
Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, ka mashtruar dy herë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sa i përket formularit të vetëdeklarimit.
Kjo duket qartë në përgjigjet që ka dhënë në dy formularët e vetëdeklarimit për zgjedhjet vendore të vitit 2019 dhe vitit 2023, i cili ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale.
Por si qëndron e vërteta?
CNA ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences, ku kryebashkiaku socialist akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës.(lexo këtu)
Në vitin 2016, gjatë hetimeve të kryera 8 vite më parë, Prokuroria e Firences e akuzon kryebashkiakun socialist se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. (lexo këtu)
Prokurori Giulio Monferini hetoi për të paktën 6 vite dhe më 29 mars të 2016 ngriti akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës, mes të cilëve edhe Tonin Marinaj.(lexo këtu)
Sipas Prokurorisë së Firences, Marinaj ka qenë koka e bandës kriminale, që prodhonte marijuanën në Shqipëri dhe më pas e dërgonte atë drejt Italisë, nga ku shpërndahej me shumicë dhe pakicë. Përgjimet dhe bisedat telefonike që ndodhen në dosjen hetimore të prokurorisë italiane fokusohen në pranverën dhe verën e vitit 2010.(lexo këtu)
Dosja hetimore përmban përgjime telefonike si dhe foto të personave që akuzohen dhe të sasive të drogës. Në dy prej fotove, prokurorët italianë theksojnë se është Tonin Marinaj teksa takohet me anëtarët e bandës kriminale.(lexo këtu)
Prokuroria e Firences ka ngritur akuzë ndaj Marinajt në mars të 2016 dhe dosjen hetimore e ka dorëzuar në Gjykatën e Firences.
3 vite më vonë, Marinaj për zgjedhjet vendore të 30 qershorit të 2019, nuk ka pranuar në formularin e vetëdeklarimit që ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale.


Në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, kryebashkiaku socialist ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale. Duke mohuar kështu hetimet e prokurorisë italiane.

Këto deklarime ai i ka bërë pasi Prokuroria e Firences pas hetimeve të bëra ka dërguar në qeli disa nga anëtarët e bandës kriminale.
Sqarojmë këtu se CNA disponon vetëm dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences, pra vetëm akuzat që janë ngritur ndaj Tonin Marinajt dhe dhjetëra personave të tjerë.

Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike në muajin korrik, e cila i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.(lexo këtu)
Pas kërkesës së PD-së nisi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. Në lidhje me këtë çështje CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. Ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare./CNA
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka njoftuar në...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve në vend arritën të...
Rënia e shpejtë e numrit të nxënësve ka ndikuar në mby...
Zjarret në sipërfaqet pyjore dhe kullota po vazhdojnë prej...
Gazetari Blendi Fevziu gjatë një interviste për median “Na...
Biznesi pogradecar gjithmonë e më shumë po ecën me hapin e...
Zjarri ka përfshirë tokat bujqësore në Lazarat. Dy zjarrik...
Përndjekësit janë individë, grupe ose struktura që ush...
Nis protesta para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarët po...
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të ...
Zbardhet vendimi që miratoi dje Këshilli i Ministrave për ...
Përqindja e familjeve në Shqipëri me të moshuar (65+) ...
Dosja voluminoze hetimore e Prokurorisë së Firences pë...
Sot pritet të zhvillohet protesta e 23-të para Bashkisë së...
Korriku ka regjistruar sërish një numër më të lartë ak...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e masave...
Në Shqipëri, shoqëria Kurum ka arritur një marrëveshje me ...
Gushti ka qenë një muaj tragjik për kryeqytetin, i cil...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...