Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

8 vite më parë, në vitin 2016, kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, është hetuar nga Prokuroria e Firences në Itali se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës.
CNA ka siguruar dosjen hetimore në lidhje me kreun e Bashkisë së Malësisë së Madhe. (lexo këtu)
Në dosjen voluminoze me dhjetëra faqe, prokurori Giulio Monferini gjatë hetimeve të kryera, më 29 mars të 2016 ka ngritur akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës, mes të cilëve edhe Tonin Marinaj.
Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se Marinaj ndiqte gjithë itinerarin e drogës nga prodhimi deri te shitja me pakicë. Lënda narkotike sigurohej në Shqipëri, e cila pasi mbërrinte në Itali u dorëzohej korrierëve, të cilët nisnin shpërndarjen në terren.
Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike, e cila i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. (lexo këtu)
Pas kërkesës së PD-së nisi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. Në lidhje me këtë çështje CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut.
Në lidhje me këtë kërkesë nuk ka munguar edhe reagimi i vetë Marinajt, i cili ka theksuar se gjithçka është një skenar i turpshëm dhe akuzat janë të fabrikuara dhe politike. (lexo këtu)
Mes personave në hetim si pjesë e bandës së drogës që drejtohej nga Tonin Marinaj ishin: Gamuzza Stefania, Rini Marku, Frederik Marku, Ferdinand Paja, Bruno Nika, Saimir Hamazi dhe Bep Gjoni.

Nga hetimet e prokurorisë italiane, në dokumentin e datës 22 janar 2016, e cila është një përmbledhje prej 18 faqesh, rezultoi se në 6 qershor të vitit 2010 kjo bandë ka trafikuar 11 kilogramë marijuanë. Sipas prokurorëve, droga pasi ka mbërritur në Itali i është dorëzuar Frederik Markut, i cili më pas do t'ua shiste palëve të treta.
Ndërkohë gjatë hetimeve disavjeçare Tonin Marinaj akuzohet se ka siguruar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen e drogës te bashkëpunëtorët Fredinand Paja, Rini Marku, Frederik Marku dhe Ingrit Livazhi, të rreth 50 kilogramëve marijuanë, pjesë e një sasie më të madhe të ruajtur në Firence. Dyshohet se sasia e drogës është transportuar në 29 maj të 2010.

Sipas Prokurorisë së Firences sasitë e drogës nuk kanë qenë të pakta. Ky grup kriminal me në krye Tonin Marinajn akuzohet se ka trafikuar në 14 qershor të 2010, 75 kilogramë marijuanë drejt Italisë.
"Drejtuesi Tonin Marinaj organizoi dhe drejtoi importimin në territorin italian dhe shpërndarjen te bashkëpunëtorët për tregtim të mëvonshëm, Fredinand Paja, Rini Marku, Frederik Marku, Fred Hysaj, të jo më pak se 75 kilogramë marijuanë. Kjo sasi droge u ruajt në Firence, në duart e çiftit CARDAKU GAMUZZA", thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore.

Në lidhje me këto hetime CNA ka tentuar disa herë të komunikojë me kryebashiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona.
CNA do të vijojë të publikojë të gjitha dokumentet e autoriteteve që disponon në lidhje me këto hetime.
Theksojmë se edhe pas këtyre hetimeve, Tonin Marinaj ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga ndonjë autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj.
Po kështu, kryebashkiaku socialist ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale. Pra, ai mohon se është hetuar nga autoritetet italiane për trafik ndërkombëtar të marijuanës nga Shqipëria në Itali, ndërkohë që dokumentet italiane tregojnë të kundërtën./CNA
Tregu i kirurgjisë plastike vijon të ketë rritje edhe ...
Policia Rrugore, me "dorë të hekurt". Mësohet se gjatë...
Nga Censi 2011 deri në Censin 2023, popullsia u tkurr ...
Emirgantët pas përfundimit të pushimeve po kthehen sër...
Një sipërfaqe toke prej dhjetra hektarësh është përfshirë ...
Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Vladimir Shkurov ka uruar...
PD ka hedhur akuza ndaj minsitrit të ri të Financave Petri...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Ish kryeministri Sali Berisha, teksa foli edhe këtë mb...
Dokumentet dhe dëshmitë e siguruara nga BIRN tregojnë se k...
Administratori dhe kryeredaktori Xhovan Shyti i është ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon me denoncimet për ra...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të Ngarkua...
Erion Braçe, zëri opozitar në pozitë ka denoncuar një ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Anëtari i kryesisë së PD, Grigel Muçollari ka deklaruar se...
KSHZ i ka dorëzuar SPAK-ut dosjen për tenderët për paj...
Dogana e Kosovës ka reaguar në lidhje me anijen me mbetje ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka “drejtuar gishtin” kre...
Në Shqipëri fenomeni i emigrimit, kryesisht i të rinjve, v...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...