web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentoi të grabiste një pikë këmbimi valutor/ Arrestohet në flagrancë "skifteri"

12 Qershor 2026, 10:55, Kronika CNA

Tentoi të grabiste një pikë këmbimi valutor/ Arrestohet

Një tentativë grabitjeje është parandaluar nga policia në zonën e Shkozës, ku një 23-vjeçar dyshohet se tentoi të vidhte para në një subjekt që ofron shërbime transfertash financiare.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi me inicialet K. Y., 23 vjeç, ka hyrë në ambientet e subjektit dhe, nën kërcënimin e një sendi që në pamje të parë ngjante me armë zjarri, (por rezultoi të ishte plastike) ka tentuar të marrë një shumë parash nga punonjësit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë organizuar veprimet operacionale dhe kanë ndërhyrë me shpejtësi në vendngjarje, duke bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar.

“Tentoi të vidhte në një subjekt për transferta parash në Shkozë, duke i kërcënuar punonjësit me një send në dukje armë zjarri (por plastike), por falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, autori u neutralizua dhe u vu në pranga.

Sekuestrohet sendi i përdorur gjatë tentativës, i dyshuar si armë zjarri (por plastike).

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte hyrë në ambientet e një subjekti për transferta parash dhe, nën kërcënimin e një sendi që dyshohej se ishte armë zjarri, kishte tentuar të vidhte një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan punën dhe ndërhynë menjëherë për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë i mundur neutralizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Y., 23 vjeç.

Gjatë kontrollit të zonës përreth u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sendi i përdorur prej tij gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia./ CNA





Lajmet e fundit nga