Tirana ushton: Poshtë Komunizmi!
Pas 35 vitesh në bulevardin e Tiranës ushton thirrja kombë...

Debati mbi pronësinë e mandatit parlamentar rikthehet sa herë një deputet ndahet nga partia, voton ndryshe nga grupi parlamentar ose pretendon se përfaqëson vetëm ndërgjegjen e tij apo vullnetin e zgjedhësve të tij.
Kjo pyetje nuk është thjesht juridike. Para së gjithash është politike dhe morale.
Përgjigjja nuk është e njëjtë për të gjitha rastet, por varet nga mënyra se si është fituar mandati dhe nga raporti real midis deputetit, partisë dhe qytetarit.
Kur një deputet zgjidhet përmes listave të mbyllura, pa garë reale dhe pa meritokraci, është e vështirë të argumentohet nëse mandati i përket kryesisht atij. Në këtë rast, argumenti se mandati i përket deputetit është shumë i dobët, sepse zgjedhësi nuk ka votuar individin, por siglën e partisë. Emri i deputetit është vendosur në listë nga kryetari ose nga strukturat drejtuese dhe qytetari nuk ka pasur asnjë mundësi ta pranojë apo ta refuzojë veçmas.
Në shumë raste, votuesi as nuk e njeh kandidatin që po fut në Parlament. Ai voton programin, logon dhe liderin politik. Madje, po të hiqej emri i kandidatit nga lista dhe të zëvendësohej me një tjetër person të së njëjtës parti, rezultati zgjedhor do të ndryshonte shumë pak. Mandati, në thelb, është produkt i partisë dhe jo i meritës individuale të deputetit. Deputeti është përfituesi, jo pronari i tij.
Ndryshe paraqitet situata me listat e hapura. Këtu mandati është rezultat i një bashkëpunimi politik mes partisë dhe kandidatit. Partia i jep kandidatit siglën, strukturën dhe identitetin politik. Kandidati, nga ana tjetër, sjell votat personale, reputacionin dhe besimin që ka ndërtuar te qytetarët.
Prandaj, në rastin e listave të hapura, mandati nuk mund të konsiderohet pronë ekskluzive e askujt. Ai i përket pjesërisht deputetit dhe pjesërisht partisë. Pa siglën e partisë, shumë kandidatë nuk do të kishin hyrë kurrë në Parlament. Por pa votat personale të kandidatit, partia mund të kishte një deputet më pak. Votat personale kanë peshë reale. Megjithatë, edhe në këtë rast do të ishte gabim të thuhej se mandati i përket vetëm deputetit. Nëse kandidati do të dilte si i pavarur, a do të merrte po aq vota?
Prandaj, kur një deputet nga listat e hapura largohet nga partia duke pretenduar se mandati është vetëm i tij, ai shpesh harron se një pjesë e votuesve e kanë mbështetur pikërisht sepse ai përfaqësonte atë forcë politike dhe jo një tjetër.
Kjo është arsyeja pse pretendimi absolut se, “Mandati është vetëm i deputetit” ose “Mandati është vetëm i partisë” është i gabuar. E vërteta varet nga mënyra se si është fituar ai mandat.
Gjithsesi, mandati nuk është pronë private as e deputetit dhe as e partisë, por çështje ndërgjegjeje dhe meritokracie. Ai është një besim i përkohshëm i dhënë nga qytetarët. Por sa më pak rol të ketë qytetari në zgjedhjen e individit, aq më shumë mandati i afrohet partisë. Dhe sa më shumë rol të ketë vota personale, aq më shumë mandati i afrohet deputetit./ CNA
Pas 35 vitesh në bulevardin e Tiranës ushton thirrja kombë...
Të gjithë kanë të drejtën e pamohueshme të protestës. Por,...
Qytetarët shqiptarë që kanë dalë në bulevard këto ditë, të...
Revolta e rrugës dhe transformimi politik 1. Thirrjet “R...
Njëra nga pankartat që më ka pëlqyer më shumë në protestën...
Çdo protestë kalon nëpër disa faza. Fillimisht sjell entuz...
Festa e Krijimit, prej ditësh, i ka mbledhur anëtarët e pa...
Debati mbi investimet në zonat bregdetare, edhe në ato që ...
Protestat e pazakonta në Shqipëri dhe në disa qytete të bo...
"Në fillim ishte Fjala." Ndoshta nuk ka fjali më të njohur...
Dorëheqja e rektorit të Universitetit të Shkodrës, Tonin G...
Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdis...
Në një përgjigje ndaj një kërkese për koment që i dërgova ...
Deklarata e Sali Berishës se i është hequr statusi “non gr...
Protesta është një akt publik i kundërshtimit, mospëlqimit...
Korrigjimi i një padrejtësie... Për 5 vite na përndoqën, ...
Sipas Testamentit të Ri, apostulli është një njeri që i ës...
Heshtja 35-vjeçare e PS & PD për krimet e komunizmit trego...
Këmbëngulja e Berishës dhe lodhja e Tiranës. Çdokush tjetë...
Që në zanafillë, kjo lëvizje po përballet me një presion t...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të hënë në aksin rrugor Fi...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne n...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Mirditë. Dysh...
Ka ndërruar jetë një pasagjere që ndodhej në një nga autom...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Aeroplani i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka kryer...
Rusia e ka goditur kompleksin e mbrojtur nga UNESCO-ja, Ky...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoft...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po kërkon një tak...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Ndryshimet sezonale, luhatjet në prodhim dhe import së bas...
Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rrit...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Për herë të parë në histori, Botërori do të zhvillohet në ...