web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti detar në Ksamil/ Policia jep detaje: Përplasja me jet ski, viktima një 22-vjeçar

15 Qershor 2026, 20:19, Kronika CNA

Aksidenti detar në Ksamil/ Policia jep detaje: Përplasja me jet ski,

Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë detar me një viktimë në Ksamil.

Sipas burimeve policore, shtetasi A. K., rreth 22-vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski, dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare. 

Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën. 

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes./CNA

 





Lajmet e fundit nga