Përtej largimit dhe burgut
Revolta e rrugës dhe transformimi politik 1. Thirrjet “R...
Qytetarët shqiptarë që kanë dalë në bulevard këto ditë, të mbështetur nga disa parti të vogla me thirrjen: "Opozita jemi ne" duhet të jenë pak më ambicioze.
Sepse energjia që po krijohet sot në shoqëri është shumë e madhe për t'u shpenzuar në një betejë për vendin e dytë.
Nëse objektivi i tyre është thjesht të zëvendësojnë opozitën tradicionale si forca e dytë politike, atëherë po i vendosin vetes një tavan para se të fillojë gara. Një lëvizje që lind nga revolta qytetare nuk mund të ketë si aspiratë maksimale të bëhet menaxhere e pakënaqësisë. Duhet të synojë pushtetin, jo rolin e spektatorit kritik.
Madje, këtu shfaqet edhe një kontradiktë e dukshme.
Nga njëra anë dëgjojmë thirrjen: "Opozita jemi ne". Nga ana tjetër dëgjojmë: "Koha juaj ka mbaruar!".
Por nëse koha e tyre ka mbaruar, atëherë nuk po flasim vetëm për opozitën e vjetër. Po flasim për të gjithë klasën politike që ka dominuar tranzicionin shqiptar. Dhe nëse është kështu, atëherë pretendimi nuk është më për vendin e dytë, por për vendin e parë.
Qytetarët nuk dalin në protestë për të ndërruar një opozitë me një tjetër. Ata dalin kur ndiejnë se sistemi nuk funksionon më. Kur kjo ndodh, kërkesa nuk është për rotacion brenda establishmentit, por për ndryshim të establishmentit.
Prandaj qytetarët dhe partitë e reja që janë prezent që nga dita e parë në protestë duhet të zgjedhin.
Ose janë një alternativë që synon të qeverisë Shqipërinë dhe të zëvendësojë të gjithë elitën e konsumuar politike, ose janë thjesht një variant i ri i opozitës së vjetër. Të dyja bashkë nuk mund të jenë.
Thirrja "Koha juaj ka mbaruar!" është një deklaratë pushteti. Ndërsa thirrja "Opozita jemi ne" është një deklaratë pozicioni.
Dhe kur një lëvizje politike ( protesta dhe partitë e reja) nuk e ka të qartë nëse po lufton për të fituar apo thjesht për të zëvendësuar humbësin, rrezikon që energjia e saj të tretet para se të arrijë objektivin.
Revolta e rrugës dhe transformimi politik 1. Thirrjet “R...
Njëra nga pankartat që më ka pëlqyer më shumë në protestën...
Çdo protestë kalon nëpër disa faza. Fillimisht sjell entuz...
Festa e Krijimit, prej ditësh, i ka mbledhur anëtarët e pa...
Debati mbi investimet në zonat bregdetare, edhe në ato që ...
Protestat e pazakonta në Shqipëri dhe në disa qytete të bo...
"Në fillim ishte Fjala." Ndoshta nuk ka fjali më të njohur...
Dorëheqja e rektorit të Universitetit të Shkodrës, Tonin G...
Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdis...
Në një përgjigje ndaj një kërkese për koment që i dërgova ...
Deklarata e Sali Berishës se i është hequr statusi “non gr...
Protesta është një akt publik i kundërshtimit, mospëlqimit...
Korrigjimi i një padrejtësie... Për 5 vite na përndoqën, ...
Sipas Testamentit të Ri, apostulli është një njeri që i ës...
Heshtja 35-vjeçare e PS & PD për krimet e komunizmit trego...
Këmbëngulja e Berishës dhe lodhja e Tiranës. Çdokush tjetë...
Që në zanafillë, kjo lëvizje po përballet me një presion t...
Një vit pas fitores dërrmuese të Ramës, thyhet iluzioni i ...
Paradoksi, protestuesit thërrasin: "Berisha në burg!", Ber...
Për krimet e komunizmit tregon se sa staliniste janë këto ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ka ndërruar jetë një pasagjere që ndodhej në një nga autom...
Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në orët e para t...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para t...
Një ngjarje e rëndë raortrohet se ka ndodhur në orët e par...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se planifikon të...
Të paktën gjashtë persona humbën jetën këtë të diel, pasi ...
Presidenti rumun, Nicosur Dan, njoftoi se po nominon një k...
Kina e ka tejkaluar Rusinë si investitori më i madh i huaj...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Për herë të parë në histori, Botërori do të zhvillohet në ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...