web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Merrni në gjykatë nënat e veshura me të zeza të Gërdecit"/ Luca i përgjigjet PD-së

16 Qershor 2026, 13:19, Aktualitet CNA

"Merrni në gjykatë nënat e veshura me të zeza të

Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pas deklaratës së bërë ditën e djeshme nga zëdhënësja e PD-së, në lidhje me një video të postuar nga Luca.

Në reagimin e bërë, Luca shprehet se këta që bëjnë sikur u dhemb shpirti për fëmijët, janë po ata që në ’97 u dhanë fëmijëve armët, janë po ata që i futën fëmijët në Gërdec të demontonin armët dhe i dogjën të gjallë.

Sa i përket deklaratës së PD-së se do ta padiste në gjykatë, Luca i sfidoi duke thënë se ai do të marrë me vete prindin e fëmijës që punonte bashkë me fëmijët e vet, ndërsa ata që e padisin të marrin me vete nënat e fëmijëve të vrarë në Gërdec.

 

 

Partia ime, nëpërmjet zëdhënëses së saj, ka dalë dje me zë e me figurë dhe ka thënë që këto pamjet e ulëta që Luca shfrytëzon fëmijët, që Luca i mban për propagandë, ne do ta hedhim në gjyq. Jam shumë i gëzuar që më në fund partia ime po i drejtohet gjykatës për një kauzë publike. Vetëm se dua t'u them këtyre që u dhemb shpirti kaq shumë, kësaj tallavaje të vjetër dhe kësaj tallavaje të re: Ej! A e dini që ju u keni dhënë fëmijëve kallashin në '97-ën duke u vrarë me njëri-tjetrin? A e mbani mend që i morët fëmijët, i futët në Gërdec brenda nëpër tunele për të demontuar predha dhe i dogjët të gjallë? Dhe nënat e tyre janë rrugëve e janë gjyqeve kundër jush, dhe s'kanë pasur mundësi fare të marrin një përgjigje se kush ua bëri fëmijëve të vet? O gopsha! Që vraponi pas lekut e pas interesit, jo pas Shqipërisë. Videoja ime për të motivuar brezat e rinj, për të punuar me prindërit, për të mos qëndruar rrugëve, për të mos u marrë me hashash, për të mos u marrë me rrjetet sociale duke u përplasur me njëri-tjetrin, për të mos u mbajtur parulla në dorë që nuk dinë se çfarë thonë, për të mos dalë nëpër mitingje... sepse është turp t'i merrni dhe t'i infektoni fëmijët se nuk ju kanë borxh, por mësojini me punën siç i kemi mësuar ne. Është turp për ju. Por, megjithatë, kur të shkoni në gjykatë, unë jam shumë i lumtur që ne të bëjmë një ballafaqim publik. Ju të merrni me vete nënat e veshura me të zeza të Gërdecit, ndërsa unë do të marr prindin e fëmijës që punonte bashkë me fëmijët e vet. Do të marr nxënësit e shkollës së fëmijëve, do të marr prindërit e tjerë, do të marr mësuesit dhe të bëjmë një ballafaqim publik se kush është më mirë për të ardhmen e fëmijëve tanë. A është sjellja juaj, o gopsha, apo është sjellja ime që dua t'i edukoj me punën? Miqtë e mi, kur të shkoni në gjykatë, ju tallavaja e re, merrni dhe thesin e këtij të vjetrit me vete: Lucën e drogës, velierën e drogës, Luca i portit të Shëngjinit, Lucën që ka vjedhur portin e Durrësit, Lucën që kërkohet në shtatë vende... Që t'i sqarojmë gjërat një herë e mirë, se kush jeni ju të gjithë bashkë për Shqipërinë tonë dhe kush është Luca me familjen 35-vjeçare që ka ngritur dhe çfarë kontributi ka për Shqipërinë. Ju pres në gjykatë”, tha Luca.





Lajmet e fundit nga