web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontrollet e Rrugores në Fier/ 5 të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 13 të proceduar

12 Qershor 2026, 16:34, Kronika CNA

Kontrollet e Rrugores në Fier/ 5 të arrestuar për drejtim mjeti

Policia e Fierit ka bërë me dije masat e ndërmarra jatë kësaj jave, për shkelje të ndryshme të dispozitave të Kodit Rrugor.

Sipas të dhënave të Rrugores, 5 shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi drejtonin automjetin në gjendje të dehur, 14 shtetas janë proceduar penalisht, ndërsa 9 drejtues mjetesh të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë vendosur700 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë në rrugët interurbane dhe në autostradën A2, 60 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit; 20 masa administrative për errësim të xhamave mbi nivelin e lejuar; 475 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, që përbëjnë burim aksidentesh.

Gjithashtu, janë sekuestruar 12 motomjete pa dokumentacionin dhe targa përkatëse./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga