"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Përndjekësi Aldor Nini i kompanisë së censurës "Acromax", i cili njihet për problematika të thella në lidhje me të drejtën e medias në Shqipëri, vijon sulmet ndaj mediave. Javët e fundit sulmet e Aldor Ninit ndaj CNA-së janë shtuar duke përdorur pa argumente tezën e “të drejtës së autorit”. Këto vijnë pas denoncimeve të pandalshme të CNA ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe aferave “5D” dhe inceneratorët. CNA ka raportuar me fakte dhe dokumente mbi skandalet që kanë ndodhur në bashkinë më të madhe të vendit. Gjithçka është një bashkëpunim i hapur mes Veliajt dhe Aldor Ninit të “Acromax”, të cilët cenojnë hapur lirinë e medias në vend. Javët e fundit sulmet e Aldor Ninit ndaj CNA-së janë shtuar duke përdorur pa argumente tezën e “të drejtës së autorit”. Sulmet janë bërë ndaj rrjeteve sociale të CNA-së, "YouTube", "Facebook" dhe "Instagram", ku janë bllokuar dhe hequr një sërë lajmesh. Këto vijnë pas denoncimeve të pandalshme të CNA ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe aferave “5D” dhe inceneratorët. CNA ka raportuar me fakte dhe dokumente mbi skandalet që kanë ndodhur në bashkinë më të madhe të vendit. Gjithçka është një bashkëpunim i hapur mes Veliajt dhe Aldor Ninit të “Acromax”, të cilët cenojnë hapur lirinë e medias në vend.
6 artikuj për këtë temë.
Në një investigim dy mediat gjermane, netzpolitik.org dhe ARD FAKT raportuan 4 vite më parë, në mars të 2020 se kompania "Acromax" e Aldor Ninit, ka fshirë lajmet kritike për kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në shkrimin investigativ nënvizohet se kompania "Acromax Media" e Aldor Ninin ndihmoi qeverinë shqiptare të kufizojë lirinë e shtypit dhe lirinë e fjalës. Edhe pse vetë kompania e Aldor Ninit i ka mohuar akuzat duke përdorur tezën "e shkeljes së të drejtave të autorit", faktet tregojnë krejt të kundërtën. (lexo këtu)
Mediat gjermane sjellin rastin e "Faktoje", e cila pasi raportoi lajmet për Kopshtin Botanik të Tiranës, për çështjen e pronësisë dhe përplasjet me Univeristetin Bujqësor, ku u raportua për Erion Veliajn, videot u ankimuan nga Acromax dhe u hoqën nga rrjtetet sociale.
E njëjta situatë ndodhi edhe me median "Exit News", ku për shkak të raportimeve të lajmeve që tregonin premtimet e pambajtura të Erion Veliajt, lajmet filluan të hiqeshin nga rrjetet sociale pas ndërhyrjes së Aldor Ninit.
"Neritan Sejamini, kryeredaktor i Exit News, ka përjetuar probleme të ngjashme. Faqja e lajmeve raporton në mënyrë kritike për punën e qeverisë, përfshirë planet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, një prej politikanëve më të fuqishëm të vendit. Gjatë fushatës së tij elektorale, ai kishte premtuar në televizion se do të frenonte dhënien e lejeve të reja të ndërtimit. Që kur mori detyrën duket se ka ndryshuar mendje", shkruajnë mediat gjermane.
Në shkrim theksohet se pas gjithë këtyre sulmeve të mediave kritike ndaj Veliajt, qëndron "Acromax Media" dhe për një arsye kryesore, e cila është lidhja e tij me politikën. Pra Aldor Nini mbron Erion Veliajn. (lexo këtu)
"Netzpolitik.org dhe ARD FAKT kanë marrë mesazhe të shumta në të cilat Facebook ka informuar operatorët e faqeve për fshirjet. Një emër vazhdon të shfaqet vazhdimisht: Acromax Media", shkruan media gjermane.
Theksojmë se përdjekësi Aldor Nini të njëjta sulme ka bërë për vite me radhë edhe me CNA-në, kryesisht për lajmet apo investigimet që tregojnë aferat korruptive, apo zbërthjenë skemat e vjedhjes së miliona eurove. (lexo këtu)
Sulmet e tij ndaj CNA-së i ka vijuar intestivisht edhe javët e fundit, ku kërkon të censurojë lajmet kritike ndaj Erion Veliajt, duke i hequr nga Facebook dhe Youtube.(lexo këtu)
Nini ka sulmuar hapur CNA për lajmet ndaj aferave korruptive si inceneratorët apo dosjen "5D". Konkretisht bëhet fjalë për lajmet me titujt:
"Si po e zhytin mediat e inceneratorëve kryebashkiakun Veliaj në skandalin e shekullit."
"Shpërthimet idiotike të Metës si grevëthyerje për skandalet e Erion Veliajt."
"Protesta e opozitës, si Erion Veliaj manipuloi ndërkombëtarët".
"Hallet e vërteta të Erion Veliajt."
"Afera "5D", dinjiteti që kërkohet nga zonjat e bashkisë."
Me këto raste Aldor Nini ka treguar qartazi lidhjen e tij me Erion Veliaj.Tashmë është kthyer hapur në një censurues ndaj fjalës së lirë dhe një përndjekës ndaj medias, ashtu siç ka përndjekur edhe bashkëjetueset e tij.(lexo këtu)
Por CNA nuk do të dorëzohet, pasi gjithçka e ka bërë me synimin e vetëm për të treguar realitetin dhe për informuar opinionin publik.(lexo këtu)
Theksojmë se të gjitha këto materiale për këto sulme banale dhe antiligjore, i janë dhënë një studioje ligjore ndërkombëtare që jo vetëm do ngrejë padi ligjore përkatëse, por do të ndjekë deri në detaje çdo abuzim dhe censurë të dirigjuar nga Aldor Nini në bashkëpunim me mediat e korruptuara të inceneratorëve dhe politikës. (lexo këtu)
Do të qëndrojmë përballë Aldor Ninit dhe kompanisë të tij "Acromax" për të mos hequr raportimet për skandalet e tij dhe subjektit të tij censurues që lufton mediat e lira./CNA
Censuruesi i mediave, Aldor Nini, drejtuesi i “Acromax”, i cili pretendon se nuk ka asnjë lidhje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ka konfirmuar katërcipërisht këtë të premte lidhjet me Veliajn.
Prej ditësh CNA ka denoncuar censurën që Aldor Nini po bën duke përdorur kompaninë e tij karshi CNA-së, duke bllokuar materiale, foto dhe video, në rrjete sociale si "Facebook", "YouTube" dhe "Instagram". (LEXO KETU)
Këtë të premte ai ka bllokuar faqen zyrtare të CNA-së në "YouTube", me pretekstin se materialet që janë hedhur për Veliajn, cënojnë të drejtën e autorit.
Theksojmë këtu se Aldor Nini ka raportuar këtë të premte vetëm lajmet e bëra kundër Erion Veliajt, denoncime të publikuara nga CNA ditë pas dite, për muaj me radhë për kryebashkiakun e Tiranës, për aferën e inceneratorëve dhe gjithashtu edhe lajmet për aferën “5D”.
Siç mund të shihni edhe në këtë foto renditen të raportuara nga Aldor Nini lajmet e CNA-së për Veliajn të tilla si:
"Si po e zhytin mediat e inceneratorëve kryebashkiakun Veliaj në skandalin e shekullit."
"Shpërthimet idiotike të Metës si grevëthyerje për skandalet e Erion Veliajt."
"Protesta e opozitës, si Erion Veliaj manipuloi ndërkombëtarët".
"Hallet e vërteta të Erion Veliajt."
"Afera "5D", dinjiteti që kërkohet nga zonjat e bashkisë."




(Lajmet për Veliajn të bllokuara nga Acromax)
Sipas kompanisë “Acromax”, të Aldor Ninit, këto materiale të CNA-së cënojnë të drejtën e autorit, të jo më pak dhe as më shumë sesa të mediave të cilat kanë përfituar miliona euro nga inceneratorët, si "Top Channel" dhe "A1 Report" (sot "Report TV" i Carlo Bollino-s). (LEXO KETU)
Me veprimin më të fundit flagrant të bërë ndaj një medie të pavarur dhe pa censurë, siç është CNA, Aldor Nini e ka konfirmuar zyrtarisht se është një njeri që edhe pse thotë se nuk ka lidhje me politikën, tashmë është kthyer hapur në një censurues ndaj fjalës së lirë dhe një përndjekës ndaj medias, ashtu siç ka përndjekur edhe bashkëjetueset e tij./ CNA
Censurë ndaj fjalës së lirë dhe informimit publik. Është pikërisht kjo se çfarë nuk duhet të bëjë “Acromax”-i, i drejtuar nga Aldor Nini. Por në fakt po ndodh e kundërta, të paktën me CNA-në, e cila po përballet me sulm të orkestruar në rrjetet sociale dhe në kanalin “YouTube” CNA HD, ku “Acromax” pretendon se po shkelim të drejtën e autorit, qoftë edhe në lajme të përcjella nga vetë institucionet shtetërore. (Lexo këtu)
Si funksionon “Acromax”? A ndikohet nga pushteti vendor dhe ai lokal? A është vetë “Acromax” shkelës i ligjit? Nëse po, pse një organ i tillë duhet të vijojë punën në shkelje të disa ligjeve, e t'u kërkojë medieve të zbatojë disa ligje të tjera?
Avokatja Adriana Kalaja, në një intervistë për CNA TV, u dha përgjigje disa nga pyetjeve të mësipërme, ku edhe denoncoi shërbimin e “Acromax” ndaj Erion Veliajt.
"Kam hulumtuar ligjin për të drejtën e autorit, ka edhe një agjenci të akredituar në Shqipëri lidhur me këtë pjesë, nga ana tjetër ka edhe një marrëveshje të fshehtë, që është publike në mënyrë jozyrtare, marrëveshje që është lidhur personalisht nga kryetari i Bashkisë Tiranë me kompaninë ‘Acromax’. Nga informacionet që ne kemi është lidhur në emër të Endri Fugës, por që përfaqëson në këtë rast Kryeministrinë. Objekti i kësaj marrëveshjeje shitet sikur është një marrëveshje për të censuruar lajme, të cilat janë e drejta e autorit dhe nuk mund të publikohen pa autorizimin e autorit. Por në fakt kam konstatuar që ata censurojnë lajme të cilat kanë në fokus kritikat, denoncimet dhe dhënien e fakteve të vërteta për mënyrën se si funksion drejtimi i Bashkisë Tiranë, apo drejtimi i Kryeministrisë”.
Kalaja, ndër të tjera, tha se në bodrumet e Kryeministrisë ka një grup pune që punon për censurimin e lajmeve.
“Vetëm në bodrumet e Kryeministrisë është një staf shumë i madh, të cilët janë në kontrata të zeza dhe i shërbejnë kësaj veprimtarie të paligjshme në këndvështrimin tim dhe ky staf që punon në kundërshtim me ligjin në fuqi drejtohet nga bashkëshortja e ish-nënkryetarit të bashkisë, Arbjan Mazniku”, deklaroi avokatja./ CNA
Aldor Nini, pronari i kompanisë "Acromax", është një përndjekës i arrestuar nga policia.Nuk është thjesht një problematik, por është një abuzues me të drejtat e autorit. (lexo këtu)
Njeriu, i cili ka përndjekur ish-bashkëshorten, ish-të fejuarën dhe më pas "rrëmbeu" edhe vajzën e tij, ka filluar një betejë antiligjore, ka filluar një censurë, ka filluar një përndjekje të fjalës së lirë, një sulm të pandalshëm ndaj CNA-së në të gjitha rrjetet tona sociale.(lexo këtu)
Nini pretendon se ne nuk respektojmë të drejtën e autorit, por ne tani do të sjellim 9 FAKTE që tregojnë si gënjen ai, si abuzon, si raporton postime në platformën "Meta", të cilat pretendon se i ka të drejtat autoriale, ndërkohë që ato janë materiale të pambrojtura nga e drejta e autorit, pasi përbëjnë informim për interes të gjerë publik, mbi ngjarje, mbi fakte, të cilat janë publike dhe mbi to raportohen lajme apo opinione.(lexo këtu)
Raporton lajme me përmbajtje politike pa e autorizuar askush me qëllim sabotimin e mediave, të cilat nuk i nënshtrohen atij për deformimin e lajmit, këtu përfshihen kryesisht lajmet e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe qeverisë Rama.(lexo këtu)
Keqpërdor sistemin e raportimit në platformën "YouTube" me pretekstin e mbrojtjes së të drejtave autoriale dhe në video me përmbajtje politike. Ndërkohë që vetë partitë politike dhe audiot e përdorura e kanë të licencuar dhe janë materiale të dërguara nga vetë partitë, nga vetë ministritë, nga vetë institucionet që ushtrojnë këto aktivitete dhe kanë një interes të gjerë të publikut.
Të gjitha këto manovra të keqpërdorimit të platformave bëhen me një qëllim, nënshtrimin e mediave ndaj Aldor Ninit dhe interesave personale për të mos zbardhur fakte apo ndodhi publike të veprimeve të tij në shkelje flagrante të ligjit. (lexo këtu)
Le t'i rendisim një e nga një:
Aldor Nini është përdorur nga kryebashkiaku Erion Veliaj disa kohë me parë dhe ai ka raportuar një lajm në lidhje me ngjarjen e dhimbshme të vdekjes së Ardit Gjoklajt në landfillimin e Sharrës. Fotoja është një imazh i kryebashkiakut Veliaj në fushatë, një foto publike e shpërndarë nga Bashkia Tiranë. (lexo këtu)
Në atë kohë, ku ka pasur një debat të gjerë, Aldor Nini raportoi serverët e CNA-së në Gjermani, por më pas u vërtetua se ai kishte abuzuar dhe kishte mashtruar me këtë denoncim nëpërmjet kompanisë së tij "Acromax", duke përdorur një nga zyrat e PS-së.
Aldor Nini ka raportuar pa pasur të drejta autoriale dhjetëra shkrime, publikime në rrjetet sociale, të cilat atij nuk i shkojnë për shtat, jo vetëm për interesa politike, por edhe për persona të tretë që nuk ua ka imazhin.(lexo këtu)
Së dyti, ka ardhur një goditje nga një raportim i "Acromax"-it të Aldor Ninit për një event siç është aktiviteti i kryeministit Edi Rama në Milano, ku ka kënduar Noizy, një material i pakopjuar nga CNA, i publikuar nga Kryeministria, i publikuar në rrjetet sociale dhe strike, goditja, bllokimi është dhënë vetëm për CNA-në për askënd tjetër. (lexo këtu)
Pra, jemi përballë rastit kur kryeministri zhvillon një event, CNA e transmeton, ka kënduar një këngë një këngëtar dhe raportohet rrjeti social i CNA-së që ka transmetuar eventin "live", gjoja në emër të së drejtës autoriale të "Acromax".
Ritheksojmë edhe njëherë se Noizy është paguar dhe përgjegjës për këtë event është partia politike, CNA thjesht ka transmetuar një program politik të sjellë nga Kryeministria.
Së treti, pretendohet se abuzohet nga CNA-ja në lidhje më të drejtën e autorit, është një gënjeshtër e madhe, ky është rasti i tretë dhe më flagranti. Dje janë raportuar disa shkrime të vjetra, pra të vitit të shkuar, para një viti të emisionit politik të Çim Pekës, apo emisioneve të tjera në "Syri TV" jo me video, me foto nga emisioni për ta cituar, me të gjithë të drejtën e bashkëpunimit.


Pra, kur një person flet, është përdorur një imazh nga ai emision me lejen e dhënë dhe autorizimin e plotë të kësaj media dhe shumë të tjerave më të cilat bashkëpunohet në mënyrë të vazhdueshme.
CNA raportoi lajmin e "DigitAlb" që ishte zhytur 28 milionë euro borxh, ndoshta ia kërkoi Lori Hoxha, ndoshta ia kërkoi Vjollca Hoxha, kjo është puna e tij. Për ne ka një interes publik, ky lajm, edhe pse është platformë private, e cila përdor frekuenca publike, dy licenca publike, licencuar nga AMA dhe ka interes publik, sepse janë me dhjetëra mijëra qytetarë klientë dhe në këtë rast pa asnjë diskutim dhe qytetarët që kanë bërë abonime duan të dinë rreth kompanisë që u ofron shërbimin. Kush nuk e kupton, nuk është problemi ynë. (lexo këtu)

Fakti është fakt, lajmi është lajm, imazhi nuk ka qenë aspak i vjedhur. Raportimi është një abuzim total nga "Acromax" dhe Aldor Nini. Ky lajm është raportuar në të gjitha rrjetet tona sociale.(lexo këtu)
Së pesti, sjellim faktin, i cili ka ngritur edhe të gjitha këto beteja të Aldor Ninit, që ka vetëm një armë në dorë, të bllokojë rrjetet tona sociale dhe asnjë më shumë sesa kaq, duke abuzuar, siç e theksuam edhe më lart, me raportimet e tij duke tejkaluar hapësirën që i jep platforma. Këto fakte do t'u çohen të gjitha platformave dhe jo vetëm kaq, por dhe institucioneve ndërkombëtare dhe atje ku Aldor Nini ka marrë lincencimet e tij dhe ushtron aktivitetin. (lexo këtu)
Publikimi i një lajmi se Aldor Nini kishte "rrëmbyer" vajzën e tij, pra duhet ta merrte dhe ta kthente pasdite, por nuk kishte pranuar ta kthente vajzën sërish, një përplasje në polici, denoncime me ish-bashkëshorten e tij e me radhë, kanë bërë që të "çmendet" Aldor Nini dhe t'i vërsulet CNA-së pas publikimit të këtij lajmi, duke shfrytëzuar më pas "DigitAlb"-in, aktivitetin me Noizy-n e të tjerë. (lexo këtu)




Rasti i gjashtë, një tjetër raportim është një lajmi i ardhur nga Ministria e Kulturës në CNA, i cili lidhet me restaurimin e filmit "Guna përmbi tela". (lexo këtu)
Nuk kemi përdorur asnjë material nga RTSH-ja. Përkundrazi, RTSH abuzon në mënyrë të vazhdueshme me të drejtat autoriale, vjedh dhe transmeton 24 orë në 24, materiale, të cilat nuk i ka me autorizim, por ajo që sulmohet nga Aldor Nini dhe "Acromax" është CNA-ja.
Fakti tregon se aktiviteti është një material i sjellë nga Ministria e Kulturës për një event kulturor, ashtu sikundër ishte edhe rasti i kryeministrit Edi Rama, për të cilin Aldor Nini pretendon se ka "copyright" dhe të drejtat e transmetit të eventit të kryeministrit në Milano apo të eventit të ministrave përkatës të filmit "Guna përmbi tela" nuk janë raportime apo shkelje ligjore, por janë abuzime të Aldor Ninit.
Së shtati, po sjellim faktin e lajmeve të përndjekjes dhe arrestimit të Aldor Ninit, ky i fundit ka kërkuar heqjen e tyre, apo korrigjimin, editimin, mospërdorimin e emrit të kompanisë "Acromax". (lexo këtu)
A mund të censurohet një përndjekës? A mund ta pranojmë ne që të mos jenë më lajmet e përndjekjes së Aldor Ninit? Dje përdoqi ish-bashkëshorten, më pas ish-bashkëjetuesen, më pas rrëmbeu vajzën, tani ka ngelur dyerve të policive dhe gjykatave.(lexo këtu)
Ai është mbyllur në kafazin e gjykatës si përndjekës dhe ka dalë me garanci bankare. Si mundet të mos publikohen këto lajme?(lexo këtu)
Së teti, ne kemi publikuar një lajm në lidhje me Olta Xhaçkën, atë që kanë thënë të gjithë, pa përdorur videon e "Top Channel", ku Xhaçka u shpreh se nuk duhet të zbresin njerëzit nga mali dhe t'i vendosnin çadrën në plazhin, ku bashkëshorti i saj ndërton si investitor strategjik. (lexo këtu)
Pse duhet fshirë ky lajm? A nuk ka interes për publikun? A nuk është interesi publik në media mbi të gjitha të tjerat? Nuk kemi transmetuar videon se është në studion e Grida Dumës, por kemi nxjerrë lajmin, e kemi raportuar. Lajmi kërkon të hiqet dhe është fshirë, me ndërhyrjen e Aldor Ninit dhe "Acromax".(lexo këtu)
Së nënti, fakti është një dhe vetëm një, censurë dhe goditje të lirisë së medias nga Aldor Nini sepse nuk pranojmë të jemi klientë të tij dhe të kemi kontratë me të, sepse nuk pranojmë të fshijmë lajmet e dhunës së tij, nuk pranojmë të fshijmë lajmet e abuzimeve të tij, shkeljeve ligjore të tij, por e kemi denoncuar pa ndalim që nga dita e parë. (lexo këtu)
Nuk pranojmë të heqim lajmet e Erion Veliajt, denoncimet tona janë të drejta, të sakta, me fakte konkrete dhe të padiskutueshme. Nuk pranojmë të heqim lajmet për klientët e tij, për ortakët e inceneratorëve për "DigitAlb", për "Top Channel", për Lori Hoxhën, për Vjollca Hoxhën, për ortakët e inceneratorëve, të cilëve u shërben Aldor Nini.
CNA, në bashkëpunim me një studio ligjore dhe ekspertë të të drejtave të autorit, tashmë ka përgatitur një dosje të plotë në lidhje me shtetasin Aldor Nini dhe kompaninë "Acromax", e cila në ditët në vijim do të bëhet publike dhe do të shihen të gjitha faktet e abuzimeve të Aldor Ninit, që do t'u çohen jo thjesht dhe vetëm gjykatave, pasi atje nuk e dimë nëse do të ketë kohë të vijë Aldor Nini, pasi ndoshta do të jetë duke vuajtur dënimet për përndjekjet e tij ndaj femrave, por do t'u çohen të gjithë institucioneve përgjegjëse në Evropë, si edhe platformave, me të cilat Aldor Nini abuzon mbi të drejtat e autorit duke i përdorur ato për interesat e tij klienteliste, personale dhe duke vendosur një censurë mbi median e duke vrarë fjalën e lirë./CNA
Personazhi Aldor Nini i kompanisë së cenurës "Acromax", i cili njihet si një nga njerëzit me problematika të thella në lidhje me të drejtën e medias në Shqipëri, ka sulmuar haptazi CNA, e cila publikon lajme pa censurë.
Aldor Nini, është një përndjekës, ku mund të përmendim rastet e dhunës ndaj ish-bashkëjetueses ose rrëmbimit të vajzës së tij, sulmon CNA me "copyright".(lexo këtu)
CNA ka si qëllim informimin publik, mbi shumë të vërteta dhe të pathëna, por Aldor Nini e ka për zakon të sulmojë media që publikojnë fakte. (lexo këtu)
Ky është një censurim që Nini nëpërmjet "Acromax", tenton t'i bëjë CNA-së, duke u fshehur pas "copyright", por të gjitha veprimet e tij janë shumë të lexueshme. (lexo këtu)
Gjithçka vjen pas denoncimeve të pandalshme të CNA ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe aferave 5D dhe inceneratorët.(lexo këtu)
Më poshtë do të keni edhe listën e artikujve që Aldor Nini i "Acromax", duke shfrytëzuar abuzimin me të drejtat e autorit tenton të censurojë CNA-në.
Ne do të vazhdojmë të raportojmë, të investigojmë dhe të publikojmë lajme me shumë të vërteta dhe fakte.
Artikujt e publikuar nga CNA, të cilat janë hequr nga rrjetet sociale për shkak të të "drejtave të autorit":
Në artikullin me titull "Fitoi “Big Brother”/ Egla Ceno duhet të përballet me akuzat në gjykatë", ne kemi bërë një raportim mbi ngjarjen.
Sa i përket fotos që kemi përdorur ajo është foto që mund të gjendet gjerësisht në të gjitha mediat dhe e kemi përdorur me qëllimin për të informuar opinionin publik.

Ndërkohë në artikullin tjetër për lajmin "DigitAlb" zhytet në borxhe, zbulohet shifra", kemi raportuar mbi bazë të burimeve për gjendjen ekonomike që ndodhet kompania.

Ndërsa tek lajmi për deputeten Olta Xhaçka kemi bërë thjesht një raportim të deklaratës që ajo ka bërë në studion "Top Story" në Top Channel.

E njëjta situatë është edhe me artikullin për deklaratën e Lorenc Vangjelit. Kemi raportuar thjesht mendimin e tij personal, ndërkohë që kemi cituar median ku e ka bërë deklaratën.

Kemi të bëjmë me një sulm kriminal ndaj fjalës së lirë dhe një medie që raporton lajme dhe investigon për të nxjerrë të vërteta. CNA qëllimin e vetëm e ka për të informuar opinionin publik.
Erion Veliaj, mediat e aferës të inceneratorëve dhe një përndjekës nuk mund të ndalojnë fjalën e lirë.
Pas qëndresës tonë përballë Ninit dhe kompanisë të tij "Acromax" për të mos hequr raportimet për skandalet e tij dhe subjektit të tij censurues që lufton mediat e lira dhe i shërben politikës korruptive, filluan sulmet kriminale ndaj fjalës së lirë dhe denoncimeve të CNA. (lexo këtu)
Theksojmë se të gjitha këto materiale për këto sulme banale dhe antiligjore, i janë dhënë një studioje ligjore ndërkombëtare që jo vetëm do ngrejë padi ligjore përkatëse, por do të ndjekë deri në detaje çdo abuzim dhe censurë të dirigjuar nga Aldor Nini në bashkëpunim me mediat e korruptuara të inceneratorëve dhe politikës. Gjithashtu me materiale konkrete janë njoftuar edhe organizatat e mediave, disa prej të cilave të kapura nga skandalozi Aldor Nini pas bashkëpunimeve me shërbimet në rrjetet sociale dhe pagesave klienteliste./CNA
Personazhi butaforik, Aldor Nini, njihet si një nga njerëzit me problematika të thella në lidhje me të drejtën e medias në Shqipëri, i shumëdenoncuar si një shërbëtor i klientelës politike, njeriu që në emër të të drejtave abuzon duke e përdorur ligjin dhe hapësirën e rrjeteve sociale për çështje politike që ai nuk i ka të drejtat kurrë dhe si ka pasur kurrë, megjithëse pretendon se është dikush.
Njeriu që pretendon se po sjell youtube në Shqipëri është ende i akuzuar se ka përndjekur dhe dhunuar ish-bashkëjetuesen. (youtube do njoftohet zyrtarisht për gjithcka kryen në shkelje të ligjit Nini, me një letër zyrtare nga një studio ligjore jashtë Shqipërisë, dhe ketë herë vështirë se mund tja hedhe me ndihmën e Ylli Rakipit apo Armand Shkullakut)
Njeriu që u arrestua dhe u mbajt në burg nga policia për përndjekje dhe dhunim të bashkëjetuesen e tij, të cilës i publikoi edhe një videon pa pëlqimin e saj, pretendon se do të na sjellë youtube në Shqipëri.
Në fakt ai është kërcënues dhe shantazhues i drejtëpërdrejtë, ai kërkon ti fshihen apo t'i publikohen materialet që ai do, dhe në momentin që ti nuk ia jep hapësirën, ai të kërcënon me youtube.
Aldor Nini të kërcënon me shantazhe, me presione mediat dhe kjo në më shumë se një rast.
Njeriu i cili u kap i gjallë nga Policia e Shtetit, njeriu i cili është denoncuar në dhjetëra raste nga CNA dhe nga shumë media të tjera, ku janë me qindra dhe qindra materiale sesi Aldor Nini ka përdorur kompaninë e tij Acromax si një pistoletë politike kundër medias dhe fjalës së lirë, gjoja në emër të së drejtës së autorit, i ka riardhur zëri që i iku pasi e arrestoi policia.
Sot guxon të kërcënojë sërish me mbyllje të kanaleve në youtube me gjoja të drejta autori që në fakt, nuk ekzistojnë apo abuzohet nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij, siç ka qenë rasti i denoncuar nga CNA në lidhje me kryebashkiakun Veliaj, ku Aldor Nini kërcënonte për mbyllje të faqeve në rrjetet sociale dhe serverave, kjo e publikuar dhe denoncuar më parë.
Aldor Nini vazhdon të kthehet në një kamzhik politik, në një shantazhes dhe kërcënues ndaj medias, kur ai nuk merr hapësirën që do për çëshjet që ai do.
Mendon se është xhandari, ligji dhe mbi ligjn për çdo njeri në Shqipëri. Është mbi ligjin e të drejtës së autorit, është mbi Kushtetutën mbi të drejtën e informimit dhe mund të godasë dhe të shkatërrojë çdo rrjet social apo youtube se ai ka të drejtat e tij.
Në fakt Aldor Nini duhet ta mësojë njëherë e mirë se tashmë shumë persona kanë hapësirat e duhura ligjore edhe atje ky Aldor Nini nuk e mendon se mjafton ligji i vërtetë, zbatimi i tij që Nini dhe të tjerët si ai të mos mbajnë më të drejtat e youtube për shumë kompani sepse ai abuzon me to dhe për më tepër është një person me precedent të rrezikshëm penal dhe këtë e di mirë. Këtë smund ta fshehë më as youtube, as agjensive ligjzbatuese në Gjermani.
Në rast se mendon se mund ta çajë të ardhmen me shpatën e tij abuzuese këtë e ka gabim. Pasi është një shpatë tjetër më e madhe se ajo që ka ai.
Është shpata e të drejtës dhe shpata e ligjit që ndalon dhe ndëshkon këdo të dënuar dhe abuzues që të zhvillojë të tilla aktivitete, çensuese, politike dhe abuzive dhe Aldor Nini është një nga ata që sdo mund tëfitojë kurrëmbi mediat.
Pa theksuar se ështëbashkëpunërot i mediave të akuzuara për afera korruptive në Shqipëri dhe mbrojtës i produkteve të tyre. /CNA
Dumani: Janë kërcënuar prokurorët e SPAK-u...
Skandali- Gjyqtarja vonon 10 ditë ekzekuti...
Zhvatën miliona euro me "5D"/ Si i fshehën...
Hija e Ergys Agasit nga errësira në dritë ...
“E gjithë Tirana i shkoi në funeral”/ Si u...
Zbulohet skema/ Si përfitonte Carlo Bollin...
SI BIE SKEMA E QEVERISË PËR TË KONTROLLUAR...
Nga sekuestrimi i telefonave, te komunikim...
Autori i fotos 5 Dhjetor, 15:06 ...
Zbardhet vendimi/ Gazetari i droguar dënoh...
Skandali me inceneratorin e Tiranës/ Fat q...
Edvin Kondili, prokurori i qeverisë! 21 G...
Dokumenti-Si dhe sa është paguar Endrit Ha...
Dënohet gazetari i trafikantit të drogës, ...
Skema e falsifikimit të faturave tatim...
CNA ka nisur të zbulojë si janë njohur dhe si ka shkuar hi...
Altin Dumani punon të shtunë, por ka 5 muaj ...
Inceneratorët dhe Vjollca Hoxha, një histori...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...