web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati i djeshëm në Mirditë/ Zbardhen detaje nga ngjarja

16 Qershor 2026, 09:45, Kronika CNA

Atentati i djeshëm në Mirditë/ Zbardhen detaje nga ngjarja

Të tjera detaje kanë dalë nga atentati i djeshëm në Mirditë, ku mbeti viktimë Valter Lleshi.

Sipas veprimeve hetimore, 45-vjeçari kishte dalë në orët e para të mëngjesit nga banesa e tij në Rrëshen për të shkuar drejt kompanisë ku punonte.

Dyshohet se lëvizjet e Lleshit janë ndjekur që në momentin që ka dalë nga banesa dhe më pas janë sinjalizuar autorët për lëvizjet e tij.

Viktima është qëlluar nga një distancë e afërt dhe i janë shkaktuar plagë të shumta.

Në lidhje me atentatin blutë kanë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, por pa mundur të identifikojnë autorët./CNA





Lajmet e fundit nga