web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që zhvatën drejtorët e Veliajt

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Skandali- Gjyqtarja vonon 10 ditë ekzekutimin e masave të sigurisë për drejtorët e Veliajt

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që

Dosja "5D Kontruskion" çoi pas hekurave drejtorët e rëndësishëm të Erion Veliajt, Mariglen Qaton dhe Redi Mollën, Taulant Tushen ndërsa gjashtë zyrtarë të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

Nga dosja hetimore e siguruar nga CNA është zbuluar një tjetër skandal. Kërkesa për masat e sigurisë është dorëzuar nga prokurori i çështjes, Klodian Braho në datën 18 mars në Gjykatën e Posçame. Ndërkohë gjyqtarja Rudina Palloj ka dhënë urdhër për zbatimin e kërkesës 10 ditë më vonë, më 28 mars.

Pra sipas kërkesës së prokurorit, Klodian Braho, drejtorët e Veliajt duhet të ishin arrestuar 10 ditë më parë, por gjyqtarja ka dhënë vendimin pas 10 ditëve.

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që

Nuk dihet arsyeja e lëvzijes së gjyqtares përse nuk veproi menjëherë, por i zvarriti arrestimet me plot 10 ditë.

Kujtojmë se, ditën e enjte u arrestuan tre drejtorët e Veliajt, Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe i cili ndodhet prapa hekurave për aferën e inceneratorëve.

Nga dosja SPAK ka zbuluar se pronarët faktikë të kompanisë 5D Konstruksion janë Redi Molla dhe Mariglen Qato, të cilët janë akuzuar se kanë përfituar miliona nga tenderat e Bashkisë./ CNA

 

2 VITE ME PARE

“Do hanë kokat”/ Sherret në kompaninë “5D”, Molla dhe Qato, te hoteli me aksioner Veliajn

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që

Në dosjen që CNA ka mundur të sigurojë në lidhje me hetimet ndaj kompanisë “5D Konstruksion”, ka edhe komunikime mes zyrtarëve.

Jona Bejko, një prej punonjësve të kompanisë, në një bisedë të zhvilluar me kolegun e saj, thotë se disa inspektorë tatimor kanë parë disa dokumente te zyra e Financës që nuk duhet t’i shihnin.

Po ashtu gjatë një bisede tjetër që punonjësja ka patur me shtetasin Algert Cifligu, i tregon për përplasjet që kishte mes financieres së kompanisë dhe administratorit, Nestor Muhametllari.

Për të shuar këto konflikte kishin ndërhyrë dy drejtorët e Veliajt, Redi Molla dhe Mariglen Qato. Nga bisedat e zbardhura thuhet se Molla, Qato dhe Muhametllari kishin shkuar të takoheshin në një objekt në Durrës.

Objekti dyshohet se është hoteli, që po nga bisedat e zbardhura rezulton se është aksioner edhe kryebashkiaku Veliaj, përveç drejtorëve. Aty Molla ka kërkuar që të mos shkarkohej financierja pa mbyllur bilancin vjetor.

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që
Biseda mes punonjësve të 5D
Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që
Biseda mes punonjësve

Hetimet e SPAK kanë mundur të lidhin fijet jo vetëm mes drejtorëve, por tentakulat e tyre shkojnë deri tek kupola e Bashkisë Tiranë, vetë kryebashkiaku Erion Veliaj./ CNA

 

2 VITE ME PARE

Blloku i "nxirë" nga shifrat marrëmendëse/ Si i përfitoi drejtori i Veliajt rreth 1 milion euro

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që
Kryebashkiaku Erion Veliaj

CNA ka zbardhur dosjen hetimore të drejtorëve të Erion Veliajt, tashmë të arrestuar, Mariglen Qaton, Redi Molla dhe Taulant Tushe.

Detajet të tjera kanë dalë nga skema e vjedhjes e pronarëve të "5D", drejtorëve të Veliajt, e zbardhur nga SPAK.

Gjatë kontrolleve është sekuestruar blloku i shënimeve i Nestor Muhametllarit, i cili përmban pagesa të ndryshme për punët e 5D, kontrata publike të fituara nëpërmjet procedurave të prokurimit dhe shpenzimet e kompanisë.

?Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Nestor Muhametllari është gjetur dhe sekuestruar një bllok shënimesh, me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin "Notes", i cili përmban një sërë shënimesh të bëra nga shtetasi Nestor Muhametllari. Në këtë bllok janë mbajtur shënime nga shtetasi Nestor Muhametllari që iu referohet pagesave të ndryshme për punët e shoqërisë, për kontrata publike të fituara nëpërmjet procedurave të prokurimit, si dhe për shpenzime të shoqërisë. Në shënimet e mbajtura bëhet fjalë për shuma monetare që janë paguar apo që janë marrë, që janë kthyer, duke iu referuar personave të shkruar me emrin (R) dhe me emrin (M)?, thuhet në dosje.

Konkretisht, janë gjetur shënimet si më poshtë:

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që
Shifrat e zbardhura në dosje

Po ashtu një tjetër bllok shënimesh është gjetur në zyrën e Nestor Muhametllarit me shumat e përfituara nga Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që
Të ardhurat për fitim

Pra në këto shënime është pasqyruar fakti se personi me emrin (R) ka marrë shumën prej 11.000.000 lekë nga fitimi i realizuar në vitin 2018, ndërsa personi me emrin (M) ka marrë shumën prej 4.000.000 lekë, nga fitimi i realizuar në vitin 2018.

Në të njëjtin bllok shënimesh që i është sekuestruar shtetasit Nestor Muhametllari, janë gjetur gjithashtu shënimet si më poshtë:

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që
Perllogaritjet

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që

"Nga përmbajtja e këtyre shënimeve konstatohet se i është kthyer (R) shuma prej 32.500.000 lekë. shumë e cila është zbritur nga shuma totale prej 134,810,000 lekë. Shuma që përshkruhet se është kthyer, prej 32,500,000 lekë, është e përafërt me shumën prej 31.505.177 lekë e cila është shuma neto e dividentit të shpërndarë nga shoqëria "51) Konstruksion" sh.p.k me vendimin e asamblesë së shoqërisë të datës 30.06.2020. në kohën që ortak i vetëm i shoqërisë ishte shtetasi Muhamet Petriti.

Nga shënimet kuptohet, nga zbritja e shumës totale nga llogaria, kupton faktin që kjo shumë i është kthyer personit të shënuar me emrin (R).

Nga përmbajtja e shënimeve të mësipërme konstatohet se shuma prej 7,782,027 lekë me përshkrimin "kthyer divident?, është e njëjtë me shumën e dividentit të ndarë nga shoqëria në vitin 2019. në kohën që ortak i vetëm i shoqërisë ishte shtetasi Muhamet Petriti. Sipas shënimeve kjo shumë është zbritur nga shuma totale prej 102.310,000 lekë dhe llogaria për (R) është zbritur në shumën përfundimtare 94.527.973 lekë. Pra, nga shënimet kuptohet se shuma e dividentit i është kthyer personit të shënuar me emrin (R)", thuhet në dosjen e siguruar nga CNA.

Pra sipas shënimeve në bllok bëhen përllogaritjet e parave të përfituara ndër vite nga personi R. Një shumë që arrin në vlerën mbi 1 milion euro./ CNA

 

2 VITE ME PARE

Drejtorët e Veliajt mblidhen te Sheratoni/ Çfarë u gjet në bllokun e shënimeve të sekuestruar nga SPAK

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që

CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrestuar në Bashkinë Tiranë, Mariglen Qaton, Redi Mollën, Taulant Tushen si dhe zyrtarët e tjerë që ndodhen në masën detyrim me paraqitje.

Në dosje janë evidentuar faktet e çështjes, ku tregohet hap pas hapi skema e përfitimit të drejtorëve të Veliajt nëpërmjet kompanisë "5D Kontruskion". 

Në zyrën e shoqërisë "5D Konstruskion" është gjetur një bllok me mbishkrimin “Yuku”, i cili i përkiste shtetasit Mariglen Lika, punonjës i kompanisë.

Në këtë bllok janë gjetur shënime për një mbledhje të zhvilluar në 23 shkurt 2022, ku flitet për organizimin e stafit dhe ndarjen e detyrave. Në këtë mbledhje, përveç stafit, ka marrë pjesë edhe Redi Molla, drejtori i Veliajt.

Nga shënimet në bllokun e punonjësit Lika është zbuluar edhe një takim i mbajtur te Sheratoni në datën 3 shkurt 2022. Në këtë takim kanë marrë pjesë administrator i kompanisë, Nestor Muhametllari, Redi Strunga, Musai dhe drejtori Red Molla. Këto janë detajet që ka zbardhur Prokuroria e Posaçme nga ky bllok shënimesh i sekuestruar në zyrtat e kompanisë 5D.

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që
Pjese nga dosja hetimore
Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që
Pjese nga dosja e Gjykates

Kujtojmë që SPAK ka mundur të vërtetojë që pas kompanisë 5D qëndrojnë Redi Molla (Ish-drejtor i UKT-së) dhe Mariglen Qato (ish-kreu i IMT).

Të dy drejtorët, teksa udhëhiqnin institucionet vartëse të bashkisë, hapnin dhe mbyllin procedura për prokurime publike, kur fituesin e kishin të paracaktuar, kompaninë e tyre “5 D Konstruksion”./ CNA

 

2 VITE ME PARE

Zbardhen bisedat/ Drejtoresha e Veliajt në panik: Mos hamë burgun, më dilni për zot

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që

Detaje të reja dalin në dritë nga dosja hetimore për drejtorët e Veliajt e siguruar nga CNA.

SPAK ka zbardhur bisedat mes drejtoreshës së Klubit Sportiv Tirana Deborah Keçit dhe Nestor Muhametllarit, për procedurën e prokurimit të "Klubit Sportiv Tirana", institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, me objekt "Rikonstruksion Palestra e Mundjes".

Nga bisedat e zhvilluara mes drejtoreshës Deborah Keçi dhe Nestor Muhametllarit rezultojnë të dhëna të cilat mbështesin faktin se operatori ekonomik “V.A.S Konstruksion" sh.p.k është favorizuar në mënyrë të padrejtë në këtë procedurë prokurimi.

Deborah Keci e shqetësuar, e frikësuar i drejtohet Nestor Muhametllarit të bëjnë kujdes me procedurën pasi mund të përfundojnë pas hekurave.

Në fund të bisedës pasi mbyll procedurën dhe arrihet objektivi për ta shpallur 5D fituese, drejtoresha u thotë "Më dilni për Zot tani".

Zbardhja e bisedave

Në datën 21.10.2020 shtetasi Nestor Muhametllari i dërgon kontaktit të mësipërm adresën e postës elektronike të shoqërisë. “[email protected]

Biseda e datës 27.10.2020.

Deborah: "Nestor... si je? Te nisa me email kto dy preventivat... per dy palestrat ..... po duhet ta hedhim online tenderin”.

Nestor: “ok, qe ta mbyll preventivin une”.

Deborah: "se skemi shume kohe.. nese jan shume kto”.

Nestor: "do ta sjell neser”.

Biseda e datës 28.10.2020

Deborah: “Nestor..... mos ma ler pas dore..... do kalosh sot?.

Nestori nuk i kthen përgjigje, por më pas midis tyre është zhvilluar bisedë telefonike.

Biseda e datës 29.10.2020.

Deborah: "Nestor., prap sme solle njeri sot”.

Nestori i përgjigjet se ka dalë pozitiv (me covid), por se preventivi i saj është gati dhe se do ja dërgojë.

Biseda e datës 31.10.2020.

Nestori: “Debora pershendetje... Preventivin ta kemi derguar... E ke gati... Per cdo gje shtese qe te duhet me shkruaj ti plotesojme te Henen“.

Deborah: "disa pajisje do ja bëjnë domacion prandaj ti heqi nga preventivi".

Biseda e datës 02.11.2020.

Deborah Keçi i dërgon Nestorit tekstin “I. Relacion teknik 2. Projekt teknik 3. Grafik punimesh 4. Specifikime teknike 5. Preventiv" dhe i shkruan: “do ti bejm bashk?... Se jam ne time limits per ta hedhur... Se me digjet si fond”.

Nestori: “Do perpiqemi ti bejme... Do vendos nje neser te merret me kete punë”.

Deborah: “Mos me ler pas dore... Te lutem".

Nestori: “Ne realisht nuk projektojme”.

Deborah: "4 ok se une nuk e di”.

Nestor: "Por po bejme dicka per ty.... Sa per tender.... Se nuk do ndonje gje te madhe ajo“.

Deborah: “Prandaj te pyeta..... Se po ashtu ti them redit..... Tme gjej dike tjeter..... Me thuaj per cdo gje".

Biseda e datës 04.11.2020.

Deborah: "Nestor te lutem shikoje pak ate emailen qe te nisa... Sepse neser duhet ta hedh ne sistem".

Nestori: “E shef juristja ne mengjes dhe ta kthejme Debora”.

Biseda e datës 01.12.2020.

Nestori: "Duhet te me dergosh kodet e 3 antareve te KVO-së",

Deborah: “teuta guri 123456789... jeijon.mera Pass 123456789... reinaldo.gjerazi 123456789". Nestor: “Me duhet edhe User i atij qe ka hedhur proceduren".

Deborah: "joana mullara sporti2020",

Deborah: "Do e beni ju vlersimin tan?”. Nestor: "Po po, patjeter,„„, neser”.

Deborah; “okey.., Me thuaj per cdo gje“.

Biseda e datës 07.12.2020.

Deborah: “Vetem aman shikojini tamam se mos ham noi burg”.

Nestor: "Jo jo pa merak”.

Deborah dërgon 2 foto dhe disa tekste me përmbajtje: “E ka nuk e eleminon dot.. Duhet te kemi kujdes vjet se beme doi ksi se na ankimuan.........”.

Deborah: “Aman te kemi cik Kujdes me keto... Se po i shikon kjo juristja ime dhe njeher”.

Nestor: "Do i them juristes ta shofi neser,, Ti do dalesh neser apo je pushim ?”.

Deborah: “Edhe dal.... Te ishim takuar ti shikonim pak... Me Kujdes se kam pak frik”.

Biseda e datës 09.12.2020.

Nestor: “E mbylli Debora”.

Deborah: "Hajt per hajer... Me dilni Per zot tani”.

Biseda e datës 16.12.2020.

Deborah: "Nestor si te kam..... Ka ardh ndonje ankimim..... Do i thuash asaj ta shikoj njeher........ E dita fundit sot”

Nestor: "Mire Debora, si je ti,Ja të them une per 5 min.. Ne sistem nuk ka bere ankimim.. Vetem nga ju vjen ju aty me post,, Neser hidhet fituesi”.

Deborah: "Deri tani s'na ka ardh gje,, Ishalla ska”./ CNA

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që

 

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që

 

 

 

2 VITE ME PARE

Drejtorët e Veliajt bëjnë “kërdinë”/ Në 5 vite fituan 13 procedura prokurimi nga bashkia dhe 10 nga UKT

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që
Foto ilustruese, Bashkia Tiranë

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur se pas kompanisë “5D Konstruksion” qëndrojnë drejtorët e Bashkisë Tiranë, edhe gjatë kohës që këta të fundit kanë pasur poste drjetuese në institucionet pranë Bashkisë.

Kështu organi i akuzës zbardh se vetëm në 5 vite kjo kompani ka mundur të fitojë dhjetëra procedura prokurimi nga Bashkia Tiranë dhe institucionet vartëse, shpesh edhe në mospërmbushje të kushteve dhe në mënyrë të padrejtë.

Nga provat e marra gjatë hetimit paraprak, deri në këtë fazë të procedimit, rezulton se shoqëria ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në disa procedura prokurimi për periudhën 2016-2022 nga institucionet publike.

Ndër to “5D Konstruksion” është shpallur fituese në 13 procedura prokurimi të shpallura nga autoriteti kontraktor Bashkia e Tiranës, apo institucionet në varësi, si dhe 10 procedura prokurimi të shpallura nga autoriteti kontraktor shoqëria “Ujësjellës Kanalizimi Tiranë” sh.a.” thuhet ndër të tjera në dosjen e siguruar nga CNA.

Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që
Pjesë nga dosja e Gjykatës
Skema e vjedhjes me “5D”/ Nga sherret te milionat që
Pjesë nga dosja hetimore

Organi i akuzës ka mundur të vërtetojë që pas kompanisë 5D qëndrojnë Redi Molla (Ish-drejtor i UKT-së) dhe Mariglen Qato (ish-kreu i IMT).

Të dy drejtorët, teksa udhëhiqnin institucionet vartëse të bashkisë, hapnin dhe mbyllin procedura për prokurime publike, kur fituesin e kishin të paracaktuar, kompaninë e tyre “5 D Konstruksion”./ CNA

 





21:22 Live Updates

Inceneratorët

Inceneratorët dhe Vjollca Hoxha, një histori...

Lajmet e fundit nga