web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

27 vite nga 12 qershori 1999/ Dita kur Kosova fitoi lirinë

12 Qershor 2026, 12:49, Kosova & Bota CNA

27 vite nga 12 qershori 1999/ Dita kur Kosova fitoi lirinë

Këtë 12 qershor shënohet 27-vjetori i çlirimit të Kosovës, një datë historike që i dha fund luftës shkatërrimtare dhe shënoi fillimin e epokës së paqes dhe administrimit ndërkombëtar në vend.

Më 12 qershor të vitit 1999, trupat paqeruajtëse të NATO-s, të njohura si KFOR, shkelën në tokën e Kosovës pas 78 ditësh të fushatës ajrore të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër forcave sebre. Ky moment nuk ishte vetëm një fitore ushtarake, por një pikë kthese kritike për sigurinë globale.

Dita e çlirimit mbetet në kujtesën e diplomatëve dhe ushtarakëve botërorë edhe si një moment "thikë pas shpine" për paqen botërore.

Vetëm një ditë përpara se trupat perëndimore të hynin në territor, forcat ruse kishin marrë në kontroll të papritur Aeroportin e Prishtinës, me synimin e ndarjes së Kosovës.

Ky manovrim krijoi një situatë tepër të tensionuar, ku forcat speciale norvegjeze dhe britanike u gjendën ballë për ballë me ushtarët rusë, duke shkaktuar frikën e një përplasjeje që shumë e përshkruan asokohe si shkëndijën e mundshme të një Lufte të Tretë Botërore.

Pas presionit amerikan dhe britanik, Moska e cilësoi lëvizjen e forcave të saj si një "gabim", duke i hapur rrugën konsolidimit të misionit të NATO-s.

Hyrja e KFOR-it mundësoi kthimin në shtëpitë e tyre të mbi një milion shqiptarëve që kishin përjetuar tmerrin e dëbimit dhe refugjatllëkut në katër anët e botës.

Gjatë këtyre gati tri dekadave, rreth 500 mijë ushtarë nga shtete të ndryshme perëndimore kanë shërbyer në radhët e misionit paqeruajtës, duke kontribuar në sigurinë dhe rindërtimin e Kosovës.

12 qershori mbetet simboli i sakrificës për liri dhe dita që shndërroi Kosovën nga një zonë konflikti në një shtet që sot ndërton të ardhmen e tij drejt integrimit euroatlantik./ CNA





Lajmet e fundit nga