"Nuk bëhem pjesë e antimitingut"/ Arta Dade refuzon Ramën: PS është tjetërsuar
Ish-ministrja e Jashtme dhe një ndër figurat historike të ...
Ish-ministrja e Jashtme dhe një ndër figurat historike të ...

"Në fillim ishte Fjala." Ndoshta nuk ka fjali më të njohur në historinë e njerëzimit. Ajo gjendet në hyrje të Ungjillit sipas Gjonit dhe nuk është rastësi që fillimi i gjithçkaje lidhet me fjalën e jo me forcën, jo me paranë, jo me pushtetin, jo me armët. E fjala nuk është vetëm tingull e shkronjë, as thjesht mjet komunikimi. Fjala ka shpirt.
Në një kohë kur fjalët prodhohen me shumicë, shpërndahen me shpejtësinë e dritës dhe harrohen brenda pak sekondash, duket sikur kemi humbur aftësinë për t’u ndalur e për të menduar se çfarë peshe mbart secila prej tyre.
Një shkrim i vjetër i vitit 1890 në “The New York Sun” e shpjegon bukur këtë mister: “Ju nuk mund të nxirrni lot prej fjalëve, nëse më parë nuk i keni lënë ato aty.” Fjalët janë si varka të vogla që transportojnë atë që ngarkojmë mbi to: dashuri ose urrejtje, shpresë ose dëshpërim, dritë ose helm. Prandaj disa fjali mbeten përjetë, ndërsa të tjera vdesin edhe pa u shqiptuar. Nuk ishin fjalët që e bënë të pavdekshëm fjalimin e Abraham Linkolnit në Gettysburg, por ndjenjat, dhimbja, përgjegjësia dhe shpresa që ai vendosi te to. Në fund të fundit, njerëzit shpesh harrojnë çfarë ke thënë, por rrallë harrojnë si i ke bërë të ndihen.
Edhe tradita jonë e ka trajtuar gjithmonë fjalën si diçka të shenjtë. Në Kanunin e Lekë Dukagjinit, fjala nuk është thjesht një premtim, por është nder, garanci dhe kontratë morale. Një burrë mund të mos ketë pasuri a pushtet, por nëse ka fjalën, ka gjithçka; “fjala e dhënë” vlente më shumë se gjithçka.
Sot jetojmë në epokën e fjalës së lirë, por shpesh harrojmë se fjala e lirë nuk është domosdoshmërisht fjalë e përgjegjshme.
Në rrjetet sociale, fjalët përdoren rëndom për të goditur, për të poshtëruar e për të krijuar turma virtuale që linçojnë njerëz realë. Në debate televizive ato përdoren për të ndërprerë, jo për të dëgjuar; në Kuvend për të etiketuar/poshtëruar kundërshtarin. Politika i përdor për të mashtruar, propaganda për të vënë në gjumë, shpifja për të helmuar, gjysmë-të-vërtetat për të fshehur realitetin.
Por nuk mund të vendosësh fjalën në bankën e akuzës. Ashtu si thika që shpëton një jetë në sallën e operacionit është po thika që mund ta marrë atë në rrugë për një "pse më sheh", edhe fjala mund të shërojë ose të lëndojë. Një fjalë mund të shpëtojë një njeri nga dëshpërimi, të ndalojë një konflikt, të ndezë një revolucion, të rrëzojë një regjim, ose të ngushëllojë dikë që ka humbur gjithçka.
Në protestat që po vijojnë, një meme e mençur apo një parullë mbeten në mendje më shumë se fjalimet politike, sepse me pak fjalë përmbledhin zemërimin, pakënaqësinë, humorin, zhgënjimin dhe shpresën e mijëra njerëzve.
Kur fjala gjen ritmin, momentin dhe emocionin e duhur, ajo nuk është vetëm fjalë sepse kthehet në energji kolektive.
Nganjëherë mjafton vetëm një fjalë.
Prandaj, zgjedhja e fjalës nuk është çështje stili, por karakteri. Njeriu tregon veten jo vetëm nga ajo që bën, por edhe nga fjalët që zgjedh. Në fund të fundit, fjalët më me ndikim nuk janë ato që bërtasin, por ato që janë thënë me shpirt. Ndoshta ky është testi më i mirë për secilin prej nesh: para se të shkruajmë një fjali, para se të bëjmë një postim apo koment, para se të flasim në ekran apo në parlament duhet pyetur vetja: çfarë po them?
Sepse fjala ka peshë, ka pasojë, ka shpirt. E sa rrallë, këto kohë, dëgjojmë të thuhet për dikë: “Ai/ajo foli me shpirt...”/ CNA
Dorëheqja e rektorit të Universitetit të Shkodrës, Tonin G...
Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdis...
Në një përgjigje ndaj një kërkese për koment që i dërgova ...
Deklarata e Sali Berishës se i është hequr statusi “non gr...
Protesta është një akt publik i kundërshtimit, mospëlqimit...
Korrigjimi i një padrejtësie... Për 5 vite na përndoqën, ...
Sipas Testamentit të Ri, apostulli është një njeri që i ës...
Heshtja 35-vjeçare e PS & PD për krimet e komunizmit trego...
Këmbëngulja e Berishës dhe lodhja e Tiranës. Çdokush tjetë...
Që në zanafillë, kjo lëvizje po përballet me një presion t...
Një vit pas fitores dërrmuese të Ramës, thyhet iluzioni i ...
Paradoksi, protestuesit thërrasin: "Berisha në burg!", Ber...
Për krimet e komunizmit tregon se sa staliniste janë këto ...
Protesta është një nga shprehjet më të rëndësishme të demo...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ndizet çdo ditë nga protest...
Në protestë, një pjesë jo e pakët e saj janë ata që e soll...
Në ditët e para të protestës, u fol për armiq të jashtëm. ...
MOS PËRÇANI PROTESTËN! Mos fyeni dhe denigroni popullin! ...
Në Beograd u protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha ...
Dëshmia e Kryeministrit të Shqipërisë se Mustafa Nano i pa...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tentativë grabitjeje është parandaluar nga policia në ...
Policia e Korçës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim...
Në Korçë, fëmija 4 vjeç bie aksidentalisht nga kati i dytë...
Një shtetas 33-vjeçar shqiptar u vu në pranga në Itali, pa...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Këtë 12 qershor shënohet 27-vjetori i çlirimit të Kosovës,...
Ekonomia globale pritet të përballet me ngadalësimin më të...
Kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) mbrojti kursin e re...
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka bërë një postim në T...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...
Numri i pensionistëve të rinj në skemën e sigurimeve shoqë...
Qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 k...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...