web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zhdukja e 34-vjeçarit/ Autori mund të ketë ndryshuar pamjen dhe lëvizjet

16 Qershor 2026, 21:49, Kronika CNA

Zhdukja e 34-vjeçarit/ Autori mund të ketë ndryshuar pamjen dhe

Eglant Koçi 34-vjeç vijon të jetë i zhdukur, ku autoritetet ende nuk kanë asnjë gjurmë për vendodhjen e tij.

Prej 12 ditësh vijojnë kërkimet në qytete dhe zona të ndryshme por ende nuk ka asnjë të re në lidhje me fatin e 34-vjeçarit.

Dyshohet se Koçi  është vrarë nga miku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj, i cili është shpallur në kërkim dhe konsiderohet person kyç në zbardhjen e çështjes.

Hetuesit dyshojnë se pas ngjarjes, trupi i viktimës mund të jetë fshehur në një zonë të izoluar, ndërsa kërkimet deri tani nuk kanë dhënë rezultate konkrete.

Burime policore bëjnë me dije se i dyshuari mund të ketë ndryshuar pamjen dhe mënyrën e lëvizjes për t’iu shmangur policisë, si dhe ka ndërprerë përdorimin e mjeteve të zakonshme të komunikimit.

Hetimet vijojnë dhe autoritetet po punojnë për lokalizimin e 41-vjeçarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ CNA





Lajmet e fundit nga