"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka dhënë mesazhe të forta në raportin e tij për Komisioni i Ligjeve për punën e Strukturës së Posaçme gjatë vitit 2023. Dumani foli që nga abuzimet me fondet publike, për t’u ndalur më pas te pastrimi i parave, krimet zgjedhore, shkeljet e prokurorëve dhe gjyqtarëve deri te lufta ndaj korrupsionit. Ai konfirmoi se Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa nuk kurseu ironitë për deklaratat e këtij të fundit se prokurorët dhe gjyqtarët i ka “kolegë”. Gjithashtu, Dumani u ndal edhe te komisioni anti-SPAK, ku kërkoi të mbrohet pavarësisa institucionale dhe të respektohen pushtetet. Kreu i SPAK-ut foli edhe për aferën e inceneratorëve dhe të dherave, të cilat janë ende nën hetim. Ai e mbylli raportin e tij me deklaratën e fortë se prokurorët e posaçëm janë kërcënuar nga krimi i organizuar.
10 artikuj për këtë temë.
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të mërkurë, gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ligjeve.
Dumani tha se prokurorët e SPAK-ut janë kërcënuar nga krimi i organizuar.
Ai u shpreh se disa raste janë publike, ndërsa theksoi se problem është mbrojtja e familjarëve të prokurorëve dhe qytetarëve.
“Janë raste publike kur janë kërcënuar prokurorët e SPAK-ut. Kërcënimi ka ardhur nga krimi i organizuar. Është shqetësim që e kemi adresuar. Në fund të dhjetorit të vitit 2023 ndërmorëm disa hapa, por ka një problematikë sa i përket mbrojtjes së familjarëve. Prokurorët janë të mbrojtur, por familjarët duke filluar nga ata të drejtuesve dhe të prokurorëve ka një problematikë, është procedurë e gjatë, duhet të ketë prova”, theksoi kreu i SPAK-ut./ CNA
Afera e dherave është një aferë e madhe brenda aferës së inceneratorëve, që u kushtuar qytetarëve 60 milionë euro.
Në lidhje me këtë, kreu i SPAK-ut nuk dha shumë detaje, por theksoi se paratë që vijnë nga çështja e dherave është pjesë e hetimit.
"Paratë që vijnë nga dherat janë pjesë e hetimit", u shpreh kreu i SPAK-ut.
Afera 60 milionë euro e dherave është një nga skemat më të mëdha korruptive, e cila lindi pas firmosjes së kontratës monopoliste koncesionare për landfillimin e Tiranës, ku përfshihej edhe ndërtimi i një inceneratori, i cili, sot, pas 7 vitesh, nuk ekziston.
SPAK-u ka arrestuar një nga drejtorët e bashkisë, Taulant Tushën. Gjithashtu në akuzë janë pronarët e inceneratorit, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, persona në arrati, por çështja është ende nën hetim./CNA
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u është përgjigjur pyetjeve në Komisionin e Ligjeve nëse ka nisur një procedim penal për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Dumani konfirmon se është çështje hetimi, por nuk jep të dhëna dhe detaje të tjera.
Ai shprehet: Nuk i jap përgjigje as për ju të nderuar, as për mediat se kjo është çështje hetimi./ CNA

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është shprehur se paratë e paguara për inceneratorin e Tiranës shkojnë në llogarinë e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Dumani deklaroi në Komisionin e Ligjeve se çdo para që del nga buxheti i shtetit shkon tek Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
“Kjo është publike. Që nga muaji gusht që është sekuestruar çdo para shkon në llogari të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara asnjë qindarkë te pronarët. Çdo para që del nga buxheti i shtetit shkon tek Agjencia e Pasurive”, tha Dumani./ CNA
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u shpreh në Komisionin e Ligjeve se është njohur me projektrezolutën kundër korrupsionit, e iniciuar nga qeveria.
Ai tha se duhet të respektohet mbrojtja e pavarësisë institucionale dhe siguria juridike.
Dumani nënvizoi se duhet të respektohet fryma kushtetuese dhe të respektohen pushtetet.
"Për sa i përket një Komisioni të Posaçëm është arritur një rezolutë. Nuk e di se në çfarë faze është Kuvendi, por jam njohur me projektrezolutën. Mbrojtja e pavarësisë institucionale dhe siguria juridike duhet të jenë parime që duhet të udhëheqin çdo reformë. Duhet të respektohet fryma kushtetuese, të respektohen pushtetet. Mendoj që paketa ligjore do të reflektojë për mirë në Reformën në Drejtësi", u shpreh Dumani./CNA
Në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u shpreh se kolegë ka vetëm personat që punojnë dhe hetojnë në Strukturën e Posaçme, si dhe ata që janë te Byroja Kombëtare Hetimit.
Kështu ai i dha edhe një përgjigje Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, i cili nuk ka ngurruar t'i quajë kolegë prrokurorët e SPAK-ut.
"Kolegë kemi vetëm njeri-tjetrin, atje te SPAK-u dhe kemi edhe kolegë të Byrosë Kombëtarë të Hetimit. Kemi kolegë ata që ushtrojnë funksione në ato zyra", tha ai./CNA
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u shpreh në Komisionin e Ligjeve se kjo Strukturë e Posaçme ka nevojë për burime njerëzore.
Dumani u bëri thirrje institucioneve që të bashkëpunojnë me SPAK-un për të luftuar korrupsionin.
"Kemi nevojë për burime njerëzore. Kemi nevojë edhe për hetues. Kemi një rënie të numrit të referimeve nga institucionet me 40%, përjashtuar këtu Policinë e Shtetit. Thirrja që unë bëj që të gjitha institucionet duhet të bashkëpunojmë për të luftuar korrupsionin. Të gjitha institucionet duhet të bashkëpunojnë ne ne, ne jemi shumë të hapur, por ne jemi hallka fundore e procesit. Ka vend për përmirësim dhe thellim të bashkëpunimit me institucionet e tjera", tha Dumani./CNA
Në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, sqaroi se Struktura e Posaçme që ai drejton mund të kryejë hetime në rast shkeljesh vetëm për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe prokurorë të Prokurorisë për Përgjithshme.
Ai theksoi se SPAK-u është i vëmendshëm edhe ndaj vendimeve të KPK-së, ku në rast se ka indicie për korrupsion, nis hetim për subjektet.
"Kemi kompetencë vetëm për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe prokurorë të Prokurorisë për Përgjithshme. Janë 4 të proceduar, nuk kanë kaluar procesin e vetting-ut. Për një është dhënë vendim fajësie. U kemi konfiskuar pasuritë. Nuk duhet të adresohet gjithçka te SPAK-u, sepse nuk na i ka dhënë ligji neve. Ne duhet të jemi të vëmendshëm ndaj vendimeve të KPK-së kur subjekti ka bërë korrupsion. Ne marrim indicie, kemi bërë hetime dhe kemi regjistruar edhe procedim penal për subjekte të caktuara", u shpreh Dumani./CNA
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve raportoi për punën e Strukturës së Posaçme gjatë vitit 2023.
Ajo që vihet re sipas Dumanit është edhe forma që po përdor krimi i organizuar për pastrimin e parave.
Sipas tij, ka një rritje të përdorimit të shoqërive tregtare, si dhe investimi në prona të paluajtshme dhe depozitime në llogari të ndryshme bankare.
Ai theksoi se ka pastrim parash edhe në fushën e ndërtimit.
"Ka prani të pastrimit të parave, që bëhet edhe me ndërtimet. Edhe terrorizmi është ndër aktivitetet kriminale më të rralla. Sa i takon korrupsionit, përdoret procedura që përfitojnë nga fondet publike, që përdorin llogari offshore. Edhe disa banka janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave", u shpreh Dumani./CNA
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, po raporton në Komisionin e Ligjeve për punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2023.
Dumani ka raportuar për korrupsionin duke thënë se veprimet korruptive përdorin procedura që legalizojnë përfitime nga fondet dhe shërbimet publike duke maskuar natyrën kriminale të tyre.
Kreu i SPAK-ut tha se kjo ndodh shpesh në mënyrë të organizuar duke përfshirë përdorimin e personave juridikë që përfitojnë nga fondet publike dhe që shpesh ndryshojnë aksionerët ose emrat tregtarë dhe copëzojnë transaksionet duke përdorur llogari të regjistruara jastë vendit ose në juridiksionin offshore.
“Sa i takon korrupsionit, hetimet e SPAK-ut gjatë vitit 2023 tregojnë se korrupsioni tregon veprime ligjore në dukje që kanë si qëllim përftimin e paligjshëm. Veprimet korruptive përdorin procedura që legalizojnë përfitime nga fondet dhe shërbimet publike duke maskuar natyrën kriminale të tyre.
Kjo ndodh shpesh në mënyrë të organizuar duke përfshirë përdorimin e personave juridikë që përfitojnë nga fondet publike dhe që shpesh ndryshojnë aksionerët ose emrat tregtarë dhe copëzojnë transaksionet duke përdorur llogari të regjistruara jastë vendit ose në juridiksionin offshore”, tha Dumani./ CNA
Skandali- Gjyqtarja vonon 10 ditë ekzekuti...
Zhvatën miliona euro me "5D"/ Si i fshehën...
Hija e Ergys Agasit nga errësira në dritë ...
“E gjithë Tirana i shkoi në funeral”/ Si u...
Zbulohet skema/ Si përfitonte Carlo Bollin...
SI BIE SKEMA E QEVERISË PËR TË KONTROLLUAR...
Nga sekuestrimi i telefonave, te komunikim...
Autori i fotos 5 Dhjetor, 15:06 ...
Zbardhet vendimi/ Gazetari i droguar dënoh...
Skandali me inceneratorin e Tiranës/ Fat q...
Edvin Kondili, prokurori i qeverisë! 21 G...
Dokumenti-Si dhe sa është paguar Endrit Ha...
Dënohet gazetari i trafikantit të drogës, ...
Skema e falsifikimit të faturave tatim...
CNA ka nisur të zbulojë si janë njohur dhe si ka shkuar hi...
Altin Dumani punon të shtunë, por ka 5 muaj ...
Inceneratorët dhe Vjollca Hoxha, një histori...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...