpreh para gazetarëve se kontratat për përfitime fondesh nga “Bunkart 1” dhe “Bunkart 2”, janë bërë në kundërshtim me ligjin dhe se pasi subjekti përfitues, në këtë rast Bollino, nuk është përzgjedhur nga komisioni i ngritur për vlerësimin e cilësisë artistike e ekonomike dhe kolegjiumi.

E para, bëhet fjalë për një kontratë me vlerë 11.985.000 lekë. 

"Me urdhrin nr.309, datë 30.10.2014 të Ministrit të Kulturës, urdhërohet financimi i projektit 'BUNKERI' që do të realizohet nga QSSL në vlerën 11.985.000 lekë, autorizohet znj. Elira Kokona për nënshkrimin e kontratës me z. Ergys Gezka, Drejtor Ekzekutiv i QSSL me të cilin është lidhur kontrata e shërbimit nr.5208 datë 11.11.2014.
Lidhja e kësaj kontrate është bërë në kundërshtim me ligjin nr. 10352, pasi subjekti përfitues nuk është përzgjedhur nga komisioni i ngritur për vlerësimin e cilësisë artistike e ekonomike dhe kolegjiumi. Ministër Kulture në atë kohë ishte Mirela Kumbaro", u shpreh Noka. 

2 padi dhe 15 akuza në SPAK për Carlo Bollino-n

PD denoncoi më tej se pas përfitimit të fondeve të para shihet se pagesat për "BUNK’ART" i kalojnë një tjetër OJF, “QENDRA URA” dhe kjo ka për drejtues Ergys Gezkën. Kjo e fundit ka përfituar 320.000 euro pagesa nga buxheti i shtetit, përveç të ardhurave të përfituara nga biletat e shitura.

Një moment shumë i rëndësishëm që e lidh Carlo Bollino-n me këto fonde është kompania "Spazio Eventi Albania".

"Kompania e themeluar nga ‘presta-nome’ i Karlos, Lindita Doda (kjo themeloi kompaninë 'MTSC' që përfitoi pronën për 'REPORT TV') dhe disa shtetas të tjerë. Në vitin 2018, Alba Malltezi blen 59% të aksioneve të kësaj kompanie. Nga analizimi i bilanceve të ‘Spazio Eventi Albania’ konstatohet se është përfituesi fundor i shumës 11.985.000 lekë të dhënë nga Ministria e Kulturës", u shpreh Noka. 

2 padi dhe 15 akuza në SPAK për Carlo Bollino-n

Sipas PD-së, pjesë shumë e rëndësishme e kallëzimit është emri Ergys Gezka dhe familjarë të tij që kanë ngritur një skemë me disa OJF, të cilat përfitojnë fonde nga buxheti. Ergys Gezka është bashkëpunëtor i Bollino-s. 

"I përdoruri i Carlo Bollino-s për 'BUNK’ART', Ergys Gezka, ka mbajtur disa funksione publike gjatë periudhës 2015-2021 në Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Financave. SPAK duhet të bëjë ndjekjen e parave dhe do të kuptojë fare qartë se Carlo Bollino ka ngritur një skemë të sofistikuar organizatash fiktive për të përfituar para publike. Një pikë tjetër shumë e kallëzimit penal është financimi i kompanisë së Carlo Bollino-s, C-7 Communication Systems nga kompania në zotërim të Igli Gjelishtit, 'Image&Communications Development'. Kompania e Igli Gjelishtit ka përfituar 12 milionë dollarë tenderë në periudhën 2019-2023, para të cilat kanë financuar fiktivisht Carlo Bollino-n për të ndërtuar 'Report TV' dhe jo vetëm", u shpreh ai.

2 padi dhe 15 akuza në SPAK për Carlo Bollino-n

Personat e akuzuar janë në padinë e dytë: 

-Elira KOKONA, shtetase shqiptare, ish-Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës në momentin e ngjarjeve. Aktualisht me detyrë drejtoreshë e Korporatës së Investimeve në varësi direkte të Kryeministrit.
- Carlo Bollino, shtetas italian, i natyralizuar shqiptar, lindur në Lecce (Itali), banues në Tiranë, pronar i “Report TV” dhe “Shqiptarja.com”.
- Alba Malltezi, ortake në shoqërinë “FFM Group” sh.p.k. dhe në shoqërinë “4B Communications” me adresë për efekt njoftimi: "Shqiptarja.com", Rruga “Ndre Mjeda”, “Ish-Ndërmarrja Metalike Tirana'”, (Reparti i Orëve) - Tiranë, Shqipëri.

-Igli Gjelishti, shtetas shqiptar, pronar i kompanisë “Image & Communications Development”.

-Ergys Gezka, ish-drejtor në Ministrinë e Financave dhe aktualisht ekspert i burimeve njerëzore pranë OJF - Shoqatës “LiburnEtik”. 

-Arben Gezka, drejtues i Shoqatës “Dora e Pajtimit” (DEP)./CNA 

 

2 VITE ME PARE

Padi e dytë në SPAK/ Personat e akuzuar si bashkëpunëtorë të Bollino-s

2 padi dhe 15 akuza në SPAK për Carlo Bollino-n
Carlo Bollino

Partia Demokratike ka firmosur një tjetër kallëzim në SPAK për botuesin Carlo Bollino, këtë herë për kontratat e "BUNK’ART", ku akuzohet se janë në kundërshtim me ligjin. 

Pas padisë së parë ku akuzohet për 10 vepra penale, ndaj tij në padinë e dytë janë bërë 5 kallëzime të tjera.(lexo këtu)

Kjo është padia e dytë në SPAK e PD-së ndaj Carlo Bollino-s. Burime për CNA bëjnë me dije se po përgatitet edhe një padi e tretë ndaj Bollino-s në SPAK. 

Personat e akuzuar janë në padinë e dytë: 

-Elira KOKONA, shtetase shqiptare, ish-Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës në momentin e ngjarjeve. Aktualisht me detyrë drejtoreshë e Korporatës së Investimeve në varësi direkte të Kryeministrit.
- Carlo Bollino, shtetas italian, i natyralizuar shqiptar, lindur në Lecce (Itali), banues në Tiranë, pronar i “Report TV” dhe “Shqiptarja.com”.
- Alba Malltezi, ortake në shoqërinë “FFM Group” sh.p.k. dhe në shoqërinë “4B Communications” me adresë për efekt njoftimi: "Shqiptarja.com", Rruga “Ndre Mjeda”, “Ish-Ndërmarrja Metalike Tirana'”, (Reparti i Orëve) - Tiranë, Shqipëri.

-Igli Gjelishti, shtetas shqiptar, pronar i kompanisë “Image & Communications Development”.

-Ergys Gezka, ish-drejtor në Ministrinë e Financave dhe aktualisht ekspert i burimeve njerëzore pranë OJF - Shoqatës “LiburnEtik”. 

-Arben Gezka, drejtues i Shoqatës “Dora e Pajtimit” (DEP)./CNA 

 

2 VITE ME PARE

5 akuzat e reja ndaj Carlo Bollino-s në SPAK

2 padi dhe 15 akuza në SPAK për Carlo Bollino-n

Ekspertët e opozitës kanë dorëzuar tjetër kallëzim në SPAK për botuesin Carlo Bollino.

Pas padisë së parë ku akuzohet për 10 vepra penale, ndaj tij në padinë e dytë janë bërë 5 kallëzime të tjera.

Në kallëzimin e bërë, Bollino akuzohet për veprat penale:

1) “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Neni 180 i Kodit Penal.

2) “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

3) “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

4) “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal

5) “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Vepra penale këto të kryera në bashkëpunim (Neni 25 i Kodit Penal).

Burime thanë për CNA se do të ketë një padi të tretë ndaj botuesit Carlo Bollino.

Ashtu siç e permendëm më lart në SPAK është dorëzuar dhe një padi tjetër ndaj Bollinos nga ekspertët e opozitës ku akuzohej për 10 vepra penale si “Shpërdorim detyre”, “mashtrim”, “përpilim i deklaratave të rreme”, “dhënie e informacioneve të rreme”, “falsifikim i dokumenteve”, “përfitim i paligjshëm i interesave”, “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, “pastrim i produkteve të veprës penale”, “përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “moskallëzim i krimit”.

Padia e parë kishte të bënte me përfitimin e tokës tek “ish-Reparti i Orëve”, ku sot Bollino ka ndërtuar godinën e televizionit.

Prona e përfituar ishte pronë shtetërore me sipërfaqe 4894.10 m2 dhe ish-pronarët pretendojnë se e kishin dhuruar për të ndërtuar një gjimnaz.

Ndërsa padia e dytë ka të bëjë me objektet “Bunkart 1” dhe “Bunkart 2”, të cilat i shfrytëzon për qëllime përfitimi ekonomik./ CNA

2 VITE ME PARE

Bollino, në telashe/ Padia e dytë në SPAK

2 padi dhe 15 akuza në SPAK për Carlo Bollino-n

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka bërë me dije se sot është dërguar në SPAK kallëzimi për botuesin Carlo Bollino.

Noka tha në deklaratë për mediat se bëhet fjalë për një skemë e mafies e financuar me para publike me të cilat qeveria ka blerë mediat duke i përdorur si snajper kundër opozitës.

“Skemë e mafies e financuar me para publike që përdor qeveria e Ramës për të blerë mediat dhe për t’i përdorur ato si snajper kundër opozitës. Kemi përgatitur një padi për Carlo Bollino-n”, tha Noka./ CNA





21:22 Live Updates

Inceneratorët

Inceneratorët dhe Vjollca Hoxha, një histori...

Lajmet e fundit nga