web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO- “Turp, jep dorëheqjen”/ Protestuesit i zënë pritë Ramës në Berlin

16 Qershor 2026, 22:49, Aktualitet CNA

VIDEO- “Turp, jep dorëheqjen”/ Protestuesit i zënë

Kryeministri Edi Rama është përballur me protesta nga diaspora gjatë vizitës së tij në Berlin, ku mori pjesë në një aktivitet ndërkombëtar.

Në momentin kur po largohej nga ambientet e konferencës, një grup protestuesish e pritën me thirrje kundërshtuese dhe kërkesa për dorëheqje.

Sipas pamjeve të publikuara, protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë shqiptare, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës.

“Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë.”, “Turp”, “Anulo projektin”, “Anulo ligjin”, ishin disa prej thirrjeve kundër Ramës.


Megjithëse u përball me reagimet e protestuesve, Rama nuk u ndal për të komentuar situatën. Ai i përshëndeti me dorë personat e pranishëm dhe më pas u largua me automjetin që e priste jashtë aktivitetit.

Ngjarja tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve dhe kalimtarëve në zonë, ndërsa pamjet e protestës u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime dhe reagime të shumta./ CNA





Lajmet e fundit nga