web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr i madh pranë ish-Metalurgjikut në Elbasan

16 Qershor 2026, 14:49, Kronika CNA

Zjarr i madh pranë ish-Metalurgjikut në Elbasan

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë fabrikën e letrës në ambientet e ish-Metalurgjikut në Elbasan.

Deri më tani nuk ka informacione mbi shkaqet e zjarrit apo dëmet e shkaktuara, ndërsa po verifikohet për praninë e personave të mundshëm brenda godinës. 

Forcat e policisë dhe ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për vënien nën kontroll të flakëve, pasi ka rrezik që të përhapen edhe në ambiente të tjera të kompleksit industrial./CNA





Lajmet e fundit nga