web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë së Firences për Tonin Marinajn

Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, akuzohet nga Prokuroria e Firences si drejtues i një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Prokurori Giulio Monferini e akuzon Tonin Marinajn në dosjen hetimore të vitit 2016 se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se Marinaj ndiqte gjithë itinerarin e drogës nga prodhimi deri te shitja me pakicë. Lënda narkotike sigurohej në Shqipëri, e cila pasi mbërrinte në Itali u dorëzohej korrierëve, të cilët nisnin shpërndarjen në terren. Në dosjen hetimore të siguruara nga CNA, Prokuroria e Firences ka siguruar përgjime telefonike dhe fotografi, ku Marinaj akuzohet se drejton grupin kriminal. Sipas prokurorisë në përgjime janë kapur biseda mes Marinajt dhe anëtarëve të bandës kriminale për ngarkesat me drogë. Hetimet në shtetin italian, Tonin Marinaj nuk i ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Në lidhje me këtë çështje CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

PËRGJIMET/ Prokuroria e Firences akuza ndaj Tonin Marinajt, bisedat për ngarkesën me drogë

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Tonin Marinaj

CNA ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences të vitit 2016 për kryebashkiakun socialist, Tonin Marinaj. (lexo këtu) 

Prokuroria e Firences e akuzon kryebashkiakun si drejtues të një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.(lexo këtu)

Gjatë hetimeve të kryera 8 vite më parë, Prokuroria e Firences ka dërguar në gjykatë çështjen për Tonin Marinajn, ku kryebashkiaku socialist akuzohet se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës.(lexo këtu)

Sipas prokurorëve italianë, Marinaj ndiqte gjithë itinerarin e drogës nga prodhimi deri te shitja me pakicë. Lënda narkotike sigurohej në Shqipëri, e cila pasi mbërrinte në Itali u dorëzohej korrierëve, të cilët nisnin shpërndarjen në terren.

Në dosjen hetimore prokurorët italianë kanë mundur të sigurojnë takime, si dhe biseda telefonike të kryebashkiakut të Malësisë së Madhe në vitin 2010, i cili akuzohet se ka komunikuar me anëtarët e bandës kriminale për trafik të lëndës narkotike. Madje theksohet në dosje se është fotografuar gjatë takimeve dhe është përgjuar në bisedat telefonike. 

Në dosjen që Prokuroria e Firences ka dorëzuar në gjykatë, në një fashikull me 33 faqe, sipas hetuesve, Tonin Marinaj është kapur në përgjime me një tjetër bashkëpuntor për trafikun e drogës, Fred Hysajn. Përgjimet i përkasin muajit korrik të vitit 2010. Gjatë përgjimeve përmendet edhe Ferdinad Paja. Ky i fundit, sipas Prokurorisë së Firences në grupin kriminal që drejtonte Marinaj, kishte rolin e shpërndarësit të drogës me shumicë dhe pakicë. 

Prokurorët kanë arritur në përfundimin se Hysaj ka vepruar si ndërmjetës mes Fredinand Pajës me Tonin Marinajn. Biseda mes tyre është zhvilluar për një ngarkesë droge, që gjatë komunikimeve është përdorur fjala "ndërtesë" në vend të fjalës "drogë". Bisedat mes tyre zhvillohen për pagesat që duhet të kryhen. 

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë

Përgjimet: 

H: Fred Hysaj

T: Tonin Marinaj

H: Alo.
T: Si po shkon?
H: Çfarë po bën i dashur, a je mirë?
T: Mirë ti?
H: Si po shkon biznesi?
T: Çfarë po bën?
H: Asgjë, dëgjo.
T: Po.
H: Gjithçka është në rregull për pallatin (ngarkesën e drogës), nuk mundi të vinte dhe në këto 2 ditë dikush vjen atje, për...... pallatin.

T: Po, mirë. Doni të merrni edhe disa apartamente?
H: Po kushëri, hajde ta rregullojme kete me atë të pallatit dhe pastaj është normale ta marr, kupton për këtë arsye?

T: Po, po.
H: Edhe une doja te vija tq bëja.........por përfundoje me kaq kupton?
T: Jo ështe e volitshme i kam dhënë edhe kaparin është....siç po të them....ja vlen të blesh nëse do edhe ti apartament.
H: Dëgjo, edhe ai të telefonoi tri ditë më parë.
T. Po.
H: Mos u shqetëso për atë punë, e kuptoni. Ai donte të të thërriste, por kishte kushërinj të tjerë apo çfarëdo tjetër?

T. Oh po?
H: Në këto 2-3 ditë për atë godinë, ose vjen ai me të cilin folët, ose dërgon dikë, kupton?

T: Këto 2-3 ditë?
H: Po edhe per ata te tjeret mos u shqeteso vetëm më tha qe s'kishte lekë, donte të shihte edhe për tjetrin kupton?
T: Mirë, ajo godina është pranë liqenit artificial, është një zonë e mirë.
H: E di, vetëm faktin që ai nuk kishte para, më tha se do të kujdeset për të.
T: Po
H: Sepse edhe ai mbeti pa punë, kupton?
T: Po.
H: Nëse mund të përfundoni në këto 2-3 ditë ose nëse keni dikë që të lërë depozitën, e kuptoni?
T: Nëse nuk vjen në këto 2-3 ditë, do të dërgoj dikë ta takojë.

H: Mund të dërgoni dikë edhe sot ose nesër, do t'i bënit një nder, kupton? OK, ndihemi si kushërinj... Por kujt i përket telefoni(numri)?
H:Ky është nga ..... nuk është telefon. Unë i them atij të të thërrasë.
T: Mirë kushëriri.
H: Mos më telefono më (bëj një marrëveshje me atë tjetrin)
T: Në rregull, në rregull.
H: Mos u shqeteso, ne do ta marrim pallatin siç fole ti, kjo pune ka mbaruar.
T: Është në rregull kushëriri.

H: Problemi janë paratë, ai dëshiron të shesë edhe atë dyqan që ka, a e kuptoni gjithçka mirë, vetëm problemi është koha (në kuptimin e kohës që duhet për të fituar para).
T: Në rregull.
H. Mos më telefono më e kupton? Nëse nuk vjen, dërgo dikë me makinën dhe festa mbaroi (punë e përfunduar).
T: OK.

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë

CNA do të vijojë të publikojë detaje nga dosja hetimore për kryebashkiakun socialist. Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike, e cila i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. (lexo këtu)

Pas kërkesës së PD-së nisi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. Në lidhje me këtë çështje CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. 

Në lidhje me këtë kërkesë nuk ka munguar edhe reagimi i vetë Marinajt, i cili ka theksuar se gjithçka është një skenar i turpshëm dhe akuzat janë të fabrikuara dhe politike. (lexo këtu)

Theksojmë se edhe pas këtyre hetimeve, Tonin Marinaj ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga ndonjë autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj.

Po kështu, kryebashkiaku socialist ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale.

CNA është përpjekur të komunikojë disa herë me kryebashiakun socialist Tonin Marinaj në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona./CNA

1 VITE ME PARE

Hetimet/ Tonin Marinaj u fotografua në Firence, akuzohet se zhvilloi takime për pazaret e drogës

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Tonin Marinaj, kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e prokurorisë së Firences e siguruar nga CNA për kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.

Ky i fundit është akuzuar nga Prokuroria e Firences se ka themeluar dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës.

Prokuroria e Firences ka përfunduar hetimet në pranverën e vitit 2016, dhe në dosjen qindra faqesh që ka referuar në gjykatë, Marinaj akuzohet se ka drejtuar një grup që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. (lexo këtu)

Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se kryebashkiaku socialist ndiqte gjithë itinerarin e drogës, nga prodhimi deri te shitja me pakicë. Lënda narkotike sigurohej në Shqipëri, e cila pasi mbërrinte në Itali u dorëzohej korrierëve, të cilët nisnin shpërndarjen në terren. (lexo këtu)

Prokuroria e Firences ka mundur të sigurojë foto, takime, si dhe biseda telefonike të kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, i cili akuzohet se ka komunikuar me anëtarët e bandës kriminale për trafik të lëndës narkotike. Madje theksohet në dosje se ai është fotografuar gjatë takimeve dhe përgjuar në bisedat telefonike.

Hetimet

Sipas prokurorisë italiane, më 17 korrik të vitit 2010, Marinaj shkoi në Firence për të kërkuar mbështetje logjistike nga Lodovick Gjokaj, menaxher i një lokali në tregun "San Lorenzo". Autoritetet e akuzojnë Marinajn se shkoi në Firence edhe për shkak të menaxhimit të një ngarkese marijuane si dhe për të grumbulluar paratë nga shitja e disa sasive drogë.

"Siç përshkruhet më mirë në dosjen e tij personale, Tonin Marinaj, pak ditë pas telefonatës së lartpërmendur, pikërisht më 17 korrik 2010, shkoi në Firence, duke kërkuar mbështetje logjistike nga Lodovick Gjokaj, menaxher i një lokali në tregun San Lorenzo, zona e quajtur 'Kapela Medici'. Mbërritja e Marinajt në Firence u bë për shkak të menaxhimit të drejtpërdrejtë të ngarkesës së marijuanës të depozituar në zonën e 'Via Fratelli Benini' në numrin 8 dhe për të menaxhuar grumbullimin e parave. Atë ditë Tonini së bashku me një nga bashkëpunëtorët e tij, ndoshta kushëririn e gruas së tij Linditës, shkuan në lokalin e Lodovick Gjokajt, ku kaluan kohë me vëllain e këtij të fundit, Eduard Gjokajn, dhe më pas shkuan së bashku me këtë të fundit dhe shoqëruesin e tij në Piazza Salvemini, ku kanë kryer dy biseda telefonike. Në foto: Burri me këmishë me vija është Eduard Gjokaj, burri me këmishë blu është Tonin Marinaj, burri me këmishë në ngjyrën e bimës së jargavanit është shoqëruesi i Tonin Marinajt", thuhet në dosjen hetimore të prokurorisë italiane, e cila është mbi 200 faqe.

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Hetimet e prokurorisë italiane

Në dosjen hetimore nënvizohet gjithashtu se më 17 korrik 2010, një person shkoi në Firence për të marrë Tonin Marinajn në dalje të autostradës "Firenze Nord". Sipas organit të akuzës, këto detaje kanë dalë nga përgjimet e numrit të telefonit të Eduard Gjokës.

"Pasi ka marrë Tonin Marinajn, e ka shoqëruar drejt zonës së Lombardisë ku do të pritej nga personi i njohur nga hetimi si Artur, i cili ishte paguar nga Tonin Marinaj për t'i dhënë udhëzime Fredinand Pajës në lidhje me dorëzimin e parave në lidhje me një grup të mëparshëm droge, dërgesë e cila pritej të realizohej më 19 korrik 2010 në territorin fiorentin", thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore.

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Hetimet e prokurorisë italiane

Theksojmë se CNA do të vijojë të publikojë të gjitha dokumentet e autoriteteve që disponon në lidhje me këto hetime. Deri në momentin e publikimit të dosjes hetimore të autoriteteve italiane, CNA ka tentuar disa herë të komunikojë me kryebashkiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona. Në postimet në rrjetet sociale ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. (lexo këtu)

Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike, e cila i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.(lexo këtu)

Pas kërkesës së PD-së nisi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. Në lidhje me këtë çështje CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. Ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare.

Pas këtyre hetimeve, Tonin Marinaj ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga ndonjë autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj.(lexo këtu)

Po kështu, kryebashkiaku socialist ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale./CNA

1 VITE ME PARE

Tonin Marinaj, "koka" e bandës kriminale?!/ Sasitë e drogës që akuzohet se trafikoi drejt Italisë

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Tonin Marinaj

8 vite më parë, në vitin 2016, kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, është hetuar nga Prokuroria e Firences në Itali se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. 

CNA ka siguruar dosjen hetimore në lidhje me kreun e Bashkisë së Malësisë së Madhe. (lexo këtu)

Në dosjen voluminoze me dhjetëra faqe, prokurori Giulio Monferini gjatë hetimeve të kryera, më 29 mars të 2016 ka ngritur akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës, mes të cilëve edhe Tonin Marinaj. 

Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se Marinaj ndiqte gjithë itinerarin e drogës nga prodhimi deri te shitja me pakicë. Lënda narkotike sigurohej në Shqipëri, e cila pasi mbërrinte në Itali u dorëzohej korrierëve, të cilët nisnin shpërndarjen në terren.

Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike, e cila i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. (lexo këtu)

Pas kërkesës së PD-së nisi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. Në lidhje me këtë çështje CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. 

Në lidhje me këtë kërkesë nuk ka munguar edhe reagimi i vetë Marinajt, i cili ka theksuar se gjithçka është një skenar i turpshëm dhe akuzat janë të fabrikuara dhe politike. (lexo këtu)

Tonin Marinaj, "koka" e bandës kriminale?! Sasitë e drogës për të cilat akuzohet se i ka transportuar nga Shqipëria drejt Italisë

Mes personave në hetim si pjesë e bandës së drogës që drejtohej nga Tonin Marinaj ishin: Gamuzza Stefania, Rini Marku, Frederik Marku, Ferdinand Paja, Bruno Nika, Saimir Hamazi dhe Bep Gjoni. 

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë

Nga hetimet e prokurorisë italiane, në dokumentin e datës 22 janar 2016, e cila është një përmbledhje prej 18 faqesh, rezultoi se në 6 qershor të vitit 2010 kjo bandë ka trafikuar 11 kilogramë marijuanë. Sipas prokurorëve, droga pasi ka mbërritur në Itali i është dorëzuar Frederik Markut, i cili më pas do t'ua shiste palëve të treta. 

Ndërkohë gjatë hetimeve disavjeçare Tonin Marinaj akuzohet se ka siguruar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen e drogës te bashkëpunëtorët Fredinand Paja, Rini Marku, Frederik Marku dhe Ingrit Livazhi, të rreth 50 kilogramëve marijuanë, pjesë e një sasie më të madhe të ruajtur në Firence. Dyshohet se sasia e drogës është transportuar në 29 maj të 2010.

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Hetimet e prokurorisë

Sipas Prokurorisë së Firences sasitë e drogës nuk kanë qenë të pakta. Ky grup kriminal me në krye Tonin Marinajn akuzohet se ka trafikuar në 14 qershor të 2010, 75 kilogramë marijuanë drejt Italisë. 

"Drejtuesi Tonin Marinaj organizoi dhe drejtoi importimin në territorin italian dhe shpërndarjen te bashkëpunëtorët për tregtim të mëvonshëm, Fredinand Paja, Rini Marku, Frederik Marku, Fred Hysaj, të jo më pak se 75 kilogramë marijuanë. Kjo sasi droge u ruajt në Firence, në duart e çiftit CARDAKU GAMUZZA", thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore. 

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Hetimet e prokurorisë

Në lidhje me këto hetime CNA ka tentuar disa herë të komunikojë me kryebashiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona.

CNA do të vijojë të publikojë të gjitha dokumentet e autoriteteve që disponon në lidhje me këto hetime.

Theksojmë se edhe pas këtyre hetimeve, Tonin Marinaj ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga ndonjë autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj.

Po kështu, kryebashkiaku socialist ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale. Pra, ai mohon se është hetuar nga autoritetet italiane për trafik ndërkombëtar të marijuanës nga Shqipëria në Itali, ndërkohë që dokumentet italiane tregojnë të kundërtën./CNA 

 

1 VITE ME PARE

Hetimet për trafik droge/ Gënjeshtra e Tonin Marinajt në formularin e vetëdeklarimit

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Tonin Marinaj

Kryebashkiaku socialist, Tonin Marinaj, akuzohet nga Prokuroria e Firences për trafik ndërkombëtar droge. CNA ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences si dhe një vendim gjykate për Tonin Marinajn, edhe pse ky i fundit publikisht ka mohuar hetimet nga autoritetet italiane. (lexo këtu)

Në dosjen e autoriteteve italiane të datës 29 mars 2016, e cila mban firmën e prokurorit Giulio Monferini janë ngritur akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës. Mes personave në hetim është Tonin Marinaj, ndërsa të tjerët janë: Gamuzza Stefania, Rini Marku, Frederik Marku, Ferdinand Paja, Bruno Nika, Saimir Hamazi dhe Bep Gjoni. 

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Dokumenti në italisht i gjykatës

Prokuroria e Firences e akuzon Tonin Marinajn se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. Çështja ka kaluar në gjykatë.

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Dokumenti në italisht i gjykatës

Çfarë ka deklaruar Tonin Marinaj në formularin e vetëdeklarimit?

Në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, kryebashkiaku socialist ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga ndonjë autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj.

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë

Po kështu, kryebashkiaku socialist ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale. 

Pra, ai mohon se është hetuar nga autoritetet italiane për trafik ndërkombëtar të marijuanës nga Shqipëria në Itali, ndërkohë që dokumentet italiane tregojnë të kundërtën. 

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë

CNA ka tentuar disa herë të komunikojë me kryebashkiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona.

Qëllimi i telefonatave ka qenë marrja e një prononcimi nga zoti Marinaj për akuzat e ngritura nga autoritetet italiane dhe si ka vijuar çështja pas vitit 2016./CNA  

 

1 VITE ME PARE

DOKUMENTET/ Kryebashkiaku socialist, Tonin Marinaj, akuzohet nga Prokuroria e Firences për trafik ndërkombëtar droge

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Tonin Marinaj, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe

Pak javë më parë Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.(lexo këtu)

Sipas PD-së, Prokuroria e Firences e akuzon Marinajn si drejtues të një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe këto hetime kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe i ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit. (lexo këtu)

Në lidhje me këtë kërkesë nuk ka munguar edhe reagimi i vetë Marinajt, i cili ka theksuar se gjithçka është një skenar i turpshëm dhe akuzat janë të fabrikuara dhe politike. (lexo këtu)

Ai ka theksuar se është i hapur përballë çdo institucioni si KQZ-ja, prokuroria, KLSH-ja dhe SPAK-u për të nisur hetimet apo verifikimet për figurën e tij. Kështu ai mohon akuzat e PD-së. 

"U habita nga skenari i dobët, i shkruar apo i frymëzuar nga ndonjë pasdritare, skenar që nxjerr zbuluar edhe qëllimin për të cilin u sajua. Vitin që vjen ka zgjedhje dhe Malësia e Madhe e malësorët do të votojnë për qeverinë e tyre, sigurisht për të rikonfirmuar këtë mazhorancë dhe kryeministrin Edi Rama. Nuk do të kisha marrë mundimin t'u përgjigjesha 'non grata'-ve që po përpiqen të krijojnë një skenar shpifjesh në Malësi të Madhe. Por e ndiej detyrim për të gjithë banorët e Malësisë së Madhe, votues ose jo të mitë, detyrim për Partinë Socialiste, kryetarin dhe kryeministrin Edi Rama, për bashkëpunëtorët e mi, për të afërmit, miqtë e të njohurit dhe sigurisht për familjen time, të deklaroj: Me neverinë dhe përbuzjen më të madhe hedh poshtë jo vetëm këtë skenar të turpshëm, të pabesueshëm e qesharak, por çdo sulm e akuzë të fabrikuar ndaj personit tim, Bashkisë Malësi e Madhe dhe malësorëve të mi. Jam i hapur përballë çdo institucioni si KQZ-ja, prokuroria, KLSH-ja, SPAK-u apo çdo organizëm tjetër, vendas dhe i huaj, që të shqyrtojë çdo informacion në drejtimin tim. Ofroj bashkëpunimin tim maksimal për t'i lehtësuar punën me një synim të vetëm: Të gjitha të vërtetat të dalin në shesh dhe t'i mbyllet goja e shthurur e shpifjes çdo personi, qoftë ose jo anëtar apo drejtues i njërës prej PD-ve", ka theksuar ai në reagimin e tij. 

Pas kërkesës së PD-së filloi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. 

Pas akuzave politike të bëra nga PD-ja, CNA ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences si dhe një vendim gjykate për Tonin Marinajn, edhe pse ky i fundit publikisht ka mohuar hetimet nga autoritetet italiane. 

Në dosjen voluminoze me dhjetëra faqe, prokurori Giulio Monferini gjatë hetimeve të kryera, më 29 mars të 2016, ka ngritur akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës.

Mes personave në hetim është Tonin Marinaj, ndërsa të tjerët janë: Gamuzza Stefania, Rini Marku, Frederik Marku, Ferdinand Paja, Bruno Nika, Saimir Hamazi dhe Bep Gjoni. 

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Hetimet e Prokurorisë së Firences
Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Hetimet e Prokurorisë së Firences
Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Hetimet e Prokurorisë së Firences

Në vitin 2016, gjatë hetimeve të kryera 8 vite më parë, Prokuroria e Firences ka dërguar në gjykatë çështjen për Tonin Marinajn, ku kryebashkiaku socialist akuzohet se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. 

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Hetimet e Prokurorisë së Firences

Si funksiononte banda kriminale?

Sipas Prokurorisë së Firences, Tonin Marinaj ka qenë kreu dhe themeluesi i organizatës kriminale, i cili kishte në terren nëngrupet e organizatës që drejtoheshin nga Bruno Nika, Arenco Pogu, Silvia Piemonte.

Tre personat e fundit kujdeseshin edhe për familjarët e anëtarëve të grupit, në rast se këta të fundit do të arrestoheshin nga policia. Ata siguronin edhe armët e zjarrit, komunikimet midis grupit, si dhe kodet që përdornin gjatë bisedave. 

Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se Marinaj ndiqte gjithë itinerarin e drogës, nga prodhimi deri te shitja me pakicë. Lënda narkotike sigurohej në Shqipëri, e cila pasi mbërrinte në Itali u dorëzohej korrierëve, të cilët nisnin shpërndarjen në terren.

Rini Marku, së bashku me vëllain e tij, Frederik Marku dhe Ferdionand Pajën, drejtonin shpërndarjen e drogës me shumicë dhe pakicë. 

Bruno Nika, në rolin e korrierit, transportonte lëndën narkotike nga Firence në Venecia. 

Stefania Gamuzza bashkë me një tjetër person, Danjel Cardakun, kishin për të ruajtur lëndën narkotike dhe detyrën për shpërndarjen e lëndës narkotike te blerës të ndryshëm. 

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Dokumenti në italisht i gjykatës
Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Dokumenti në italisht i gjykatës

"Sipas informacioneve që përshkruhen në detaje episodet e trafikimit të lëndës narkotike të llojit marijuanë, si dhe bashkëpunëtorët për kryerjen e këtij aktiviteti, përkatësisht: (i) Episodi i parë: Kreu i organizatës kriminale, Tonin Marinaj, ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët të 50 kilogramëve marijuanë në Firence, në datën 29.05.2010; (ii) Episodi i dytë: Kreu i organizatës, Tonin Marinaj, ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarje tek anëtarët për shitje të jo më pak se 75 kilogramëve marijuanë, në Firence, në datën 14.06.2010; (iii) Episodi i tretë: Kreu i organizatës, Tonin Marinaj, ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët e 42 kilogramëve marijuanë, pjesë e një sasie prej 388 kilogramësh marijuanë të magazinuar në Firence, në datën 23.07.2010. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në këtë magazinë është gjendur edhe një pistoletë e kalibrit 9 mm dhe 100 gramë kokainë", thuhet në dosjen e prokurorisë. 

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Hetimet e Prokurorisë së Firences

Vendimi i Gjykatës së Firences

Një seancë gjyqësore për 8 të pandehurit është zhvilluar në 12 maj të 2016, ky gjyqtari Angelo Antonio Pezzuti caktoi që seanca e radhës të zhvillohej më 13 tetor të 2016-ës. Tonin Marinaj nuk ishte kapur nga autoritetet italine dhe do të gjykohej në mungesë. 

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Vendimi i Gjykatës së Firences

Edhe në vendimin e gjykatës theksohet se Tonin Marinaj akuzohet si drejtuesi, organizuesi dhe nxitësi i organizatës kriminale të angazhuar në trafikimin e lëndës narkotike të llojit marijuanë.

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Vendimi i Gjykatës së Firences
Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë
Vendimi i Gjykatës së Firences

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi CNA ka tentuar disa herë të komunikojë me kryebashiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona.

Qëllimi i telefonatave ka qenë marrja e një prononcimi nga zoti Marinaj për akuzat e ngritura nga autoritetet italiane dhe si ka vijuar çështja pas vitit 2016. Ne kemi kërkuar më shumë se 4-5 herë komunikim me të, por ai nuk na është përgjigjur.

Fakti është se PD e ka akuzuar, kryebashkiaku thotë janë akuza politike, CNA publikon dokumentet për hetimet e prokurorisë italiane, ku përfshihet edhe kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, i cili në vend që të sqarojë pozicionin e tij në këtë çështje, ka zgjedhur ta politizojë atë. CNA do të vijojë të publikojë të gjitha dokumentet e autoriteteve që disponon në lidhje me këtë çështje./CNA 





Lajmet e fundit nga