web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Podcasti “Ndryshe, por bashkë”/ Flet psikologia: Paragjykimet ndaj neurodiversitetit drejt zbehjes, më shumë terapi

16 Qershor 2026, 17:24, Aktualitet CNA

Psikologia Armina Velçani ndau sot përvojën e saj në punën me fëmijët dhe familjet që përballen me forma të ndryshme të neurodiversitetit.

E ftuar në podcast-in “Ndryshe, por bashkë” që transmetohet në CNA TV, Velçani u shpreh se zbehja e paragjykimeve lidhur me këto ndryshime që prekin zhvillimin e trurit është një hap pozitiv.

Sipas psikologes, një element me rëndësi është edhe shtimi i ndërgjegjësimit në mënyrë që prindërit të marrin vendimin që fëmijët e tyre të fillojnë sa më herët të jetë e mundur llojin e trajtimit dhe terapisë që i nevojitet.

“Aktualisht, paragjykimet janë më të zbehta. Pak vite më parë kanë qenë goxha të theksuara. Njerëzit nuk kishin qejf që të merrej vesh që fëmija po merr një trajtim, po bën terapi apo po shkon diku për të trajtuar të folurën. Vonesa në nisjen e trajtimit lidhet me mospranimin e prindit se ka diçka që nuk po shkon dhe nuk po funksionon ashtu siç duhet. Është edhe gjetja e ngushëllimit, duke thënë se daja, xhaxhai, halla, kanë folur pak më vonë. Mendoj se këto ide janë akoma prezente pavarësisht punës shumë të mirë që po bëjnë profesionistë të ndryshëm për pjesën e ndërgjegjësimit”,-tha psikologia./CNA





Lajmet e fundit nga