Monedhat e huaja nuk dalin nga gremina/ Kursi i këmbimit, 21 korrik 2026
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Aldor Nini, drejtuesi i kompanisë “Acromax Media”, është një person që ka probleme me drejtësinë.
Përtej abuzimeve të tij në emër të të drejtave të autorit me kompaninë “Acromax”, Aldor Nini është një person me precedentë penalë.
Ai është akuzuar si përndjekës dhe për këtë ka dhënë një vendim edhe gjykata. Sot do të marrim një nga një faktet për Aldor Ninin, i njohur ndryshe si përndjekësi i grave.
Anxhela Faber, ish-bashkëshortja e Aldor Ninit, denoncoi këtë të fundit për dhunë psikologjike dhe përndjekje të vazhdueshme, ndërsa ngriti edhe dyshime se “në mjetin e saj mund të kishte një pajisje, e cila kontrollon lëvizjet e saj”.
Gjatë kontrollit të mjetit të saj nga policia, u konstatua se “në pjesën e poshtme të pasme të mjetit, në afërsi të prapakolpit, ishte fiksuar me magnet një pajisje si ato të GPS”.
Për këtë çështje, Aldor Nini shkoi në gjyq me ish-bashkëshorten.




Megjithatë, kjo nuk është e vetmja damkë në biografinë e drejtuesit të “Acromax”. Ai është denoncuar për përndjekjen dhe shantazhin publik që u ka bërë vajzave me të cilat ka pasur lidhje dhe histori rozë.
Një ndër to është përplasja me ish-bashkëjetuesen e tij deri te një histori e dytë, e cila çoi në mbylljen e disa mediave, e disa rrjeteve sociale të “Newsbomb”.
Aldor Nini është personi që u arrestua në datën 4 korrik të 2023-shit, pasi ish-bashkëjetuesja e denoncoi për përndjekje dhe dhunë. (Lexo këtu)
Ai u mbajt në burg nga policia, pasi i publikoi video ish-bashkëjetueses, pa pëlqimin e saj.
Më 7 korrik të 2023-shit, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Aldor Ninin, deri në depozitimin e garancisë pasurore.

Nën akuzat për përndjekje dhe dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij, Aldor Ninit iu ndalua dalja nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjyqtarit, masë kjo që do të zbatohet gjatë kohës që ai do të jetë nën masën e sigurimit "garancia pasurore”.
Megjithatë, drejtuesi i “Acromax”-it duket se nuk i ka ndalur shkeljet e ligjit, pasi së fundmi është denoncuar sërish në polici.
Në maj të këtij viti, Aldor Nini është kallëzuar për rrëmbimin e vajzës së tij. (Lexo këtu)
Familjarët e ish-bashkëshortes kanë deklaruar në polici se drejtuesi i “Acromax”-it ka marrë vajzën e mitur më 26 maj, ditën kur kishte edhe takimin sipas gjykatës, por nuk ka pranuar ta kthejë mbrapsht.
Për këtë arsye, ai do të përballet me një tjetër akuzë penale.




Këto janë vetëm disa nga bëmat e historive rozë të Aldor Ninit, i cili ka përballje në gjykata edhe me artistë të shumtë, të cilët e kanë paditur për marrjen me të padrejtë të veprave të tyre artistike.
Përveç kësaj, Aldor Nini është denoncuar shpeshherë nga mediat për sulme ndaj tyre në emër të të drejtave të autorit.
Së fundmi, drejtuesi i “Acromax” ka nisur edhe një sulm ndaj CNA-së, që nisi pas një shkrimi të publikuar për “DigitAlb”. Tashmë Aldor Nini po sulmon të gjitha rrjetet sociale të CNA-së, duke bllokuar edhe shkrime të publikuara një apo dy vite më parë.
Duke përdorur të drejtat e autorit, Aldor Nini, përndjekësi i grave, po vijon sulme të njëpasnjëshme pa u ndalur, për interesa të klientelës së tij./ CNA
Përndjekësi i grave, Aldor Nini, i cili është faktuar ...
“Acromax” është kompania e famshme, e cila në Shqipëri ësh...
Përveç rastit kur mediat blihen dhe përdoren nga pushteti ...
Personazhi Aldor Nini i kompanisë së cenurës "Acromax"...
Në një skenë ku drejtësia përplaset me emocionet, hist...
Personazhi, Aldor Nini, i cili njihet si një nga njerë...
Gazetarja Anila Basha ka hedhur akuza ndaj Aldor Ninit...
CNA ka denoncuar prej disa ditësh se Aldor Nini me kompani...
Personazhi butaforik, Aldor Nini, njihet si një nga nj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...