web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë në Korçë/ Fëmija 4-vjeçar bie nga kati i dytë i banesës

11 Qershor 2026, 22:50, Kronika CNA

Në Korçë, fëmija 4 vjeç bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinçan, ku një fëmijë i gjinisë mashkull është rrëzuar aksidentalisht duke marrë dëmtime në trup dhe në kokë.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri ndodhet në reanimacionin e pediatrisë në spitalin e Korçës ku po merr ndihmë mjekësore. Për shkak të gjendjes shëndetësore, fëmija do të niset drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





Lajmet e fundit nga