web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë/ Automjeti humb kontrollin, 1 i lënduar

10 Qershor 2026, 16:38, Kronika CNA

Një aksident rrugor është rregjistruar pak minuta më parë në aksin Pogradec-Qafë Plloçë.

Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./CNA





Lajmet e fundit nga