web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë së Firences për Tonin Marinajn

Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, akuzohet nga Prokuroria e Firences si drejtues i një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. CNA ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences të vitit 2016, ku prokurori Giulio Monferini e akuzon Marinajn se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. Në një fashikull të dosjes hetimore, specifikohet me detaje trafikimi i një sasie prej 50 kilogramësh marijuanë nga Shqipëria në Itali dhe më pas shpërndarja në treg, që sipas hetuesve italianë është kryer gjatë periudhës qershor-korrik 2010. Sipas hetuesve trafiku i drogës drejtohej nga Marinaj. Ndërkohë, CNA ka zbardhur me detaje se si funksiononte banda kriminale dhe personat e përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Hetimet në shtetin italian, Tonin Marinaj nuk i ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Në lidhje me këtë çështje CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. Marinaj ka mashtruar në dy formularët e vetëdeklarimit, për zgjedhjet vendore të 2019 dhe 2023, ku ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë në hetim nga ndonjë autoritet i huaj.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Hetimet për Tonin Marinajn/ Prokuroria e Firences: Anëtarët e bandës kriminale dhe rolet në trafikimin e drogës

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë
Tonin Marinaj, kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe

Tonin Marinaj, kryebashkiaku socialist i Malësisë së Madhe, është akuzuar nga Prokuroria e Firences si drejtues i një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. (lexo këtu)

Prokuroria e Firences ka dërguar në gjykatë çështjen për Tonin Marinajn, ku kryebashkiaku socialist akuzohet se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. (lexo këtu)

Sipas prokurorëve, Tonin Marinaj drejtonte trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë, ku shitej me pakicë dhe shumicë. 

Më 29 mars të 2016-ës, prokurori Giulio Monferini ka ngritur akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës, mes të cilëve edhe Marinaj.(lexo këtu)

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë

Personat për të cilët ka ngritur akuza prokuroria janë: Tonin Marinaj, Stefania Gamuzza, Rini Marku, Frederik Marku, Ferdinand Paja, Bruno Nika, Saimir Hamzai dhe Bep Gjoni. 

Si funksiononte banda kriminale?

Sipas Prokurorisë së Firences, Tonin Marinaj ka qenë kreu dhe themeluesi i organizatës kriminale, i cili kishte në terren nëngrupet e bandës që drejtoheshin nga Bruno Nika, Arenco Pogu, Silvia Piemonte. Këta të fundit kishin si detyrë ruajtjen e lëndës narkotike dhe shpërdarjen te korrierët. 

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë

Tre personat e fundit kujdeseshin edhe për familjarët e anëtarëve të grupit, në rast se këta të fundit do të arrestoheshin nga policia. Ata siguronin edhe armët e zjarrit, komunikimet midis grupit, si dhe kodet që përdornin gjatë bisedave. 

Rolet sipas Prokurorisë së Firences

Rini Marku, së bashku me vëllain e tij, Frederik Marku, dhe Ferdinand Pajën, drejtonin shpërndarjen e drogës me shumicë dhe pakicë në shtetin italian. 

Bruno Nika, në rolin e korrierit, transportonte lëndën narkotike nga Firence në Venecia. Ai drejtonte gjithë rrjetin deri te nëngrupet që e blinin atë. 

Stefania Gamuzza - bashkë me një tjetër person, Danjel Cardakun, kishin për të ruajtur lëndën narkotike dhe detyrën për shpërndarjen e lëndës narkotike te blerës të ndryshëm. 

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë
Rolet e anëtarëve sipas prokurorisë italiane

Personat e tjerë që akuzohen

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences, ku është hetuar për të paktën 6 vite, nga 2010 deri në 2016, përmenden edhe një sërë personazhesh të tjerë, në role të caktuara për trafikimin e lëndëve narkotike. 

Fred Hysaj - Nga hetimet e prokurorisë italiane ka rezultuar se Frederik Marku ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen e drogës te Ferdinand Paja, Rini Marku dhe Fred Hysaj, të sasisë prej 75 kilogramë marijuane. Droga ishte pjesë e një sasie të madhe të depozituar në Firence nëpërmjet çiftit Cardaku-Gamuzza. 

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë
Hetimet e prokurorisë italiane

Po kështu në dosjen që Prokuroria e Firences në një fashikull me 33 faqe, sipas hetuesve, Tonin Marinaj është kapur në përgjime me Fred Hysajn. Përgjimet i përkasin muajit korrik të vitit 2010. 

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë
Përgjimet mes Fred Hysajt dhe Tonin Marinajt

Prokurorët kanë arritur në përfundimin se Hysaj ka vepruar si ndërmjetës mes Ferdinand Pajës me Tonin Marinajt. Biseda mes tyre është zhvilluar për një ngarkesë droge që gjatë komunikimeve është përdorur fjala "ndërtesë" në vend të fjalës "drogë". Bisedat mes tyre zhvillohen për pagesat që duhet të kryhen. 

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë
Përgjimet mes Fred Hysajt dhe Tonin Marinajt

Ardian Paja - Sipas hetuesve, Frederik Marku ka drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen te Rini Marku, Ardian Paja të 42 kilogramëve marijuanë, pjesë e një sasie të madhe të depozituar në Firence, jo më pak se 338 kilogramë, 100 kilogramë u gjetën në rrugën "Benini" në Firence. 

Spartak Hamzai dhe Slawomir Wlas - Këta të dy përmenden në dosjen hetimore si korrierë të lëndës narkotike.

Danjel Cardaku, Indrit Livadhi, Silvia Piemonte, Arenco Pagu, Alban Giuseppe dhe Stefania Gamuzza - Në një fashikull të dosjes hetimore, këta persona së bashku me Tonin Marinajn akuzohen për trafikimin e 50 kilogramëve marijuanë.

Prokuroria thekson se transportimi i lëndës narkotike është kryer më parë në Shqipëri nga treshja Tonin Marinaj, Danjel Cardaku dhe Rini Marku, të cilët mbanin kontakte të ndara mes palëve që blinin dhe shisnin marijuanë. Dosja i referohet periudhës qershor-korrik 2010. 

"Në thelb, rezulton nga njëra anë, se negocimi për transportimin e lëndëve narkotike është kryer paraprakisht në Shqipëri nga treshja Tonin Marinaj, Danjel Vardeku dhe Rini Marku, të cilët mbanin veçmas kontakte ndërmjet palëve që blinin dhe shisnin marijuanën. Në veçanti, çifti Marinaj-Marku, përfaqësues të grupit venecian, mbajtën kontakte me Indrit Livadhin, Silvia Piemonte-n, Frederik Markun, Fredinand Pajën dhe Arenco Pagun, të cilët janë ata që në funksione të ndryshme janë kujdesur për lëndën narkotike me qëllim për ta shitur. Lënda narkotike prej 50 kilogramësh ndodhej në shtëpinë e çiftit Pagu-Piemonte. Ndërsa Cardaku dhe Alban Giuseppe ishin përgjegjës për mbajtjen e kontakteve me Stefania Gamuzza-n, kujdestare e dërgesës së marijuanës në Firence, për të drejtuar shitjet që i njëjti kryente për llogari të tij", thuhet në dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences.

Gjergj Ndrejaj - Sipas prokurorëve është kapur në përgjime me Rini Markun për ngarkesat me drogë. Ai përshkruhet nga hetuesit si kreu i një organizate kriminale, i përbërë kryesisht nga persona të lidhur me të nga farefisnia dhe banues jashtë vendit, të dedikuar për importimin e sasive të mëdha të kokainës direkt nga Spanja dhe Holanda. Hetuesit theksojnë se bashkëpunonte me anëtarë të bandës së Marinajt. 

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë
Hetimet e Prokurorisë së Firences

Lodovick Gjokaj - Sipas prokurorisë italiane, më 17 korrik të vitit 2010, Tonin Marinaj shkoi në Firence për të kërkuar mbështetje logjistike nga Lodovick Gjokaj, menaxher i një lokali në tregun "San Lorenzo". Autoritetet e akuzojnë Marinajn se shkoi në Firence edhe për shkak të menaxhimit të një ngarkese marijuane si dhe për të grumbulluar paratë nga shitja e sasive të drogës. 

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë
Hetimet e prokurorisë italiane

Eduard Gjokaj - Sipas prokurorëve është vëllai i Lodovick Gjokajt. Ai është kapur në foto bashkë me Tonin Marinajn në "Piazza Salvemini", Firence, ku kanë zhvilluar me persona të tjera biseda për drogën. 

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë
Hetimet e prokurorisë italiane

Astrit Likaj - Përmendet në dosjen hetimore për trafik kokaine, së bashku me Rini Markun dhe Gjin Ndrejajn.

Dritan Vreto dhe Flobenc Gega - Përmenden në dosjen hetimore si korrierë për trafikim droge, kryesisht kokainë. 

Zanafilla 

CNA do të vijojë të publikojë detaje nga dosja hetimore për kryebashkiakun socialist. Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike, e cila i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. (lexo këtu)

Pas kërkesës së PD-së nisi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. Në lidhje me këtë çështje CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. 

Në lidhje me këtë kërkesë nuk ka munguar edhe reagimi i vetë Marinajt, i cili ka theksuar se gjithçka është një skenar i turpshëm dhe akuzat janë të fabrikuara dhe politike. (lexo këtu)

Theksojmë se edhe pas këtyre hetimeve, Tonin Marinaj ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, se nuk ka qenë asnjëherë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në formularin e vetëdeklarimit për zgjedhjet vendore të 2019.(lexo këtu)

CNA është përpjekur të komunikojë disa herë me kryebashiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona./CNA

 

1 VITE ME PARE

Si e mashtroi dy herë KQZ-në Tonin Marinaj

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë
Tonin Marinaj, kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe

Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, ka mashtruar dy herë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sa i përket formularit të vetëdeklarimit. 

Kjo duket qartë në përgjigjet që ka dhënë në dy formularët e vetëdeklarimit për zgjedhjet vendore të vitit 2019 dhe vitit 2023, i cili ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale. 

Por si qëndron e vërteta? 

CNA ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences, ku kryebashkiaku socialist akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës.(lexo këtu)

Në vitin 2016, gjatë hetimeve të kryera 8 vite më parë, Prokuroria e Firences e akuzon kryebashkiakun socialist se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. (lexo këtu)

Prokurori Giulio Monferini hetoi për të paktën 6 vite dhe më 29 mars të 2016 ngriti akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës, mes të cilëve edhe Tonin Marinaj.(lexo këtu)

Sipas Prokurorisë së Firences, Marinaj ka qenë koka e bandës kriminale, që prodhonte marijuanën në Shqipëri dhe më pas e dërgonte atë drejt Italisë, nga ku shpërndahej me shumicë dhe pakicë. Përgjimet dhe bisedat telefonike që ndodhen në dosjen hetimore të prokurorisë italiane fokusohen në pranverën dhe verën e vitit 2010.(lexo këtu)

Dosja hetimore përmban përgjime telefonike si dhe foto të personave që akuzohen dhe të sasive të drogës. Në dy prej fotove, prokurorët italianë theksojnë se është Tonin Marinaj teksa takohet me anëtarët e bandës kriminale.(lexo këtu)

Mashtrimi i parë

Prokuroria e Firences ka ngritur akuzë ndaj Marinajt në mars të 2016 dhe dosjen hetimore e ka dorëzuar në Gjykatën e Firences. 

3 vite më vonë, Marinaj për zgjedhjet vendore të 30 qershorit të 2019, nuk ka pranuar në formularin e vetëdeklarimit që ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale.

 

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë
Formulari i vetëdeklarimit, viti 2019

 

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë
Formulari i vetëdeklarimit, viti 2019

Mashtrimi i dytë

Në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, kryebashkiaku socialist ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale. Duke mohuar kështu hetimet e prokurorisë italiane. 

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë

Këto deklarime ai i ka bërë pasi Prokuroria e Firences pas hetimeve të bëra ka dërguar në qeli disa nga anëtarët e bandës kriminale. 

Sqarojmë këtu se CNA disponon vetëm dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences, pra vetëm akuzat që janë ngritur ndaj Tonin Marinajt dhe dhjetëra personave të tjerë. 

 Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë

Zanafilla

Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike në muajin korrik, e cila i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.(lexo këtu)

Pas kërkesës së PD-së nisi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. Në lidhje me këtë çështje CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. Ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare./CNA 

1 VITE ME PARE

Trafiku i 50 kilogramëve marijuanë/ Prokuroria e Firences: Si e drejtonte grupin kriminal Tonin Marinaj

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë
Tonin Marinaj, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe

Dosja voluminoze hetimore e Prokurorisë së Firences për kryebashkiakun socialist të Malësisë së Madhe, Tonin Marinajn, përmban përgjime telefonike si dhe foto të personave që akuzohen dhe të sasive të drogës.(lexo këtu)

Prokurori Giulio Monferini hetoi për të paktën 6 vite dhe më 29 mars të 2016 ngriti akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës. (lexo këtu)

Mes personave në hetim ka qenë edhe Tonin Marinaj, ndërsa të tjerët janë: Gamuzza Stefania, Rini Marku, Frederik Marku, Ferdinand Paja, Bruno Nika, Saimir Hamazi dhe Bep Gjoni. Në dosjen hetimore përfshihen edhe dhjetëra persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj, në role të caktuara që sipas Prokurorisë së Firences janë bërë pjesë e trafikut të drogës.

Në vitin 2016, gjatë hetimeve të kryera 8 vite më parë, Prokuroria e Firences e akuzon kryebashkiakun socialist se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. Pra, sipas Prokurorisë së Firences, Marinaj ka qenë koka e bandës kriminale, që prodhonte marijuanën në Shqipëri dhe më pas e dërgonte atë drejt Italisë, nga ku shpërndahej me shumicë dhe pakicë. (lexo këtu)

Në një fashikull të dosjes hetimore, specifikohet me detaje trafikimi i një sasie prej 50 kilogramësh marijuanë nga Shqipëria në Itali dhe më pas shpërndarja në treg, që sipas hetuesve italianë është kryer gjatë periudhës qershor-korrik 2010. 

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë
Hetimet e Prokurorisë së Firences

Përveç personave të përmendur më sipër, sipas prokurorisë së Firences, në trafikun e lëndës narkotike (50 kilogramë marijuanë) janë përfshirë edhe personat e tjerë, Danjel Cardaku, Indrit Livadhi, Silvia Piemonte, Arenco Pogu, Alban Giuseppe, Stefania Gamuzza. 

Prokuroria thekson se transportimi i lëndës narkotike është kryer paraprakisht në Shqipëri nga treshja Tonin Marinaj, Danjel Vardeku dhe Rini Marku, të cilët mbanin veçmas kontakte ndërmjet palëve që blinin dhe shisnin marijuanën.

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë
Hetimet e Prokurorisë së Firences

"Në thelb, rezulton nga njëra anë, se negocimi për transportimin e lëndëve narkotike është kryer paraprakisht në Shqipëri nga treshja Tonin Marinaj, Danjel Vardeku dhe Rini Marku, të cilët mbanin veçmas kontakte ndërmjet palëve që blinin dhe shisnin marijuanën. Në veçanti, çifti Marinaj-Marku, përfaqësues të grupit venecian, mbajtën kontakte me Indrit Livadhin, Silvia Piemonte, Frederik Markun, Fredinand Pajën dhe Arenco Pagun, të cilët janë ata që në fuksione të ndryshme janë kujdesur për lëndën narkotike me qëllim për ta shitur. Lënda narkotike prej 50 kilogramësh ndodhej në shtëpinë e çiftit Pagu-Piemonte. Ndërsa Cardaku dhe Alban Giuseppe ishin përgjegjës për mbajtjen e kontakteve me Stefania Gamuzza, kujdestare e dërgesës së marijuanës në Firence, për të drejtuar shitjet që i njëjti kryente për llogari të tij", thuhet në dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences.

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë

Në dosje është edhe fotografia, edhe një sasi droge e sekuestruar, e vendosur në disa çanta. Ndërkohë autoritetet italiane bëjnë me dije se arrestuan 4 persona mes të cilëve dhe Rini Markun. 

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë
Droga e sekuestruar nga autoritetet italiane

Nënvizohet se Tonin Marinaj përveç grupit që drejtonte për trafikimin e lëndëve narkotike merrej edhe me grumbullimin e parave të sasive të drogës që shiteshin. 

"Më 11 qershor 2010, Tonin Marinaj, me banim të përhershëm në territorin shqiptar, ndodhej në Itali, veçanërisht në Firence, me qëllim menaxhimin e drejtpërdrejtë të grumbullimit të parave në lidhje me grupet e mëparshme të lëndëve narkotike dhe planifikimin e sasive të drogës për të gjithë klientët e mëdhenj, duke përfshirë Fredinand Pajën të vendosur në një pozicion të lartë në të ashtuquajturin grupi venecian. Siç mësohet, gjatë veprimtarisë hetimore, në 23 korrik 2010 rezultoi me arrestimin e 4 personave mes të cilëve Rini Marku dhe në identifikimin e depove të marijuanës të Tonin Marinajt. Ky i fundit kishte zgjedhur territorin toskan si bazë logjistike për magazinimin dhe klasifikimin e marijuanës së importuar nga Shqipëria", thuhet në dosjen hetimore. 

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë

CNA do të vijojë të publikojë të gjitha dokumentet e autoriteteve që disponon në lidhje me këto hetime. Deri në momentin e publikimit të dosjes hetimore të autoriteteve italiane, CNA ka tentuar disa herë të komunikojë me kryebashkiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona. Në postimet në rrjetet sociale ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. (lexo këtu)

Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike, e cila i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.(lexo këtu)

Pas kërkesës së PD-së nisi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. Në lidhje me këtë çështje CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. Ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare.

Pas këtyre hetimeve, Tonin Marinaj ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga ndonjë autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj.(lexo këtu)

Po kështu, kryebashkiaku socialist ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale./CNA

1 VITE ME PARE

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë së Firences për Tonin Marinajn

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë





Lajmet e fundit nga