web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goditet "Call Center"-i mashtrues në Tiranë/ 4 persona në pranga, 49 punonjës të proceduar

11 Qershor 2026, 09:39, Kronika CNA

Goditet "Call Center"-i mashtrues në Tiranë/ 4 persona

Një "Call Center" ku kryhej mashtrim kompjuterik është zbuluar në Tiranë, në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Në pranga janë vënë 4 organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtare, si dhe janë proceduar penalisht 49 punonjës të cilët u kapën në flagrancë, në këtë ambient.

Ndërkohë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad dhe materiale të tjera me interes hetimor.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Hold on”.

Zbulohet një call center në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku kryhej mashtrim kompjuterik.

Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie.

Procedohen penalisht 49 punonjës, të cilët u kapën në flagrancë, në këtë ambient.

Sekuestrohen 107 pajisje nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se kati i dytë i një objekti në bulevardin “Gjergj Fishta”, ishte call center ku kryhej mashtrim kompjuterik, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Hold on”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, të cilët dyshohet se administronin këtë veprimtari dhe/ose drejtonin grupet e punonjësve.

Gjithashtu, në ambientet e objektit, u kapën në flagrancë, gjatë punës, 49 shtetas, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga ambienti i përshtatur me dhjetëra poste pune, 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad dhe materiale të tjera me interes hetimor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga